Më shumë se 200 persona, që të gjithë me precedentë penalë në fushën e vjedhjeve dhe grabitjeve, janë shoqëruar nga 6 komisariatet e policisë së Tiranës, por asnjëri prej tyre nuk rezulton si i dyshuar për vrasjen e 37-vjeçares Fatbardha Tafa dhe plagosjes së motrës së saj Lumturie Gjana.
Krerët e policisë shpresojnë tek mbledhja e informacionit të vlefshëm nga agjentët e krimeve në terren, pavarësisht se janë ende larg identikiteve të autorëve, njëri prej të cilëve ka qenë me skafandër në kokë dhe tjetri me një kapele.
Policia e Tiranës duket se është ngritur në këmbë për krimin e rëndë të ndodhur pranë ish-fushës së aviacionit, ku gjatë sulmit me thikë për të rrëmbyer bizhuteritë dhe çantat e dy grave, u shënua një e vrarë dhe një e plagosur.
Burimet jozyrtare të policisë thanë për Top Channel se në vijim të hetimeve janë bllokuar 120 motoçikleta gjatë kontrolleve të personave të ndryshëm që po udhëtonin me këtë mjet, pasi të dhënat nga vendngjarja tregojnë se dy grabitësit po udhëtonin me një motoçikletë.
Por sërish asnjëra prej mjeteve të bllokuara nuk rezulton të ketë lidhje me motorin me të cilin po udhëtonin dy autorët, duke sjellë kështu hetime të pasuksesshme për këtë ngjarje të rëndë, pavarësisht përpjekjeve të policisë për të rënë në gjurmët e vrasësve.
Ka dyshime të forta se dy autorët janë të rinj të moshës nga 16 deri në 20 vjeç dhe mund të kenë si metodë të grabitjeve të kryera prej tyre atë të rrëmbimit të bizhuterive dhe çantave gjatë udhëtimit me motoçikletë. Një metodë kjo e përdorur së fundmi veçanërisht në zonën e Komunës së Parisit, në rrugën Ali Demi dhe përgjatë bulevardit kryesor.
Nga ana e saj, policia thotë se çdo ditë kryen arrestime personash të dyshuar për krimin e rrugës, por është gjykata ajo që i liron duke ndjekur një politikë penale lehtësuese për shkak të moshës së re të autorëve të implikuar në këto ngjarje.
Gjatë mesditës shefat e policive janë thirrur për mbledhje në policinë e Tiranës, ndërkohë që edhe drejtori i përgjithshëm Hysni Burgaj zhvilloi një mbledhje të ngjashme në Pallatin e Kongreseve, takim ky që u krye me dyer të mbyllura dhe që u raportua si rutinë.
Zoti Burgaj premtoi zbardhjen e shpejtë të kësaj ngjarjeje. “Është një takim normal pune që kemi zhvilluar normalisht mes organizatave të policisë. Po punohet intensivisht për zbardhjen e kësaj ngjarjeje”, deklaroi Burgaj.
Por ndërsa policia po vazhdon t’i kalojë në sitë të gjithë personat që njihen në kartelat e saj për vjedhjet, nurmi i telefonit në të cilin qytetarët mund të japin informacione të vlefshme për zbardhjen e krimit që tronditi Tiranën, përballë shpërblimit prej 10 mijë eurosh dhe ruajtjes se anonimatit, është ky: 129 ose 069 41 04 111.
Zyrtarisht më herët policia ka ngritur shqetësimin e saj për përmasat që ka marrë krimi i rrugës i kryer nga të mitur e të rinj nga mosha 14 deri në 20 vjeç, që i përkasin atij kontigjenti që tashmë konsiderohet i specializuar në fushën e grabitjeve jashtë vendit, si edhe të një grupi tjetër që cilësohet në fjalorin policor si “kontigjenti shëtitës”, thënë ndryshe i atyre të rinjve që grabisin duke ardhur në Tiranë nga rrethet e tjera dhe që më pas largohen pa lënë gjurmë.
Në fillim të muajit maj burime të policisë thanë jozyrtarisht se, për shkak të problematikës së vjedhjeve dhe politikës penale lehtësuese ndaj të rinjve, ka nisur riskedimin e të gjithë personave që janë të dyshuar për krimin e rrugës.
Por pavarësisht kësaj zgjidhjeje nga uniformat blu, duket se të gjithë këta të dyshuar sa herë arrestohen përfitojnë nga drita jeshile në gjykatë, duke u liruar si përfitues të moshës së re dhe parrezikshmërisë shoqërore, të paktën kështu i cilëson gjykata në vendimet e saj./TCH
KRIMI DUHET GODITUR SI LART EDHE POSHTE. PA ASNJE MESHIRE.
POR PRECEDENTET E SHUMTE NE CESHTJET:
…
KOSTA TREBICKA
ILIR META
GERDECI
21 JANARI
…
INKURAJOJNE PESHQIT E VEGJEL PER TE KRYER KRIME.
DUHET DORE E FORTE DHE PROFESIONALE, POR KUSH TA BEJE, MILITANTET INJORANTE?!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html
KESAJ I THONE NISHAN (SHENJESTER E SAKTE) ?
NGA 200 ASNJE!!!
Vetem ne nje vend diktatorial ose pa shtet mund te ndalen 200 persona e nuk gjendet krimineli. Kesaj i thone tamam sikur nuk duan ta arrestojne personin keshtu shteti ben terror mbi qytetaret e tjere te pafajshem. E jam i sigurte se policia shqiptare perdor edhe dhunen mbi te ndaluarit.
Eshte edhe kuriozitet qe si mundet te marrin lejen ne Gjykate per te ndaluar 200 persona, o nuk respektojne ligjet e kushtetuten mbi paprekshmerine e qytetarit. Deshirojme informacion te sakte mbi te ndaluarit, dhe respektimin e te drejtave te tyre.
o Kel,
per ke ligj e ke fjalen?! dhe qe duhet respektuar… Policia te marri leje?! Policia si gjithmone ben nga nje koke turku dhe thote e kapa per tja lene ne dere Gjykates, Gjykata behet “e keqe” sepse e liron…
Policia ka ligjin nga Sali Berisha ne xhep te arreston te rreh te ben te vdekur… a e kupton o vella se ketu nuk ka shtet kapet ndonje qe i ngelet ne dore padashje se policia nuk eshte ne gjendje, lexo lajmet te gjithe gazetaret shkruaj me pasionin me te madh se kur po shkruajne ndonje roman kriminalistik dhe nuk harrojne qe gjithmone te shtojne “sipas informacioneve te siguruara nga policia” por faktikish i kane te gjitha nga koka e tyre qe behet lajmi sa me interesant.
cfare pret nga nje idiot qe eshte minister i brendshem si Flamur Noka dhe nga nje psikopat qe eshte kryeminister.
kel ukaj degjo vella jane te gjith zorrset e tirones qe rrin neper lokala luajn kompiutra edhe pastaj nuk kan lek te luajne prap magabonda gepista . legena
pastaj cfar ligji prendendon nga keta politikant tone te ter kriminela ajduta
Kjo nuk eshte si gjithe ato vrasjet qe reshtoi Lorenc Vangjeli ne artikullin e tij. Ndaj kuptohet qe do zbardhet sepse autori eshte kriminiel ordiner.
Pikerisht. Keta do t’i gjejne sepse kane deshiren e mire per t’i gjetur, dhe pastaj kane hafije gjitheandej dhe hajdutet e kallzojne njeri-tjetrin. Dhe kryesorja, autoret nuk jane shoket e Zenit. Keshtu qe do gjenden dhe denohen.
shpresoj te kapen, duhet te kapen.
Edhe nese kapen, do lirohen pas nje viti, keshtu eshte katandisur Shqiperia e ndyresirave.
Kane arrestuar 200 veta.
Polici e paafte
Mos u merni me kriminelet e rruges,ata ate pune kane…te vjedhin dhe vrasin kur hasin rezistence.Nerezit do vjedhin ashtu sic vjedhin dhe politikanet…Do vrasin kur hasin ne rezistence ,ashtu si vrau kryem inistri…
Eshte detyre e gjykatesve ti bejne kriminelet ti tremben ligjit Kapni dhe denoni gjykatesit e korruptuar…Aty fillon qelbezimi i shoqerise…tek “ristani,sashenka dhe shoket e tyre “…
Mjaft ndoqet kalamajte e rruges,ndiqni ata me mantel te
zi qe lene “vdekjen” te vertitet rrugeve.
Policia e ka detyre te gjeje vrasein,por detyra per te gjetur autoret e krimit te rende nuk i jep te drejte anetareve te saj te dhunojene 200 qytetare.
Kjo eshte bere praktike tek ne dhe, me te drejte e ve ne dukje nje komentetator me lart se vetem nen nje diktature (jo nga ato qe veprojne sipas ligjit, por ato qe nuk respektojne asnje ligj), mund te ndodhi nje gje e tille. Dhunohen 200 familje se keshtu i mbushet mendja nje grupi policesh!
Mediat gabojne qe e percojne lajmin pa shtruar pyetjen: Mbi c’baze ligjore shoqerohen ne polici qytataret e ketij vendi? Jane me se shumti nenat e ketyre adoleshenteve ato qe ndiejne tmerrin e kesaj dhune.
Z.Avokat i Popullit duhet te thote fjalen e vete autoritare. Eshte e papranushme qe per te zbuluar nje krim te rende te kryehen krime te tjera, por me te lehta.
Ne kemi nevoje per nje polici te afte dhe Avokati i Popullit, mediat dhe gjithe shoqeria dueht te mos pajtohen me shkeljet e ligjit. Ky do ishte presin pozitiv qe ka efekt per aftesimin e policise.
Mobilizimi me aksion i policise u be vetem ngaqe krimi ishte aq i rende sa shokoi te gjithe njerezit .Ju duhej ti hidhnin pak uje zjarrit te zemerimit publik kunder kesaj qeverisje.Do te bejne show per nja dy-tre dite aq sa thuhet se zgjat cudia,pa arritur asnje rezultat.Nuk kane per te kapur as vrasesit e gruas dhe as banditet e tjere adoleshente bathoras.Thjesht fare sepse keta bandite jane familjare,kusherinj apo bashkefshatare te policeve dhe shefave te policise te ketij regjimi.
Ne radhe te pare i shprehim ngushellime familjes se viktimes.
Keto kohet e fundit krimi eshte rritur jo vetem ne Tirane,por ne te gjithe Shqiperine.Po ndodhin vrasje per motive nga me te ndryshmet.Tmerri
se jeta eshte e pa sigurte del dhe nga komentet e qytetareve.Nuk ka pse ta fshehim edhe kur marim ate te shkret pension ,deri sa vem ne shtepi
gjaku na eshte bere uje duke kthyer koken ne te kater anet,e kush na shikon na mer per te cmendur,po nuk merzitemi se na quajne te tille,pasi jemi shume ,rendesi ka te cojme leket ne shtepi.Po perseri ne jemi” te gezuar”se qeveria ka thene “tolerance zero kunder krimit,” “se ne jemi te paret” ne Europ,pasi kemi me pak krime nga ata,pavaresishte se numri ipopullesise eshte shume e shume here me i madh se ne. Doni s’doni ju qytetaret keto jane “shifrat” e shifrat nuk “GINJEJNE” Shume mire e tha i shoqi i viktimes se drejtesia ka vdekur
si vdiq gruaja ime.Vetem se ka nje ndryshim ;e ndiera Fatbardha vdiq se ja rrembyen parate,kurse drejtesia ka vdekur se rremben parate.
PO,PO,si mos te lulezoje krimi kur vet kryeministri organeve te drejtesise u ka cuar ,me falni per shprehjen,breket ne fund te kembeve,duke u vene epitete nga me te turpshmet e deri te figura me e larte e shtetit, presidentit te republikes.Si mos te lulezoje krimi,kur vriten qytetar ne mes te dites,e vrasesit mbrohen me cdo kusht edhe kur deklarojne se qelluam pa urdher ,duke treguar se kemi nje ushtri te corganizuar ku veprohet mbas qefit .armet nderrohen mbas qefit,komandanti del i demtuar edhe pse nuk u pa mes demostruesve.Si mos te lulezoje krimi kur nga vet kryeministri pengohet organi i prokurorise te kryejdetyren,po mbahen gardistet ne bodrum deri sa te fhihen gjurmet e krimit. Dhe me e keqa ,kur kapen vrasesit denohe me denime simbolike ,duke e justifikuar jo mosha e mitur,jo u be me procedura te shpejtuara ,deri sa lirohen fare.Ky eshte shteti,ku ligjet jane formale,ku drejtesia vepron me urdher nga politika,ku deputetet qellojne me kobure e drejtesia thote se ishte loder femijesh,kurse per krismen qe kane degjuer u kane bere veshet nga frika,ose e ka zbrazur shejtani.Ketu kane te drejte se shejtani e ka zbrazur. Zoti na ruajt.