Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot paradite në Elbasan, ku mbeti i vrarë Gentian Beqiri, edhe pse ishte në mbikëqyrje të punonjësve të policisë, pasi ndodhej në arrest shtëpie. Sipas Komitetit, vrasja e ndodhur në Elbasan është një rast flagrant i paaftësisë së shtetit dhe policisë.
“Komiteti Shqiptar i Helsinkit edhe më parë ka reaguar për nevojën e parandalimit të krimeve dhe zbatimit sipas rastit të ligjeve në fuqi. Kjo është bërë me qëllimin e ruajtjes në radhë të parë të jetës së personave dhe sigurimit të rendit publik. Për KSHH-në, ky është një rast flagrant dhe mjaft negativ, nga i cili duhet të nxirren mësimet përkatëse, duke marrë në të ardhmen edhe masat efektive, veçanërisht ndaj personave që me vendime gjyqësore u është kufizuar liria. Në rastin konkret, duket se janë shkelur ligjet dhe rregullat e caktuara. Si pasojë, është vrarë një person dhe ka vdekur një tjetër,” thuhet në reagimin e KSHH-së.
Duke marrë shkas nga ky rast, KSHH e shikon të nevojshme të evidentojë faktin se “në dhjetor të vitit 2011 është miratuar ligji “Për mbikëqyrjen elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendime gjyqësore”. Kjo mbikëqyrje zbatohet edhe në rastet e arrestit të shtëpisë (neni 4, shkronja “a” e ligjit dhe neni 232, pika 1, shkronja “d” e Kodit të Procedurës Penale). Theksojmë se ligji ka hyrë në fuqi në 1 prill 2012”.
Dhe kur reagojne keta, te lene pa fryme :p
Menjehere reagim per larje hesapesh!
Kur vjen puna per 21 janarin, gerdecin, Xhindin, Trebicken, etj etj fshiheni pas gjishtit!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/if-ne-21-janar.html
hajde reagim hajde !!!
-keto vrasje jene larje hesapesh midis disa mafjozeve ne nje shtet mafjoz.
-ajo qe mund te parandalohej ishte vrasja e 4 protestueve absolutisht te pafajeshem nga:
…arkitekti arvizu
…vrasesi berishe
…tradhetari edi rama
-Keto te shikoje ky komitet leshi jo keto vrasje mafjozesh.
Jo vetem qe u vrane 4 bij nenash por dhe po urinojne mbi ta.
keta te fisit capja deri tani kane vrare plot 5 veta dhe asnje nuk eshte denuar per keto vrasje edhe pse te gjithe e dine se kush i ka bere por perkundrazi duke qene se keta Capet jane me LSI nje prej ketyre krimineleve eshte emeruar DREJTOR i nje shkolle ne PAPER….
Nk te vret njeri kot jo, ti loni e di pse e ka vra ky kte? e vrau se i kan vra vllain, dhe jo 5 po 50 tvrasin kto capet perderisa i kan vra vllain, Bravo i Qoft qe po marin hak 1 ne 1 ?