Nishanliu shpallet President Nderi i Lojërave Paraolimpike Londër 2012

28 Gusht 2012, 18:27Antena TEMA

Komiteti i Lojërave Paraolimpike Londër 2012, ka nderuar Presidentin Nishani me një mirënjohje të veçantë, për shkak të angazhimit të tij personal në përcjelljen e ekipit të paraplegjikëve shqiptarë që do të marrin pjesë në Lojërat Paraolimpike Londër 2012.

Është fjala për lojtarët paraplegjikë, të cilët stimulohen të dëshmojnë vullnetin e tyre për aftësimin fizik. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i dorëzoi dje Flamurin Kombëtar atletit Haki Doku, i cili do të marrë pjesë për herë të parë në këto lojra. Duke i dhënë flamurin, Nishani u shpreh: “Unë jam i bindur dhe shpresëplotë se ti do të na përfaqësosh denjësisht. E bazoj këtë shpresë timen jo vetëm në rezultatet e larta që ke mundur të arrish në shumë kompeticione ndërkombëtare falë punës dhe sakrificës tënde, por dhe në faktin e motivimit tënd.”

Sapo mësuan për fjalën e Nishanliut, drejtuesit e Komiteti Olimpik i dërguan me këtë rast këtë letër mirënjohjeje:

I nderuar President.

Mësuam me emocion të veçantë se ju keni përcjellë personalisht ekipin shqiptar që do të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike Londër 2012. Kur mësuam për shëndetin tuaj dhe përpjekjet tuaja të mëdha për të drejtuar shtetin shqiptar në ato kushte, mirënjohja dhe respekti ynë u shumëfishuan.

Ne mendojmë se më shumë se sa nderimi juaj për lojtarin olimpik që do të konkurrojë në Londër, vlen shembulli dhe guximi juaj. Për çdo paraplegjik në botë, që ëndërron një medalje në Lojërat Paraolimpike Londër 2012, shembulli juaj vlen më shumë se çdo aktivitet apo stimul tjetër.

Përfytyroni mijëra paraplegjikë në gjithë botën që kanë ëndërr të përfaqësohen në një aktivitet sportiv apo të marrin një medalje përballë shembullit tuaj, që me vullnet, guxim dhe sidomos urtësi, arritët të bëheni President i një vendi.

Komiteti jonë është impresionuar nga vullneti juaj për t’u përballur me problemet shëndetësore dhe objektivin tuaj madhor, që pas një viti të jeni plotësisht i shëndetshëm.

Kjo është një dozë e fortë optimizmi për çdo pjesëtar në Olimpiadën tonë, pasi ata mund ta shikojnë dhe të prekin me dorën e tyre, shembullin e një njeriu të jashtëzakonshëm, që ka marrë guximin të pranojë ofertën për president në atë gjendje që është dhe biles, të arrijë dhe të premtojë se është gati të shërohet për një vit.

I nderuar zoti President!

Ne po ashtu jemi shumë të impresionuar nga fakti që ju e dorëzuat vet Flamurin për sportistin që do të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike. Jemi shumë të impresionuar sidomos kur mësuam se kur u zhvilluan Lojërat Olimpike Londër 2012 për njerëzit normal, flamurin për ekipin tuaj e ka pat dorëzuar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi.

Fakti që ju vlerësuat më shumë një lojtar të Lojrave Paraolimpike Londër 2012, se sa ekipin kombëtar të Lojërave Olimpike Londër 2012, tregon nivelin e lartë të paraplegjikëve në vend, në raport me ekipin normal kombëtar apo ministrat e tjerë në vend.

Duke ju shprehur dhe një herë mirënjohjen, më lejoni zoti President t’u njoftoj se ju kemi propozuar për President Nderi të Komitetit për Lojërat Paraolimpike Londër 2012, pasi jeni i vetmi President në botë që mund të bëheni shembull frymëzimi për lojtarët tanë.

Zoti ju dhëntë vullnet, siç ju ka dhënë aftësi që ta përballoni këtë detyrë.

Londër, Gusht 2012

 

9 komente në “Nishanliu shpallet President Nderi i Lojërave Paraolimpike Londër 2012”

  1. miri says:

    Na hapen barkun me kete.
    Tyca dhe politike kurve.

  2. Ben Chicago says:

    ky e ka nishan leshi jo nishan liu

  3. Taulant says:

    Nishani eshte disable per vete dhe e kupton me mire hallin e atyre te shkreteve.

  4. Albert says:

    Une e pelqej antena , eshte shume gazmore, por ne kte rast e gjej shume ofenduese ndaj presidentit tone , kombit, dhe kundrejt te gjithe personave me aftesi te kufizuara . Une jam plotesisht I shendetshem , por kjo eshte ofenduese se cdonjerit mund ti ndodhe nje fatkeqesi por jeta vazhdon

    1. webapp says:

      mos eshte me ofendues fakti qe ke nje president te tille ?

    2. ISh says:

      Albertit dhe të gjithë të tjerëve që mendojnë si Ty!

      Autori nuk ka dashur të ofendojë personat me aftësi të kufizuara, sepse është vetë invalid i punës!
      Përveç zotit Nishani!
      Edhe në këtë rast, nuk satirizon (pa)aftësitë e Tij psiko-fizike, por ato karakteriale,morale dhe shoqërore të individit Bujar Mehmeti Nishani.
      Për mua si shqiptar; taksapagues dhe qytetar i rregullt e i ndershëm i këtij shteti, është shumë herë më ofenduese të kem “de jure” një kukull për president dhe “de facto” një kryeministër diktator/komunist për president të kombit tim.
      Të kesh një president&kryeministër të tillë është ofendim mbarëkombëtar!

  5. Elio says:

    Me vjen keq qe stafi i Temes kur eshte puna per te ofenduar qeverine nuk censuron as fjalite me te renda dhe banale, kurse kur i behet nje kritike atyre tregohen te zellshem dhe fshijne mesazhet. Pune te mbare.

  6. era says:

    Fiks Fare iSH
    Të kesh një president&kryeministër të tillë është ofendim mbarëkombëtar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje