Deputeti socialist, Taulant Balla, gjatë një deklarate për shtyp, është shprehur se shteti ka rënë përballë krimit.
“500 qytetarë kanë humbur jetën dhe janë plagosur vetëm në tre muajt e fundit, janë prova më tragjike se shteti ka rënë. Vetëm në Sirinë e Asadit dhe Shqipërinë e Saliut është regjistruar në këto muaj një bilanc kaq tragjik jetësh të humbura. 500 të vdekur e të plagosur nga krimi e aksidentet janë prova më dramatike se Sali Berisha dhe tufa e militantëve e badigardëve që drejtojnë sot Ministrinë e Brendshme e Policinë e Shtetit, kanë dështuar totalisht të garantojnë sigurinë e jetës dhe pronës të qytetarëve shqiptarë. Vrasjet, plagosjet, vjedhjet me dhunë, vjedhjet e makinave, transformatorëve, të shinave të trenit, grabitjet me armë të dyqaneve e bankave që janë kthyer tanimë në një epidemi të vërtetë, tonelatat e drogës që trafikohen çdo muaj janë fakte që flasin qartë për shthurjen e ligjit dhe rendit në Shqipëri. Sot shteti i Sali Berishës ka kapitulluar përballë krimit. Ministri i Brendshëm del e sulmon opozitën e deklaron se janë marrë të gjitha masat për parandalimin e krimit. Por Flamuri e ka të shkruar në ballë, që nuk e bën dot Ministrin e Brendshëm, prandaj sot llogaritë ia kërkojmë Saliut.
Sali Berisha është mësuar të bëjë krahasime me 2005, unë do ta krahasoj me vetveten. Në vitin 2009 numri i vrasjeve ishte 72, në vitin 2011 u dyfishuan, 135 vrasje, ndërsa 8 mujori i vitit 2012 ka një bilanc lufte, shumë më të përkeqësuar se ai vitit të kaluar. Sali Berisha duhet të japë llogari përse në shtatë vitet e qeverisjes së tij plot 2000 shqiptarë kanë humbur jetën në aksidentet rrugore në rrugët e ndërtuara nga fahrinjtë e pushtetit të tij pa asnjë standard. Sali Berisha duhet të japë llogari për faktin se të gjitha raportet e agjencive të specializuara thonë të njëjtën gjë: Shqipëria vend prodhimi i kanabisit dhe vend tranziti i drogave të forta heroinës dhe i kokainës,” tha Balla.
Deputeti socialist tha se nuk luftohet krimi me Agron Kuliçajn dhe Flamurin.
“Është tanimë e qartë për të gjithë se Policia e Shtetit e Saliut është krejtësisht e paaftë të garantojë sigurinë publike në rrugë dhe në komunitet. Policia e Shtetit ka humbur besimin e qytetarëve sepse në vend që të jetë një institucion në shërbim të qytetarëve ajo është kthyer tanimë në një strehë militantësh e individësh me precedentë kriminalë e të përfshirë në grupe kriminale, në krye të të cilëve qëndrojnë badigardët e Saliut apo kamikazë si Flamuri. A ka mundësi të sqarojë Sali Berisha, se çfarë arritjesh në luftën kundër krimit e mbajnë në krye të Policisë së Shtetit ish-bodyguardin e tij Agron Kulicin? E çfarë besimi mund të kenë qytetarët, çfarë frike mund të kenë sot kriminelët nga një polici zyrtarë të lartë të së cilës kanë akuzuar drejtpërdrejtë Kryeministrin, Ministrin e Brendshëm tani President, Drejtorin e Përgjithshëm dhe Zëvendës Drejtorin e Policisë për lidhje të drejtpërdrejta me grupe kriminale.
Saliu dhe Flamuri i partisë deklarojnë se janë zbuluar 88% e vrasjeve, një shifër ku përfshihen edhe të gjitha rastet e vetë-dorëzimit. Por plot 12% të rasteve, që janë pikërisht edhe krimet më të rënda, mbeten ende të pazbuluara.
· Kanë kaluar tre vjet nga vrasja e deputetit Fatmir Xhindi. Kush është vrasësi? A po vazhdojnë hetimet?
· Kanë kaluar më shumë se një vit e gjysmë (25 Tetor 2010) nga vrasja e kryekomunarit Remzi Veseli. Kush është vrasësi?
· Kanë kaluar 9 muaj nga vrasja makabër e gjyqtarit Skerdilaid Konomi (9 shtator 2011). Kush është vrasësi?
· Po për rastet e përsëritura të shpërthimeve të eksplozivit, si ka mundësi që nuk keni asnjë të ndaluar?
Saliu e ka humbur tanimë betejën me krimin sepse lufta ndaj krimit nuk bëhet me individë të kallëpit të Flamurit e Kulicit, e as me militantë të inkriminuar si ata që kanë mbushur sot radhët e policisë. Beteja ndaj krimit do të fitohet vetëm me largimin e Saliut, kur policia e shtetit të fillojë sërish të veprojë si një institucion i depolitizuar e në shërbim të qytetarit. Partia Socialiste do ta shndërrojë policinë e shtetit në një forcë profesionale, në shërbim të qytetarit e jo në shërbim të partisë së radhës.”
Krimi nuk luftohet me kriminel,ata jan bashkeudhetar.Te ankohesh te policia eshte njesoj si ti thuash;aman zoti kriminelme ndihmo te shpetoj nga krimineli.Kur vidheshin autobuzet ne 97-en, nje shoku im qe shkonte ne Tirane rruges hajdutet u futen ne autobus dhe ja u moren peret,ai i lutej…po aman me ler lek sa te kthehem.Sot policia eshte mbushur me militant dhe kriminel,shko po ta mbajti ankohu.
po ti je dhe ne usa o i shkret nga e di ti qe qenkan kriminel.
Tani nuk na mbetet gje tjeter vetem te ngrihemi te gjithe, te kuq, blu, te bardhe, pleq e plaka, femije e invalide, e ti kerkojme parate!
Dy rruge ka:
O genjen per 9mije$ per shqiptar, o na ka vjedhur parate!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/dhi-e-zgjebosur-dhe.html
jo ata vjedhin kaq shume sa ne megjithese nuk marim as 2000 dollare ne muaj kur mblidhen te ardhurat dhe pjestohen me numrin e popullsise del 9000 dollar! pyesni veten a i merni kaq lek. po si del mesatarja kaq. atehere eshte vene dore ne te ardhurat si tek kutite e tiranes, pra leket jane gabimisht ne llogarine e qeveritareve.
normale qe krimi ka gjet strehezen e vet,ne gjirin e qeverise e te gjith pushtetareve te tjere,lere pastaj qe agroni nje cop mesues fizkulture ka qene,s’ka asnje eksperience per policine aq me teper qe ai esht dhe drejtor i antiterrrit boooh gafe,por ka mulin mjek si berisha…bejne kasaphane bashke,ndihmojne njeri tjetrin
Taulant palla do ishte adekuat per te luftuar krimin
PSE SOT NE BOTE POLITIKANET PO KERCENOHEN ! …..
SEPSE ASKUSH NUK PUNON PER POPULLIN POR PER XHEPAT E TYRE.
I NJEJTI EPISOD NDODHI DJE NE QUEBEC / CANADA.
Hahaha krimi fitohet me “karafilin e Enverit”…
agron kulishaj,kulishi…sa nam,jane te gjith antishqiptar,medoemos te pakesojne popullsine kaq te vuajtur shqiptare.
PSE SOT NE BOTE POLITIKANET PO KERCENOHEN ! …..
SEPSE ASKUSH NUK PUNON PER POPULLIN POR PER XHEPAT E TYRE.
I NJEJTI EPISOD NDODHI DJE NE QUEBEC / CANADA.
Anticensure,
para se te diskutojsh per probleme te tilla,meso te pakten kuptimin elementar te shprehjeve ekonomike:Te ardhurat per fryme te nje shteti,nuk do te thote se aq para fut ne xhep cdo banor i ati shteti.Kjo shifer del nga raporti i vleres se prodhimit kombetar me numrin e popullsise se atij vendi,nje pjese e se ciles shkon ne te ardhurat personale qe ti perdor per propogande
…
O realiteti, o norvegjezi i Ballkanit.
Bjeri nje cike me thelle lapsit se do dali aty ku s’ta pret kungulli!
Ti dhe komshinjte e tu, i keni seicili mesatarisht 9mije$ per fryme!
Nese do leksione ekonomie, mikro-makro apo edhe menaxhimi financiar, ty do ti bej falas!
Sa bukur qeke qeth o Taulant.Ke fillu e flet si Minister i ardhshem i Brendshem mor kokeshpulle.Me deputete e opozite si ju Sala fshin bythen dite e nate
Policia eshte zero fare, e mbushur me militante te pa shkolle te pa pergatitur,me shefa militante.Ku vajten gjithe ato pergatitje e trajnime qe kane bere si BE e SHBA ne vite per policine shqipetare,ku kz karagjozi yne e coi perseri ne nivelin e 95, 96,i kakthyer ne vegla te politikes ne pushtet, vegla qorre si ne 96 e pastaj ne 97 rrugacet e bandat fshinin bythen me kapelet e policise berishiane iknin e dezertonin fshiheshin e svlenin per asgje.Ka ndonje komentus me larti cili duket qe eshte i radheve te polkicise qe trimerohete shan Taulantin i cili thote troc keto te verteta te hidhura dhe po e shikojme te gjithe ku ka arritur rendi dhe siguria publike sot