Zyrtari i OKB për telekomunikacionet pret shpresat e Kosovës për prefiks shqiptar (por Berisha e la fjalën e mirë)

7 Shtator 2012, 12:26Rajoni TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve, një agjenci e specializuar e OKB në fushën e teknologjive të informacionit dhe komunikimit, ka prerë shpresat e Kosovës për të marrë prefiksin e Shqipërisë +355, ashtu siç u kërkua me një rezolutë të Kuvendit të Kosovës.

Hamadoun Toure e bëri deklaratën e tij nga Tirana, ku ndodhet për një konferencë ndërkombëtare.

Gjatë një konference për shtyp ai deklaroi se nuk e vendosin parlamentet ndryshimin e prefiksit. Ai tha se prefiksi ndryshohet kur një vend njihet nga OKB-ja.

“Kodet përcaktohen nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve dhe do të ishte një precedent serioz nëse një parlament kombëtar vendos të përdorë një kod nga një vend tjetër. Kur vendi njihet nga Kombet e Bashkuara, atëherë ne vendosim t’i japim këtij vendi kodin. Ky kod jepet dy orë pas deklarimit të Kombeve të Bashkuara. Ne përgatitemi teknikisht për këtë dhe e bëjmë këtë që të shmangim çështjet politike nga ato teknike. Ne nuk jemi organizatë politike dhe si e tillë ia kemi dalë të funksionojmë edhe gjatë luftërave botërore dhe Luftës së Ftohtë,” tha ai.

Por edhe pse duket se e ka ditur diçka të tillë, kryeministri Sali Berisha tha se është dakord në parim, por në praktikë edhe ai duket se e pranon se ideja nuk realizohet.

“Jam në parim plotësisht dakord. Ideja është e shkëlqyer. Duhet të komsultohem me ekspertët e fushës edhe të financave. Nuk e di nëse në rrafshin financiar Kosovës i krijon shmangie, duhet të studiohet gjerësisht, por në parim jam absolutisht dakord,” tha Berisha.

9 komente në “Zyrtari i OKB për telekomunikacionet pret shpresat e Kosovës për prefiks shqiptar (por Berisha e la fjalën e mirë)”

  1. ENDRI says:

    JO RE, BO BO CNA GJETI….

  2. Kemi qeveri kopile says:

    Zotëriu Hamadoun Touré si duket nuk e di se Kosova e përdor kodin e Monakos që disa vite, me çmime aq të larta sa për thirrje telefonike seksuale me lavire në Evropën përendimore. Pasi që shqiptarët janë më shumë në diasporë se në atdhe miliarda euro fitohen nga thirrjet e tyre me familjen.

    Nëse Monako ka të drejtë ta (keq)përdor Kosovën nga rrjeti telefonik i shtetit të saj, pse nuk e ka të drejtë edhe Shqipëria?

    E kuptoj se puna është lëmsh në qeveritë tona. Propozimi i parlamentit Kosovës mund të jetë pjesë e mashtrimit të popullit, kinse bëjmë diçka. Përndryshe një antenë mjafton që të përdoret rrjeti i Shqipërisë në gjithë Kosovën, sikur që përdoret ai i Serbisë nga serbët në gjithë Kosovën.

  3. alo,. alo...kosova says:

    Ore, po OKB mbase do ta lere Kosoven pa telefon fare meqe nuk e ka njphur si shtet..
    Sales tani i vjen mire..ne parim eshte dakort,,po praktikat jane paksa te veshtira..
    Sidomos kur nuk je politikan por kriminel ordiner.

  4. lili says:

    po si nuk dell nje gazetar me i thane pse monaco paska te drejte me i dhane kodin kosoves e jo shqiperia???

  5. lili says:

    shtypi shqiptar ketu luan rolin e idiotit duke raportuar kete idioti te nje nderkombtar qe paguhet ndoshta per nje rrene te tille: ne qofte se argumentet e ketij nderkombtari vlen gje,pse atehere Monaco e ka te drejten e jo shqiperia? pse Otelekomunikasionit na bene keso dallime ndermjet monacos edhe shqiperise?Jo deklarata e ketij eshte vetem tym per me mbuluar interesat e atyre qe paguhen nga telekom monaco per te na mbjatur peng e me na rrjep!RRjep se rrjep ma mire te jemi te rrepen nga shqiperia!Po etu duhet edhe prostitutat tona politike me i keq qafes !Shtypi shqiptar nuk duhet vetem mikrofonin budalleve me va drejtuar ,duhet edhe t’e beje detyren edhe te kundershtoje me fakte idioti te tilla qe mshehin pazare te pista ne kuriz tone!

  6. Agron says:

    Keto jane skandale nderkombetare dhe boterore. pse paska te drejte Kosova te perdore dhe te shfrytezoje prefikset telefonike te Monakos, Sllovenise dhe te Serbise, ne nje kohe qe nuk ka te drejte te leri keto prefikse dhe te perdori prefiksin telefonik te vendit ame te Shqiperise ++355-se. Del mashtruesi ordiner SALI BERISHA dhe thote si i paturp qy jam dakord parimisht me ja dhene, por nga teknike dhe financiare do te kshillohem. E kuptoni se cfare mashtruesi eshte thote qe do te keshillohem, me cilin me vehten e vet. Sepse eshte nje person qe nuk pranon keshilla dhe mendime nga te tjeret se eshte specialist pergjithcka. Ketij fare palocoje i kan ikur keshilltaret se nuk kane patur kurre pune per keshillime. Ky eshte tradhetari dhe agjenti me i madh qe ka populli shqiptar i cili nuk punon per zhvillimin dhe begatine e popullit dhe kombit shqiptar. Prandaj atij nuk i besohet asnje fjale sepse eshte demagog dhe genjeshtare kalibri. Nuk mbarojne palocolleqet e tije.

  7. Lediana says:

    Nuk e di pse por e kam atë mendimin se :Padrejtësite janë bërë vetëm për Shqipëtarët !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje