Berisha: Shqipëria, një nga vendet e zhvilluara për arsimin. 71% e nxënësve shkojnë në universitete

10 Shtator 2012, 10:34Sociale TEMA
Berisha: Shqipëria, një nga vendet e zhvilluara për arsimin. 71%

Kryeministri Berisha ka qenë sot në shkollën “Besëlidhja” në Lezhë, për nisjen së vitit të ri shkollor 2012-2013. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka theksuar se qeveria e ka trajtuar me përparësi arsimin, duke ndërtuar shkolla e rritur pagat e mësuesve.

“Sot nisin garën e dijes 560 mijë nxënës në të gjithë vendin, prej të cilëve 36 mijë janë për herë të parë në bankat e shkollës. Shkolla është vatra e dytë më e ngrohtë pas familjes, dhe për këtë një mirënjohje shkon për të gjithë mësuesit. Kjo mazhorancë ka dëshmuar gjatë këtyre viteve përkushtimin e saj ndaj arsimit dhe fakt i kësaj janë ndërtimi apo rikonstruksioni i 12 shkollave vetëm në rrethin e Lezhës me vlerë 500 milionë lekë. Kemi shtrirë internetin në çdo shkollë dhe kemi mundësuar laboratore moderne. Mësuesit kanë marrë vlerësim maksimal, pasi në kohë rekord paga e tyre është rritur me 120 %”, theksoi Berisha

Ai tha qeveria do të bëjë gjithçka që Shqipëria të arrijë vendet e zhvilluar në fushën e dijes, ndërsa e cilësoi si sukses faktin që 71% e nxënësve vazhdojnë studimet e larta.

“Shqipëria e dijes do të jetë Shqipëria e zhvilluar. Kemi arritur vendet e zhvilluara në arsim, pasi 91 % e nxënësve që përfundojnë shkollën 9-vjeçare vazhdojnë shkollën e mesme, dhe 71 përqind e atyre që përfundojnë arsimin e mesëm ndjekin arsimin e lartë. Këtë vit nxënësit e klasave të para kanë abetaren e parë mbarëkombëtare”, shtoi Berisha.

Rreth 560 mijë nxënës në të gjithë vendin nisin sot shkollën ndërsa 36 mijë fëmijë ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

25 komente në “Berisha: Shqipëria, një nga vendet e zhvilluara për arsimin. 71% e nxënësve shkojnë në universitete”

    1. Burgaxhiu UK says:

      Prape si ka mare ilacet ky!!!!!!!!!!!!!!!!

      1. statistika says:

        Po more Sali po thua nje te vertete,
        vec thuaj edhe ate se 99 perqind e tyre jane te papune!!!
        po aq sa eshte edhe masa e mashtrimit tend.

    2. zapatero says:

      na cau trapin me kto linqet ky, smerr vesh pa ja bere bllok vete gazeta se nuk merr

      1. Genti , rr. Durresit says:

        Po ku ke trap ti o zapatero?
        Ti trap je komplet! Mos je gje dora vete Flamur Noka i maskuar?

  1. ky eshte injorant i pashembullt. ky eshte problemi me i madh qe jane kthyer universitetet ne reparte ushtarake. universitetet jane qendramkekrimi shkencor. ne tebgjithe evropen 70 % shkojne ne shkolla profesionale sepse dhe ato vete jane shume. te avancuara. kurse ketu jane bere dhe kamarieret me juridik. dhe ky palla e quan sukses.

  2. Vlora says:

    “71% e nxënësve vazhdojnë studimet e larta” thot kryeministri.

    GENJESHTER me bisht.

    10% vazhdojne studimet e larta ,ndersa 60% kane dale ne treg per ti blere diplomat.

    1. Dean says:

      Pse,a nuk ke ndegju zoterot per Universitetin e Kuksit,a????????Shume mire e ka baca.Jena bo ma tsqutit e botes,po juve u ja ersu syte nga te mirat qy ka sjell demokracia me ne krye Bacen e gegve.

  3. kapslleku says:

    me berishen ne çdo fushe jemi te paret…???????????? por si notare ate do ta çojme ne olimpiade…

  4. Xen Deledashi says:

    po besa po bre bace, Kristali ka nxjerre 65 % te ketyre.

  5. Tersi Pojanit says:

    O DAMALUK, ti e di qe tegjithe paguajn per tu shkolluar. PO te drejtohem me nje pyetje,sa te rinj e te reja qe kane mbaruar studimet dhe kane filluar pune ne kete vit.O DAMALUK gjat ketyre 20 vjetev te shkollimit qe na keni servirur ju me shpuren tuaj po te mos ishte makina llogaritese do te dilnin shume here me keq.KU keni turp juve e kthyet ne biznes arsimimin. Ketu lahen tegjitha

  6. jurgeni says:

    sa shume mendon saliu per mesuesit , ju rrit rrogen dhe kur vjen fushata ju thote vihuni ne rresht dhe o burra ne fushate sepse kot nuk ja u rrita rrogat , a thua se shtetin ky e ka ndermarje private dhe vet eshte pronari.

  7. HORRI bulevardit says:

    Te paret ne arsim
    Te paret ne energjitik
    Te paret ne bujqesi
    Te paret edhe ne krim

    Nuk ka krize ne salistan
    Jemi popull demokrat
    Ka liri ne salistan
    Vrit e prit e ska gjykat

    Kemi rruge pa hesap
    I ka shtru Sala demokrat
    Miljona kilometra autosdrat
    Edhe me plehra jemi te par

    Sna u nda ky ven i par
    Me medalje plot me ar
    Asiher ne vend te dyt
    Lum si na qe jetojm ne Puk

  8. ToniTR says:

    I cmendur por krenar!

  9. LUAN says:

    Nuk duhet te merremi me nje te lajthitur . Populli thote : Hedh nje i marre nje gur ne lume dhe duhen 3000 te mencur per ta nxjerre .
    Ky njeri qesharak dhe NERON i cakerdisur i ka kushtuar shtrenjte pjeses me te madhe te shqiptareve .

  10. jozi says:

    Na i zhvleresove dhe shkollat fare o DEBIL…..i bere gjithe maloket me diplome KRISTALI….INJORANT..

  11. JU UROJ TE GJITHE NXENESVE E STUDENTEVE SEKSESE NE PERVETESIMIN E DIJEVE PER VITIN SHKOLLOR 2012-2013!
    Si mesues i vjeter ju uroj gjithashtu sa me shume 10 -ta e me pak kafe.
    Ju uroj sa me pak lenie oresh ,per te shkuar ne mitingjet e Saliut.
    Deshiroj gjithashtu qe sidomos per shkollat e fshatit,kete dimer te mos bier shi ,ku nxenesit te mos perdorin cadra shiu edhe brenda shkolles,si dhe litar per te kaluar lumin.
    Kryeministrit i uroje qe te kete me shume suksese ne fushen e arsimit,po jo duke quajtur shkolle te re apo rikonstruksion edhe kur shkollat lyhen me gelqere.

  12. hajdar says:

    RRugeve do perfundosh duke ikur si i dhjer megjith parrullat tua falco o i trembur,populli ka mbetur rrugeve per kafshaten e bukes ndersa ti ju tregon akoma rruget qe ti po fiton biljona nga ato rrug trap.

  13. Alpini says:

    71% shkojne ne universitet…………….
    po sa perqind fillojne pune ne profilin qe jane arsimuar.
    Pyet ndonje keshilltar te arsimit se ndoshta s’ta kane thene se te gjitha vendet jane te zanme.

  14. H. Malo says:

    Miré e ka Sala. 70 pér qind e nxénésve shkojné né universitete. Ndérsa
    30 pér qind i marrin diplomat pa shkuar fare. Késhtu qé shqiptarét zéné
    vendin e paré .né boté me 100 pér 100 té diplomuar

  15. vangjel says:

    Ejani shikoini shkollat ne prespe.Pa libra ne diten e pare te shkolles.Klasa te pa lyera,sepse beu yne edmond themelko nuk jeton ketu por ne Maqedoni.Shkolla pa banjo per femijet.E cte presesh nga fdmonoi .atij mezi i del koha te ndroje pasaportat qe mban ate shqiptare bullgare dhe maqedonase

  16. KOLONJA says:

    Fjalime qe i kemi mesuar permendesh e nuk kane pike emocioni. Je ber si puna e perralles se zylfos qe ginjente per dite per ujkun e nuk e besonte me njeri . Ke te njejtat fjale ketu e 22 vjet qe flet per arsimin ,vetem se ndryshon numrat per te treguar “sukseset”.Je ber i merzitshem sa mbyllim televizoret e jo te te degjojme.Mbase te kujtohet
    momenti qe dilte miku juaj i shtepise,Enveri, e cohej i gjitha populli
    ne kembe per ta pare e degjuar,po nuk je ai,ta dish nje here e mire. E degjonte mbare bota ,po Greku e Jugosllavi e ndiqnin fjale per fjale. I thoshte Grekut kur te shohesh majen e veshit pa pasqyre, ke per te pare Vorjo Epir,e jo ti jepte det.Prandaj nuk te krahasojme me te edhe pse ke qene mik shtepie i tij.Je vite drite mbrapa tij.Fole per suksese ne arsim ne drejtim te rregullimit te shkollave duke quajtur sukses dhe lyerjen e shkollave me gelqere.PO si nuk fole nje fjale 700-800 femijet qe nuk shkojne ne shkolle.Po si nuk tu hap nje here ajo goje e te fliste per femijet e ngujuar ,po ngele vetem duke thene mengjes ,dreke e darke ,se kemi rritur rrogat e mesuesve .Edhe per kete nuk je i sigurte se nje here thua jane rritur 150% e sot na thua 120%.

  17. derisa e late kafshen verdalle deri tani, nga keto gjera do te degjoni.

  18. beso says:

    70%eshte alarmante te imagjinosh qe ne 100 nxenes te shkolles se mesme,71 shkojne ne te larten.Kjo do te thote se kriteri i perzgjedhjes eshte negativisht i ulet.berisha,te mos vinte nga auditori mund te fliste kaq shkalluar,por si ish-pedagog nuk mund te permende nje shifer te tille qesharake,pasi edhe me i marri e kupton se kriteri i perzgjedhjes eshte pertoke.Dmth,te jemi krenare per 71% apo jo?Ne fakt nuk duhet te jemi krenare,pasi afermendsh po mbushen zyrat me te diplomuar fasulle,si Renzo Bossi qe po t’a marresh te te tregoje universitetin ku morri gjithe ato dhjeta,me bast 1 miliarde po e gjeti ku eshte.Pa lere qe gjuhen shqip e kishte dhjete,kur ai flet keq edhe gjuhen e nenes.berisha ka çuar internetin dhe ka ndertuar laboratore moderne.Ok,po çfare eshte”shpikur” ne keta labortore,me thoni vetem nje shpikje te vetme.Sa per internet,prit kur te pajise me Nintendo femijet,qe te lozin ne oren e mesimit,se pune tjeter s’kane.

  19. sheqerja says:

    idioti ke quan universitet maloku edhe :Kristalin: qe na nxorri bojen .Po mire i kane ne fakt universitet si UFO,Kristali,Vitrinat etj,etj,etj i duhen malokut qe te beje injorantet me dipllome dhe t’i punesoje ne qeverine e tij me koke te vogel dhe me trup elefanti ,prandaj jemi te paret ne cdo fushe ne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje