PD rrëzon NISMEN e PS për ndryshimet kushtetuese: “Është dhunë e minorancës”. Ekspertët e huaj: “Ishin pikënisje e vlefshme”

14 Shtator 2012, 21:22Politika TEMA

Pas thuajse nëntë orë diskutimesh, mazhoranca ka vendosur që të rrëzojë me votat e saj në Këshillin e Legjislacionit nismën e opozitës për ndryshimet kushtetuese. Opozita kërkonte zgjedhjen e organeve kushtetuese të drejtësisë me shumicë të cilësuar e jo me shumicë të thjeshtë.

Argumenti i PD ka qenë se propozimet janë bllokuese.

“Amendamentet e propozuara nuk e shohin Kushtetutën si dokumentin themeltar që jep zgjidhje, por si dokumentin themeltar që jep bllokimin. Mosparashikimi i zgjidhjeve ose i të ashtuquajturave – exit strategy – janë në kundërshtim edhe me vetë historikun e Kushtetutës shqiptare dhe traditën kushtetuese evropiane,” thuhet në relacionin e përgatitur nga deputetja Paulina Hoti.

Po ashtu në relacion thuhet se amendamentet e PS janë dhunë e minorancës.

“Shumica e cilësuar që propozohet nuk është sistem demokratik, por dhunë e minorancës, madje edhe më keq se kaq- dhunë e minorancave brenda minorancës parlamentare. Amendamentet kërkojnë të instalojnë një supertirani të minorancës duke shkelur parimin kushtetuese të shumicës parlamentare,” thuhet në relacion.

Seanca ka zgjatur shumë, por disa institucione si Gjykata Kushtetuese dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë zgjedhur që të mos japin mendime për këtë çështje, duke thënë se kanë konflikt interesi. Gjykata e Lartë ka qenë e para që e ka përkrahur nismën për të zgjedhur me shumicë të cilësuar anëtarët e saj, përsa kohë kjo gjykatë nuk është kthyer në një gjykatë karriere, siç pretendohet të bëhet në të ardhmen.

Debat ka pasur mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe disa konstitucionalistëve, të cilët i kanë vlerësuar propozimet e opozitës. Aurela Anastasi tha se këto propozime korrigjojnë disa probleme të lindura nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Me interes është pritur qëndrimi i përfaqësuesve të EURALIUS dhe OSBE.

Eksperti i EURALIUS tha që në fillim se duhet të ndahet çështja e imunitetit nga propozimet e tjera për ndryshime kushtetuese.

Sipas këtyre ekspertëve, duhet pavarësi e gjyqësorit, kurse propozimet e PS janë një pikënisje e mirë.

“Diskutimet e para për këtë janë një hap i rëndësishëm për reformat që ju doni të ndërmerrni, ndërsa konfigurimi konstitucional i sistemit gjyqësor kërkon kohë dhe pjesëmarrje më të madhe sociale,” theksoi përfaqësuesi i EURALIUS, ndërsa shprehu gatishmërinë e misionit për ekspertizë teknike.

Kurse ekspertja e OSBE tha se “çështjet e ngritura në këto propozime mund të shihen si një pikënisje shumë e vlefshme e kësaj reforme, veçanërisht e sektorit të drejtësisë”.

 

14 komente në “PD rrëzon NISMEN e PS për ndryshimet kushtetuese: “Është dhunë e minorancës”. Ekspertët e huaj: “Ishin pikënisje e vlefshme””

  1. gjinevra says:

    ….boni qef ene ca muj o mostra se sapunin keni per ta kap te gjith o plumin ballit se po na nxini jeten me ket fodullikun tuj .doni me u fut ene ne europe….

    1. fl says:

      Po normale. Duan shpellaret e PD shtet me rregullua dhe ligje jashte diktatit te Kryetarit te Tribuse?

      Fajin e ka ky Edi Rama qe enderron….

  2. Ndre Xhetani says:

    OSBE do e kisha pas nigju me interes! Ai Geni i thot gjanat troq!Ani se Mero e ka inot!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/baba-mondi-i-ka-dhene-provat-qe-eshte.html

  3. Drini says:

    Kjo mazhorance hajdute me ne krye dy plehrat e historise Shqiptare SRB dhe Baba liken e Skraparit do ta marrin vesh ne zgjedhjet e reja minorancen.

    1. arberi says:

      o drini se shpejti do ta shikoni minorancen , te kthyer mutorance.

  4. Largësia... says:

    Ishte një kurth tjetër mesa duket i mazhorancës,për të tërhequr vëmendjen e publikut,e për ti thënë atij se ja,opozita përsëri,edhe pse nuk është në pushtet kërkon që të vendosë..A thua se populli nuk mendon se rotacioni këtë kuptim ka.Nëse është e vërtetë kjo që thotë jozefina e rusmajli,(njerëz më të zinj,e dasha këqinj,skam parë…Ndreca vetëm bën punë me të…)Dhunë e pakicës,opozitës -thonë…Sikur dhuna të ishte kjo që justifikojnë këta të sëmurë pas salës…..askujt nuk do ti prishej puna..Sepse,pas 4 vjetësh,zotrote,rusmajli e jozi,nëse do ini përsëri në politikë,,do të jini juve që e ushtroni këtë dhunë të minorancës(Ç’minorancë,mo rusmajl…a e dini se sa kini mbetur në pushtet…më pak se gjysma e depudetëve të kuvendit…)Normalisht që nuk do kishit të drejtë të kalonit ligje me kaq vota sa ju kanë mbetur…!Por juve,ini vetë zoti e vetë shkopi…ligji e Maliqi…Bëni çfarë të mendoni edhe këtë 10-mujor…
    _PS:Po të isha në vend të depudetëve të mazhorancës,nuk do lija kusur këta dhjetë muaj të votoja ligje që i vlenin shumë qytetarëve,sidomos ata me drejtësinë,me gjyqësorin etj…sepse kohën e mbetur,pas ikjes nga pushteti,do ta kalojnë një pjesë e madhe e këtyre abuzuesve nëpër burgjet shqiptare…!Koha do vërtetojë shumë gjëra,që sot duken të pamundura…!

  5. zhelefina says:

    pas dashurise se pare qe pati me dhine e shtepise ne Vucidol, kerma shetitese e Enverit po i shtron zhelefines si tapet Shqiperine…kjo monster as burre e as grua, mbartese e semundjeve inferiore dhe mostalentit, ky kriminel psikopat e i shemtut si sheqerja dhe i keq si ram-a eshte mutacioni me i keq gjenetik qe po deformon Shqiperine…

  6. Nadia Shabani says:

    Pse cfar prisnit ju do te ndodhte, dihej ajo pune qe keshtu do ta bete Saliu, ai nuk rri dot pa pushtet dhe ashtu do ti mbaje gjykatesit te varur prej tij dhe prokurorin ashtu e do si dele peqe lepe. Tani le te votoje PS-ja heqjen e imunitetit dhe do ta shikoje veten mbas hekurave te burgut dhe disa nga ata qe do te shantazhoje Berisha do te votojne per mazhorancen, prandaj opozita tani ti mos i beje asnje leshim mazhorances le te mos e votoje heqjen e imunitetit per sa kohe eshte shteti njepartiak i diktatures se Vicidolit.

    1. dielli says:

      jo moj nadia edi rama eshte nje burracak , cfar thote sot nuk thote neser.
      ato jane te lidhur miree njerin tjetrin , bejne pingpong politik , sa per syefaqe
      kjo treshe berisha +Meta +rama quhet mafia e hekurt.
      populli eshte i zhgenjyer disa here me keto marioneta te felliqura.

    2. dielli says:

      po jo moj nadia nuk duhet tu vij kaq keq per socialistet ,
      qe ndoshta nje dite ato do te ghinden mbas hekurave.
      edi rama eshte nje burracak qe cfare thot sot nulk thote neser.
      ketyre mostrave nuk eshte per ti besuar kurre .
      edi luan rolin sikur kundershton , prap behet si don berisha.
      arsyea eshte se ato jane te lidhur mire me njerin tjetrin.
      berisha +meta + rama = mafia e hekurt

  7. bora says:

    Jep arsyetim Paulina Hoti,deputete idiote,merre me men se ku eshte katandis parlamenti shqiptar.

  8. e verteta says:

    Ky refuzim per mua behet vetem e vetem qe opozita si idiote qe eshte te inatoset e mos votoje ligjin per imunitetet.Sala e ka te qarte qe nuk do i jepet statusi i vendit kandidat,pasi ska permbushur shumicen e detyrave te shtepise.Duke mos votuar opozita imunitetet,ai do pellase ja Opozita pewr te treten here e la vendin jashte Europos etj etj Dhe ky popull qe eshte kokrra e idiotit do ta haje kete rrene.

  9. Amsterdam says:

    Opozita të mos votojë as edhe një ligj ku kërkohet vota e saj, pa u bërë më shumë për drejtësinë. Të bojkotojë edhe parlamentin edhe institucionet, nëse ato nuk janë të pavarura. Është e drejta e saj demokratike. Kush mendon ndryshe i ka shfletuar ca si shumë mesimet e xhaxhit Enver dhe të birit të tij politik Sali.

  10. austria says:

    pe amsterdam teorikisht ashtu eshte , por ramka eshte
    i lidhur mire me salken ato i bejne punet nen dhe .
    peshku i madh e han te vogelin . ju siguroj qe eshte i humbur, kete
    vit . vitin tjeter takohuni me ramushin tek lana , meqense
    ka dhene kontributin e tij . dhe qani hallet e ps

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje