Sandri, në sherr me Fahron për reklamat dhe fondet e qeverisë

18 Shtator 2012, 21:50Antena TEMA
Sandri, në sherr me Fahron për reklamat dhe fondet e qeverisë

Mes të revoltuarve nga sasia e madhe e pareve që kanë shkuar për Frangajt, ishte dhe Fahro. Duke qenë se ai ka bërë shërbime të mëdha për Doktorin, dhe në gazetë thuajse nuk ka asnjë reklamë, iu bashkua dhe ai korit të njerëzve të pakënaqur me reklamat e Frangajt.

Sandri e mori vesh që ai nuk e kishte mbështetur Imamin, kur i tha se duhet ta mbronte në gazetë për këto reklamat e Sandrit. Të njëjtën gjë kishte bërë dhe kur Flamuri i kishte kërkuar ta mbronte për reklamat e Ministrisë së Brendshme.

-Nuk më bën dora, tha Fahro. Unë kam ngelur pa lek rrugëve, gazetarët m’i paguan Kilja i Postës në bordero, naftën ma jep një nga Librazhdi, rrogën INSIG në Maqedoni, kurse ai bën miliona me një të rënë të lapsit.

Sandri sa e mori vesh, u xhindos.

Mori të parin Kilen e Postës.

-Dëgjo ti b…q…, i tha. Se të kam toleruar shumë. Klani do merret një javë me ty. Ke detyruar gjithë punonjësit e postave shqiptare të bëhen abone tek 55. Ke futur në punë si punonjës të postave gjithë gazetarët e 55, që marrin rrogën tek ty. Bile dhe kryeredaktorin. Do merrem vetëm me ty.

-Ça ke mor burrë, sa lek ke dashtë, të kam dhënë. Atij një copë bukë po i jap.

-Jo, se është një b…q… ai. Deri dje më vinte pas si zagar të dilte një herë tek Fevzo. Sa doli, tani bën dhe si garip.

-Po ça ke mor burrë, ja do kemi reklama prapë, t’i jap ty. Atij një copë rroge po i jap dhe 500 abonime.

-Jo se më bën dhe karshillëk, është bashku me këta shkërdhatat e PD që më shajnë mua lart e poshtë. S’ka faj ai kur e mban gjallë ti atë b…q…

Kilja e humbi fare dhe filloi të fliste me vete.

Sandri mbylli telefonin dhe i ra Drejtorit të Shëndetit Publik në Librazhd.

-Alo, Sandri jam. Dua të sqarojmë ca gjëra bashkë…

-Ça gjërash, i tha drejtori i trembur.

-Fola dhe me Doktorin dhe e ke tepruar me atë të 55. Makinën e qendrës, që ke marrë, nuk dihet ku e ke dhe thonë që ia ke dhënë Fahros, më thonë që i ke dhënë 600 litra naftë në muaj dhe ke lënë ambulancat pa naftë. Tani Doktori nuk do të merret direkt me ty, por e ke punën pisk. Thuaj dhe atij Fahros që më mori Sandri se me atë kam hesape të tjera.

Drejtori i shkretë e humbi fare. -Ky Fahro mua më hiqet si mik i Doktorit, tha, kurse ky i paska punët pisk.

Mori në telefon Fahron të sqarohej. Shpjegoi që e kish marrë Sandri dhe i kish përmendur naftën dhe makinën e qendrës shëndetësore, që e përdorte Fahro për të shpërndarë librat në shkolla.

-Vetë Sandri të mori, pyeti Fahro.

-Vetë Sandri, tha drejtori. Bile kish folur dhe me Doktorin.

-Mirë, mirë, mos u mërzit se e rregulloj unë këtë punë, tha Fahro. Një herë ia pa dhia deles dhe bëri namin. Atij që ia shikojmë përditë bythën zbuluar, nuk i bën përshtypje. Hajt se ia rregulloj unë, tha Fahro. Kur të shkoj tek Fevzo as që kam për t’i folë me gojë.

12 komente në “Sandri, në sherr me Fahron për reklamat dhe fondet e qeverisë”

  1. Daut Skela, Vlore says:

    Ha ha ha ha ha ha hahahah ha ha ha!
    Humor po i vertete ama! Fahriu dhe shume te tjere ne PD do kene bere bam nga inati!
    Prit kur te revoltohet edhe Saliu se reklama nuk ka patur audiencen qe do ai!
    Rrofsh o Mero! gaz pac perhere ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/nastradini.html
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/zonja-e-zeze-liri-berisha.html

    1. Doktor gangrena says:

      HA HA HA, TE DREJTE KA FAHRO!
      NUK E SHIKONI? E KA BERE FAQEN SI BYTHE PER BERISHEN DHE KUR VJEN FUNDI SANDRI MERR MILIARDAT!!!

  2. sofra says:

    po ti shikosh me vemendje librat e faHros,nuk kane as redaktor as rradhites e as faqoses.i gjithe grupi botues(me gjithe faHron) eshte i sigurte qe edhe pse shitja eshte e garantuar,askush s’ka per t’i hapur per t’i pare se ç’ka brenda librave…

    Aman, ate foton me paçe, na e vini me shpesh se na ka marre malli.

  3. Fumeta says:

    Hahahaha ku ju shkon mendja

  4. BUJAR U.S.A says:

    I dashur MERO ma ke bere qejfin shume qe u kujtove te permendesh edhe njehere fetyren me te shemtuar te bythlepirseve te saliut,te njeriut me negativ te medias shqiptare.Ky ish komunist me fanatik i kohes se dulles sot eshte kthyer ne nje lango e sherbetor besnik i saliut.Fahri Balliu,do te me mbetet gjate ne kujtese se si nje njeri mbrenda pak vitesh transformohet ne qen qe vetem leh pa pushim per ish komunistin tjeter sali.Ne vend qe te shkoje ne ndonje klinike per fetyren qe e ka si patate Gramshi rri si zagare e i ben fresk qeverise me antishqiptare qe ka njohur vendi yne.NJE URIM E KAM MERAK QE TA BEJ.TE GJITHA PARATE E POPULLIT QE KE PERFITUAR TI BLESHE ILACE PER VETE E PER VAJZEN.JAM ISIGURTE QE SHPEJT KJO DESHIRE E IMJA DO TE REALIZOHET.ME KETE URIM PO E MBYLL I SIGURT QE DO I BEHET QEJFI ME MIJRA NJERZVE QE TE NJOHIN SHUME MIRE.

  5. Fatriu says:

    Ha ha ha

    Doli perseri ne skene Bari Falliu.
    E kishim harruar fytyr qenin.
    Me kalimin viteve koka po i merr formen e nji qepe te kalbur.
    Ate foton me pace aman. Jam kurioz cfar pace han Fahro, koke, kembe apo plenci. Besoj plenci se i pelqen era mutit

  6. Landi says:

    e bukur shume……………..
    ata tallin b…en me paret tona,ne bejme sikur i tallim ne shkrime e komente………
    shume e bukur……………..
    jemi bere per te qare……..

  7. JA TREGON qefin FAHRIU sandrit…. do beje nje liber ku do ta quaje sandrin ”’ ZOTERIJA I ZI”’ dhe ne do te çuditemi se si FAHRIU E diskretitoje SANDRIN..

  8. Zoti Mero !

    Shume po e kruan me familjen tone te ndershme e korrekte, qe e kemi nxjerre buken e gojes me pune. Pse ke leshuar te gjithe ata zagare kunder nesh, mua e Sandrit. Apo perse kemi sukses te madh ne media e kemi bere histori te madhe ne Tirane? Pse vrerosesh o zoti Mero ? Se nuk ke leke ti dhe shoket e tuaj ? Vellai im Sandri e filloi pa asnje leke dhe beri te paren gazete te lire ne Shqiperi ndonese disa duan tia mohojne famen e tij, ai beri burg per lirine e medias kur ti rrije me Saliun . Sandri eshte kurajoz e punetor qe ben dollaret qe thua ti me forcen e televiziobnit me te madh qe ka pare Shqiperia. Pse beheni keq o Mero? Ato miliona e miliona dollare qe ju thoni nuk na hyjne ne sy fare para gjithe atij investimit mediatik qe kemi bere. Ne kemi gjithato prona e pasuri te vena me djerse e nuk duam tia dijme per keto akuza idiote te Shalsit te shaleve te Edi Rames. Ne nuk duam tia dijme per njeri se kemi fuqi e pasuri te ligjshme per shtate breza.

    Eduart Frangaj i vertete

  9. Amani more!!!! Akoma merreni kete ftyre qenin Faron, qe po ‘i shtrydhesh floket, i del yndyre sa me bo gjithe byrekt e lagjes….

  10. hamit says:

    Deri para nje viti gazetaret e gazetes “55” paguheshin nga ishdrejtoresha e Institutit te Sigurimeve Shoqerore evelina koldashi,sikur te ishin punonjes te atij instituti,nje skandal i vertete per te cilin ka heshtur edhe kontrolli i larte i shtetit ,kur ka bere kontroll ne ate institucion.Tashti e paska radhen posta shqipetare.Hajde shtet hajde,hajde kontroll hajde.Shtet gallate!

  11. gazep says:

    hajde cvete, po mir e kane, gjejn dhe bejne…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje