Berisha, një orë fjalim kundër Ramës: Mos spekulo me privatizimet e uljen e taksave. Hiq dorë nga bllokimi

24 Shtator 2012, 14:12Politika TEMA

Një tjetër fjalim alla- Fidel Kastro përpara deputetëve të tij. Berisha, qartazi i tërbuar nga fakti se tregtarët e vegjël po ankohen përpara deputetëve të opozitës, sulmon Ramën pse premton uljen e taksave. Berisha e falënderon Ramën për ekspozitën në Bruksel, por e akuzon se tenton të vjedhë punën e të tjerëve

Para se të vinte në pushtet në vitin 2005, ai vraponte sa në një treg në tjetrin. Gëzohej kur shihte se tregtarët e vegjël i premtonin votën dhe ai u garantonte heqjen e taksave.

Gati tetë vite më pas është opozita socialiste në pushtet që del mes tregtarëve dhe janë këta të fundit që flasin njësoj si tetë vjet më parë. Asgjë nuk ka ndryshuar.

Në një vend ku me shaka thuhet se gjysma e njerëzve shesin, nuk ka se si të mos të të revoltojë qëndrimi i tregtarëve.

Prandaj kryeministri Sali Berisha ka folur për një orë përpara deputetëve të tij sot kundër opozitës për çështjen e biznesit të vogël dhe privatizimit. Ai i kërkoi Ramës të mos premtojë heqjen e taksës së biznesit të vogël, edhe pse ajo është e papërfillshme për buxhetin.

 

Berisha e nisi mbledhjen duke folur për privatizimin e Albpetrolit.

“Unë mund të them se ky proces po ecën sipas të gjithë etapave të përcaktuara nga konsulenti. Por meqenëse ky proces u sulmua në mënyrën më të egër nga zoti Rama, sërish më duhet të ndalem e të qartësoj përpara qytetarëve shqiptarë se reagimi i zotit Rama bazohet kryekëput në qëndrimin atavist, në trashëgiminë e tij anti-treg dhe në mbajtjen e në të njëjtave koncepte për koncesionet dhe investimet. Të pretendosh se po shitet Shqipëria, pse po jepet me tender e drejta e koncesionit, do të thotë të kthehesh te Enver Hoxha. Dhënia me koncesion është një nga aktet e qeverisë së Ismail Qemalit. Ka vazhduar vendosmërisht nga mbreti Zog dhe natyrisht është përjashtuar totalisht nga diktatori paranojak,” tha Berisha.

“Me këtë të drejtë nuk shitet asnjë centimetër tokë. Me këtë të drejtë i jepet i drejta një kompanie që të kthejë në vlerë një pasuri që është pa vlerë për qytetarin shqiptar- nëntokë, të gjitha këto për të pasur vlerë për qytetarin shqiptar duhet të shfrytëzohen, të shiten, të përpunohen, pra duhet të kenë një vlerë. Vendet e lira e kanë përdorur dhe përdorin të drejtën e koncesionit. Ka që e japin për 20, 40, 60, 100 vjet. Ne po i japim të drejtën e koncesionit një kompanie tjetër. Paraardhësit tonë kanë firmosur kontratën, të cilën e kemi respektuar plotësisht, me të cilën kanë dhënë jo 10 apo 25 përqind, sipas asaj kontrate, por 90 përqind të puseve të gjithë Albpetrolit. Ato ishin dhënë pa rentë, ne e vendosëm atë, mos gaboj 12 përqind.

Por çfarë ndodhi me kompaninë Bankers? Trefishoi prodhimin e naftës në Shqipëri,” vijoi kryeministri.

Më pas Berisha tha se Rama nuk mund të spekulojë duke premtuar përpara tregtarëve heqjen e taksës për biznesin e vogël.

“Deri më tani kryetari i PS, lidhur me taksat ka dhënë një alternativë: shkatërrimin total të sistemit të taksave në këtë vend. Edi Rama, që është i gatshëm të mashtrojë gjithçka për hir të kësaj karrige, të cilës po i largohet çdo ditë, ka deklaruar se do heqë taksën e biznesit të vogël. Kjo tregon se nuk ke njohuritë më absolute të sistemit të taksave. Kjo do të thotë t’i presësh një shishe fundin e saj. Nëse thua se do heqim taksat e biznesit të vogël, ti bën shembjen përfundimtare të sistemit fiskal,” tha Berisha.

“Shko dhe pyet Ferlutin tënd, pyete Koçon, çfarë do të ndodhë nëse unë e heq këtë fundin e shishes. Ato janë 0.5 përqind, por janë integriteti i sistemit fiskal. Prandaj i them mos spekulo.”

Por pikë në zemër duket se i ka mbetur edhe ekspozita në Bruksel, me hartat shqiptare.

Berisha qartazi e akuzoi Ramën se ka tentuar të vjedhë punën e të tjerëve.

“Dua të përgëzoj zotin Rama për suksesin e opozitës që pati në Bruksel. E falënderoj që paraqiti punën e Artan Lames dhe jo pikturat e tij se do na kishte turpëruar. Meriton të lavdërohet që arriti për herë të parë të dominojë ambiciet e papërmbajtura të tij,” tha Berisha.

Kryeministri deklaroi se Rama sërish po bllokon reformat.

“Çdo ditë shqiptarët, për fat të keq, marrin nga ky zotëri mesazhin e bllokimit. Mesazhi kryesor që mori në takime ishte konstruktiviteti. Tani prapë drejt e në bunker. Sërish bllokim. Ligji për Gjykatën e Lartë, fillojmë e bëjmë një zinxhir me kushte se si të mos e bllokojmë, dhe të çojmë mesazhin e gabuar se reformat e drejtësisë, që çdo shqiptar i pret me padurim, kurse ky nuk ka qëllim performanën, qëllimi i tij i parë dhe i fundit është pazare për pushtetin e tij.

Shqiptarët janë të mërzitur nga kjo. Ndaj e ftoj zotin Rama të heqë dorë nga kjo. Ligjin për Gjykata e Lartë e ka kërkuar PS me insistim.”

31 komente në “Berisha, një orë fjalim kundër Ramës: Mos spekulo me privatizimet e uljen e taksave. Hiq dorë nga bllokimi”

  1. O ZOT says:

    Z. Berisha,
    Ju lutem mos humbni kohen me nje budalla, ai njihet tashme…nuk ka faj eshte i biri i te jatit…e komplikuar puna e tij…nuk ja vlen.

    1. laberishte says:

      Nga Deti i Dhermiut,e pashe sot Sali Berishen,
      te notoje ne Mocalin e Trillimit me qender te PD-ja.
      Rekord te ri na dha.plote 3600 sek.perpelitjE.
      mesa duket nje hall i madh e ka zene kete te cmendur.
      (po kur thote jozefina:-“Tash po i kalon vedit,ja njiashtu,
      tuj pi Uje e tuj ja fut kot,nuk kena ca me ba,per ne
      eshte i mire…”!!!

    2. qyfliu says:

      Hiqe ate pseudonim ,se me ben figuren e Zotit si te Sales,ma ndot ma peshtiros.Ju nuk keni asnje lidhje me zotin.Saliu,familja e ashtuquajtur demokratike dhe militantet e saj nuk kane asnje lidhje me zotin.Ju jeni djalli vete.Per pushtet e per para ju beni dhe te paberen,siç edhe e keni bere. Tani mire e ke qe i thuaj paranojakut nuk ke kohe po jepi ,shite dhe gurin e fundit te asja qe ka mbetur nga pesedhjet vjet me pare.Ju nuk keni me nder qe te humbisni,por fatkeqesisht ne te tjeret po humbasim Atdheun nga shpura juaj e hajduteve.Me shume urrejtje per çeten e hajduteve te Shqiperise.

    3. N.VJOSA says:

      Kur lexon fjalimet e Birishes,vetvetiu te lind dyshimi:
      Saliu yne eshte kaq Primitiv,
      Apo eshte nje Kodosh qe do të fsheh shitjen e Shqiperise!?…
      Do te jape nxjerrjen e Naftes me koncension, thote…..
      Per 20, 40, 60 apo 100 vjet!….
      Dhe i kalon keto 20 vjecaret sikur ti ketë qofte…..
      E para, dhenia me koncension e Pasurise me te madhe te Nentokes shqiptare, eshte nje lloj shitje e Atdheut!
      Per 20 apo 100 vjet shitja eshte nje G R A B I T J E E SHEMTUAR E Pasurise me te madhe strategjike te shqiptareve!
      Kur nje pasuri jepet me koncension, per X vjet, Pronari i asaj pasurie eshte ai qe e blen!
      Eshte tjeter gje qe per shfrytezimin me teknollogji bashkkohore te behej nje koperim me kapitalin e huaj, por pa humbur shumicen e Kapitalit te zotet e shtepise , pra mbi 51 perqind ….
      Dhe llogjikisht tok me te as te drejten e Vendimmarrjes!
      Berisha llogjikon si nje profan!…. Do trefishohet prodhimi, thote me nje gjuhe te paster populiste!
      Por i huaji mund te vendos nje shfrytezim barbar mbi Vendburimet, per te marre sa me shume prodhim dhe ti shkaterroje fare ato!….
      Fjalimi Berishes dhe argumentat e tij jane nje D e m a g o g j i e paster!….
      Asnje nga vendet e tjera qe e quajne vehte te pamvarur nuk ka dhene monopolin shteteror te Naftes, aq me teper qe kriza energjitike po e con boten ne luftera te reja!…
      Nuk eshte i rastit interesimi i fuqive te medha per rezervat shqiptare energjitike!
      Por Berisha, per te ndejtur ne pushtet, eshte gati te shese gjithe Shqiperine, deri dhe Nenen dhe Baben e vet, po ti kishte gjalle!!!…
      Per te kuptuar reagimin dinjitoz te nje shteti , po bie dy shembuj te thjeshte:
      Para ca kohe OMV-ja austriake , qe ka monopolin austriak mbi naften dhe gazin, investoi dhe koperoi ne Iran, edhe pse kishte embargo ndaj ketij vendi. E kritikuan amerikanet. Ministrja e Jashtme austriake ju pergjigj prere: Austria eshte shtet i pamvarur dhe di cfare ben, nuk eshte shteti i 53-te i SHBA-ve….
      Rasti dyte. Para ca kohe italianet kerkuan te blejne perpunimin e ujit te burimeve alpine te Austrise.
      E dini cila qe pergjigja e popullit austriak?…
      …”Ujin tone, arin tone te bardhe e perpunojme vet dhe e shesim vet, nuk kemi burime te teperta qe tua shesim italianeve!….
      Ndersa ky Berishe Euforiku yne shet mbare Shqiperine, toke e bregdet, det dhe Nentoke, miniera dhe resurse strategjike te shqiptareve sikur ti kete prone te te Jatit dhe te se Ëmës!…
      Vellezer hapni syte se Euforiku i Çmendur dhe primitiv po na shet shtepine!
      Po shet vendin qe na kane lene te paret tane duke e mbrojtur me gjak e sakrifica te panumerta!
      Shitja e Pasurive me nje te rene te kalemit, eshte nje akt i paster tradhetar!!!
      Shikoni sa me mendje lehtesi flet i Marri:
      …Per 20 vjet, 40 , 60 apo 100 vjet…
      Sikur vitet te jene minuta ose sekonda!….

  2. PROTESTUESI says:

    SADO QE TE PERPIQESH, TI DHE QEVERIJA JOTE JANE SI KJO FOTO ORIGJINALE E SURRATIT TEND TE BASTARDUAR!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/real-face-of-albania-today.html

    1. raimondi says:

      Pi ca reforma do besh akoma more Sali , ca reforma ?

      Vetem qielli ka ngelur pa u privatizuar ne Shqiperi __Privatizohe dhe ate ,
      edhe pastaj te largohen komplet shqiptaret SE DERI TANI JANE LARGUAR 1 MILION shqiptare jashte Shqiperise

      Edhe keta te opozites jane dele fare_Flisni ore me force , diskretioheni

      Si nuk del dikush ti thote qe nga reforma e ketij idioti jane larguar 1/3 e popullsise , dhe po tu jepet mundesia ikin te gjithe

      Na flet Sala per taksene e biznesit te vogel

      Une kam pas bizes te vogel ne Shqiperi, dhe askush nuk e paguante ate takse
      Po ta paguaje ate takse nuk e mbaje dot biznesin …Ndersa ketu na del Sala dhe na mburr taksat ndaj biznesit te vogel

      Sala eshte nje EKONOMIST sharlatan dhe shet pordhe ky langaraq qe e ka kthyer Shqiperine ne hale ku dhjet familja e tij si i do qejfi

      Ngrihuni more ne protesta te gjithe kunder ketij bastardi se po ju merr per budallenj nje deficent si pune e ketij hileqari

      ______Edi thote shume mire qe te hiqet taksa e biznesit te vogel, se i jep frymemarje atij biznesi qe mezi mban frymen gjalle
      dhe keto
      taksa shteti i kompenson duke pasur ndermajre shteterore, Asetet kryesore te vendit si naften, minierat, HECET, shperndarjen e energjise, etj

      Edhe koncesionet nuk jepen totalisht sic thua ti o Sali pordha

      __Koncesionet ne shumicen e shteteve qe kane Nafte nuk jepen fare, por shteti
      puneson inxhinjere te zote te huaj, dhe e modernizon tekniken e tij me paisje moderne

      Pastaj gjithe punet i menaxhon vete ..

      ..Se fitimi qe del nga ky loj biznesi eshte Jashtezakonisht shume i madh
      dhe ate e merr te gjithin vete shteti , te huajte marin vetem pagen si te punesuar, dhe kete timin per relaks lol

      Kjo eshte te vrasesh veten __Nje sharlatan si Sala po na i kthen shqiptaret ne skllever brenda shtetit te tyre

      _________Patjeter duhet hequr ky palaco me cdo mjet ne zgjedhjet e ardheshme , apo edhe me pare, se eshte bere i rezkishem ne paturpesine
      e vendimeve
      te tij kriminale ndaj ekonomise shqiptare

      Shkerdhata e keqe !

  3. MARMIDA says:

    u BLLOKOFSHE e befsh KAPS o sali…

    1. Po mer po ate mendo ti me shoket e tu .
      Nuk eshte nga ata berisha qe e le ti bllokohet e ti bohet kaps lol,
      ja e pat ? Sa e ndjeu se dicka po i ngushtohej ne gryke ,shkoj ne Rome .
      e beri gojoret e tij te preferuara .

  4. fule says:

    Nga ta kapesh me kete funderrine. Nivel i ulet, bajat. Duket Live c’rregullimi mendor i zvarranikut.

    Mban ne kembe rrjetin e kontrabandes se naftes, ku militantet e tij evitojne te paguajne taksa shtetit, denoncuar nga vete Dritan Prifti. Dhe ky u gezoka se fiton me teper leke Bankers, kur cmimi vetem rritet.

    Alla-Putin, vuri fotograf te fiksoje tregetaret qe takohen me Opoziten. E ben ngaqe do ti mbroje nga Rama…:)

    Shkuli floket se Rama nuk firmos imunitetin se nuk e lene ca deputete. Doli qe ata e lane, ose ky nuk i pyet tani?

    Sali RAM Berisha ka vullnet te reformoje “Gjykaten e Larte”, ate qe i liron sipas kerkesave te tij Xhakjet, Metat, Kumbarot etj etj – sa patetike

  5. eli-Tiv says:

    ..idiot me thes…dikush duhet ta detyroje te degjoj ato qe thote..

  6. dritani says:

    Fidelit i vjen anash ky se Fideli eshte burre me bole.
    Kurse ky eshte vecse bole!

  7. dori says:

    po mos e caj byth,n or sali berisha,,,,,,sa ta morin ne telefon do ta votoje i pari,,,,ashtu si edhe ti

  8. Aishja prej Sauku says:

    Sali Berisha nuk e di por ma kujton Filmin
    “i Burgosuri dhe Lopa”.
    Saliu esht ne rradhe te pare i burgosur i mentalitetit te vet psiko-primitiv,pastaj i burgosur i veprimtaris se tij krejt kriminale gjate ktyne 22 viteve, dhe Lopa ne kete rast eshte Shqipnia ime e dashun qe pret te festoi 100 vjetorin e pavarsise,mirpo e lidhun me litar mbas ketij te burgosuri te çmendun,qe kerkon tja coptoj dhe pjeset e saj te majme dhe te dobishme tja dhuroi miqve dhe atyre qe e mbajn ne pushtet.
    Le te bashkohemi te gjith rreth “Lopes” tone te dashun Shqipni,qe na mban me buke e tamel.
    Ka ardh koha qe Alenca Kuq e Zi tja kepus Litarin qe e mban lidh Shqipnine me Sali Tradhtar Berishen per ta mbyllur ne Psikiatri kete bish te rrezikshme.
    PS.
    Sa per dijeni ne Indi lopa osht kafshe e shenjt dhe ndalohet therrja e saj,osht kafsh qe meriton mirnjohje dhe respekt.

  9. elinor says:

    Kam pershtypjen se Rama, si i paafte per ta larguar saliun per ato arsye te cilat i njohim te gjithe dhe qe kane rendesi, sic jane manipulimet e zgjedhjeve, korrupsioni, vrasjet e protestuesve dhe ato te tjerat politike, etj etj etj…, mundohet te fitoje zgjedhjet duke dhene premtime qe nuk do te jete ne gjendje t’i mbaje. Saliu mund te jete ose te duket shume idiot, por mos beni gabim, ai e njeh mire opinionin publik dhe keshtu qe, politika e tij si dhe shkalla e manipulimeve te zgjedhjeve ka lidhje direkte me renien e popullaritetit te tij – sa me i ulet niveli i popullaritetit te tij, aq me e larte shkalla e manipulimeve ne zgjedhje.
    Kurse ky “bishtagypi” i gjate, ky sikur te jete ndonje alien! Indiferentizmi i tij ndaj kritikave te njerezve eshte i papare; as qe i plas hic se cfare mendojne njerezit e thjeshte por vazhdon e garon me saliun se cili nga te dy po na “fut” ne Evrope!! O po nuk i plas kujt per t’u futur ne Evrope o budall, po zdryp prej Brukselit e futju rruges se opozites se ndryshe nuk largohet ky vicidolsi!!

  10. Shqiperia drejt BE-se me Z.Rama says:

    Z.Rama po con Shqiperine drejt BE-se.
    22 vjet vetem mashtrime dhe krime.
    Vetem sharje, ofendime kunder shqipetareve.
    O malok verior, Ti do plumbin kokoes.

  11. al says:

    z. kryeminister fjalimi i socem nuk e di se ku eshte mbajtur por i mungon normaliteti.te thuash se albpetroli eshte dhene me koncension mu me duket nje percaktim mjaft i pasakte se ketu kemi te bejme me nje blerje te paster.ju keni vendos qe ne vazhden e privatizimeve te nanos dhe metes te privatizoni gjithe shqiprin qe eshte nje politike antikombetare .dhe ju pyes me thuaj nje vend ne glob qe ka privatizuar 100% ekopnomine e vendit te tije. koncensione mund te themi per aeroportin e rinasit ,hidrocentralin e ashtes qe nje dite do ti kthehen shqip[erise por albpetroli iku nga duart e shtetit shqipar dhe per bankersin pote pyes? me qe ka trefishuar prodhimin sa eshte fitimi per shtetin .deri tani kemi mesuar qe ska dhene nje $ per shtetin . albtelekomi eshte turpi i privatizimeve ku tarifat jane me te lartat jo vetem ne rajonpor me gjere dhe sherbimi shume me keq se kur ishte i shtetit. abonentet nqs do te dilte nje kompani tjeter konkuruese do iknin te gjithe.sa per bllokiminate po e beni ju ,qe impononi cdo deshire te juajen . opozita dha nje draft dhe vju e quajtet pacav. te themi hapur ju e votuat kunder ligjin per gjykaten e larte. po me qe deshiron referendumet beje nje te tille dhe sipas modelit zvicerran dhe atij te usa ato ti zgjedhi sovrani.atehere shmanget dhe nderhyrja politike e partive ne drejtesi. dhe e fundoi per rrugen e kombit meqe ju i keni qef koncensionet dhe kjo duhesh dhene e tille se per buxhetin e vogel tonin ishte shume e rende pagesa. une jam per koncensione dhe jo per shitje te ekonomise.sa per kompanite shteterore shikoni postat shqiptare qe jane me te mira ne sherbime se jasht kjo eshte merite e drejtuesit te saj. atje ku ka organizim dhe kerkese llogarie punet ecin mbare.

  12. Shqiperia drejt BE-se me Z.Rama says:

    Z.RAMA PO CON SHQIPERINE DREJT BE-se.

  13. urtesia boterore says:

    Mendjet e medha diskutojne idete.
    Mendjet mesatare diskutojne ngjarjet.
    Mendjet foshnjore diskutojne njerzit.

    1. Reformer says:

      Jam shume dakort me ty urtesia boterore.

  14. anticensurë says:

    ja një fakt i vogël për ata që mbështesin “politikën e re”të kryetarit të opozitës!politikën e “bërjes së gjithçkaje për statusin”!
    nënshtrimit total si e quaj unë dhe disa të tjerë!
    pavarsisht se do të merret një farë statusi i kushtëzuar,ne do të kemi një valë të fortë serumi(para valutë 3-400 milionë €) për satrapin dhe një valë më të madhe propagande të tij!propagandë se si shqipëria e demokratizuar prej tij fitoi gjithçka!pavarësisht se u pengua nga “bllokmenët”!kurse kryesia e opozitës megjithëse është nënshtruar për të ëmbëlsuar,zbutur pamjen e diktaturës berishjane do të dalë si delja e zezë në propagandën gebelsjane të berishës!ai do të zgjedhë prokurorin e tij,opozita do të pranojë gjithnjë për “interesin e statusit”,ai do të vendosë vetë për gjykatën e lartë dhe po ashtu opozita do të pranojë për të njëjtën arsye e kështu me rradhë deri në vjedhejn e zgjedhjeve të ardhëshme!për sali berishën nuk egzistojnë BE,amerikë a kushdo qoftë përpara pushtetit të tij!të gjithë përuljet e opozitës përveç forcimit të diktturës nuk kanë për të sjellë gjë tjetër!shikoni faktin e këtij të çmënduri tashti,atë të gjykatës kushtetuese,atë që do të vijë me prokurorin!me rastin e berishës mund të bëhet çdo njeri fallxhor!çdo njeri mund të parashikojë veprimet e tij!është kaq e thjeshtë!por dhe e komplikuar për disa të tjerë që e vërtisin gjuhën për të mbrojtur mafishen e tiranë!që shpresojnë se saliu mund të lodhet nga “mirësia”e mafishes në dëm të kurrizit tonë!

  15. NjeQytetarOptimist says:

    Eshte bere si radio am ky dinozaur qe I shpetoj meteorit…

  16. anonim says:

    Nje sugjerim ketu per Temen dhe Meron…

    Sipas mendimit tim nuk ja vlen te merreni me kafshen e Vicidolit ne menryen sesi jeni duke mbuluar gjithe feliqesirat qe ai thote mengjes e darke – lereni Sandrin dhe Fevziun te shkruajne dhe flasin per kete ndyresire pasi ajo eshte puna e tyre.
    Paraqitja si lajm apo si “flash” ibrockullave te tij nga media opozitare eshte kunderproduktive – pasi Bisha ate kerkon dhe pamvaresisht frymes se lajmit kritik si p.sh tek tema – fakti qe cfare thote ai ndiqet dhe analizohet me kujdes nga kundershtari i shkon narratives se Bishes se gjithcka qe ndodh ne Shqiperi dhe fatet e vendit varren vetem dhe eksluzivisht prej tij dhe bandes se tij.

    Eshte e vertete dhe per te ardhur keq qe ne fakt i vetmi lajm qe ka ngelur ne vendin tone jane “marrezite” qe leshon kqenie e ulet dhe e djallezuar. Mund te kuptohet deri diku edhe reagimi i gazetarit/editorit per te shkruar apo reaguar aty per aty me ato qe thote ky ndyresire. Eshte nje rendje e marre se kush shkruan me pare e me shume per ato qe thote “Maloku”.
    Eshte kunderintuitive nga an tjeter te sugjerosh qe te besh ate qe Kafsha nuk e pret, pra mosmbulimi i idiotesirave qe ai leshon pa teklif.. Por kam pershtypjen qe eshte pikerisht ashtu si dhet te merresh me te kete qafir oriental.
    Injorimi i tij dhe mosvarrja ndaj brockullave duhet te ishte ne fakt strategjia edhe e vete opozites dhe vete Rames, tashme qe kane filluar ti bihen patkonjte gerdalles.
    Berisha ehte i deshperuar per te pasur nje interlokutor dhe Rama, opozita dhe media opozitare ja ofrojne kete badiava, sa here qe ndjekin “marrezite” (e djallezuara) qe leshon “kafsha” nga vicidoli.
    Po te merret nje shembull nga fushata e Obames ne USA elections – Shikoni se cfare ben Obama – nuk merret me gjithecka e cdo gje qe thote Romney apo ndonje teveqel republikan, por ne momente te caktuara ai vete ose safi i tij leshojne nje goditje te perqendruar per dicka konkrete ne budallalleqet e Romney apo te stafit te tij. Kjo eshte shume here me efikase sesa REAGIMET vend e pa vend dhe terheqja per hundesh ne lojene ulet dhe intriguese (por aspak inteligjente) qe ben Lumpeni prej dragobie.

    Shumica e njerezve ne Shqiperi jane fort te vetedijshem dhe dijne fort mire se cfare do te thtoe apo perse i thote berisha idiotesirat e tij “irracionale” ne mbledhjet e qeverise apo sa here qe eshte para kamerave/publiku.
    Eshte njelloj diversioni per te kompleksuar kundershtarin dhe per te hedhur piketat e para per rrugen ku do te kaloje makina e tij propagandistike e manipulative pak me vone.

    te marrurit vertet me analizen e kthjellet dhe me mendje te ftohte te atyre qe thote Bisha per te kuptuar dhe dekonstruktuar kete diversion eshte nje gje, te pergjigjurit flake per flake e relativizon dhe e ben kete si cic mis mes dy te barabarteve. rames dhe opozites i duhet tu drejtohen populit jo vec si nje alternative me berishen, por si e vetmja mundesi qe kane shqiptaret per te ndryshuar rrenjesuisht politik berjen dhe qeverisjen e vendit.
    Se fundi Gjinushi ka fort te drejte qe per ramnen, opoziten dhe median e vertete ceshtja nuk duhet te shtrohet me si ne dhe ata (PS vs PD/ Ram vs. Bisha)por si popull kunder regjimit dhe bishtave te tij dhe nuk mund te pretendohet qe te shkohet ne zgjedhjet e pergjithshme me Berishen dhe banden e tij ne pushtet. Padyshim qe do te ishte nje fitore me e bukur dhe nje mesim real ndaj cdo uzurpuesi te pushtetit largimi i tij me vote popullore (ca me mire plebishitare) por nga ana tjeter do te ishte me e pakta njesoj si ti jepje ketij vrasesi te demokracise shqiptare nje diplome per kalimin e klases ne demokraci (ndoshta edhe faljen e fajeve per gjithe ato qe ka bere.. He mo se te pakten iku me zgjedhje qe i lejoi vete te ishin te ndershme). Me e keqja eshte qe ai perseri sdo te rreshti te vjedhurit, manipuluar, blerjen massive te zgjedhjeve te 2013.
    Une jam i bindur se Berisha hiqet me vote plebishitare – por tashme eshte shume vone per te lejuar eksperimente te funksionimit te demokracise nen nje regjim autoritar e despotik.
    Racionaliteti te thote qe te zhduket kjo fare e keq me zgjedhje per te vertetuar nje here e pergjithmone qe populli shqiptar eshte ne gjendje vertet te quhet evropian e mancipuar dhe mund te zhduk te keqen brenda vetes (qofte me pahir si ne 1997, ca me mire me vote ne 2013)..
    por realiteti te kujton qe kjo fare e keqe nuk mund te hiqet me racionalitet dhe me te drejte shumica e shqiptareve qe jane djegur nga qumeshti duhet ti fryjne fort edhe kosit..
    Opozita e para duhet te ekte besimin qe Berisha rrezohet si nje kasolle me kashte, dhe se ai me banden e tij nuk mund te lejohen perseri te vjedhin voten e shqiptareve.
    Nje qeveri “tranzicioni” ekspertesh apo me baze te gjere qe te kete si funskion te vetem kryerjen e zgjedhjeve normale dhe ndalimin e vjedhjeve dhe abuzimeve me territorin dhe pasurite e vendit e vendit, shte plotesisht e mundur dhe gjeja e duhur. Edhe vonimi ne perzgjedhjen e KQZ duhet pare me tepr tek frikrat dhe paranojat e Berishes se pas kesaj nuk ka me asgje qe ti mbaje djajte e tij shterngaur rreth barkes qe po zhytet.
    Kjo eshte edhe nje aresye me teper qe sja vlen me u marre me brockullat e Bishes – ai ka nevoje per me shume kohe. Shqiperia ka nevoje per shpetim tani …. ashut sic that edhe Arvizu

  17. Reformer says:

    Niveli i argumentimit nga ana e kryeministrit eshte ne nivelin e barcaletave. Argumentet jane nga ato qe jepen para gotes se rakise dhe tepsise me qofte. Nderkohe poza e kryeministrit eshte ajo e nje kolosi te ekonomiksit qe i jep keshilla nje fillestari, qe kerkon te shkaterroje gjithcka, vetem per ti marre fronin mbretit aktual.

    Sigurisht kjo eshte nje menyre impresionuese ne stilin e Nastradinit per te bere show, por nuk eshte nje pergjigje e denje dhe serioze per nje “burre shteti”, te cilit i kemi besuar te drejtoje vendin.

    Kryesorja eshte se Edi ka te drejte, biznesi i vogel puneson shumicen e shqiptareve dhe kjo ka me shume rendesi sot se sa para merr Sala nga taksat.

  18. sherifi says:

    Opo ky torollaku vetem dy gjera di te diskutoi.
    E para eshte qe shqiperia eshte me rritjen ekonomike me te larte ne bote,dhe e dyta te shaje opoziten si fajtore per ato pak probleme qe ka ky vend.
    Si nuk foli njehere ky derdiment per korrupsionin qe po pushton te gjithe institucionet dhe ne te gjitha nivelet,si nuk foli njeher per vrasjet mafioze ne mes te dites,biles edhe deri ne deputet,kyekomunar apo dhe polica dhe kryepolica. apo dhe keto vrasje i bene opozita.
    ndersa persa u perket privatizimeve dhe koncensioneve keto i kane rrenjet shum te thella,se vijne ne emer te amerikaneve dhe me vone na dalin fazllica apo tacica.

  19. KOLONJA says:

    Dihet se para mbledhjes se qeverise dhe e grupit parlamentar,perball
    medjave Berisha tregoi perrallen e radhes,ate te fitimeve kur pasurite
    jepen me koncesion.Mirpo perrallat jane te rralla dhe jo te lezeteshme
    nerastese nuk kane brenda personazhin e qerozit. E ne perrallat qe tregon Saliu ne vend te qerozit,pasi me qerozin nuk matet dot se del me i mencur edhe nga ai vet, perdor kryetaret e opozites si dikur Nanon e sot Ramen.Takimet e Rames me biznezmenet e vegjel i quan jo te ndershme sepse u premton heqjene takses.Me kujtohet se gjate fushatave vet treguesi i perrallave nuk la vrime pa u futur per te bere te njejtin veprim qe po bejne sot deputetet e opozites,duke shikuar edhe gjoja me keqardhje dhe listat e atyre qe kishin marre veresie e se do tua lante borxhet qeveria e tij, kur te vinte ne pushtet e do ti lehtesonte me taksat.Gjithashtu kujtoni te nderuar qytetar fushaten e
    Lulzim Bashes,kete djal te mendueshem,te prekshem ne shpirt gati sa s’qante kur shikonte listat me emrat e qytetareve borxhellinj,apo kur e perqafonin plakat.Epasi vodhi dhe votat diten ne drek me krye hajdutin Ristani dhe qe u mbrojt nga interesazheshja Sashenka me shokeu tha qytetareve se Basha beri nje fushate te shkelqyer historike.
    Kjo perralle quhet “Si mesalla me dy faqe” Sa per ate qe do te kthehet te miku shpirteror i Saliut Enveri,une personalisht them se do jete gje shume e mire vetem se do kemi pasurite tona ,token tone pyjet tona
    ….mbase shikojme ndonje oxhak fabrike apo kombinati,mbase i shohim autokombajnat ne fushen e Myzeqese te reshtuara jo per te prer shirit
    Saliu,por per te korrur grure.TE shohim njerezit te punesuar si burra dhe grate ,ku t.u sigurohet pensioni si i pleqerise dhe i shendetesise,
    e te mos shkojne te punojne te persona te vecante per kafshaten e gojes,ndoshta dhe pa turne e pa pushime javore. Sa per koncensionet qe jepen, jo vetem qe pasurite nentoksore e mbitoksore jane shitur ,por edhe punetoret jane kthyer ne skllever.Thoni i nderuari tregues i perrallave para kamerave,se sa punetore miniere jane siguruar ,sa u plotesohen kushtet e punes ? Nuk ke se c’thua, se shembull eshte Bulqiza.Ne rastese Rama me shoke jane Enverist ju jeni mesjetar,ku Shqiperia nuk dinte se cishte industria dhe leronte token si sot me gomar.Koncensionet qe ju lavderoni te nxierin uje te zi ne ate vend qe marrin e pastaj te lene shendene,jo mua e ty ,se ne po e lem avash avash shenden pasi jemi te nje moshe ,por sterniperve tane.Po RAMA me shoke nuk eshte ENVER,se po te ishte Enver,ti nuk do peptinje ,po do mundoheshe te rrinje pran oxhakut te vila e tij e teshetisje me SOKOLIN
    NE DRILON.I dhashe keto mendime qe te mos na tregosh perralla vetem
    kundra Rames ,kur ato veprime i ke kryer vet me pare.

  20. vdekja says:

    …sta ka fajin rama mor miell me veze por populli qe sdo me tpa me sy .

  21. Ben Chicago says:

    hedh nje gur ne lume nje sali budalla dhe meremi me te

  22. kriminel says:

    fjalimi 1 oresh i sali zogoll toptan berisha,ka frike,po perdor ato djallezit e malokut koke trashe,te cilat qelbin nje ore larg sa here hap goje mut nxjer,rivali i tij dihet qe eshte zrama(JO PAPI RAM BIRISHA) dhe saliut i ka hyre frika ne palce,nje fjale popullore thot ku dhemb dhembi vehte gjuha,kryeministrt tone i eshte bere edi si mace e zeze qe duhet eleminuar,shikon endera qe vendin qe i takon vetem shokut sali duan tja marin dhe kush,i biri i te madhit kristaq rama,saliu sa here ta zere ne goje ,te lai gojen,ne qofte se doni ndryshime votoni ramen dhe ps njerezit e zvendesuar,jo kac,nano e kompani,saliu shpif,mashtron,kerkon te mbuloi diellin me shoshe,po horlliqet pislliqet qe ka bere kundra popullit dhe atdheut tone te perbashket,dihet boterisht qe kundra rames nuk i hecen me,drejtesi ai e di shume mire qe nuk i ecen populli di ta ndai te miren nga e keqia( QE ESHTE SALI MASKARAI)ai per pushtet se bashku me obortaret e tij ,per pushtet kane kryer krime duke sajuar si ne kohen e enverit per sulme te himagjenuar kete ben sala duke vrare njerez me cadrapistolete,po pistoleta eshte ne koken e sal psikopatit me mashtrime,shpifie te neveriteshme,duke nderyre dhe neper shtepi ne far e fis,ne si popull e shikojme mire kush na drejton,e dime qe vjedh,heshtie,e shohim qe dita dites po i kenaq miqte e tij me llokma(qe sala mendon se ja ka lene papi ram mit mutti sheqere)shet detin perseri heshtie vari,dhe sala vazhdon e vazhdon,as nje se pengon dhe salit i dukrt vetia si balozi,qe genjeshtrat e tij i hane ,sapunin e hane per djath

  23. Sefer Daja says:

    Idiot Vucidoli!..koha jote ka mbaruar mer derr maloku..largohu qen i ndyre

  24. sefer daja says:

    Idiot Vucidoli..koha jote ka mbaruar qe ne 1997 ..largohu malok i piset

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje