Të paktën tani për tani po gjuajnë me topa me ujë (FOTO)

25 Shtator 2012, 18:11Politika TEMA
Të paktën tani për tani po gjuajnë me topa me ujë

Tensioni në Detin e Kinës Jugore po rritet çdo ditë. Shkak janë tre ishuj të pabanuar, por që mendohet se janë të pasur me rezerva. Ishujt pretendohen nga Japonia, Kina, por edhe nga Tajvani.

Kina duket e vendosur që të mos lëshojë pe, madje në vend kanë shpërthyer protesta të forta anti- japoneze. Para pak orësh Kina ka treguar dhëmbët duke bërë funksionale të parën aeroplanmbajtëse.

Por edhe japonezët duken shumë të vendosur. Ata madje kanë tentuar të blejnë ishujt nga pronari i tyre, që është japonez, duke tentuar t’i shtetëzojnë.

Në ujërat rreth ishujve tensioni është i lartë, siç e tregojnë këto foto. Anijet e Japonisë dhe Tajvanit u përfshinë në një betejë të ashpër me … topa të fuqishëm uji. Për fat deri më tani kanë përdorur vetëm ujin.

6 komente në “Të paktën tani për tani po gjuajnë me topa me ujë (FOTO)”

  1. LIQUID says:

    Demostrime forcash te kota ,,

  2. koqezi says:

    Po zoti Pasha sikur na thoshte qe ishujt e vegjel si keto ne detin e Kines, apo ato ne detin Jon, sikur nuk kane det territorial apo shtratdet? Ashtu nuk thoshte, qe per baze matjeje duhet marre vetem ishulli i Korfuzit?
    Pse s`marrin kete sharlatanin tone keta Kinezet, Japonezet dhe Tajvanezet tu zgjidhe problemin?

    1. Dean says:

      Duket qe je djal/vajze i/e zgjuar dhe me shume dijeni per Temen per te cilen po flet.Por gjithashtu,duket se je pak konfuz.Nuk e risqaron edhe 1 here Idene tat te ”detit territorial” apo ”shtrat detit” si dhe ndryshimin thelbesor midis teje dhe Zotit Pasha?????
      Te falenderoje para kohe nese do kishe disa Minuta te vlefshme nga jeta jote private,per t’i ndare me mua dhe ndo1 tjeter qe eshte konfuz si puna ime.
      Respekt,”bro”.

      1. koqezi says:

        Me aq sa e kam ndjekur zotin Pasha ne intervistat e tij plot melodramatizem, ngulmon shume ne kete pike: Per percaktimin e kufirit detar pikenisje nga ana e Greqise duhen marre brigjet e Korfuzit dhe jo brigjet e ishujve te vegjel (Othoni, Erikusa). Po ashtu dhe per percaktimin e zones eskluzive ekonomike zoti Pasha thote se nuk duhen marre parasysh keto ishuj te vegjel, por Korfuzi.
        Keto qe them i kam konstatuar ne intervistat e zotit Pasha.
        Megjithate edhe une nuk ua kam shume idene ketyre gjerave. Thjesht me beri pershtypje qe 3 fuqi te medha zihen per ca shkembinj te pabanuar ne mes te oqeanit, kurse zoti Pasha na thote qe ne mos te marrim ne konsiderate 2 ishuj te vegjel ne detin Jon, qe banohen bile.

    2. Panasto says:

      Juve more “KoqeZi” keni hedhur nje gur per te pare nese ka the te tjere si puna juaj.Zoti Pasha prishi rehatin e tij private dhe vajti te mbroje ate qe shume shqipetar te tjere mendonin si ai por s’e kishin ate mundesi.Problemi qe ai trajtoj ndryshon shume nga historia a ketij ishulli. Por ne qofte se i ke me te vertete at “…” shko e tregoji atje ku duhet. Une mendoj se Shqiperia i ka ata intelektuale qe ta gjykojne mire kete problem.

  3. shkodrani says:

    Ky ashte fillimi I fundit te botes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje