Pjesë nga intervista e Sonilës me Marifete Jahjagën në ABCD News

4 Tetor 2012, 20:57Antena TEMA
Pjesë nga intervista e Sonilës me Marifete Jahjagën në ABCD

Sonila: Zonja Presidente, prania juaj e parë në ABCD është një ngjarje e veçantë për ne, ndërkohë që ju, kur keni qenë një herë transit në Shqipëri, e keni vizituar dhe një herë tjetër televizionin tonë pasi e keni parë ekranin e tij në aeroport. Ndërkohë që ju po ktheheni nga një vizitë shumë e suksesshme në SHBA dhe prania juaj në TV tonë flet dhe për një dimension të ri që ne kemi në raport me pjesën tjetër të kombit tonë, e cila në njëfarë mënyre po bashkohet fillimisht prej televizionit tonë dhe TV Klan, që përveçse në HD, është tani dhe në rrugë tokësore në Kosovë. Pyetja ime në fakt kishte të bënte me diçka që lidhet me praninë tuaj në këtë televizion, si një nga më të njohurit në hapësirën shqiptare…

Jahjaga: Qe, erdha.

Sonila: Dhe është me të vërtetë një nder i madh për TV, por dhe një dimension i ri i juaji që arrini të komunikoni me Kosovën dhe përmes valëve të televizionit tonë, i cili siç dihet është një nga arritjet e mëdha të medies në Shqipëri, që rrezaton atë që e thotë shumëkush lidhur me arritjet e qeverisë shqiptare, të cilën e vlerësojnë dhe në Kosovë.

Jahjaga: Po bre, qysh jo!

Sonila: Dhe në me këtë rast do të desha të di dhe opinionin tuaj, i cili natyrisht nuk mund të ndahet nga opinioni i përgjithshëm që ekziston për median tonë, por dhe për profilin e lartë të qeverisë në Shqipëri, të cilat janë të lidhura pazgjidhshmërisht dhe që në një farë mënyre i ndihmojnë dhe mirëqeverisjes në Kosovë, apo jo?

Jahjaga: Diqysh, po bre!

Sonila: Dhe të kalojmë tek një temë tjetër, e cila ka të bëjë me luftën politike në Kosovë dhe përpjekjet e një pjese të klasës politike për t’u shmangur ju nga posti i presidentit dhe pse jeni presidentja e parë grua në Kosovë, dhe për këtë ne duhet të bëhemi të gjithë gardh dhe të bashkohemi në mbështetje tuaj, dhe këtë më së miri duhet ta bëjë televizioni ynë…

Jahajaga: Ani, mirë!

Sonila: Në të vërtetë ka qenë befasuese për ne se si mundën disa politikanë burra të kërkojnë dorëheqjen e një gruaje nga Kosova dhe të gjejnë arsye banale të fjalës së dhënë apo besës në një institucion kushtetues siç është presidenti.

Jahjaga: Vallai jam çuditë.

Sonila: Unë mendoj se është bërë dhe një fyerje tjetër ndaj jush duke tentuar t’i heqin partnerit tuaj të drejtat e Zotnisë së Parë të Kosovës me arsyetimin banal se ai nuk ka bërë celebrimin me ju, ndërkohë që është legale tashmë se femrat më të njohura shqiptare mbajnë mbiemrin e tyre dhe nuk lidhin kurorë zyrtare me bashkëshortët për dhjetëra arsye, por mbi të gjitha për shkak të identitetit të tyre apo pasurive që kanë krijuar. Nuk di pse klasa politike në Kosovë tentoi tu përbaltë në këtë pikë.

Jahajaga: Vallai lloç e kan ba. S’di.

Sonila: Dhe në fund një mesazh tuajin me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar dhe festës sonë kombëtare, e cila edhe pse nuk na ka mundur të na bashkojë si komb, na bashkon në përvjetorë dhe festa kombëtare, edhe për shkak të karizmës dhe shpirtit patriotik të të madhit Sali Berisha, kryeministri që aq shumë e duan në Kosovë dhe që ju çmon dhe respekton shumë.

Jahjaga: Ani, mirë boll do bëhet!

Sonila: A keni ndonjë mesazh tuajin zonja Jahajaga?

Jahjaga: Jo bre, veç thuj kur fillojmë!

 

12 komente në “Pjesë nga intervista e Sonilës me Marifete Jahjagën në ABCD News”

    1. Lom Leka says:

      Po te kisha leke, do te ti kisha mbledhur tere keto antenat e do ti kisha botuar ne liber si dhurate.

  1. reiz çIçO says:

    sonila eshte nje çupke shume e bukur dhe me orizont te gjere demokratik. frymezimin e ka gjetur tek VOKSHI I DIKURSHEM..SONILA po punon me shume se VOKSHI per instaslimin e demoshkerdhaterise..dhe per kete do te shperblehet..

  2. Alergji nga baxhellat e mafies pushtetare says:

    HA HA HA HA HA HA …..
    Mero Baze , je fenomenal:)

  3. Donjet Liridoni says:

    Interesant me perkimet: sa me shume qe i zbulohet b…tha Saliut, si ne 1997-en, aq me shume dalin ne pah sherbetoret a mercenaret, pavaresisht nga seksi. Mbase me kete mund te shpjegohet perse Sonila eshte pare shpesh me nje harte te madhe te botes. Me sa duket, po kerkon vendin, ku mund t’i shkoje prapa Saliut, Sandrit…Pescaren thone qe e ka perjashtuar. Uragani po rritet. Te paret e ndjejne minjte dhe fundërrinat, jo ato qe MARREZISHT aludoi Saliu sonte, qe do t’i kushtoje aq shtrenjte sa nuk ia pret rradakja e tij e sterlodhur.

  4. klau says:

    aman me thuaj e ndonje detaj tjeter nqs di ,, se keto qe ulerasin shume me shkallmojne fare

  5. BUJAR U.S.A says:

    Sonila je vecse e bukur dhe nje gazetare mediokre.Pse arrin te imitosh fame keqen vokshi ne vitet e mbrapshta kur drejtonte presidencen vucidoli.Te rekomandoj qe besh valicet gati se edhe dita jote po afron.Po deshe hajde tek un ne U.S.A se ta bej garancine pa problem sepse jam beqar.Kemi ketu nje kafe te mire dhe sigurisht si shoqeri te garantojme te mos punosh fare per nje kohe te gjate.TUNG.

    1. info says:

      Sonila e bukur?Na habitet,shiheni nje here nga afer,ngjan si transvestit dhe te tremb.

  6. Ylli Gango says:

    Detaje per Sonilen te tregoj une sa te duash, pasi e kam njoh mire, po mire fare ama.
    I juaji,
    Ylli “4 minutsh mberthecka” Gango

  7. Anila says:

    Kjo Sonila ta shpif, eshte bere e neveritshme. Tash eshte tmerr edhe kur ke pultin ne dore dhe kontrollon kanalet se sa ta cosh tek ABC, del ftyra e saj pak e anuar anash, dhe goja me buzet e fryra me botox i merr formen e nje gopi qe nxjerr sekrecione sepse po e ndukin dhe po e kruajne.

  8. soni says:

    Nuk kam pare ne jeten time nje karikature te gazetares me te peshtirosur se ajo qe quhet Sonila e Sandrit.E shperfytyruar ne intervisten me Olldashin,kur kjo qe nuk mund ti ve emer tjeter vec k… pyet Olldashin -A je i sigurte se nuk ke shkelur ligjin? DHE JO NJEHERE PO 5 HERE. TURP PER FEMIJEN TEND O SONILA PA TI E KE NGRENE MEGJITHE SANDRIN TURPIN ME BUKE DHE NDERI TEND ESHTE SI I COCKES SE PODGORIES

  9. andi says:

    Mero e ke qare Marifete Jahjagen. Une kam jetuar ne KS me vite dhe me shijoi shume gjuha e humori; Por ti mor vella nga i ke kaq te kopsitura te gjitha detajet…Mblidhi ne nje liber krejt keto, mire thote Lom Leka. Te mblidhen bashke krejt tifozet e tu e te ta bejne botimin e librit dhurate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje