DOSJA e prokurorisë: Nazime Visha iku me më dëshirë me Fiqiriun pasi prishi fejesën

19 Tetor 2012, 10:44Politika TEMA

Është zbardhur vendimi i dytë i Gjykatës së Tiranës, që ka lënë në burg 18 vjeçaren Nazime Visha, e cila akuzohet për vrasjen më 13 gusht të Fiqiri Muçës.

Gazeta Panorama ka sjellë argumentin e prokurorisë për këtë çështje, pasi asaj i ishin kërkuar prova të mëtejshme për të lënë në burg Nazime Vishën.

Në dosjen e prokurorisë thuhet:

“Viktima Fiqiri Muça, para disa vitesh, për shkak të marrëdhënieve të punës, rezulton të jetë njohur me shtetasin Beqir Visha, babain e personit në hetim, dhe kanë lidhur një miqësi, e cila është bërë edhe familjare, për shkak se viktima vinte shpesh në banesën e shtetasit Beqir Visha. Kjo miqësi familjare mes viktimës dhe familjes së personit në hetim, rezulton të jetë bërë shkak edhe për martesën e njërës prej vajzave të familjes Visha me vëllain e viktimës.

Nisur nga miqësia familjare, që kishte me familjen Visha, viktima Fiqiri Muça qëndronte me ditë të tëra në familjen e personit në hetim dhe në një rast, referuar deklarimeve të personit në hetim, Nazime Visha, kur ajo ka qenë thuajse 14 vjeç, i kishte kërkuar të kryenin marrëdhënie seksuale, gjë që rezulton ta ketë kryer pa pëlqimin e personit në hetim.

Nga këqyrja e telefonit të viktimës Fiqiri Muça, rezulton të jenë evidentuar mesazhe dhe foto, të cilat qartësisht tregojnë se personi në hetim, Nazime Visha, ka pasur një marrëdhënie solide dhe pasioni me Fiqiri Muçën, duke saktësuar se largimi i personit në hetim në pyjet e Burrelit me viktimën Fiqiri Muça, nuk ka qenë largim i detyruar, por i kryer me dëshirën e plotë të personit në hetim, Nazime Visha dhe në marrëveshje me viktimën.

Ky fakt vërtetohet nga përmbajtja e mesazheve, ku ajo, megjithëse në atë periudhë ka qenë me problemet e kryerjes së ceremonive të fejesës, ka komunikuar me viktimën, ku në një nga mesazhet shkruan: “Nesër ikim jeta ime”.

Nuk ka rezultuar që personi në hetim, Nazime Visha të ketë pasur ndonjë armiqësi me viktimën Fiqiri Muça, përkundrazi, më datë 13.08.2012, pas një komunikimi intensiv me personin në hetim, Nazime Visha, ka shkuar në banesën ku jetonte kjo e fundit me mjetin taksi të shtetasit Myrvet Bardhi dhe ndërkohë, sapo është hapur dera e banesës, është qëlluar me armë automatike nga ana e personit në hetim, fillimisht në këmbë dhe më pas në largim e sipër në të gjitha pjesët e trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme”.

19 komente në “DOSJA e prokurorisë: Nazime Visha iku me më dëshirë me Fiqiriun pasi prishi fejesën”

  1. bariu i bathorsave says:

    Dava dhjaresh, keto gjera kane ndodhur dhe do te ndodhin gjithmone ne fshatrat e shqiperise, pavaresisht se ca dalin e ca jo mbi uje.

    1. Dardan Sykja says:

      Keto krime nuk kan me i shpetue kurr dores se hekurt te kryekomisarit:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-outsider-fn.html

  2. LORA says:

    Cfare derr lajmi!!!!!!!!Prova me ze e figure e korrupsionit marramendes te ilir metes u quajt e pavlefshme per gjykim nga “drejtesia” e qoftelargut;mesazhet ne rastin e Nazimes marrkan vleren e faktit,po nga kjo drejtesi!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Per mua,i lumte dora dhe zemra Nazimes.Kjo vajze do te jetoje gjate dhe do ta shojoje lumturine.TUNG.

  3. mali says:

    Prokurori kërkon të lërë në burg njerëz se ajo është puna e tij.Kjo nuk është e drejtë.Një fëmijë i dhunuar është thellësisht i deformuar nga ana psikike dhe e varur psikologjikisht nga dhunuesi.Broçkullat largimit të vajzës me dëshirë dhe paraqitja e marrëdhënies si e dy të rriturve konsensualë duhet të marrin fund.

  4. orli says:

    Epo i bie qe zjarr ka hapur ne emer te”dashurise”qe ka ndjere per kete monster e te pabese.Prokuroret dhe gjykatesit shqiptare jane me te”aftet”e sigurisht me monstra se keto pedofil qe degjojme per ta çdo dite.Keto monstra(prokuror dhe gjykates)njohin vetem lekun dhe servilizmin ndaj politikaneve per te perfituar nje vend pune…

  5. elinor says:

    Keto gjera ndodhin vetem ne Albanistan. Prokurori eshte vete turkoshak prandaj edhe kjo permbledhje idiote qe i behet ngjarjes.
    Nazime Visha ishte e mitur ne kohen e “dashurise” se saj te pasionuar, o hajvane njerez. Ta merr mendja qe nje 50 vjecar mund t’i duket idhull trurit te pazhvilluar te nje 14 vjecareje! Ajo nuk ka qene e dashuruar por ka qene e manipuluar.
    Ne vend qe ajo te merret ne mbrojtje, po gjykohet per krime qe jane bere ndaj saj. Shteti, shoqeria, familja e gjithcka tjeter, edhe kesaj radhe, deshtoi ne mbrojtjen e kesaj vajze nga nje pedofil, ashtu sic po degjojme shpesh ne rastet e fundit.
    E them me bindje se, shumica e meshkujve shqiptare, perfshi edhe kete prokudhjerin, jane aq te ulet ne moral saqe nuk lejne vajze qe ka pak zhvillim seksual, ndonese adoleshente, pa e studjuar seksualisht teksa kalon rruges. E pastaj fillojne e vejne imagjinaten ne pune.
    Prandaj verehen edhe keto lloj akuzash qe mundohen te viktimizojne pedofilin dhe te kriminalizojne viktimen e vertete.
    Per sa me plas mua, nje tjeter pedofil, i cili, sikur te mberrinte moshen 80 vjecare, do te kishte molestuar dhe ndoshta edhe t’i kishte prere koken ndonje 14 vjecareje tjeter, gjendet sot aty ku e meriton te jete – nen dhe!
    Nazime Visha duhet te lihet e llire dhe t’i mundesohet nje terapi e gjate psikike ne menyre qe te leje mbrapa kete pjese horror te jetes se saj dhe te rifilloje nga e para.
    Shoqeria ia ka borxh kete gje!

  6. vitina says:

    Ne republiken islamike te shqiperise nuk denohen pleqte qe perdhunojne por femijet qe perdhunohen sepse jane te djallezuara

    1. ss.bw says:

      Po të ishte republik katolike e shqipëris do kishte me qen edhe më keq,
      sepse do të dhunoheshin edhe nga priftërinjt, ate bile edhe çunat,
      bile bile ndoshta do të dërgoheshin edhe në Vatikan, i njohur për homoseksualizëm.

      Për ate mos umerr ti shumë me islam se aj nuk ashtë fajtor për gjendjen në të cilen
      gjendet shqipëria por jeni vetë populli, tek e fundit vetë i keni zgjedh.

      Edhe në kohen e Enverit ishte fajtor islami a po?

  7. Ndreca says:

    T U R P i madh i prokororise dhe i gjykates qe e mbajne akoma ne burg dhe i opinionit shoqeror ne shqiperi dhe i shoqerise civile dhe i intelektualve dhe sidomos mesuesveqe nuk ngrihen ne mbrotje te Nazmije Vishes.
    Ajo ka qene 14 vjece dhe ju thoni iku me deshiren e saj po keshtu mund te thoni ju edhe per nje femije 7 vjecar e keshtu me radhe.Duket fare qarte qe ju denoni viktimen qe eshte nazmije vish dhe jo ate qe e shkaktoi gjithe kete histori.
    Iku me deshiren e vet thoni ju Po Fiqiriu qe i kerkoi sekse nje femije pa deshire iu afrua nazmijes, nje femiej 14 vjec.
    Raporti i prokurorise i mesiperm eshte fare jo profesional dhe tendecioz te lere ne burg nje viktime.
    Nj tjeter monster i preu koken nje vajzw tjwtwr se fundi , mmos valle do te thoni edhe per kete se deshi vet te shkoje, vete e ka fajin mire iu be.
    Po keshtu ndodhi ne korce nje vit me pare kur ne monster tjeter i preu koen nje gruaje dhe opinioni shqiptar as nuk e cau koken per viktimen.Kollaj ne shqiperi te fajsosh viktimat.
    Po keshtu edhe ata qe iu vidhen votat sa here behen zgjedhje jane fatoret ai qe i vjedh nuk ka faj.
    Psee opinioni shoqeror nuk reagon cfare eshte me kete shoqeri qe nuk reagon kunder padrejtsive te tilla.Deri kur me psokologjine burri po gjeti fut edhe krahun

    1. kalorsi i zi says:

      O Ndreca, po ata qe jane ne pushtet jane te gjithe pedofile. Po te mbrojne nazmien do i dalin vajzat e tyre qe kane perdhunuar dhe i perdhunojne akoma keta legena. O shqiperi sa gjera do dalin akoma saqe te gjitha vajzat do duan te ikin nga nga ai vend i ndyre nda “demokracia” e Saliut.

  8. andi says:

    Hajde prokuror hajde, ‘FEMIjA PASKA IKUR ME DESHIRE ME PEDOFILIN’ !

    Po kur s’ ka instanca shteterore, qe ti penalizojne keto prokurore te paafte, s’ke c’ben, vetem kur u ndodhin tek femijet e tyre perdhunimet nga pedofilet, keto qenie injorante fillojne te kuptojne dicka nga kjo fushe.

    Juriste injorante, pa pike formimi psikologjik. Karrieriste te papergjegjshem.

  9. denis says:

    hajde prokurori hajde ore prokurori e qelbur po edhe aishja shkone me deshire kohen e fundit me ate monstren 80 vjec po si perfundoj me koke te prere ne fillim ai e prdhunoi aishen 14 vjecare pastaj ajo shkonte se skishte se cfare te bente ishte jetime nuk kishte nenen ti tregonte cfare i kishte ndodhur edhe nazimeja e gjore te njetin fat pati te aishes ne moshen 14 vjecare u perdhunua nga miku i shtepise pastaj ai e rrembeu e mbajti ne mal por kjo ishte me fat jo si aishja kjo i futi plumbin bythes atij injoratit mikut qe abuzoi me nazimen dhe me miqesine e familjes prokuroria paska zbuluar qe paska ikur me deshire nazimja do zoti edhe vjazat apo motrat tuaja te kene fatin e nazimes te ikun me deshire si iku ajo o prokuror i qelbur

  10. Mentari says:

    Duke pare se cfar po bejne disa meshkuj shqiptar femnave shqiptare Nazime Visha duhet te lirohet menjehere dhe nuk duhet te humbet kohe me ate se ajo ishte viktime e shokut Norja se edhe ajo ishte cnderuar dhe abuzuar ne moshen 14 vjece prandaj i bej thirrje drejtesise shqiptare ta e liroje ate menjehere dhe pa kushte.shum meshkuj shqiptar jane njerez abuzive te femnave shqiptare dhe ato duhen denuar shum rrepete si nga shosheria ashtu edhe nga ligji i kushtetutes se republikes tone. shqiperia pa femnat shqiptare nuk eshte me shqiperi por nje vend kanibalizmi ne shterim.respekt per heroinat e kombbit tone si Nora e kelmendit,shota galica e shush e shum te tjera qe sakrifikuan jeten e tyre per keto troje.

  11. Atdhetar USA says:

    Cdo shkak ka pasoje, pore ne rastin konkret te Nazmie Vishes, SI akuza edhe gjukata arin ne konkkluduar shume gabim. Ajo qe u perdhunua qe14 vjece, ndekohe me pas u lidh me nje mardhenje te moshes dhe me perspektive per te arthmen, me djalin te punesuar ne Itali, deshmon se cregullimet mendore te Nazmies nuke jane normale. Fakti qe Nazmia nuke e priti me duar ne qafe, pore me kallashnikov, tregon se ajo kishte urejtje dhe jo dashuri per ate monster. Prandaj drejtesia ta liroje njeore e me pare dhe ta lere te lire per te gjetur rrugen e jetes, mbas gjithe ketyre peripecive.

  12. mirel drejtesia says:

    E LIRONI NAZMIJEN,ASGJE E VERTETE !

  13. NENA e sprovuar says:

    lIRONI NAZIMEN o njerez te pa ndergjegjshem,aspak dashuri nuk ka nje femij ,nga frika e ka ber ABUZIM i lumt dora te mbledhin ment te tjerit te len rahat femijt,e grat.

  14. Rexhin says:

    Prokurori shum te zote kemi ne.

  15. ajdin says:

    I LUMTE DORA, do isha i lumtur te kisha nje vajze si kjo TE VA NUMROJ NE LULE TE BALLIT PEDOFILAVE,.

  16. gladiatore says:

    “referuar deklarimeve të personit në hetim, Nazime Visha, kur ajo ka qenë thuajse 14 vjeç, i kishte kërkuar të kryenin marrëdhënie seksuale, gjë që rezulton ta ketë kryer pa pëlqimin e personit në hetim”.
    edhe per ju te gazetes Tema Kujdes:: i thoni atyre prokuratorve tone ju jutem:: citimin….:: përkundrazi, më datë 13.08.2012, pas një komunikimi intensiv me personin në hetim, Nazime Visha, ka shkuar në banesën “ku jetonte kjo e fundit” me mjetin taksi… keto prokuratore kane e kane mesuar ndopak gjuhen shqipe drejtshkrimin apo JO aspak!!!
    e kane idene e gjinise femerore dhe mashkullore… “ku jetonte ky i fundit” o prokuratore
    Zoterinj komentues dhe ju qe do te lexoni pak kujdes per ta kuptuar!!!!
    Sipas deklarimeve te prokurorise sone te shejte:: duhet nje kujdes i madh per ta lexuar dhe kuptuar…. Me pak fjale maskarenj prokuratore dhe gjykates flisni pak shqip dhe shkruani pak me mire shqip… qe te kuptoje dhe nje njeri i thjesht… Une kuptoje qe duhet shkruar teknikisht sepse eshte ligj po te pakten e shkruani mire.
    Deklaroni o maskarenj… qe ne moshen 14 vjeçare vajza qytetare e Shqiperise sot ne Moshen 18 vjeçare eshte perdhunuar nga zoti Fiqeri Muça……. E dini zoterinje prokuratore qe eshte abuzim seksual perdhunim ne dem te personit qe ju keni nen hetim vajzes se shkrete Nazime Visha shkaterrim jete dhunim me force… apo ju shkruani qe zoti Fiqiri Muça ka bere dashuri me personin nen hetim Nazime Visha kunder deshires se saje!!!!!! Injoranta qe nuk jeni tjeter po e dini qe ai ndiqet per pedofili ne vendet e te Evropes!!!!! Apo ne Usa!!
    Tjeter ke miqesi familjare nuk i behet vone asnjeriu!!!!
    Po tek ne nuk ka shtet e livadhitet!!!!!!
    Urgjentisht ore mistreca ore horra prokuratoresh e gjykatesish Lirojeni menjehere vajzen prej Burgut nje vikitme e pafajshme qe eshte abuzuar!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje