Vrasja e biznesmenit, për shkak të një lidhjeje intime

19 Tetor 2012, 10:19Politika TEMA

Prokuroria ka arritur të zbardhur vrasjen e një biznesmeni më 1 dhjetor të vitit të shkuar në Fier. Spartak Spaho u ekzekutua në bulevardin kryesor të qytetit.

Sipas Shqip, prokuroria ka përfunduar dosjen ndaj dy vëllezërve të akuzuar për këtë krim, Agim dhe Enea Hyka.

Por cila është zanafilla e këtij konflikti?

Familjet Hyka dhe Spaho kanë pasur njohje në të kaluarën.

Por në vitin 1996, babai i dy të pandehurve, Skënder Hyka, është larguar për të jetuar në Greqi së bashku me nënën e Spartak Spahos, edhe pse të dy ishin të martuar.

Që pas kësaj periudhe, mes dy familjeve ka lindur konflikti derisa në vitin 1997 është vrarë në shtëpinë e tij në Athinë Skënder Hyka, një vrasje ende e pazbardhur.

Por familjarët e Skënder Hykës dyshuan se këtë vrasje e kishte bërë biznesmeni 40 vjeçar, Spartak Spaho. Për këtë arsye, ata përgatitën hakmarrjen.

Mësohet se një dëshmitare okulare, që ka qenë e para që ka mbuluar viktimën e masakruar nga breshëria e plumbave, ka arritur të dallojë 34 vjecarin Agim Hyka, pasi autorët nuk kanë qenë të maskuar.

1 komente në “Vrasja e biznesmenit, për shkak të një lidhjeje intime”

  1. alb says:

    Histori familje te degjeneruara me zhurmues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje