Një skenë e paparë protestash të tifozëve ka ndodhur gjatë kësaj fundjavë në Qipro, ku huliganët sulmuan lojtarin e lënduar me fishekzjarrë.
Ndeshja ndërmjet Anorthosis dhe Omonias u ndërpre për dhjetë minuta në pjesën e dytë, për shkak të lëvizjeve të papara të huliganëve deri më tani në botën e futbollit.
Ndërsa një lojtar i lënduar i Anorthosis ishte shtrirë në fushë dhe ndërsa ekuipi mjekësor po e ndihmonte atë, tifozët e Omonies hodhën në drejtim të tyre një fishekzjarrë jashtëzakonisht të fortë.
Tre vetë u detyruan të kërkojnë kujdes shtesë mjekësor, ndërsa lojtarët e të dy ekipeve u përpoqën të frenojnë gjestet huligane të tifozëve, të cilët vetëm pas dhjetë minutave u qetësuan.
Anorthosis edhe pse ka luajtur pa të përjashtuarin me karton të kuq, sllovenin Branko Iliç, i cili u ndëshkua në mes të pjesës së dytë, arriti që pas 90-minutave të dalë nga kjo ndeshje kokëlartë pasi fitoi me rezultatin 2-0.
http://youtu.be/CocZQX9AOFQ
Pune Korrakesh!
jepjani turkofagosit ta shohe pak!