Lojtarët e Mançester Sitit kundër Mançinit

26 Tetor 2012, 10:53Sport TEMA

Roberto Mançini dhe lojtarët e Mançester Sitit zhvilluan një mbledhje urgjente pas dështimit të tyre të radhës në Ligën e Kampioneve.

Italiani ishte i inatosur më mënyrën se si skuadra e tij u mund nga Ajaksi në Amsterdam të mërkurën dhe ua tha një gjë të tillë edhe futbollistëve në këtë takim që u zhvillua në një atmosferë mjaft të tensionuar.

Por ai tani mund të përballet me pasojat e kësaj ngjarje, pasi shumë lojtarë u shfaqën të pakënaqur ndaj tij dhe kritikave që italiani bënte, duke menduar se ishte pikërisht taktika e gabuar e Mançinit që kishte sjellë këtë humbje.

Kjo ka sjellë një tensionim të ndjeshëm të situatës në radhët e kësaj skuadre, që ndonëse ka rifituar terren në kampionat dhe është vënë në ndjekje të Çelsit, vazhdon të zhgënjejë në arenën ndërkombëtare dhe dështimet e njëpasnjëshme në Ligën e Kampioneve e vërtetojnë një gjë të tillë.

Një nga lojtarët që u mundua të qetësonte situatën ishte mesfushori Garet Berri, i cili u kërkoi falje tifozëve për humbjen dhe faktin që ekipi është në prag të eliminimit nga ky turne në fazën e grupeve për të dytin vit radhazi.

“Trajneri është i zhgënjyer ashtu si të gjithë lojtarët, por kemi vendosur që këtë temë ta diskutojmë më parë mes nesh. Nuk kishte shumë gjëra por të thënë pas kësaj humbje. Por ta dini që na vjen shumë keq që kemi zhgënjyer tifozët tanë”, tha ai./lajmeshqip

1 komente në “Lojtarët e Mançester Sitit kundër Mançinit”

  1. TOTILA says:

    MANCINI ,nje ndyresire ,kapadai nje egoist ,vellai SIAMEZ I MASKARAIT MURINJO. SHIKOJENI PAK ,e njejta fytyre e ndyre ,e njejta ngerdheshje dhe i njejti kapadaillek. O ZOT cfare ngjashmerie absolute !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje