Ikën nënkryetari i PD në njësinë 8, bastion i së djathtës: Këtu s’fiton më PD, fajtore është Jorida Tabaku

24 Nëntor 2012, 10:50Politika TEMA

Nënkryetari i PD-së në njësinë nr.8 në Tiranë, Vladimir Sulku është larguar demonstrativisht nga Partia Demokratike. Shkak i rrjedhjeve nga strukturat e PD-së janë bërë kontradiktat që po lindin midis të deleguarve të saj në zona të ndryshme dhe drejtuesve lokalë të zgjedhur nga vetë anëtarësia e PD-së.

Në njësinë nr.8 ka ndodhur rrjedhja e parë për shkak të kontradiktave me të deleguarën e PD-së në këtë zonë, nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku.

“Dy ditë më parë, në mbledhjen e PD-së për njësinë nr. 8 në Tiranë, kam dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të PD-së dhe po kështu nga përfaqësimi i PD-së në këshillin  e njësisë, këtë vendim do ta konfirmoj edhe sot në mbledhjen e kryesisë. Vendimin e kam marrë për shkak se shoh se përditë strukturat e PD-së në këtë njësi po shkatërrohen dhe po anashkalohen, këtë ia kam bërë të qartë edhe kryeministrit Berisha në një mesazh në telefon, sekretarit organizativ, Flamur Nokës, në mënyrë të drejtpërdrejtë, sekretarit të PD-së për Tiranën, Keltis Krujës, po kështu edhe kryetarit të degës për kryeqytetin, Aldo Bumçit. Të gjitha këto komunikime i kam kryer përgjatë një viti dhe kam vërejtur një neglizhencë për zgjidhjen e situatës. Shkak për këtë janë bërë kryesisht punësimet dhe meritë të veçantë për shkatërrimin dhe anashkalimin e strukturave për këtë njësi ka nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku. Ajo që në vitin 2009 është vendosur si e deleguara e Partisë Demokratike në këtë njësi dhe në mënyrë konstante merr vendime të njëanshme duke anashkaluar propozimet e strukturave të njësisë. Duke folur në emër të Berishës, Tabaku jo vetëm nuk po respekton strukturat, por po fut edhe përçarje brenda të zgjedhurve në këtë njësi nga vetë anëtarësia e PD-së. Ia kam paraqitur këtë problem  edhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Bashës, duke u kujtuar se zgjedhja e tij në krye të kësaj Bashkie u arrit nga rezultati  i mirë që mori PD-ja në njësinë numër 8, por përsëri nuk gjeta mbështetje. Unë kam qenë në çdo proces zgjedhor drejtues fushate për sa i përket njësisë nr. 8 dhe tashmë heq dorë nga ky angazhim, sepse nuk po gjej më mirëkuptimin e domosdoshëm. Nuk kam ndërmend të kaloj tek partitë e tjera, thjesht ndihem i zhgënjyer për mosvlerësimin mbi bazën e kontributeve në këtë njësi”, deklaron për gazetën Shqip Vladimir Sulku.

Ai apelon se: “Me këtë përçarje që ka ndodhur unë e shikoj shumë të vështirë fitoren e PD-së në zgjedhjet e ardhshme në njësinë nr. 8 në Tiranë”.

19 komente në “Ikën nënkryetari i PD në njësinë 8, bastion i së djathtës: Këtu s’fiton më PD, fajtore është Jorida Tabaku”

  1. coku says:

    obobo cna the s fitoi pd dhe nuk e sheh na plasi trapi neve. megjithese mendohu edhe njehere. kane qene burra me te mire se ty dhe kur jane rimenduar u ka dale me mire.

  2. geo says:

    cfare goje qe paska,yll fare.

  3. flor says:

    Te gjithe keta te PD(plehu demokratik)ne kohen e Enverit kane qene hajduta,qe s’kishin te benin fare me vetite e vyrtytet e popullit tone,ne nje menyre ose tjeter ishin njerez te hurit e litarit.Shembulli me i mire eshte Saliu ose Kiu fiu.

    1. toni says:

      Me mire hajdut se te shtynte nevoja ne kohen e babes tat se spiun i lagjes,oficer i Ver llapes,polic,sigurims ,komunist a e more vesh o
      Floriana o rraca me e keqe e ketij vendi qe e ka emrin social-komunist.

      1. ILIRET says:

        Toni! Kujdes se ma ke ngatrru thanien time, te cilen e kam shkru tash sa here ktu: nji qind here ma mire komunist e bir komunisti, se sa spiun e bir spiuni.
        Pvet baben tand, ne se nuk asht kshu. Dhe kujdes se ua ka rujt dosjen Sali Bej Risha. S’guxoni me dal prej rreshtit…

  4. bushi says:

    Z Vladimir Sulku, i larguari (i pare) ne menyre demonstrative nga ish-bastioni i PD, njesia nr 8 ne kryeqytet, fillon shthurjen e kesaj partie, qe ka zhgenjyer e tradhetuar shume PD-iste e simpatizante…
    Kjo shperberje, krejt normale per gjendjen ne te cilen eshte katandisur kjo parti (jo vetem ne kryeqytet) dhe po ashtu e natyrshme, ndodh ne nje kohe te pershtatshme, ne kohen kur subjektet e tjera, sidomos FRD po shtrihet dhe po u ringjall shpresen simpatizanteve te shumte te se Djathtes ne kete Njesi bashkiake.
    Por, sic i thone: “Kurre mos thuaj kurre”, zotit Sulku, te cilit ia njohim mire kontributin e tij ne kete zone per fitoret e PD, do t’i rekomandoja ta rishikoje shprehjen: …”nuk kam ndermend te shkoj ne partite e tjera”, pasi kjo nuk eshte tabu. Ai dhe mjaft te tjere si ai, te zgjedhur apo jo ne strukturat qeverisese lokale, do te jene te mirepritur per te vazhduar dhenien e kontributit te tyre te vlefshem ne dobi te nje demokracie te vertete…

    1. ana says:

      Po ckontribut ka Lad Sulku ne PD aman se na kenaqet?! Une jam te NJB 8 dhe e njoh shume mire Ladin e ca shoke te Ladit, po ne fakt bukeshkeluri ashtu mbetet, se PD e ksih largu Ladin se vec sherre bente e as gollobordasit e vet nuk ia jipnin voten PD vec prej Ladit. Jorida e afroi te PD se kuptohet vinte nga jashte strukturave e nuk e njihte, dhe do sdo punon me ato njerez qe te afrohen. Po Ladi pse nuk shante PD kur punonte te ZYrat e Punes te MPCSSHB apo kur u be n.drejtor burgu, po ai as 8 vjecaren se ka mbaruar more, sa shume pretendon ky more.

  5. Artur Velabishti Paris says:

    Cfare llumrash!Punen ne Shqiperi ende vazhdon ta gjejë partia!Mjafton kjo te kuptosh se sa e krimbur eshte demokracia dhe sa plehra ka ne PD,LSI,ku demokracine ne parti e perben kusht vendi i punës!Ptu!Sali Berisha!.. Idjot shpellar!…

  6. deni says:

    Artur Velabishti ne periferi te Parisit kusdes nga ngjalat e zeza
    te Senegalit se ka me shumice, e hajde se te kane ngele qepet ne fushe
    e do te kalben po ke dhe lopen me ftome hajde e leri ngjalat e zeza
    e di qe te kane hyre ne zemer.

    Artur Velabishti Paris — 24 Nëntor, 2012 në 11:55 am

  7. deni says:

    Artur Velabishti Paris — 24 Nëntor, 2012 në 11:55 am hajde shpejt se ke lopen semure e tani jemi ne pishkash per te marre ilacet e veterinerin. Te fala Taulanti

  8. krosi says:

    varkarit i eshte hapur nje vrime ne fund te varkes – ikni sa me shpejt – jorida po mundohet ta mbylle kete vrime me petllen e saj – por duhen shume te tilla!!!

  9. Teta says:

    Ne shkrimin siper me beri pershtypje qe te gjithe te permendurit organizativ te PD jane ne strukturat shteterore, M.Brendshem, Prefekti,M.Kultures.A e kuptoni o njerezs se kush do ti organizoje zgjedhjet e 2013 ne shqiperi.Me thoni ju lutem shanset reale per zgjedhje te lira e te ndershme.Sa jane ????

  10. Cakalli7 says:

    me kete emrin vladimir pretendon te besh karriere ne PD ti ore

  11. doktori says:

    goca e rrobaqepeses e ka mendjen te vjedhi lek nga buxheti bashkise, ajo me sekseret ndajne leket per firmat e puneve publike. kjo se do fare PD E NJESISE 8 vetem pret ta vej berisha te deputet e pare te PD. hajdute plere e parfumosur me livando

    1. Rrofeshate says:

      Plako ca lidhje ka ca profesioni mund ti ket bo nona? Fundja rrobaqepse e ka bo se ka qene e internume mer jahu…nuk kan honger te gjithe torte tek vilat e bllokut apo ta ken pas shpin tek pallatatet e oficerve. Ka prej tyne qe kane vujt, ka prej tyne qe rregjimi si la me bo shkolle, se helbete me njolle ne biografi. Po ti sdi noj gjo se je doktor dhe pranej.
      Sa per ket Ladin, ta dini se ky osht nje fuks qe iu afru Jorides edhe ajo as qe e njihte se kush ishte mirepo kur e njofti se kush osht atehere i boni dalje dhe Ladi kur e kuptoi daljen e pasi i provoi te gjitha menyrat me u pajtu deshtoi ene keshtu ngeli pa gjo edhe jep kshu intervistash te pavlera. Jo per gjo po nuk thot asgjo me vlere, njerezit ne NJesine 8 e njofin Joriden po aq sa njofin ene Ladin, ky i fundit ka bo palle ariu kshuqe me karar keto punet se nuk jan ashtu sic dalin perher ke gazeta

  12. Pavarësia says:

    …Çdo zhvillim ka një fund. Fenomeni i të keqes ka një fund më të shpejtë, fatal e të turpshëm. Të tillë fund do të ketë dhe Saliu me mercenarët e tij që nxjerrin herë, herë edhe këtu kokën. Ngaqë po i pushton paniku, nuk dinë e nuk mund të japin mendime të drejtë e konstruktivë por flasin kodra pas bregut duke sharë me ,,rraca” me ,,social komunista” etj. lajthitjesh. Edhe Saliu, kur e shikon se po i ikën dheu nën këmbë, fillon e çirret për ,,luftë kundër komunizmit”! Si ka lanë gja mangut, Don Kishotit që luftonte me mullijt e erës.

  13. Qitesi says:

    Jorida Tabaku dashnore e hershme e Ylli Pangos…keta jane te degjeneruar te gjithe…ky monstra ndien te sigurt humbjen dhe mendo per te ardhmen..e njohim mire bente listat e PD,,Ptuuuuu

    1. Rrofeshate says:

      O Qitso nuk paske shenjester sot…ajo osht JOrida Rustemi plako dhe jo Tabaku. Kjo ketu nuk ka lidhje me pangon e pangizmin….thuj mo mire qe te bo me fol me vete edhe nuk ke ca i bo

  14. Gezim says:

    Sa mire i dini keto pune more qitesi! Rrini mor njerez mos pergojoni kot se eshte tjeter Jorida ajo qe ka qene lidhur me Pangon. Kjo Jorida e bashkise ska lidhje fare me ae pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje