Komisioni i Ligjeve miraton dekretin për Llallën, abstenon opozita

6 Dhjetor 2012, 11:09Politika TEMA

Komisioni i Ligjeve i ka dhënë dritën jeshile kandidaturës së Adriatik Llallës për kryeprokuror të Shqipërisë.

Gjatë një mbledhje ku pati debate jo për profilin e Llallës, por për dekretin e presidentit, opozita abstenoi, kurse mazhoranca i dha votën pro.

Deputeti socialist, Sajmir Tahiri, deklaroi se dekreti i presidentit Bujar Nishani është antikushtetues, pasi ka ardhur në një periudhë kur Ina Ramës nuk i ka mbaruar mandati si kryeprokurore.

Ndërkohë vetë Llalla ka premtuar luftë kundër fenomeneve antiligjore, duke e nisur nga vetë prokuroria.

“Suksesi i kësaj sfide prioritare është edhe lufta ndaj fenomeneve anti-ligjore brenda institucionit të akuzës. Jam në dijeni të rasteve kur prokurorët në vend që të luftojnë krimin bëhen palë me të por megjithatë këto janë raste të veçanta. Këto raste njihen nga trupa e prokurorëve dhe qytetarëve dhe krijojnë idenë se përbëjnë shumicën”, tha Llalla.

Ai ka premtuar bashkëpunim me të gjitha institucionet e vendit duke shtuar se çdo rast do të trajtohet me transparencë të plotë.

“Prokurori i Përgjithshëm duhet t`i marrë vendimet të pavarura nga krimi dhe politika dhe integriteti është arma kryesore e suksesit”, shtoi Llalla.

Ndryshe nga grupi parlamentar socialist, deputeti Tom Doshi ka deklaruar votën pro Adriatik Llallës në krye të organit më të lartë të akuzës.

Votë mbështetëse për Llallën ka deklaruar dhe kreu i PBDNJ,  Vangjel Dule, ish-deputeti i LSI-së, Dritan Prifti, por edhe deputeti i pavarur, Kastrioti Islami.

Ky i fundit nëpërmjet një kërkese publike, i ka bërë thirrje kreut të PS-së Edi Rama që të mos penalizojë Tom Doshin për votën e tij ndryshe dhe të lejojë deputetët e grupit të tij parlamentar të votojë sipas koshiencës së tyre për dekretin e Presidentit.

10 komente në “Komisioni i Ligjeve miraton dekretin për Llallën, abstenon opozita”

  1. coku says:

    llalla. nga emri dukesh produkt me afat te shkurter perdorimi.

  2. ncuku says:

    Gjersa te mbeshtesin njerez pa pike mbeshtetje mendja ma thote se je kot fare

  3. alban says:

    me duket me optimeste situata per te ardhmen ,meduket se pas kesaj zgjedhje krimi o do dorzohet vete ose do mshihet,dhe ne pamundesi te ktyre dy opsioneve i ngelet vetem te largohet ne drejtim te paditur( byth e zgjuar krimi nuk rri ne nje vend)

  4. morsi says:

    I pandehuri Dritan Prifti, qe ndante leket topa topa ne shpi, me voten e tij paska ne dore te heqi ose caktoj organin publik te akuzes. Ky qenka shteti demokratik. Enver cohu urgjentisht, hajde shif ca behet ketu.

  5. alma says:

    Qe nga fytyra duket si pune debili, i lumtur ne përgjumje.

    Ky tipi as te kap e as te lë, lumsi ne per kryeprokurorin qe nuk përze

    dot as pulat kur ja hane buken.

  6. Alma ja dakord me ju, por shoh ne syte e tij dy gjera. E pra deshiren per te arritur kete post, dhe e dyta shprehja e servilizmit dhe angszhimi per tua shperblyer deri ne nje personave qe po e votojne dhe hakmarrja ndaj te kunderteve. GJYSHO DOMINOJA.

  7. fshatari says:

    Une e kam thene dhe e perseris:edhe nje “kufome”me shume ne te ashtuquajturin shtet ligjor shqiptar.Qe mos ta mbaje kete epitet “kufome” ateher ky duhet te filloje punen dhe pune ka sa te duash ky,psh Ilir Meta,Dritan Prifti,Gerdeci,21 janari,etj etj.Neqoftese ky i fillon keto pune dhe i con deri ne fund atehere do te mund te quhet PROKUROR I SHTETIT SHQIPTAR.

  8. sokoli says:

    Ky i njihka te gjithe prokuroret e korruptuar keshtu qe e paska vendosur se ke do te heke e ke do te lere.Prandaj nuk e paska te veshtire kete pune do te heke ata qe nuk jane bindur pushtetit dhe do te fusin ata qe do ti binden pushtetit prandaj ky do ta fuqizoje prokurorine dhe tani nuk do te guxoje kush te vjelle me parate e shtetit,sic i kane vjellur me ina ramen.

  9. al says:

    une kam besim se z. llalla do ta kryej me sukses detyren e ngarkur si prokuror i pergjithshem. kjo bazohet ne eksperiencen e tij , ne detyren e kryeinspektorit te kontrollit te pasurive ku denoncoi shume raste dhe drejtesia nuk levizi.sot eshte ne poziten e kryetarit te akuzes dhe ka rastin ti ktheje popullit besimin e munguar per shume vite. qofte kjo kthesa e pare per drejtesine , duke ditur dhe mbashtetjen e usa dhe be per figuren e tij.

  10. liria e fjales says:

    C’LLOJ BURRE?

    llalla emertuar nga saliu
    eshte me keqe se cmireziu
    shume me keq nga cunami
    pak me keq se shejtani
    ky lloj llalle eshte robot
    me nje sy si qikllop
    gomari fluturon: tha saliu
    robot llalla e perpiu
    shpejt o fet ja miratoi
    me askent se diskutoi
    shihni pasurine e llalles
    sa e ka kur u ul ne fron
    sa do veje kur koha shkon?
    asnjeri s’ja survejon
    llalla ate te tregoje
    pasurine sa e ka
    sapo punen ta filloje
    pa bere asnje shaka
    gjenetiken e familjes
    llalla s’ka pse e fsheh
    c’do shqiptar ta mesoje
    hollesite tja lexoje
    llalla ka trasparence
    si i paster dhe i drejte
    azgje s’mund te fshehe
    kjo deshmon c’lloj bure
    eshte llalla me kulture?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje