“Shakaja” fatale e policit të antitrafiqeve me femrat: Unë për ty vras edhe veten

18 Dhjetor 2012, 11:00Politika TEMA

“Për ty unë vras dhe veten”. Kështu mësohet të ketë thënë me shaka polici i antitrafiqeve në Korçë, teksa ka qenë në shoqërinë e dy vajzave, pa e ditur që ajo shaka do t’i merrte jetën pasi në folenë e pistoletës ka pasur një plumb fatal.

33 vjeçari Dornil Milo, pasi ka dalë nga lokali duke bërë shaka, ka filluar të lozë me pistoletën, ka hequr karikatorin dhe ka filluar ta rrotullojë atë në gisht, teksa ka qëndruar në sediljen e pasme të makinës së shokut të tij.

Siç shkruhet në gazetën Shqip, duke bërë shaka me njërën prej dy vajzave për t’i shprehur pëlqimin, ai ka deklaruar se do të bënte çdo gjë për të, madje deri në vetëflijim. Pasi ka shprehur këto fjalë, Milo ka drejtuar pistoletën në fytyrën e vet dhe ka shtypur këmbëzën e saj me qetësi. Në ato momente krisma i ka tmerruar shokët dhe dy vajzat, ndërkohë që plumbi i ka shpërthyer në fytyrë.

Ata janë munduar t’i japin ndihmë, por 33 vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

21 komente në ““Shakaja” fatale e policit të antitrafiqeve me femrat: Unë për ty vras edhe veten”

  1. webapp says:

    o te dhjefsha ne polici…po pse keshtu luhet me armet?

    1. elinor says:

      Quhet seleksionim natyror! Me vjen keq ta them por ky nuk ishte vecse nje budalla qe nuk pati fatin te jetonte aq gjate sa te urtohej pak, jo shume – aq sa t’i mjaftonte per te mbijetuar.
      Mire qe nuk i paska thene asaj bukuroshes “une per ty vras edhe shokun tim”!!

    2. pLANb says:

      KJO ESHTE POLICIA E SHTETIT SHQIPTAR NE 100 VJETOR…

      NUK BEHEMI NJEREZ KUUUUURR

  2. sherifi says:

    Ngushellime familiareve te tij,por dikur ne sherbimet ushtarake ishe ne rregullore e shkuajtur “mos e drejto armen nga shoku edhe kur je i sigurte qe ajo nuk ka fishek” si duket tani policet jane te pa istruktuar dhe pa pervoje ne perdorimin e armes.

  3. vlora 1 says:

    Policia e Shtetit ka dale per nje cap buke.
    Kjo eshte nje sjellje joprofesionale qe edhe dhiaret e dhive nuk e bejne.
    Mgjt ngushellime…ishte me femra?…ngushellime prape

  4. shkodrani says:

    imagjino ti biesh ne dore ketij polici per ndonje problem te rendesishem???!!!!spastrim politikanesh, vdekje ishkomunistave, sali brisha, edi rama , ilir meta , gramoz kriminel ruqi, dhe shume te tjre te dalin perpara drejtesise , shqipetareve ja u kane borxh kete gjithe jeten.

  5. paskuqani says:

    PO kush do ti bej ketyre instruktazh per armen te vdekurit,aq me teper ktu tek ne qe po u tregove i rrept dhe korrekt ne zbatimin e rregullave te mbajn per diktator,dhe rrumpallhonja kto pasoja ka,mungesa korrektesis me rregulloren kto pasoja ka.

  6. Dymi says:

    Dikur ne ushtri thuhej mos ja drejto armen shokut se nje here ne 100 vjet e mbush shejtani. Kuptimi i kesaj eshte se duke ja drejtuar shokut bosh, per loje, te behet zakon dhe zakoni eshte shejtani,qe nje here ne 100 vjet haron qe e ke te mbushur dhe vret shokun ose veten

    1. Koqja says:

      Gjynah nga zoti ! po me koqe se shqiptaret sgjen mos paca njeri ! kete ske si edhe ta ngushellosh !

  7. Artur Duka says:

    Shyqyr qe nuk ja futi ndonje tjetri ! Po ato femrat, si nuk e paskan qortuar ose te indinjoheshin nga xheste te tilla, apo shushka hesapi?!
    Ky paska luajtur me revolen si ta kishte penisin e vet!
    Si fillojne pune ne polici njerez fare te patrajnuar dhe te paedukuar me perdorimin e armes?!!
    Shpreh ngushellimet me te thella gjithsesi !!

  8. dritani says:

    “Arma” ime e pare ka qene nje pushke druri me te cilen mesonim vijen e qitjes me stanok. Isha 14 vjec, viti i pare gjimnaz.
    Une me shoket e mi edhe sot e mbajme mend drurin qe na jepte mesuesi po t’ia drejtonim njeri-tjetrit me shaka.
    Lenda quhej “Edukim Ushtarak” – emri plot kuptim!

  9. sokoli says:

    Ngushellime familes se te ndjerit,
    Nje here lajmet dhane se nga depresioni vrau veten ne oren kater te nates, njehere tjeter thane se vrau veten ne makinen e tij,njehere thane se ne pranine e shokeve ja futi vetes dhe tani na del se paska qene me femra.Do isha shume kurjoz te dija se nga cila shkolle vjen ky oficer policie, dhe cfare grade kishte,ndoshta mund te jete nga keta qe vishen pa asnje dite kurs, edhe ne qoftese eshte me kurs policor aq dhe me keq,nga kjo duhen te nxjerrin mesim ata qe merren me trajnime te policeve.

  10. antikrishti says:

    nuk do ish keq te behet kjo shaka por me vetvehten perderi sa zoti mungon per te bere pastrim.

  11. ikandeja says:

    Te pakten ia beri vetes… Merr mendja se asnjera nga ato vajza nuk do vriste veten per ate.

  12. Obergruppenfuhrer says:

    Ja keshtu duhet te veproje anastasios janullatos dhe e gjithe rraca e tij jevgo pederaste!

    1. sieg heil says:

      jo,kshu e beri adolfi,ai shoku yt.janullatosi sic e ka nisur do veje nje qind vjet.

  13. AAAAA says:

    Eshte e turpshme te lexosh komentet tuaja. Mbi te gjitha te mesoheni te jeni humane e njerezore. Ky djale ishte femija E dy prinderve, ishte vella,gjak, shpirt e zemer per vellain e motrat e tij. Ishte mik e shok per ata qe e donin e qe e respektonin. Jam shume e indinjuar te lexoj komente kaq cinike nga njerez qe nuk e kane idene cdo te thote te humbasesh djalin e vetem, vellain e vetem, shpirtin e zemren. Duhet tu vije turp kur ne nje fatkeqesi kaq te rende shkruani gjera te tilla te turpshme e te dhimbshme. Ate qe tregoni me keto komente eshte qe jeni njerez pa pike niveli, humaniteti dhe mbase nuk e dini cdo te thote femije, vella, familje. Ju lutem shume te lini menjane keto komente qesharake dhe injorante dhe te mendoni qe nje famije po vuan ne pafundesi per nje humbje kaq tragjike.Asnje nuk u kerkon te ndjeni keqardhje po te pakten ti lini njerezit ne hallin e madh qe i ka gjetur e te mos u jepni me shume dhimbje e shqetesim me komentet tuaja cinike e te poshtra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje