“Të gjithë duhet ta kenë të qartë se nuk do të ketë kurrfarë tregtie me territoret në Kosovë”, ka deklaruar për “Novosti” ambasadori i SHBA në Serbi, Michael Kirby.
“Kjo gjë duhet të hiqet nga tryeza. Jam i kënaqur me bisedat t që po zhvillojnë dy kryeministrat, mendoj se mbajtja e këtij kursi do të dërgojë në vend të mirë”, është përgjigjur Kirby ndaj pyetjes se në ç’drejtim duhet kërkuar zgjidhje për Kosovën.
“Gjatë viteve kufijtë në Evropë janë ndryshuar shumë. Mendojmë se më së miri është që kjo të ndërpritet. Nëse kështu bëni me Kosovën, shtrohet pyeta se çfarë do të bëhet me Bosnjen e Hercegovinën, Hungarinë, Bullgarinë? Dhe ku do të jetë fundi i kësaj? Kjo është kuti që ne me dëshirë nuk do ta hapnim”.
I pyetur për platformën për Kosovën, Kirby ka thënë se nuk ka koment zyrtar, pasi platforma ende nuk është zyrtare.
I pyetur nëse Serbia duhet të braktisë rrugën e Evropës e të lëvizë nga Rusia e Kina, ambasadori amerikan ka thënë:
“Ju tashmë jeni në Evropë. Nuk mund ta merrni Serbinë e ta vendosni në një pjesë tjetër bote. Cili model, përveç ai i Bashkimit Evropian, është në dispozicionin tuaj? Zvicra? Nuk keni banka. Norvegjia? Nuk keni naftë dhe gaz natyror. Rusia? Nuk jeni vend me 150 milionë banorë, nuk keni pasuri natyrore. Qëndrimi anash nuk do të ju ndihmojë”./KD