Guardiola, trajneri më i paguar në botë. Do fitojë 17 milionë euro në vit

18 Janar 2013, 11:35Sport TEMA

Pep Guardiola ka qenë padyshim trajneri më i kërkuar në futbollin botëror gjatë muajve të fundit dhe këtë e vërteton më së miri fakti se klubet që interesoheshin për të kanë qenë të gatshme të bënin çmenduri ekonomike për të siguruar shërbimet e ish-trajnerit të Barcelonës.

Sipas shtypit gjerman, Guardiola do të jetë trajneri më i paguar në botë, me një rrogë prej 17 milion eurosh në vit, për një total prej 51 milion euro në 3 vitet që do të drejtojë Bajern Mynih.

Kjo shifër bën që ai të kalojë edhe Lionel Mesin në listën e më të paguarve, pasi ylli argjentinas përfiton “vetëm” 16 milion euro në vit te Barcelona. Të katalanasit, trajneri përfitoi 10 milion euro në vitin e tij të fundit, ndërsa në kontratat e mëparshme nuk e kishte arritur kurrë këtë shumë.

Me këtë rrogë, trajneri spanjoll do të kalojë Karlo Ançelotin, i cili aktualisht përfiton 16 milion euro te PSZH, ashtu si edhe Zhoze Murinjon që aktualisht merr 13 milion euro në vit te Real Madrid.

Është interesant fakti se pavarësisht kësaj shume të çmendur, si përfaqësuesit e Guardiolës, ashtu edhe ata të Bajern Mynih, kanë deklaruar se trajneri spanjoll ka zgjedhur “me zemër dhe jo portofol”, duke lënë të kuptohet se ka pasur oferta shumë më të mira ekonomike që kanë ardhur në adresë të tij. Sipas mediave të ndryshme, ai ka refuzuar deri në 25 milion euro në vit nga klubet angleze.

1 komente në “Guardiola, trajneri më i paguar në botë. Do fitojë 17 milionë euro në vit”

  1. agim says:

    HALLALL TE QOFTE,NJERI QE DI TE ZGJEDHE,PARA BAJERN BASHKE ME SHAQIRIN,MESIN E ARDHESHEM,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje