Zyrtare, Baloteli kalon te Milani

29 Janar 2013, 20:38Sport TEMA

Mario Baloteli është futbollisti i ri i Milanit. Lajmi ka ardhur nga kanali televiziv i klubit kuqezi, i cili ka saktësuar se sulmuesi do të jetë nesër në Milano për të bërë vizitat mjekësore të rastit dhe më pas për të firmosur kontratën prej 4 vitesh e gjysmë.

Marrëveshja është arritur vetëm falë ndërmjetësimit të menaxherit Mino Raiola, i cili ka negociuar për kuqezinjtë sot në Mançester dhe ka arritur të bindë skuadrën angleze të pranojë ofertën e 20 milion eurove (+3 bonus), me pagesën që do të kryhet e shpërndarë në 6 vite. Për lojtarin është bërë gati një kontratë prej 4 milion eurosh në sezon, me bonuse që kanë lidhej me paraqitjet dhe golat e shënuar prej sulmuesit të kombëtares italiane.,

Lojtari është larguar që sot nga grumbullimi i Mançester Sitit, ku gjendej ndonëse pritej largimi i tij nga skuadra angleze. Jo rastësisht, gjatë dy ditëve të fundit ai ka shpërndarë dhurata dhe autografe në klub, edhe për pjesëtarë të stafit teknik.

Kthimin e Balotelit në Itali e ka mirëpritur i pari trajneri i kombëtares, Çezare Prandeli, që sheh të formohet te Milani dyshja e sulmit të Italisë, Baloteli-El Sharaui.

“Tani gjithçka varet nga ai, ka mundësinë të tregojë të gjithë vlerat e tij. Ky transferim ishte një situatë që Mario po e kërkonte vetë. Ka shkuar te një klub që di të punojë me të rinjtë, edhe në fusha të tjera që nuk kanë të bëjnë me lojën. Tani shumë gjëra do të varen nga ai”, tha Prandeli duke iu referuar karakterit problematik të lojtarit italian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje