Ibrahimoviç tallet me Materacin: U bë i famshëm vetëm prej Zidan

31 Janar 2013, 12:36Sport TEMA

Zlatan Ibrahimoviç nuk ka vonuar t’i përgjigjet kritikës së Marko Materacit që ka kujtuar se gjatë periudhës kur të dy luanin te Interi, sulmuesi suedez kritikonte gjithmonë shokët e skuadrës.

“Mendoj se Materaci duhet të jetë shumë i lumtur pasi falë Zidan është bërë mjaft i famshëm. Ai duhet të falënderojë Zidan që është kaq i famshëm. Nuk është i famshëm se ka fituar Kupën e Botës apo se ka luajtur me Interin, por vetëm falë Zidan”, ishin fjalët e sulmuesit suedez.

Sipas Ibrahimoviç, incidenti në finalen e Kupës së Botës ka bërë që e gjithë bota të kujtohet për Materacin, i cili ishte pak a shumë anonim për pjesën tjetër të globit para atij incidenti që mbylli edhe karrierën e një prej lojtarëve më të famshëm në historinë e futbollit botëror.

“Gjëra të tilla mund të ndodhin, edhe unë kam bërë shumë gabime idiote në fushën e lojës. E gjithë bota e njeh Zidan. Kur luante, ai ishte futbollisti më i mirë në botë. Për ta ndalur nuk mund të përdorje futbollin, duhej ta provokoje dhe jam i sigurt se në atë rast është provokuar. Për një çast ka humbur kontrollin dhe kreu atë gjest”, ishte mënyra se si Ibrahimoviç ka justifikuar gjestin e futbollistit francez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje