Një gazetar italian konfirmon largimin e Murinjos në qershor

30 Janar 2013, 11:50Sport TEMA

Toni Damashçeli, editorialisti sportiv i gazetës italiane “Il Giornale”, ka bërë të ditur gjatë një emisioni televiziv se Zhoze Murinjo i ka pranuar atij se në fund të këtij sezoni do t’i japë lamtumirën Real Madrid. Gjithçka ka ndodhur sipas tij, gjatë konferencës së fundvitit të kaluar që u zhvillua në Dubai, ku gazetari dhe trajneri i madrilenëve kanë zhvilluar një bashkëbisedim privat, pasi njihen që prej kohës kur Murinjo drejtonte Interin në Itali.

“Fola personalisht me Murinjon dhe më tha që është një çështje politike. Nuk mund të vazhdonte në Madrid. Me fjalën politikë i referohej ambientit, një pjese të tifozëve, një pjesë të klubit dhe një pjesë të lojtarëve. Më pas e pyeta nëse i pëlqente Parisi dhe ai mu përgjigj tekstualisht: ‘Mund të jetë’”, ishte komenti i Damashçelit rreth Murinjos dhe të ardhmes së tij.

Kjo deklaratë e gazetarit italian çon më shumë drejt përfundimit për një largim me mirëkuptim të trajnerit portugez nga Real Madrid, siç përflitej në fakt që prej fillimit të këtij sezoni. Tani mbetet të mësohet se cila është skuadra që do të zgjedhë Murinjo, por me sa duket kanë filluar edhe kontaktet e para për të shkuar te PSZH.

4 komente në “Një gazetar italian konfirmon largimin e Murinjos në qershor”

  1. Die Mannschaft says:

    Mercenar qe ndjek lekun.

    Murinjo vetem me kto lloj klubesh mund te punoje. Klube qe i kane ble miliarderet.

    Nga Reali do te largohet ne te gjitha situatat.

    Po fitoi Champions League do largohet menjehere duke u thene Madrileneve – erdha ju dhashe Championsin dhe po iki. Pra ngelet ne histori.

    Nese nuk fiton gje ket vit do largohet me mirkuptim, pasi nuk mundi ta ngjisi Realin atje ku do te deshironte.

  2. argenti says:

    mjere ai klub qe do e marre kete halabak…….sa per champions ta harroj…

    1. anonim says:

      sic e ka harruar 2 here do ta harroj edhe minimalisht 2 here te tjera. kijeni inat po jepini hakun. mourinjo eshte trajner champions-i. per me teper e ka fituar me 2 klube qe asnje nuk mendonte se do ta fitonin, porto dhe inter te cilat ne momentin qe e fituan nuk ishin edhe aq miliardere. nuk eshte cudi qe ta fitoje edhe kete here dhe ti ngelet vetem anglia (franca pret).

      PS: Eshte cudi qe te gjithe trajneret e medhenj vene ne klube miliarderesh. si nuk vajti nje ne nje klub te vogel?! cudi e madhe si nuk kerkoi njeri ulje rroge. cti kete gjetur valle?! cjane keta njerez qe kerkojne te paguhen per rezultatet qe japin?! tu vije turp dhe te kerkojne vetem nje cope buke si ne shqiptaret.

  3. WTF says:

    MOs u cuditni te shkoj tek MIlan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje