Roberto Mançini ka pranuar se është trishtuar nga largimi i Mario Balotelit, i cili është kthyer në Itali dhe trashmë do të jetë një futbollist i Milanit. Lojtari i dha lamtumirën të gjithë skuadrës që ishte grumbulluar për ndeshjen kundër QPR dhe sot pritet në Itali për vizitat mjekësore dhe firmën në kontratën prej 4 vitesh e gjysmë që do të nënshkruajë me këtë klub.
“Ne jemi shumë të trishtuar pasi Mario ishte një futbollist i rëndësishëm për ne. Me Marion kemi fituar kampionatin dhe Kupën FA në këto dy vitet e fundit”.
“Ai është një lojtar fantastik por është e rëndësishme për të të kthehet në Itali. Do të jetë një mundësi e mirë për të qëndruar pranë familjes së tij, të luajë për Milanin. Mendoj se mund të përmirësohet dhe jam i lumtur pasi ai në këtë mënyrë do të bëhet një nga futbollistët më të mirë në botë”.
“Mario ishte si një nga fëmijët e mi. Kuptohet që mërzitesh disa herë nga ai, por mua nuk më shqetësonte kjo gjë. Milani filloi bisedimet me Mançester Sitin në dy ditët e fundit dhe gjithçka ndodhi shumë shpejt. Gjithçka u bë për Marion, pasi ne e duam atë dhe ai e meritonte të kishte këtë shans”, shpjegoi Mançini i cili tashmë ka bërë të qartë se pret një ndërhyrje të shpejtë në merkato për të siguruar një sulmues tjetër për të zëvendësuar italianin.
Sa shume me i sinqert do te tregohej Mancini, po ta zbriste doren me poshte dhe gishtin e mesit ta kishte te palosur…
U plake,xha Teme,u plake dhe nuk shikon mire…
Pikerisht atje e ka doren e majte… ?
City hoqi plehun.Milan tani do gjeje kokren e belase.