Mario Baloteli sjell telashe kudo që shkon dhe kjo është kuptuar qartë që në ditën e tij të parë të kthimit në Itali, para firmës me Milanin. Entuziazmi i tifozëve të skuadrës kuqezi për mbërritjen e sulmuesit ka bërë që të pushtohen si spitali ku sulmuesi ka kryer vizitat mjekësore, ashtu edhe restoranti ku ai po darkonte me drejtuesit e skuadrës, duke sjellë përplasje mes tifozëve dhe forcave të rendit që po mundoheshin të vinin qetësinë.
Qindra tifozë të Milanit kanë dalë në rrugë dhe kanë ndjekur itinerarin e plotë të futbollistit, duke kthyer fillimisht ambientet e spitalit ku ai kryente vizitat mjekësore në një ambient stadiumi. Pasi është mësuar se ai ka shkruar të darkojë me drejtuesit e Milanit, tifozët kanë pushtuar zonën para restorantit në fjalë dhe kanë detyruar si Balotelin, ashtu eedhe Adriano Galianin, të dalin jashtë në rrugë duke festuar me ta. Për më tepër, kanë detyruar si lojtarin, ashtu edhe drejtuesin e kuqezinjve të kërcejnë nën thirrjet “kush nuk kërcen është zikaltër”, referuar kushërinjve të Interit (video e mësipërme).
Por kur entuziazmi kaloi mbi normalen, u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar turmën dhe situata degjeneroi deri aty sa u përdor edhe gazi lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës për të shpërndarë tifozët që po gjuanin me shishe në drejtim të forcave të rendit. Nga këto përleshje mbeti i plagosur një polic, ndërsa ka pasur disa të dëmtuar lehtë edhe mes tifozëve që nuk iu gëzuan deri në fund mbërritjes së idhullit të tyre të ri.
Keta Milanistat do kene ndonje ndjenje inferioriteti te theksuar ndaj Interit edhe pse kane me shume trofej! Nje e dy mendojne se cfare lojtari tjeter ti blejne. Manovra qe u pane para 3-4 vitesh. Bythziu bythzi mbetet, ne rastin e ketij bythzi italian eshte pastaj nje kombinim i frikshem, e beri Moratti njeri e mori nga nje ekip rrembythje dhe e katapultoi te fitonte cdo gje (Zanetti kishte nja 20 vjet qe priste per ate cikel), e coi madje edhe ne nje nga ekipet me te pasura bashke me Mancion e ja cben.
Nuk kam qene kurre sportdashes i MILANIT apo INTERIT ,bile i shikoj si ekipe “ARMIKE ” por ZANETTI eshte nje IKONE DHE NJE BURRE dhe FISNIK KALORSIAK i vertete . Kerkova dhe kerkova dhe me ne fund e gjeta ,Ai per nga STATURA ne shume aspekte ngjan me BURRIN E MADH BOBY CHARLTON . Une e pelqej KETE LOJTAR qe para syve te mi shfaqet i madh.
Persa i perket Balotelit personalisht beri zgjedhje te mire!per faktin se ne Angli nuk te tolerojne shume nese nuk jep 100 % ne cdo ndeshje,ne Itali ndoshta nuk ka kaq shume presion,ajo qe me shtyu me teper te shkruaj eshte fakti se si ka mundesi qe komentuesi me emrin TOTILA nuk thote asnje fjale per shkrimin por fillon analizen e dikujt tjeter.Zanetti ku hyn ne kete mes?mos ndoshta ka filluar pune ne rradhe te policise,dhe po largonte turmat e tifozeve?Perpiqu te komentosh ndonje gje rreth ceshtjes ne fjale o njeri i zotit,lere Zanettin,ke ndonje fjale te thuash per Balotelin?lere po na ngatarron dhe Boby Charltonin ne kete derdellisje pa kuptim!Si duket te ka lene pasoja dje ndeshja midis Realit dhe Barcelones,ku nuk ja arritet te fitonit,edhe pse Reali ne perberje te tij kishte 5 lojtare mangut duke filluar nga portieri Kasijas,Pepe,Ramos,Koentrao,Di Maria,perfundimisht 15 piket qe Barca ka ne kampionat me teper se Reali,jane te rastesishme,dje vertetuan se nuk ka shume diferenca. midis dy skuadrave
Me ardhjen e Ballotelit ne Milan, nderroj skuader, behem milanist nga dita e sotme dhe nuk jam me interist.
TOTILA, martohu me te dhe veri kapak ksaj pune.