Një moment gëzimi është kthyer në një moment të frikshëm brenda pak çastesh gjatë ndeshjes së Gremio ndaj Kuito në Kupën Libertadores. Gremio ishte mundur në takimin e parë me rezultatin 1-0 ndaj në momentin kur Elano shënoi për skuadrën braziliane në minutën e 61-të, tifozët shpërthyen në festime, duke bërë atë që quhet “orteku”.
Në fakt, ky lloj festimi nuk ka qenë asnjëherë i këshillueshëm për faktin se ka sjellë edhe vdekjen e tifozëve që kanë rënë nga tribunat apo janë shkelur nga të tjerët. Këtë radhë, një nga hekurat rrethues të tribunës u shemb dhe si pasojë tifozët u rrëzuan poshtë, në pistën e stadiumit, fatmirësisht pa viktima.
Sipas asaj që raportojnë mediat braziliane, 8 persona janë plagosur, mes tyre 2 gra të cilat janë dërguar menjëherë me ambulancë në spital pasi kanë pësuar tronditje psikologjike më shumë se dëmtime fizike./lajmeshqip