Qosja: Stalinisti i fundit më bllokoi titullin. Gënjeu hapur për shtëpinë time në Vuthaj

5 Shkurt 2013, 10:54Politika TEMA

Pas bllokimit të titullit “Qytetar Nderi” nga Tropoja, ka reaguar profesor Rexhep Qosja. Akademiku i njohur ia “faturon” këtë ngjarje kryeministrit Sali Berisha.

Akademiku, teksa falënderon nismëtarët e vlerësimit të tij, shprehet i bindur se një ditë do t’i kërkojnë falje për anulimin e vendimit të marrë në muajin nëntor.

“I falenderoj këshilltarët e komunës Tropojë për vendimin e tyre me të cilin më kanë shpallur qytetar nderi në Tropojë. Kryetarit që ka anuluar vendimin e këshilltarëve, me përshëndetjen ia shpreh dhe bindjen time të sigurt se njëri nga kryetarët e ardhshëm me rastin e rishpalljes sime qytetar nderi i Tropojës  do t’i kërkojë falje Rexhep Qosjes për sjelljen ndaj tij të kryetarit të sotëm të Tropojës. E kuptoj dhe e ankoj: Është i detyruar prej stalinistit të fundit europian ende në pushtet të bëjë çka në të vërtetë s’ka dëshiruar të bëjë”, shprehet ai.

Nga ana tjetër, profesori i përgjigjet kryeministrit shqiptar, që para dy muajsh e akuzoi se nuk kishte hapur shtëpinë në Vuthaj për shqiptarët e Kosovës gjatë luftës.

“E kuptoj edhe rrenën në asnjë rast të fundit të kryeministrit, që tha për mua në takim me gazetarët. E ai tha se unë nuk paskam lejuar që në shtëpinë time në Vuthaj të vendosej ndonjë familje e Dukagjinit, që gjatë luftës në Kosovë u shpërngulën në Plavë e në Guci. E vërteta është se në shtëpinë time në Vuthaj në atë kohë ishte vendosur Cen Krasniqi nga Lugu i Baranitit me familjen e tij: me gruan me të bijën dhe dy djemtë. Gënjeshtar i lindur gënjeshtar, Sali Berisha, mund të informohej për këtë të vërtetë, por jo: ai donte të rrente”, nënvizon ai për GSH.

Qosja nuk lë jashtë vëmendjes as komentet e bëra në adresë të tij e të kryebashkiakut Shpëtim Gjika për titullin “Qytetar Nderi” i Vlorës, duke deklaruar se do të ishte i lumtur nëse vlerësimi do t’i ishte bërë për kritikat ndaj shefit të qeverisë shqiptare, pasi ai gjithmonë e ka konsideruar fatkeqësi ngritjen e Berishës në politikë.

Deklaratat e Agimit të Artë ai komenton kështu: “Shkrimet dhe deklaratat e përfaqësuesve të partisë greke, e quajtur Agimi i Artë përmbanin një nacionalizëm primitiv! Ato ishin njëkohësisht edhe fyese ndaj shqiptarëve si komb. Deklarata kryesore shumë e nevojshme me të cilën Aleanca Kuqezi u përgjigj ndaj shovinizmit kundërshqiptar të një partie parlamentare greke, që e paraqiti Lisen Bashkurti, nuk më bëri përshtypjen e deklaratës nacionaliste: ajo ishte një deklaratë politike atdhetare me të cilën mbrohej kombi shqiptar prej nacionalizmit primitiv të asaj partie neonaziste greke. Por disa prej argumenteve që mbështetej kjo deklaratë e AK nuk mu dukën bash përkatëse se mu dukën romantike, kur e kur të papërqendruara”.

Duke komentuar vendimin për ngrirjen e titullit të Kosta Barjabës nga Akademia  e Shkencave, ai shprehet se është një veprim i shpejtuar pasi ende ajo akuzë është e padëshmuar.

 

30 komente në “Qosja: Stalinisti i fundit më bllokoi titullin. Gënjeu hapur për shtëpinë time në Vuthaj”

  1. CIU-CRRRRRRRRRRRRR says:

    ahhhahahha komunisti qosiq i druzhe titos

    1. arrixhiu says:

      Me mire nje komunist si Qosja, se nje si Salovici.

      1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

        Rexhep Qosja eshte President nderi i gjith shqiptarve ne Ballkan.
        Burre i qete,i mençur dhe i urte.
        Fjalet e tij jan te arta dhe percjellin vetem te verteten si drita e diellit.

        1. adi says:

          I shqiptarëve si puna jote. Ai veç shqiptar nuk është. Sahanlëpirës i kuzhinave të pista serbe, që i dhanë dhe titujt.

          1. Aurel Begaj says:

            ti qenke idiot po lere fare

            1. adi says:

              Unë ndoshta jam idjot, po ti, a e di kush ja dha titujt? Ti nuk e merr me mend sa është indinjuar kur u rrëzua E. Hoxha. Qosja për mua është idjot që kujtonte se E.Hoxha përpiqej për Kosovë.

              1. arrixhiu says:

                Ti meritoke vargjet kushtuar Fevziut per hallatin, se qeke krejt Kaaa…..

        2. fl says:

          Shume e vertete. Ky ja permbledh pa pertuar plehres nga Vucidoli

        3. Kosovari says:

          cila eshte e verteta pr Rexhep Qosen?nje stalinist i deshmuar,nje njeri hiq siq eshte mundohet te mat forcat me nje ish burre shteti dhe sot kryeminister per disa vite,nje akademik qe gjithe energjine dhe dijen qe ka e perdore per te sulmuar gjith ata qe nuk jan ne vijen e tije komuniste,kontributi i tije per lirin e Kosoves eshte =me 0 kontributi i tije per bashkimin kombetare esht 0e shumezuar me 0 kontributi i tije per perqrjen e plitikes ne Kosove dhe perkrahjen e vatem atyre qe i hedhin ndonje kocke per ta lepir esht i pa llogaritshem kontributi i tije me fjalet luftenxitese ne 97 ten esht tragjik dhe llogaritet me jete njerezish,hedhja e benzines ne zjarrin ku po digjeshin shqipetaret esht fytyra e vertet e ketij matrapazi qe kurr nuk gjeti qetesi dhe kurre nuk u pajtua me fatin e tije qe perveq librave qe shkruan jeta e tij dhe karriera e tije ka qene nje mision i pamundur.Nje akademik dhe shqipetar i vertet me fjalet e tije duhet te sheroj plaget e kombit dhe ne momentet vendimtare te bashkoj kombin dhe poullin me fjalet dhe veprat e tije ky, gjat gjith jetes beri te kunderten,ne Kosove ne momentin vendimtare kur fati i saj ishte ne udhekryq dhe pergatitej zhdukja politike e saj ketij iu ofrua mundesia qe te dale ne balle dhe te udheheqte poullin,ky refuzoi,si frigacak qe eshte mbeti anash duke pritur momentin qe ti vinte per tu angazhuar ne politik formoi nje part e cila fitoi diku 0.1 % te votave ne Kosove pastaj u zhduk nga politika,si ziliqar qe esshte sulmon ata qe as ne enderr nuk mundi ti arrinte,Ibrahim Rugova Dhe Sali Berisha ishin dhe mbeten kundershtaret e perjetshem te tije te parin edhe ne shtratin e vdekjes e sulmonte dhe te dytin e sulmon eshe sot faji i vetem i tyre ishte se ishin demokrat e ky stalinisti i perbetuar i thurr lavdi edhe pas 20vjet demokraci perpindshit qe shkatrroi Shqiperin per mese gjysem shekulli.

  2. Dyrrahu says:

    I nderuar profesori i madh, edhe më i nderuar akademiku i madh dhe skajshmërisht i nderuari baba i Kombit zoti Qosja,
    Meqenëse Ju jeni Nderi i Kombit pak punë është refuzimi nga ana e shpellarit titullin të akorduar për Ju nga këshilltarët e Tropojes. Lutem që shëndetin ta keni mirë, sikur mendjen e mprehtë që keni në këtë moshë.
    Jam bindur që gjithmonë ndër shqiptarët do të ketë Esat Pasha ashtu siç ka pasur prej se njihemi si popull, por patriotët, atdhetarët, intelektualët e mirëfilltë dh luftëtarët e lirisë kanë ecur nëpër rrugë shumë të rreziëshme vetëm populli të shoh pakëz dritë.

  3. llogjika says:

    Kush eshte stalinisti i fundit,more i ashtuquajtur akademik,Berisha apo Ti,qe kunderrevolucionin e tipit bolshevik te vitit 1997,i cili shembi shtetin e brishte demokratik,vetem per inate tuaja personale e quajte “REVOLUCION DEMOKRATIK TE VONUAR”.
    Te pakten mos u ndje e mos na e kujto shijen e pershtire te turpit dhe llogjikes tende te pashoqe…

    1. skandro says:

      Vetem logjike tenden s’ke,veç perlan çfare leshon nga goja dhe fundoma funderina tende Sal

    2. pak rendesi ka says:

      Nuk eshte “Salist”, eshte “shqiptar” i vetedeklaruar “grek”. “Salistet” jane te trashe, ndersa keta te dytet jane dinak.

      Sa lehtë përdorë njeriu fjalë të mëdha për të mëshehur nën ‘to intriga e për të shfrytzuar zëmrime të veçanta.
      (Albania, nr.1, 1897)[Faik Konica]

  4. Mendimi IM says:

    epo keto shqiptaret vdesin per t’u marre pak me politike..
    i nderuar ishe zoteri, ose te pakten keshtu te dija une, derisa vendose te politizohesh… ose me mire kur the se rama eshte eshte mut me i mire se muti berisha… kjo eshte ceshtje shijesh por derisa e ndave kete me publikun priti edhe keto gjera sepse jane pergjigje te veprimit tend te meparshem…

  5. Dardan says:

    I dashur figure e ndritur e Kombit Shqiptar, Rexhep Qosje!
    Kurdohere ju lexoj me vemendje. Persa i perket deklarates se AK-se, si duket te formuluar nga Lisien Bashkurti, keni te drejte. Une vetem dua qe te ve ne dukje se Lisieni eshte nje “kopil” transhendental i futur qellimshem ne AK.

  6. president says:

    respekte per profesorin. NDOSHTA do te ishte mire te idhte edhe presidenti i shqiperise. dhe jo kapteri qe na vuri sala.

  7. Adil Ajeti says:

    Ka akoma kalamaj qe “dijne” ta shajne Qosjen e madhe sepse u tregon driten dhe rrugen,e ne anen tjeter ngrejne ne qielle sali berishen dhe une i kuptoj sepse vuajne per nostalgjine e tij te shkaut e grekut,sepse sikur kryetari i Tropojes sot do ta kishte shpallur millosheviqin qytetar nderi keta te gjore do i kishin brohoritur sepse keshtu i kan brohoritur edhe titos edhe qubrilloviqit edhe millosheviqit,prandaj nuk mund te shkojne bashke Skenderbeu i gjalle-Rexhep Qosja e tradhetaret qe shpallin mretin e nikolla pashiqin hero kombetar!!!
    Mreti mik i nikolla pashiqit e nikolla pashiqi armik i shqiptareve dhe te shpallen hero kombetar,kush mund ta beje kete pos pjella e vet shkaut.

  8. I nderuar z. Profesor dhe akademik I te gjith shqiptarve Rexhep Qose.!

    Nuk me beri shum pershtypje heqja e titulli tuaj “qytetar Neri” nga keshilltaret e rrethit te Tropojes. Ata nuk jan keshilltare ase kur e kan ven emrin tende te nderuar me ket titull ase kur e kan hequr.Ata veprojne nga komanda ne Tirane nga komanda e gjaktarit Berisha qe askend me shume se tropojen nuk e ka gjakosur.
    Te jesh I bindur Profesor I nderuar se populli I Tropojes kurre nuk do ta heq kete emer .Ai poull heroik qe nga gjitri I tije nxori heroi si Mic Sokoli, Haxhi Zeka, e Plaku I maleve Bajram Curri ai kurr nuk to ta heq emrin tende si qytatar nderi pore do ta shumfishoi ate ashtu sice eshte afishuar ne ter hapsiren shqiptare.
    Keta qe e hoqen ket titull I nderuar professor jane asisoi qe vran Bajram Currin dhe ti e dine me mire nga une se ata e vran dhe ease nuk e varrosen pore sic me kane thene do Kukesian e kan varrosur Hasi I Kukesit. Deri aty ka shkuar problemi dhe ai qe e ka vrare o professor I nderuar koloboracionisti Sali Berisha I beri buste duke e vene perball gjakatari Ahmet Zogu me heriot ton kombetar si Bajram Curri., Hasan Prishtina, Eles Isufi, deputeti I Kosoves Avni Rustemi.Ja pra qe ne e festuam 100 vjetorin duke vene perball njeritjetit heroit dhe ata qe u moren jeten ketyre heroive. Ky eshte Sali Berisha.!
    Ti I nderuar Profesor ke ngjallur tek populli shqiptar ate dashuri te pa kufishme pasi lufta e jote nene hunden e falanges serbe te gershetuar edhe me mashtruesin Rugove ndriqoi rrugen e liris e cial keto mesime tuajt u ben udherrefuyese per luftetaret e liris. Ne nuk harroj qe jeta jote ishte shume ne rrezik pasi falanget serbe te gershetuar me ate te Rugoves ishin gati te merrnin jeten edhe ty ashtu sic I morne jeten profesorit tye nderuar Femi Aganit dhe Juristi me fam Ukshin Hotit.
    Duke perfunduar te uroi jet te gjat dhe suksese ne krijimtarin tuaj te ndritur per mbar kombin shqiptar. Ti je qytetar nderi per te gjith shqiptaret kudo ku jane.
    Me rrespekt ketu nga Jugu I Shqiperis
    Aliu nga Selenica

  9. adifi says:

    Mos u fusni në diskutime banale me njerëz që kanë vite që banalitetin e kanë si ushqim të përditshëm, z.Qosja. Heshtja dhe injorimi, flasin më shumë se fjala në të tilla raste. Janë debate pijanecësh klubi,ose grash llafazane këto. Ka shumë shqiptarë që kanë nevojë për intelektualë seriozë dhe të pa përlyer, si puna juaj. Mos bini në gracka të politikanëve që me sherret e tyre të ndyra po e fusin Shqipërinë gjithnjë e më shumë në batak.

  10. dimer says:

    -Ju jeni vlera dhe mos e fishkelleni ate shejtan qe na ka hypur ne kurriz dhe po ben 500-te zeza.
    -Nje pyetje kam per Ju z qose si parashikon re nien e kesaj mostre se une shoh vetem zi.

  11. l says:

    Arvizu: Berisha shiti interesat shqiptare dhe amerikane
    Politikë

    Ambasadori Amerikan: Arvizu me Kreshnik Spahiu
    Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arivizu ka diskutuar me kreun e Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, për marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë.

    Ambasadori amerikan ka deklaruar se kryeministri Berisha ka tradhtuar jo vetëm interesat e Shqipërisë, por edhe interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke firmosur shitjen e detit në mënyrë të fshehtë.

    Arvizu ka komentuar edhe mënyrën se si qeveria shqiptare shmangu SHBA nga negociatat me palën greke, pas presioneve të Athinës. Një lajm i tillë raportohet nga gazeta “Sot”, e cila citon burime brenda takimit.

    Shkrimi

    Firmosja e marrëveshjes për shitjen e detit nga dyshja Berisha-Basha, rezulton të ketë shënuar një tjetër krisje në marrëdhëniet mes qeverisë shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporte të cilat, sot, po njohin momentet më të vështirë që nga viti 1996, kur amerikanët e dëbuan nga pushteti. Amerikanët, për interesa të Shqipërisë, kërkuan të ishin pjesë e bisedimeve mes negociatorëve shqiptarë dhe atyre grekë për caktimin e kufijve detarë. Por, pas një ultimatumi të Athinës, dyshja Berisha dhe Basha e kanë shmangur ambasadën amerikane në Tiranë nga bisedimet, ndërsa nënshkruan në fshehtësi pazarin për shitjen e detit. Një nga kushtet kryesore të palës greke, ka qenë mbajtja e SHBA larg negociatave dhe ky kusht është plotësuar nga qeveria Berisha. Ndërkaq, ky konflikt ka qenë pjesë e bisedimeve të ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu dhe drejtueseve të Aleancës Kuq e Zi, parti kjo e angazhuar për mbrojtjen e interesave kombëtare. Përpos asaj që u tha në media, mësohet se temë e bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshje për shitjen e detit, e cila u rrëzua si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Sipas burimeve nga pjesëmarrësit në takim, Arvizu, pasi ka kritikuar Aleancën Kuq e Zi për nacionalizimin e tepruar, ka akuzuar kryeministrin Berisha për pazare me grekët sa i takon kufijve detarë. Siç mësohet nga burime brenda takimit, ambasadori amerikan ka deklaruar se kryeministri Berisha ka tradhtuar jo vetëm interesat e Shqipërisë, por edhe interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke firmosur shitjen e detit në mënyrë të fshehtë. Teksa ka vlerësuar të gjithë faktorët politikë që denoncuan dhe iu kundërvunë marrëveshjes detare, ambasadori amerikan ka dënuar pazaret e qeverisë shqiptare me Athinën për ujërat detare. Po ashtu, ambasadori amerikan ka komentuar edhe mënyrën se si qeveria shqiptare shmangu SHBA nga negociatat me palën greke, pas presioneve të Athinës. Arvizu ka deklaruar gjithashtu se nëse ambasada amerikane në Tiranë do të kishte qenë pjesë e negociatave, marrëveshja do të ishte bërë transparente dhe nuk do të kishte kaluar në Kuvend.

    Kabllogrami

    Përplasja e qeverisë Berisha meSHBA për paktin detar me Greqinë, është konfirmuar edhe nga një kabllogram që ambasada amerikane i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit. Kabllogrami me kod 08TIRANA745, i tetorit 2008 është klasifikuar si konfidencial, mban titullin: “Greqia i bën presion Shqipërisë mbi çështjet e kufirit dhe varrezave”. Në kabllogram sqarohet se si Athina i ka bërë presion Berishës që të shmangeshin amerikanët nga negociatat. “Gjatë një seance bisedimesh së fundmi në Tiranë, zyrtari grek në krye të delegacionit i dha palës shqiptare një ultimatum. Qeveria greke mund të tregohet e gatshme për një kompromis mbi kufirin detar pranë Korfuzit (ndoshta për shkak të interesit ushtarak ekzistues amerikan për ndërtimin e një baze ushtarake të SHBA-së në Jal, Shqipëria e Jugut). Gjithsesi, zyrtari grek paralajmëroi delegacionin shqiptar për të plotësuar kërkesën tjetër, atë për të mbajtur ‘fuqitë e largëta’, konkretisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jashtë bisedimeve”, thuhej në raportin diplomatik.l

  12. rashkoni says:

    Ky lahperi jo qe nuk meriton te shpallet qytetar nderi, por duhet ndaluar hyrjen dhe leje qendrimin ne Kosove dhe Shqiperi. Me proserb, me antishqiptare, me te pamoralshem zor se gjen njeriu ne hapsirat shqiptare.

  13. Edi says:

    Te flasesh e te shkruash per Prof.Qosen do te thote ti besh nder kombit tend.Njerez si Qosja jane te rralle ne kete vend e prandaj ky vend shkon keshtu sic e shikojme te gjithe. Shqiptari e ka pasur zakon ti degjoje njerezit e mencur te tij por keto vitet e e fundit po degjon ata qe dine vetem te grabisin ,te vrasin te shkaterrojne gjithcka.Jo te dashur bashkekombasit e mi te ndergjegjesohemi edhe ne si bota demokratike ku duam te shkojme.

  14. miri says:

    Fatkeqesia e Shqiperise e ka emrin Sali Berisha.

  15. saliheqenefi says:

    shqiptaret i bien gozhdes e patkoit, ne cdo fushe te jetes sepse per 50 vjet +20 vetem duartrokasin te parin e fisit ,nuk gjen dy veta me mendim te njejte edhe sikur ajo teme te jete per te miren e te dyve, prapseprap do shpalosin primitivitetin,dhe su ben pershtypje qe bejne jete qeni vetem ti dali e tyrja

  16. xheti drenic says:

    Regjep Qosja asht burr dhe asht qytetar nderi i te gjith shqiptarve Salo Legeni asht frigacak pe per at te injoron dhanderr shkau kriminel nuk ka gjak shqiptari ne ta po di i vie koha ati plehu

  17. Guri says:

    Deklarata e Aleancës Kuq e Zi, e përgatitur nga Lisien Bashkurti dhe drejtuar kundër Agimit të Art, nuk është në lartësinë e duhur. Ajo tregon se Lisien Bashkurti është i infiltruar nga PD në Aleancën Kuq e Zi.

  18. Po te krahasohet prof Rexhep Qosja me Sali Ramë Berishen ( Fazlliqin ) shqiptarë,ahere me siguri qe sdo ishim komb ne kembet tona.
    Prof. lere qe eshtë i respektuar ne terë malësin,por esht dhe i respektuar ne mbarë shqiptarinë.Prandaj genjeshtari gjithmon me genjeshtar rronë.

  19. Kotropuzi Mullarek-Koki USA. says:

    Ketu ne Shqiperi eshte kulmi i injorances,Shqiptaret e Kosoves e njohin me dhemb e dhemballe Rexhepin dhe Respektin per te e kan 0, kurse Vlonjatet e Kuq dhe kuqaloshet tjere te Edvinit e ngrejne ne qiell Rexhep Qosen,o popull ai qe te njef dhe jep konsideraten per ty se kush je,ketu mbarojn rreplikat, REXHEP QOSJA ESHTE NJE Enverist fanatik dhe i pa ndreqshem,nje zemer zi, dhe percares i Shqiptarve,si akademik vari lesht se titujt i ka marre nga -DRUSHE TITO-.

  20. aha says:

    Hajt more shko bjëri me Dorë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje