Riza Latifi nuk ka pranuar t’u vetëdorëzohet forcave të policisë dhe RENEA-s duke qëlluar veten me thikë në qafë.
Dhëndri që ekzekutoi vjehrrën, vjehrrin dhe plagosi nusen e tij në Kuçovë një javë më parë, ishte strehuar në shtëpinë e tij. Pasi është diktuar prania e të kërkuarit, Policia e Fierit organizoi dje një aksion për kapjen e tij. Ata kanë rrethuar zonën dhe i kanë bërë thirrje të dorëzohet, mirëpo 58—vjeçari nuk ka pranuar. Pas një orë pritjeje dhe heshtje nga ana e të shumëkërkuarit, policia dhe RENEA kanë vendosur të ndërhyjnë duke shkallmuar derën. Por kur janë futur brenda, në njërën nga dhomat kanë gjetur trupin e pajetë të Riza Latifit.
Burime nga policia kanë bërë me dije për gazetën Panorama se viktima kishte goditur veten me thikë në pjesën e qafës, duke i shkaktuar prerje të konsiderueshme, çka më pas solli dhe vdekjen.
Trupi i pajetë është tërhequr nga banesa dhe është dërguar për në morgun e qytetit.
“Dëgjuam zhurma. Kishte rrëmujë. Policia na kishte ardhur aty tek rruga, por unë nuk dija asgjë Pyeta dhe asnjëri nuk më dha shpjegime. Mendova se po kontrollonin, po e dija që djali nuk ishte aty. Dëgjova mbesat dhe kushërirat e djalit që ulërinin. Dal të pyesja çfarë kishte dhe në fillim s’më treguan, por më pas më dhanë gjëmën”, shprehet nëna e viktimës, Razie Latifi.
Ajo tregon se i biri kishte braktisur gruan me katër fëmijë pasi ishte njohur me Engjëllushen, por para se të ndodhte vrasja, kjo e fundit është larguar pa e lajmëruar atë.
“Unë nuk di më shumë hollësira, por djali e kërkoi dhe shkoi në Kuçovë për t’u sqaruar, pasi ajo vetë ishte fajtore. Ky i tha që për të kishte lënë fëmijët dhe gjithë familjen. Gruaja e tij ka nxitur vëllezërit dhe njerëzit e saj që ta dhunonin Rizain, ndaj dhe ai nuk e ka duruar dot më dhunën dhe kreu krimin e rëndë”, pohon nena.
I biri i viktimës, Fredi, akuzon se nuk është njoftuar familja që të negocionin.
“Nuk na thanë që dikush nga ne të negocionte. Në rast se do të ndërhynim ne, babai padyshim do të ishte gjallë tani. Ata na kanë mbajtur larg gjithë kësaj ngjarjeje dhe ne nuk dinim asgjë. Nuk e dinim as që babai kishte ardhur në shtëpi dhe as që policia e kishte rrethuar. Ne mësuam për ngjarjen kur pamë rrethimin dhe më pas rrëmujën që u krijua”, shprehet i biri Fredi.
Nëse në këtë punë ka diçka të mirë,
atëhere ashtë kjo vetvrasja.
Apo dëshiron familja që ky horr të akomodohet në burg mbi koston e taksapaguesve. Bile bile oshtë mirë që edhe kufoma ti digjet kështu që bile edhe të kursehet toka për varrim.
Pune plehrash dalin dhe flasin neper gazeta