Kreu i PDS-së, Paskal Milo, ka akuzuar ashpër qeverinë Berisha për keqqeverisje duke u shprehur se qeveria iu ka ofruar për vite me radhë qytetarëve shqiptarë pasiguri dhe varfëri. Deklarata ka ardhur pas një takimi me strukturat e kësaj force politike në qytetin e Gjirokastrës, ku Milo është shprehur se kjo situatë politike është mjaft e tensionuar për faktin se jemi në prag të zgjedhjeve, për të cilat tashmë mazhoranca ka nisur manipulimet e para.
“Qeveria po bën gati manipulimet e zgjedhjeve dhe një prej manipulimeve më të mëdha është pikërisht projektligji që pritet të kalojë në Kuvend, i gatshëm për tu dhënë qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve cka nënkupton një shtim artificial të shtimit të elektoratit”, është shprehur Milo.
Paskal Milo ka shtuar se sot qytetarët shqiptarë janë krejt të pasigurt për jetën e tyre.
“Krimi sot ka hyrë në familje në mënyrë makabre, ndërsa siguria është e rënduar kur janë të pasigurta ato institucione të specializuara dhe kanë për detyrë të ruajnë sigurinë e qytetarëve. Ky është një dështim i qeverisë Berisha. Ne kërkojmë që në këto kushte Ministri i Brendshëm të japë dorëheqjen e madje edhe kupola e rendit, e cila nuk është e aftë t’ju sigurojë këtë të fundit qytetarëve.”
Ndërsa lidhur me krizën ekonomike, Milo ka pohuar se “ajo tashmë është ulur këmbëkryq me shqiptarët gjë e cila do ndryshojë pas zgjedhjeve të 23 qershorit duke sjellë frymën e re të politikës shqiptare”, theksoi ai.
U hodh ne veprim “fisheku ne paje” i agjentures X.
E keni inat Milon se i ka thene Doktorit dikur ‘prostitute politike’
Paskal,lodhesh kot,nuk ka kocka per ty Edi Rama!!
Nje gje ke te mire ti Milo:
Qe kur ike nga sekretar i shtetit per arsimin, nuk i je ndare me PS
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/levizja-seksuale-per-integrim.html
Nga jeta time e mjeruar ne kete shqiperi,me kane ngelur ne mendjen
time 8 vjet te qeverisjes se partise tende o Milo?? Nuk kam durim ,sa
te kthehesh perseri ,per shpetimin e ketij populli.O kufome e qelbur
genje ,se te jap te drejte,kur te ndjek kopeja ,per ta kullotur,per
dite???? .
Pyeteni pak Milon se pse deshtoi ndertimi i Koridorit 8-te Durres-Shkup-Sofje-Stamboll.
SHANSI I HUMBUR
Skënder Shkupi
25-04-2007
Rreth 12 vjet të shkuara u nënshkrua në Nju Jork një marrëveshje, në parim, ndërmjet presidentëve të Shqipërisë, Maqedonisë, Bullgarisë dhe Turqisë, nën patronazhin e presidentit të SHBA të asaj kohe, Bill Klinton, për ndërtimin e Korridorit 8 që do të lidhte Durrësin me Varnën dhe Stambollin, një arterie kjo tepër e rëndësishme sidomos për vendin tonë krejt të mënjanuar nga korridoret e mëdha evropiane. Ndërkohë që Maqedonia, Bullgaria dhe Turqia kanë edhe akse të tjera korridoresh strategjike panevropiane, për Shqipërinë, Korridori 8 do të përfaqësonte të vetmen portë të madhe të qarkullimit të mallrave dhe njerëzve në këtë hapësirën tonë të mënjanuar nga vullneti negativ gati 50-vjeçar i një diktature vetëvrasëse. Meqenëse është folur e shkruar edhe më parë me shumë hollësi për përfitimet e mëdha që do të kishte Shqipëria nga ndërtimi i Korridorit 8, e si rrjedhojë nuk ka më kuptim të rithuhen këtu, po përmendim vetëm një të dhënë: sipas llogarive të specialistëve, të ardhurat që do të vileshin nga transporti masiv nëpër pjesën shqiptare të Korridorit 8, do të kapnin një shifër afër 500 milionë dollarë në vit. Kjo është një shumë kolosale për përmasat modeste të ekonomisë sonë, madje edhe në këndvështrimin perspektiv, e pa dyshim do të sillte një rritje të menjëhershme të të ardhurave kombëtare e të nivelit të jetesës në vend.
Mirëpo ndërtimi i Korridorit 8, kishte një pasojë jo fort të këndshme për fqinjët tanë të Jugut, pasi do të zbehte mjaft rëndësinë e rrjetit të atëhershëm rrugor të Greqisë. Ndonëse përfitimet greke nga ndërtimi i një aksi paralel me Korridorin 8, në përqindje të GDP së saj, janë shumë më të vogla sesa ato që do të kishte Shqipëria, gjithmonë në përqindje, krahasuar me të ardhurat vjetore të saj, përsëri çuditërisht, interesimi i qeverisë greke për të penguar ndërtimin e Korridorit 8 duke realizuar një autostradë, paralele me të, më në Jug, e shtrirë e gjitha në territorin grek, ishte dhjetëra herë më i madh se interesimi i të gjitha qeverive shqiptare të të gjitha ngjyrave për ndërtimin e Korridorit Durrës-Tiranë-Shkup-Sofje-Varna.
Sa më sipër, mund të provohet nga të dhëna të shumta. Një funksionar i lartë grek i pat sugjeruar shkruesit të këtyre radhëve, afërsisht në atë kohë kur takoheshin presidentët e vendeve ballkanike në Nju Jork, se “Shqipërisë nuk kanë ç’i duhen autostradat, rrugët ekzistuese zgjerojini pak, eliminoni kthesat e shumta me ca viadukte të vogla dhe kaq është mjaft për ju. Kush do të kalojë nga rrugët tuaja?”. Ishte një sugjerim në pajtim të plotë me interesat e vendit të tij dhe për këtë hollësi që ai rrekej të më mbushte mendjen, nuk i mbaj fare mëri. Ai bënte atë punë që i diktonin interesat e vendit të tij.
Po ne, çfarë bënim? Ne, ndonëse kishim nënshkruar marrëveshje e protokolle, nuk e kishim aspak të qartë se ç’ishte një korridor. Madje s’e kemi të qartë as sot. Pikë së pari një korridor transevropian, ka si element kryesor bazë autostradën e tipit 3 + 3, e cila detyrimisht duhet të kalojë, minimalisht, nga tre kryeqytete. Këtë hollësi të fundit nuk e patëm fare parasysh, kur orvateshim t’i mbushnim mendjen vetes dhe të tjerëve se po ndërtonim një korridor transevropian që nuk kalonte nga Tirana, por nga Rrogozhina. Nëse Korridori 8 do të kalonte vetëm nga Shkupi dhe Sofja, atëherë ai nuk mund të quhej i tillë. Pikërisht, kjo hollësi provon që zyrtarët e lartë shqiptarë që kishin e kanë në dorë zgjidhjen e këtyre problemeve të mëdha teknike, pak merakosen të dëgjojnë zërin e specialistëve përkatës.
Një tjetër provë që tregon se sa pak të përkushtuar kanë qenë pushtetarët shqiptarë të 17 viteve të fundit, për rëndësinë e ndërtimit me përparësi absolute të Korridorit 8, është jo vetëm ngathtësia e tyre për t’i përshpejtuar etapat e ndërtimit të autostradës, por degjenerimi i projektit në thjesht një përmirësim apo zgjerim të parëndësishëm të rrugës ekzistuese, për shembull të segmentit Elbasan – Librazhd – Qafë Thanë. Është zbatuar pikërisht dhe me përpikmëri sugjerimi grek.
Projekti ishte madhështor dhe me riperkursione të jashtëzakonshme në zhvillimin e vendit. Si rrjedhojë ai kërkonte një zbatues të vetëm, një firmë të madhe dhe autoritare që të merrte përsipër të gjithë pjesën perëndimore të Korridorit 8, atë që kalon në territorin shqiptar prej 140 km e mbase më pak se kaq. Vetëm një firmë e tillë mund ta merrte përsipër pa frikë detyrën e zgjidhjes së gjurmës së re të Korridorit 8, i cili nuk mund të përfytyrohet si zgjerim thjesht i rrugës së ndërtuar nga austriakët e italianët 80 e ca vjet të shkuara, që në segmentin e lartpërmendur Elbasan – Qafë Thanë ka 137 kthesa. Të 60 km e fundit të asaj rruge, mund të reduktoheshin në vetëm 30 km duke e ngjitur autostradën disa dhjetëra metra më lart, nëpërmjet një sistemi modern tunelesh e viaduktesh. Mirëpo ne copëzuam projektet dhe firmat e ndryshme, të përqendruara në minisegmente prej 20 apo 30 kilometrash, nuk e kanë më përfytyrimin e së tërës, e asaj autostrade moderne që kërkojnë etapat e sotme të zhvillimit evropian. Madje as që janë të interesuara për të tërën, pasi atyre u kërkohet vetëm një copë rrugë me 3 kalime gjithsej dhe kaq mjafton. Ndërkohë gazetarë të paformuar e pa asnjë ide për konceptin bazë të një korridori strategjik transevropian, vazhdimisht i referohen punimeve përmirësuese të rrugës nacionale Durrës – Elbasan – Qafë Thanë, si arritje të rëndësishme në ndërtimin e Korridorit 8 (!?).
Naiviteti (vallë është vërtetë i tillë?) i qeveritarëve të Tiranës, shkoi deri aty sa t’i jepej ndërtimi i një segmenti të rëndësishëm të Korridorit 8 një firme greke!? A ka marrëzi më të madhe se kjo? Kur grekët nuk e fshihnin aspak kundërshtimin e tyre të hapur për ndërtimin e këtij korridori, si lejohej që të tenderonte një firmë greke për ndërtimin e tij?
Gjithsesi, si shkuan punët, a mund të rregullohej diçka të paktën tani në fund, kur inxhinier Ngjeqari pat hedhur idenë e ndërtimit të autostradës Tiranë – Elbasan që është korrigjim i domosdoshëm i projektit të vjetër, sa naiv aq edhe të pasaktë të gjurmës Durrës-Rrogozhinë-Elbasan-Qafë Thanë, për Korridorin 8? Dëshira e tij e madhe për të bërë diçka, mbeti vetëm dëshirë. Si për shumë raste të tjera, edhe për projektin e tij është endur një tis harrese, që ka prirjen e trashjes deri në braktisjen e plotë të tij.
Ndërkohë, çfarë kanë bërë grekët gjatë 12 viteve të fundit, vite që ne i kemi shpenzuar për të gjetur një zgjidhje fatlume për të ruajtur kutitë e votimit, e për të mos vjedhur votat e njeri-tjetrit?
Duke nisur nga viti 1995, Greqia i hyri seriozisht punës për ndërtimin e një autostrade moderne Aleksandropolis – Selanik – Janinë – Igumenicë, pra që nga kufiri turk e deri poshtë Korfuzit. Projekti u quajt “Rruga Egnatia”, duke injoruar faktin historik që pjesa perëndimore e kësaj rruge është e gjitha e shtrirë mbi territorin e Republikës së Shqipërisë, pra segmenti Durrës- Qafë Thanë. Madje në sajtin e firmës “Egnatia Odos A.E.” evokohet edhe fakti historik që në këtë rrugë u ndeshën dikur Cezari me Pompeun. Që ata dyluftuan në perëndim të “Rrugës Egnatia” kjo dihet mirë nga historianët, mirëpo në dokumentarin shkencor të përgatitur nga autorë grekë e të shfaqur në kanalet televizive amerikane, qëllimisht nuk thuhet askund se ku pikërisht janë ndeshur dy romakët e mëdhenj.
Fondet e siguruara për ndërtimin e njërës prej autostradave më moderne të Evropës së sotme, pra të aksit Aleksandrupolis- Igumenicë janë 3.4 miliardë euro. Të dhënat janë interesante. 50% të fondeve janë dhënë nga BE. Pjesa tjetër mbulohet nga Banka Evropiane e Investimeve dhe nga qeveria greke. Askund nuk thuhet se sa për qind të këtij fondi e ka dhënë banka dhe sa qeveria e Athinës. Me sa duket, kontributi financiar i vetë grekëve në ndërtimin e veprës më të madhe historike rrugore të tyre është krejt modest.
Projekti është teknikisht jashtëzakonisht i ndërlikuar, falë vështirësive të terrenit pasi probleme gjeologjike shfaqen pothuajse kudo, por veçanërisht në pjesën perëndimore të saj, në hapësirën Janinë-Igumenicë që përshkon Thesprotinë e vjetër apo Çamërinë e re. Institucionet financiare evropiane, në vend që ta kthenin paksa nga Veriu autostradën e madhe moderne, duke e nxjerrë në Durrës, variant që mund të arrihej nëse ne shqiptarët do t’i gjurmonim me përkushtim projekteve të mëdha që hartohen në Evropë e që nuk bëhen fshehtas, e lamë atë të dalë në një port të vogël si Igumenica, duke e rritur artificialisht rëndësinë e saj. Beteja ndërmjet një fshati modern krejt të panjohur dhe një qyteti antik të famshëm u fitua nga fshati. Sepse fshati ishte grek (i greqizuar pas 1912-ës) kurse qyteti ishte shqiptar. Si pasojë e këtij indiferentizmi të shqiptarëve të pushtetshëm të djeshëm e të sotëm, shohim ca shpenzime vërtetë tronditëse të evropianëve: Gjysma e fondit të caktuar për ndërtimin e Rrugës (greke) Egnatia domethënë 1.7 miliardë euro janë shpenzuar në 90 kilometrat e fundit. Këtu nuk ka kurrfarë logjike ekonomike; këtu ka vetëm politikë, madje nga ajo më e keqja, politikë nacionaliste në kuptimin negativ që ka marrë sot kjo fjalë në mjediset evropiane. Pra shpenzohen 2 miliardë dollarë vetëm që autostrada e madhe të mbetet tërësisht në territorin grek, në vend që të kurseheshin rreth 1.5 miliardë. Me 500 milionë dollarë mund të ndërtohej tërësisht pjesa shqiptare prej 140 km (e ndofta më pak se aq) e Korridorit 8, e cila mund të shërbente si dalje për të dyja arteriet, domethënë Varna (ose Stamboll) – Sofje – Shkup – Qafë Thanë dhe Stamboll – Aleksandrupolis – Kavalla – Selanik – Kostur – Qafë Thanë.
Për të krijuar një ide për përmasat e veprës “Egnatia Odos” mjafton të kujtojmë që në të përfshihen 80 km ura, 100 km tunele, 80 km mbikalime dhe 700 km rrugë ndihmëse shërbimi. Aktualisht janë siguruar 6.7 miliardë euro për ndërtimin, përveç autostradës së lartpërmendur, edhe të tre akseve vertikale. Vepra përmban 1700 struktura, 76 tunele nga të cilët 15 janë më të gjatë se 800 metra kurse më i gjati është 4.7 km, 1650 ura dhe 60 mbikalime. Gjer më 2006 janë hapur 446 km të autostradës. Data e fundit e dorëzimit mendohet të jetë fundi i këtij viti, ose e shumta janari i vitit 2008.
Kështu, Korridori 8, pas nock dawn-it që mori nga qeveritarët tanë, tashmë provoi nock out -in nga “Egnatia Odos”. Ndërtimi i sabotuar i atij korridori është shansi i madh i humbur për Shqipërinë. Tashmë edhe sikur të ndreqet më së miri çdo lajthitje e jona, 500 milionë dollarët fluturuan dhe ne zor se do të mund të konkurojmë në të ardhmen me “Egnatia Odos”. Megjithatë, mund të ngushëllohemi nëse eliminojmë megadushkun dhe zgjedhim zotin Nano si President konsensual.
Gazeta Shekulli
(Ish)Kredia greke
Nga: Përparim HALILI
Në përpjekjet e saj për të dominuar ekonomikisht e për të tjetërsuar me zaptim pjesë nga trojet e mbetura shqiptare, Greqia ka përdorur gjithë “arsenalin” e saj politik, ekonomik, diplomatik, fetar, madje deri dhe fizik, duke ndërhyrë pas asnjë pengesë dhe sistematikisht në problemet e vendit tonë. Në gjithë “vijën” e marrdhënieve me fqinjët, veçanërisht në shekullin e fundit, Greqia ka dëshmuar se nuk ka hequr dhe nuk nuk heq dorë nga synimi për të vazhduar coptimet dhe zaptimet territoriale të fqinjëve, për më tepër ndaj vendit tonë. Nëse prej fqinjëve të tjerë, ajo ka ndeshur reagimin deri kërcënues, prej shtetit shqiptar ka gjetur terren të plotë veprimi për të ushtruar lirshëm e hapur synimet e saj të vjetra në lidhje me Vorio-Epirin.
Ne nuk themi se shteti shqiptar ka dalë në “majë të çatisë” e i ka thënë Greqisë: “Hajde merr pjesën që kërkon në Shqipëri”. Por, me gojëkyçjen e tij, me krijimin e hapësirave ekonomike, fetare, politike, me lejimin e veprimeve që cënojnë integritetin tonë kombëtar, shteti dhe pushtetet politike e kanë ndihmuar, duke mos “ia prerë duart” as në veprimet me tipike të diversionit, të cilat nuk do t’i lejonte as një shtet i kolonizuar i përpara 300 vjetëve! Kjo heshtje e plotë dhe e unifikuar e të gjithë institucioneve zyrtare e poltike shqiptare, i ka dhënë nxitje Greqisë, për të qënë prezente me veprimtarinë e saj anti-shqiptare jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe deri në kanceleritë europiane e ato botërore
Kredia, pagesë sekrete për spostimin e “Vijës Egnatia”
Pak ditë më parë, udhëtoja drejt Elbasanit nëpërmjet Rrogozhinës. Kur pyeta për rrugën e re të ndërtuar më thanë: Duhej bërë më e gjerë dhe me e kompletuar me të gjithë aksesorët sinalistikë e veprash arti, por ka patur ndërhyrje greke, që të bëhej kështu siç është, për të mos plotësuar standartet teknike e funksionale të një rrugë sipas kushteve që kërkon “Korridori 8”. Nisur nga ky deklarim rastor, investigova dhe konfirmova faktin, që ky segment rrugor ka vërtetë devijime e mosrealizim të projektit të miratuar. Pse? Sepse të gjithë faktet të çojnë te “historia” e luftës së shtetit Grek, për t’i zhvatur Shqipërisë projektin e “Korridorit 8”, synim ky që prej Greqisë është shoqëruar me shumë prapaskena e qëndrime që shkojnë deri në presione dhe bllokime ekonomike grantesh evropiane të miratuara për vendin tonë. Një nga këto ishte loja greke me kredinë e strehimit, e cila nuk u dha asnjëherë.
Në vitin 1997, ish-pushteti i kolacionit të majtë në Shqipëri, përveç premtimit të ish-kryeministrit Fatos Nano për kthimin 100% të lekëve të piramidave, ish-qeverisja bëri premtimin e dytë qetësues për kohën e pas trazirave, duke deklaruar se shqiptarët që kishin humbur shtëpitë në piramida sidomos në Vlorë, brenda vitit 1998, do të sistemoheshin me strehim nëpërmjet një kredie greke prej 5 miliardë dhrahmi, të cilën qeveria greke ia kishte premtuar si mbështetje qeverisë shqiptare për të stabilizuar situatën sociale që u krijua pas rënies së piramidave. Ajo kredi siç dihet nuk u lëvrua, përkundrazi mbeti një simbol i pastër mashtrimi, duke u përdorur thjeshtë si “kartë qetësuese” deri në vitin 2001, aq sa u harrua krejt e nuk u fol më për të.
Pse nuk u dha kjo kredi? Sipas fakteve, edhe pse shteti shqiptar e “futi në thes” marrëveshjen me grekët për qëllimin e vërtetë të kësaj kredie, rezulton se ka patur lidhje direkte me dorëzimin tek grekët të “Korridorit 8-të” (Vijës Egnatia). Ky skandal i asaj kohe, u bë objekt debati në shtypin grek e atë shqiptar, duke qënë tematikë edhe qëndrimit të KE. Në janar 1999, pak nga ky skandal u publikua edhe në gazetat shqiptare “Nacionalisti” e “Koha Jonë”. Faktet konfirmin atëherë, detyrimin e qeverisë shqiptare për ta shitur “Korridorin 8-të” tek grekët. Skema greke ishte e gatshme dhe nisi me lojën e shëmtuar të kredisë së strehimit. Kjo kredi, sipas burimeve të asaj kohe, do të justifikonte dy motive: së pari, qeveria shqiptare duhet të dilte me një premtim të fuqishëm social dhe së dyti, përligjej prania e gjithanëshme greke, në jetën shqiptare.
Kështu pra, nisi pazari për shitblerjen e “Korridorit 8-të”. Sipas pazarit, Greqia premtoi një kredi 5 miliardë dhrahmi, ndërsa Shqipëria, do të firmoste pranimin e devijimit të vijës së “Korridorit 8-të” (Vijës Egnatia).. Kushti ishte ky: Kredia, nuk do të jepej në momentin e nëshkrimit të (p)aktit anti-shqiptar, por kur të niste puna për zbatimin fizik të tij. Si kondicion, qeveria shqiptare i kërkoi qeverisë greke 2 milion dollarë transh paradhënie, pjesë e kësaj kredie, për të paguar mësuesit, policët, mjekët, ministrat, të cilët sapo kishin nisur protestat nga mungesa e pagave, për shkak të grabitjes së bankave gjatë rebelimit.
Në 17 dhjetor 1997, ish-ministri i Transport-Ndërtim-Telekomunikacionit, Gaqo Apostoli u dërgua në Athinë, ku firmosi “Pranimin e qeverisë shqiptare, për spostimin e vijës së Korridorit 8-të” dhe në shkëmbim iu dhanë 2 milion dollarët, të cilët u përdorën jo si kredi për strehimin e viktimave të fajdeve, por për paga dhe për 163 kredi strehimi për qeveritarët. Për të përligjur përpara shqiptarëve gjoja “vonesën” e Kredisë Greke, qeveria shqiptare nisi aktin e dytë të pazarit, duke dërguar 8 muaj më pas në Athinë, zëvendësen e Apostolit, ish-ministren Ingrid Shuli e cila, pasi u kthye bëri deklaratën e bujëshme groteske: “Për qeverinë nuk më dhanë asnjë dhrahmi, por për hatrin tim, Greqia shtoi edhe 2 milionë dollarë kredi”! Me këto lëvizje të bëra, u shpjegua atëherë vështirësia e ish-kryeministrit Pandeli Majko, për të hequr ish-ministrin Gaqo Apostoli dhe këmbëgulja Nano-Gjinushi për ta mbajtur ministër, por edhe loja e ish-presidentit Mejdani, për dekretimin dhe ç’dekretimin banal të tij, duke e rikthyer “de jure” edhe katër ditë si ministër, kohë kjo kur ai edhe pse ishte i shkarkuar nga kryeministri dhe nuk kishte asnjë të drejtë vepruese në institucion, firmosi një tender rrugësh prej 450 mijë dollarë, i cili nuk u anullua.
Për afro 4 vjet u fol për kredinë greke, me shpikje procedurash e hartim projektesh, që nuk sollën asnjë qindarkë kredi për strehimin e viktimave të piramidave. Në 3 muajt e fundit të vitit 2000, shtypi dhe mediat e opozitës greke, kanë denoncuar mungesën e një kredie të tillë për Shqipërinë, duke hedhur edhe dyshime se kjo lidhje me një skemë të fshehtë për “Koridorin 8”, por pa dhënë asnjë detaj për këtë skemë. Faktet treguan, se kishte një pazar për kredi strehimi, por realizimi i saj varej nga fillimi paraprak i punimeve në portin e Selanikut dhe pas këtij momenti sigurive, qeveria greke do të lëvronte e më pas, do të deklaronte faljen e kësaj kredie. Në fakt, nëse ndodhte kështu ajo nuk nuk mund të konsiderohej falje kredie, por pagesë e blerjes se resursit gjigand në portin e Selanikut, të shitur prej ish-qeverisë “Nano-1997”, duke nxjerr jashtë projektit Portin e Durrësit.
BE: Tre vetot bllokuese të Greqisë, ndaj Shqipërisë
Kronologjia e diversionit grek ndaj Shqipërisë, sidomos për të bllokuar zhvillimin e saj ekonomik dhe vazhdimin e tranzicionit është e detajuar dhe e faktuar. Ja më konkretisht. Në vitin 1992, BE planifikoi 20 milionë EKU fond për Shqipërinë. Qeveria greke e kundërshtoi këtë investim për Shqipërinë, duke vënë veton. E njëjta gjë ndodhi dhe në vitin 1993, kur BE planifikoi të jap një grand financiar po 20 milion EKU për Shqipërinë. Greqia nuk hezitoi të shfaqet përsëri me të njëjtin qëndrim bllokues, si në vitin1992, duke vënë veton e kundërshtimit dhe gjithshka u përmbys. Në vitin 1994, BE planifikoi përsëri akordimin e të njëjtës masë donacioni për Shqipërinë. Greqia nuk hezitoi të kundërshtonte e të synonte të bllokonte përsëri me veton që kishte, por nuk arriti, sepse ndryshe nga herët e tjera, Greqisë iu kundërvu Gjermania, nëpërmjet ish-ministrit të Jashtëm, Klaus Kinkel, duke i kërkuar BE, të shtonte një paragraf në Status, që në rastet, kur një anëtar vë veton më shumë se 2 herë për të njëjtin problem, kjo veto të mos ketë vlerë. Ky qëndrim gjerman, hapi rrugën që Shqipëria, pa dëshirën e Greqisë, të përfitonte 20 milionë EKU-të e akorduara në projektin “CROSS BORDER”, të detajuara e të orientuara kryesisht për ndërtimin e segmentit rrugor Korçë-Kapshticë-Tri Urat.
Në vijim të këtij investimi, në vitin 1994 u hodh ideja e “Korridorit 8-të”, që do të kalonte në vijën Durrës-Elbasan-Shkup-Sofje-Stamboll. Pasi u hartuan modalitetet dhe u bënë paktet e fillimit të këtij investimi gjigand, u bë marrëveshja dhe po këtë vit u fromos nga ish-presidentët Klinton, Berisha, Gligorov, Zheliev dhe Ozal. Kjo marrëveshje politike, bëri që në vitin 1995 të nisnin procedurat për hartimin e projekteve dhe çeljen e fondeve, moment pas të cilit Greqia, si vend i papërfshirë në këtë resurs, madje plotësisht jashtë tij, nisi sulmin për t’u bërë pjesë e “Koridorit 8” duke synuar dhe verpuar me makinacione për ta devijuar nga Shqipëria, duke e kaluar nga Porti i Selanikut, qëndrim i cili ndeshi në reagimin e ndërkombëtarëve,por jo të qeverisë e të shtetit shqiptar, të cilët me qëndrimet dhe pazaret e tyre të fshehta, duket se ishin dakort t’ia dhuronin Greqisë këtë mundësi madhore zhvillimi për ekonominë e vendit dhe lidhjen me botën e zhvilluar. Por këto projekte e fonde u “ngrin” përkohësisht, për shkak të ngjarjeve të vitit 1997.
Realizimi i projektit, përzgjidhet firmë e falimentuar greke
Në fund të vitit 1997, ish-presidenti Rexhep Meidani, shkoi në takimin e Helsinkit, enkas për këtë projekt. Por meqë ekipi i përzgjedhur prej tij, rezultoi të ishte i paaftë për të mbrojtur këtë projekt, atëherë projektin e realizuan specialistët e Brukselit. Pjesëmarrës në tenderin për segmentin Durrës-Rrogozhinë ishin 150 firma të huaja, ndër to dhe firma serioze gjermane, franceze, austriake, italiane.
Pas seleksionimit të firmave konkurruese, ngelen 30 prej tyre, ku gjysmat ishin greke. Në konkurrimin e dytë, mbetën 8 firma greke, 1 italiane, 1 gjermane. Ndërsa në konkurrimin e tretë, u shpall firmë fituese kompania greke “Sarandopullos” e cila, gjatë aktivitetit të saj në Shqipëri kishte tregtuar vetëm tjegulla, firmë që më pas rezultoi e falimentuar. Në dhjetor 1997, firma fituese greke nënshkroi kontratën me ministrinë e Ndërtim-Transporteve, kontratë kjo e nënshkruar nga ish-ministri Gaqo Apostoli. Menjëherë pas firmosjes së kontratës, siç e thamë më lartë, në 17 dhjetor 1997, ish-ministri Apostoli bëri një vizitë urgjente në Athinë, ku nënshkroi në emër të Shtetit Shqiptar, se ishte dakort me këtë projekt të kompozuar sipas propozimeve të Greqisë! Ky veprim, hapi “dritën jeshile” për Greqinë, që në vend të Shqipërisë, ajo të përfitonte nga Brukseli financimin prej 400 milionë dollarësh për “projektin e saj” të rrugës “EGNATIA”, rrugë e cila sipas pazarit greko-shqiptar, ndryshonte drejtim dhe kalonte në vijën Igumenicë-Veri i Greqisë-Selanik, duke spostuar “Korridorin 8-të” nga Durrësi në Igumenicë.
E Merkure, 08 Gusht 2007
Gazeta Ndryshe
O Melek, un nuk e lexova fare, por meqè ishte e gjat shum..thash, patjeter qe ka te drejte
p.s filluan keta parahistoriket me paranoiat e trasheguara nga enver hoxha…
Zoti Milo
Me vjen keq qe i ndegjoj keta fjal prej jush se jeni nji njeri i shkolluar dhe sduhet te perdorni keta fjal fyse se, shqiprija ka ber zgjedhjet me te mira ne evrop qe asnji vot nuk ka mujt me u vjedh edhe keta merita i ka qeverija e sotme
Qe Shqiperia udhehiqet nga nje kast e qelbur ne te dy anet,besoj asnje njeri me dy pare mend se mohon. Ceshtja eshte nqs me te vertet do te lejohet vershimi i koqevareve, ta gezoni sal plehun deri sa te vdese ne pushtet.
SHQIPERIA ? ….
KESHTU DO VAZHDOJE TE RENOHET, VIDHET
DHE VRITET PASI NE TEREN ESHTE CFAQUR
NJE RACE E PANJOHUR NE BOTE “MALOKERIA”
QE PO CFAROS DHE PERPIN SI “KUCEDER”
CFAREDO QE I DEL PERPARA.
kesaj i thone behuni gati per lufte civile. bravo popull dele besojini.
Po adin.y jam me ju se ashtu jena mesue luft e klasave kaqen kodi komunist.Nese asht fjala per zgjedhje te drejta e korrekte ajo ishte e vrteta sala ka ber zgjedhje me te bukura ne evrop
KONKLUZION:Duhet nje fshese prej hekuri per gjithe palacokomunistet me spiunet e enver kasapit, te filloje Shqiperia mbaresi.
nje nga te paktet politikan I ndergjegjshem dhe me tru ne shqiperi.. fatkeqsisht e gjykojne dhe analfabete qe vetem germat me kryesore te alfabetit dine..kelyshet e kopilit te sheqeres vucidolit