Transferimi i Elvis Kabashit tek Juventusi pak muaj më parë bëri jehonë në mediat shqiptare.
Por Elvisi nuk është shqiptari i vetëm tek kampionët e Italisë, dhe aq më pak i pari. Në akademinë ‘Bardh e zi’ gjenden plotë 5 shqiptarë të shpërndarë në disa mosha, të cilët janë në gjurmet e shqiptarëve të parë të Juventusit, Riza Lushtës e Naim Kryeziut. Por pas Kabashit ata që bien në sy janë 2 talentët e Juventus U17, Francesco Tahiraj dhe Entonjo Elezaj. Sigurisht të dy luajnë për Kombetaren U17 të Shqipëriëe.
Asport.info arriti të marrë një intervistë me 2 talentët e së ardhmes, të cilët flasin për portalin tonë rreth eksperiencës me Kombëtaren dhe ajo që po ndodh tek një nga klubet më të mëdha në botë.
Asport.info : Si jeni bërë pjesë e Juventusit?
Francesco Tahiraj: Në moshën 11 vjeçare, kur luaja për CBS Milan, një ekip jo profesionist, ish lojtari i Juventusit Gianluca Pessoto më pa dhe më kontaktoi. Bëra një provë të cilën e fitova dhe në verë të atij viti kalova tek Juventus.
Entonjo Elezaj: Unë kam qenë pjesë e një ekipi të Torinos dhe në moshen 6-7 vjeçare bëra një provë tek Juventus, të cilën e fitova.
Asport.info : Kur dhe kush ju kontaktoi nga Federata Shqiptare, dhe a ka pasur interesim nga Federata Italiane?
Francesco Tahiraj: Nga Kombëtarja shqiptare më ka kontaktuar Redi Jupi. Ndërkohë që Kombetarja italiane më ftoi vitin e kaluar në disa grumbullime dhe stërvitje kontrolli, por i refuzova sepse e ndjej vetën shqiptar jo italian.
Entonjo Elezaj: Edhe mua më ka telefonuar Redi Jupi. Sa i përket Kombetares italiane
më kanë ftuar prillin e vitit të shkuar, por sigurisht nuk vajta.
Asport.info : Domethënë keni zgjedhur përfundimisht Shqipërinë, apo ka ndonje mundësi për tu bashkuar me kombëtaren Italiane?
Entonjo Elezaj: Jam shqiptar dhe do luaj me Shqipërinë.
Francesco Tahiraj: Unë nuk kam vendosur akoma përfundimisht, sepse jam zhgënjyer. Për herë të parë jam thërritur nga moshat më të mëdhaja për një miqësore me Kosovën, ku nuk luajta. Më pas u thërrita në tetor 2012 për eleminatoret e Europianit U17 ku në ndeshjet kryesore ndaj Italisë dhe Hungarisë nuk u aktivizova fare. Të dyja ndeshjet i humbëm, dhe mendoj që të dy lojtarët që luajtën në vendin tim luajtën shumë dobët. Në ndeshjen kundër Lihtenshtajnit ku luajta, fituam 6-0 dhe shënova dhe një gol. Me trajnerin nuk kam biseduar personalisht por zgjedhjet e tij për mua ishin shumë të dyshimta.
Asport.info : Sa të kënaqur jeni me hapësiren tek Juventus?
Entonjo Elezaj: Personalisht me Kombëtaren jam i kënaqur. Nuk i kam pasur këto probleme, kam luajtur çdo ndeshje madje mendoj që kam luajtur shumë mirë. Më motivon fakti që luaj për vendin tim, dhe jam krenar kur e vesh atë fanelle. Sa për Juventusin jam në formacion. Kam pasur një ofertë nga Manchester City, menaxherët e së cilit me panë gjatë kualifikimeve për kampionatin europian me Kombëtaren shqiptare U17. Megjithatë une do të shkoj vetëm për tu provuar, kaq.
Francesco Tahiraj: Shumë i kënaqur me hapësirën që më jepet, pavarësisht se ka shumë konkurrencë dhe pjesa më e madhe e lojtarëve vijnë jashtë Italisë (Sllovaki, Greqi, Spanjë, Norvegji). Kjo bën që mos të jetë e lehtë për të gjetur një vend në formacion.
Asport.info : Njiheni me lojtarët e ekipit të parë të Juventusit?
Francesco Tahiraj: Edhe pse jam stërvitur disa herë me ta nuk njoh lojtarë të ekipit të parë.
Entonjo Elezaj: Me Gianluigi Buffon jam stërvitur 2 herë, ndërsa pjesën tjetër të skuadrës e njoh pothuaj të gjithën. Kam foto me të gjithë. Çfarë më ka thënë Buffon? Më tha që jam i talentuar por që duhet të punoj shumë për të arritur nivelet më të larta si Serie A.
Asport.info : Marrëdhëniet me shkollën ?
Francesco Tahiraj: Mendoj që është e rëndësishme së bashku me futbollin. Mësojmë në Juventus College, shkollë enkas për fëmijët që luajnë me Juventus.
Entonjo Elezaj: Gjithashtu në Juventus College.
Asport.info : Tek Juventus ka edhe 3 Shqiptare te tjere. Si i keni marredhenjet me ta?
Francesco Tahiraj: Po, jemi 5 shqiptarë që luajmë për Juventusin. Vetëm unë dhe Entonjo luajmë në një ekip. Me të vegjlit (Alessio Mema dhe Armando Syku) flasim shumë pak, sepse nuk na konçidojnë oraret. Me Kabashin flasim shpesh, për ndeshjet, ndonjëherë dhe për Kombëtaren.
Entonjo Elezaj: Duke qenë se jam në një skuadër me Francescon, e njëjta gjë vlen dhe për mua.
Asport.info : Lojtarë të preferuar tek Kombëtarja Shqiptare?
Entonjo Elezaj: Etrit Berisha sepse luan në pozicionin tim. Sigurisht dhe Lorik Cana.
Francesco Tahiraj: Padyshim Lorik Cana, por më tërheq shumë edhe Odise Roshi.
Keni refuzuar Italine?
Qenkeni komplet trapa
Nuk jane trapa ,jane djem te mire.Po pse te mos sillen pak patriote tek e fundit?Pastaj ,vertet besoni se ju afruan vend ne kombetaren italiane?Me sigurine mije per qind do ta kishin pranuar.Megjithate ju uroj si Hasan suksese ne rrugen e bukur qe kane nisur si futbollista.
Bravo djema ! Hallall ju qofte qumshti nenes.
Edhe stervituni fort se ju jeni e ardhmja e kombetares Shqiptare
Ju uroj Suksese !
i vetmi trap je ti ktu bashk me [email protected] e tu te dashur , ajde tani , beni orgji alla HALE-NE-ASS-E !
Per nje vorioepiriot te mos mohosh buken e ngrene quhesg trap, ske faj ti.
jane kosovar jo shqiptare
Nga emrat duken italiano-kurdistan.
Zoti ju bekofte ju dhe familjet tuaja per zgjedhjen qe keni bere,me kete keni bere krenar te gjithe shqiptaret .Keta 3 plehrat siper mos i degjoni se jane kelyshet e grekut,ne pergjithesi shqipfolesit greke jane me shumice tek kjo gazete.God bless you .
E shikon o njerez , cfare i lidhe keta komentuesit anti shqiptare me Edi Ramen?? i kam vrejture se te gjitha minoritaret greke jan pro Edit, pse?? Disa bythosocialist thone qe Berisha eshte pro Greko-Serb por ne fakte keta serbo-greket e urrejne Berishen dhe dojen Edushkin. , na shpjego pak kete pune ti minoritarja Enea se pse e urreni Berishen me qe donte te iu falte edhe detin???
KE SHUME TE DREJTE.
POR HEC E MUSHJA MEN,JEN KETYNE SHQIPEFOLESVE GREKO-SERB TE EDVIN RAMES.
PO PERSE NJERIUN PUNETORE E PATRIOT NUK E DUAN?
SEPSE MIKROBI NGEL MIKROB,E JANE MESUAR ME INTRIGA E POSHTERSI.
PS ESHTE E FINANCUAR NGA GREKO-SERBET,KJO ESHTE ME SE E SIGURTE.
PERSHENDETEJE.
Patriot e puntor kush quhet per ty, ai qe qeverine e tij e formon me Mediun , Ilir Meten, Bashen, femijet i behen Multimilionere gjate periudhes kur u be kryeminister, ai qe brenda mandatit te tij i ndodhin piramidat me pasoje mbi 2500 te vrare dhe nje Shqiperi e armatosur, Gerdeci, 4 te vrare ne mes te dites vetem se protestuan, dhe per te gjthe keta asnje fajtor!!! Ky quhet puntor e patriot per ty?!!!
hani nje mut ju dy enea dhe erzen se ma shqiptar se ne kosove nuk gjen ne shqiperi .. plehrat e JANULLOS
Eh ja kjo eshte fytyra juaj.
U cudita qe jane te shqiperise e ta refuzojne italine….Po e kuptova pse jane krenar per identitetin e tyre ?
Normale se jan kosovare te shqiperis jo se e refuzojn kombetaren shqiptare por e refuzojn edhe kombesin shqiptare sapo t’ju ipet ndonje shanse me i mire ata behen edhe kinez, kodoshe hesapi
o erzen ti thua qe jane kosovare por te çfare kombesie jane ,shqiptare, serbe, turke, apo magjype, sepse kombesi kosovare nuk ka, ne qofte se di cfare kombesie jane na e thuaj mos na lere “injorant” ne te tjereve. BRAVO SHQIPTARET E juventusit.
keta jane apo sjane futbollista , keta jane koqezinje te paguar
i lumt ktyre cunave qe ndjehen shqiptare po ato qe i kan ven emrin sjan ndjere dhe aq
Nuk i kuptoj disa njerez ketu ,,,,Kur ikin me ekipe te tjera i shajne tradhetar , po dhe kur po vijne me Shqiperine po i pergojojne .Dikush dikush po thote qe jane kosovar dhe jo shqiptar , te ma tregoje pak ku eshte ndryshimi..dhe se nuk i ka afruar Italia gabim jeni se jane vetem 16 vjec dhe jane te perkushtuar dhe te sjellshem, jo me kot jane dhe te Juventusi dhe mund te luajne ne cdo lloj ekipi,,,Ato jane 16 vjec dhe jane rritur ne vend te huaj po e paskan zemren me te madhe se te gjthe keta komentues negative ketu perqark,,,,Duhet ti pergezojme dhe ti japim kurajo
Asenjeri nga ne qe komentojme nuk i njeh keta djem, dhe nuk kemi te drejte te paragjykojme zgjedhjet e tyre por une mendoj se te besh karier me kombetaren italiane duhet te jesh super i talentuar .Jo te gjithe lojtaret e Juves kane luajtur ose luajne me kombetaren italiane.
Duke u nisur nga mbiemrat te 2 djemte jane nga Jugu (Toskeria).
Ece aty shqipe, bravo djemte.
..nuk di si do vepronte secili prej nesh.,por keta jane DJEM te rritur (e ndoshta lundur ne ITALI!).,dhe atehere PSE DUHET TE KENE KOMPLEKSIN E TE LUAJTURIT ME SHQIPERINE.,KUR BENIFITET DHE TE ARDHMEN E KANE NE ITALI.,E CILA ME KLUBET PERKATESE KUJDESET PER STUDIMET.,EDUKATEN PROFESIONALE DHE MIREQENIEN EKONIMIKE…!!!????!!-ATDHEU ESHTE AI QE KUJDESET E TE RRIT ME DASHURI DHE ESHTE PREZENT NE CDO DITE TE JETES TENDE (ASHTU SI PRINDI!) dhe JO ATDHEU QE “hedh faren” dhe PASTAJ TE LE NE MESHIRE TE FATIT…!!!..Pra BABA dhe NENA nuk jane ata qe te KONCEPTOJNE(de fakto!)..,por ata qe te RRITIN E USHQEJNE.,NE CDO HAP TE JETES..!!!
Edhe ne jemi krenare per ju.Me keta debilat qe vdesin per te share dhe percare,mos u merrni