Artisti Llazar Myzeqari ka ekspozuar punë të viteve 1964-2013 .Portrete të njerëzve të thjeshtë dhe peizazhe të qeta të pa ndikuara nga realizmi socialist.
“Çdo periudhë ka pasur një tematikë të caktuar . Asokohe tematikat zgjidheshn nga artistët. Po nuk kishe mundësi të lëvroje shumë. Mua si njeri më pëlqen dhe emocionon shumë natyra e qetë. Tek natyra gjej çfarë i duhet një artisti që ta vizatojë dhe atë hedh në ngjyra të bukura.Që të jetë e kuptueshme dhe të transmetojë emocion.Kam qenë në shumë rrethina të Tiranës. Më pëlqen shumë vjeshta se është plot ngjya. Dhe aty mund të gjej çdo gjë që më duhet”-shprehet piktori.
Ai tregon se fotografitë nudo i përkasin kohës së tij të studimeve në Pragë. Për sa i përket të rinjve, Myzeqari shprehet se tek ata duhet të ishte lëvruar shumë gjinia e kompozitetit.
“Mendimi im është se shumë piktorë të rinj janë kapur pas formalizmit. Pas hedhjes së ngjyrave , të krijimit të një situate dhe kënaqen me atë. Në ekspozitën e Onufrit, të cilën ndoshta e keni parë. Një kovë derdh bojë të kuqe, të zezë , blu dhe krijon kakofoni ngjyrash. Po ta prisje një fragment do mendoje se ku i paska shkuar mendja këtij piktori për të bërë këtë gjë. Ndonëse në gjëra të rastësishme ,por arti nuk është ky. Arti këron mendim,lodhje fizike, mendore dhe shpirtërore. Këtu duket se kanë gjetur rrugën më të lehtë për të hedhurr ngjyra pa domethënie. Ndoshta nuk lëvrohet se i ka rrëmbyer piktura e të punuarit kollaj,pa provoje njëherë të bëhet një kompozim me njerëz ,po do vizatuar, do zbërthesh karakterin,do bashkëpëunim midis personazheve që vë brenda njëri-tjetrit,duhet të përcjellë ide. Arti është për tua dhënë të tjerëve, ta lexojnë të paktën”- shprehet ai në gazetën “Shekulli’.
I pyetur për vjedhjet e pikturave dhe shkatërrimin e monumenteve ai shprehet: “Arti nuk mund të vidhet, ato janë pajë e një kombi.Prandaj unë mendoj se një fond është i paprekshëm. Kurse vjedhësi të thyen derën për të fituar para. Nuk e ka idenë se është pjesë e kulturës kombëtare. Bazamenti një populli”– nënvizon piktori./A.XH