TemA TV/ PS: S’ka nevojë për referendum, e ndalojmë importin e plehrave kur të vijmë në pushtet (VIDEO)

9 Prill 2013, 18:16Sociale TEMA

Partia Socialiste, përmes deputetit Besnik Baraj, ka deklaruar se pavarësisht se është vendosur që të mbahet një referendum kundër importit të plehrave, ai nuk do jetë i nevojshëm pasi PS do të ndalojë importin e tyre sapo të vijë në pushtet.

“Ka vetëm një shpresë, 23 qershori, kur populli t’i thotë njëherë e mirë ndal shkatërrimit të Shqipërisë. Largimi i Saliut do të sjellë rilindjen e Shqipërisë për të mundësuar zbatimin e Programit të Rilindjes.

Partia Socialiste angazhohet përpara shqiptarëve me zotime solemne: pas 23 qershorit do të fillojmë një aksion të pandalshëm për të mbjellë në territorin e Shqipërisë 1 milionë pemë; një aksion të pandalshëm për pastrimin e Shqipërisë nga plehrat që kanë mbuluar territorin anembanë;

Pavarësisht, se sot u bë publik dekreti për zhvillimin e referendumit kundër importit të mbetjeve Partia Socialiste përsërit edhe njëherë zotimin e saj se në 100 ditët e para të qeverisjes tonë do të ndalojmë importin e plehrave dhe do të ngremë Inspektoratin Kombëtar të Pastrimit.  Në 23 qershor ne do të marrim përgjegjësinë që ta pastrojmë Shqipërinë dhe përgjegjësinë për të mbrojtur mjedisin,” tha Baraj.

Deputeti socialist rreshtoi një seri dështimesh të qeverisë Berisha në fushën e mjedisit.

“Premtoi trajtimin e të gjitha ujërave të zeza në zonën bregdetare. Deri në fundin e vitit 2012 nuk kishte asnjë qytet bregdetar në gjendje të bënte trajtimin kimik dhe biokimik të ujërave.

Premtoi rritjen e nivelit të zonave të mbrojtura, mbrojtjen e pyjeve nga prerjet pa asnjë kriter. Ndërkohë sot që po flasim Lura dhe mjaft zona të mbrojtura janë në gjendje dramatike. Vetëm në vitet 2007 dhe 2012 janë djegur rreth 100 mijë ha pyje. Eksporti i druve të zjarrit e qymyrit të drurit lulëzon në kurriz të kësaj pasurie natyrore të rrënuar.

Premtoi përgjysmimin e niveli të ndotjes së ajrit në zonat e mëdha urbane. Sot në të gjithë qytetet e mëdha niveli i benzenit, oksideve të azotit dhe grimcave të imta PM2.5 është përkeqësuar, falë cilësisë së keqe të karburantit, mospërmirësimit të transportit publik, shkatërrimit të zonave të gjelbra dhe mos krijimin e rrugëve pedonale.

Premtoi të luftonte dhe përmirësonte situatën e erozionit masiv, si një nga shkaktarët e përmbytjeve e dëmeve të mëdha materiale. Sot kemi erozionin më të lartë në Europë, 20 deri 40 t/ha në vit. Situata e këtij fenomeni është përkeqësuar. Apolonia është  duke rrëshqitur dhe rrezikojmë jo vetëm dëmtimin, por dhe humbjen e kësaj trashëgimie historike dhe kulturore.

Përmbytjet kanë qenë dramatike dhe sot Shkodra është nën ujë  me rreth 8.000 ha, prej javësh tashmë.

Premtoi ndalimin e shfrytëzimit pa kriter të faunës së egër. Sot situata është alarmante. Gjuhët jashtë zezonit, pa kriter dhe ka specie të zhdukura apo në rrezik zhdukje.

Premtoi ndalimin e shfrytëzimit pa kriter të inerteve. Sot jo larg nga Tirana, Lumi Erzen si shumë lumenj të tjerë, ndodhet në gjendje dramatike dhe shfrytëzimi vazhdon barbarisht.

Premtoi ngritjen e landfilleve në zonat e mëdha urbane. Sot ka vetëm një të tillë në Bushat dhe jo funksionues. Për më tepër ligjëroi dhe importin e plehrave.

Premtoi trajtimin me përparësi të gjitha vatrat e nxehta. Sot janë trajtuar vetëm 4-5 prej tyre nga 39 në total, të gjitha me donacione ndërkombëtare.

Premtoi krijimin e fondit për mjedisin. Sot ende nuk është krijuar,” tha Baraj./ep

56 komente në “TemA TV/ PS: S’ka nevojë për referendum, e ndalojmë importin e plehrave kur të vijmë në pushtet (VIDEO)”

  1. Vlora says:

    ju prifte e mbara.

    1. Tani says:

      Premtoi kaq shume gjera, dhe nuk ka bere asgje nga keto.

      Qeveria e deshtimeve eshte kjo e Berishes.

      1. kastriot says:

        Qeveria ben tani perpara zgjedhjeve sikur vertet eshte e interesuar per mendimin e qytetareve per importin e plehrave kur e di shume mire qe nuk jane dakort se jane bere me dhjetera protesta kunder saj. por te jeni te sigurte, se nese larg qofte do te ishte ne pushtet e do te bente referendum, sigurisht qe do ta manipulonte me shantazhe, dhune etj sic di te beje ai.

        1. kleopatra says:

          Qeveria aktuale s’ka menduar ndonjehere per shendetin e shqiptareve qe do mendoje me vone per rrezikun qe i kanoset po te importohen plehrat nga jashte. duhet te gjithe t’i themi jo me vote, me 23 qershor per te mos shkuar me larg ne referendum qe dihet qe jo e jo.

        2. Keli says:

          Bujari tha sot se do te bej referendum ne dhjetor per te ndalur importin e plehrave, po a nuk ishte ajo qeveri qe firmosi impotimin e firmave. Nje tjeter deshtim i kesaj qeverie te deshtuar

        3. ALDO says:

          Partia Socialiste eshte e vetmja parti qe ka ne programin e saj te ndaloje importin e plehrave nga jashte, qe u lejuan te importohen nga Saliu!

        4. LIONEL says:

          Populli don fakte este i lodhur me premtime, e vetmja parti qe mund ti mbaj eshte partia socialiste dhe jam i sigurt qe i gjithe populli shqiptar e di kte dhe do te votoje Partine Socialiste e cila do te ndryshoje Shqiperine.

        5. ANDREA says:

          PARTIA SOCIALISTE eshte e vetmja parti qe i ka ne program te ndaloje importin e pleharave ne vindin tone. Qeveria premton se do ta ndale por harron se eshte ajo qe e ka lajuar importimin e plehrave ne Shqiperi.

        6. ALIU says:

          Qeveria e plehrave qe lejoi importin e plehrave ne vendin tone tani na premton ndalimin, por lodhen kot se qeveri plehrash do te mbeten.

        7. SALI PLEHRA says:

          SALI PLEHRA ESHTE AI QE DUHET ZHDUKET BASHKE ME PLEHRAT SEPSE ESHTE AI PLEHRA ME MADHE QE KA SHQIPERIA, TE GJITHE SEBASHKU TA LARGOJME SALIUN SEPSE KUR TE KEMI LARGUAR ATE KEMI LARGUAR TE GJITHE PLEHRAT.

        8. PA SALIUN says:

          Pa Saliun plehren largohen plehrat se ky plehra i ka sjelle ne shqiperi plehrat dhe pa pike turpi tha presidenti i Saliut qe do te bejme referendium per te bllokuar importin e plehrave.

        9. QEVERI PLEHRASH says:

          NE KEMI NJE QEVERI PLEHRASH, DUHET LARGUAR QEVERIA E PLEHRAVE PASTAJ DO TE NDALOJME IMPORTIN E PLEHRAVE.

          TE GJITHE TE BASHKUAR QE TE LARGOJME SALI PLEHREN

        10. QEVERI E DESHTUAR says:

          KJO QEVERI E DESHTUAR QE KEMI TANI NUK KA BLLOKUAR IMPORTIN E PLEHRAVE DHE PREMTON SE DO TA BLLOKOJE ME NJE REFERENDUM QE VAZHDON ME 22 DHJETOR, POR ESHTE VONE Z. SALI SEPSE MBAS 23 QERSHORIT TI DO TE JESH NE OPOZITE.

    2. Reni says:

      Nisma kunder importimit te plerave duhet mbeshtetur sepse ne jemi te mbushur nga pislleku me plerat tona. Ci duam plerat e te tjerave.

    3. Besmira says:

      Nuk do te kete nevoje per referendum, per kete kemi besim se PS nuk do ta lejoje importin e plehrave. Ato jane te rrezikshme per shendetin, semundjet kanceroze po bejne kerdine ne zonen e Sharres, vetem qeveria s’ka dashur ta pranoje kete realitet.

    4. ddd says:

      Premtimet e PS ne lidhje me kudesin per mjedisin jane shume shpresdhenese. Duhet qe keto premtime ti veme ne zbatim me 23 qersjor me voten tone pro Rames.

    5. semi says:

      Na u lodh veshi duke degjuar vetem deshtime te kesaj qeverie te mbaruar. Ka ardhur koha qe te fillojme qe ta ndryshojme kete gjendje dhe te fillojme qe te degjojme sukeset e qeverise se 23 qershorit. Duhet me patjeter qe ta ndryshojme kete qeveri.

    6. babe rruhu says:

      Ky program i partise socialiste me bindesi per te gjithe ne!Vota ime do shkoje per kete parti e cila shpresoj se do vere ne zbatim kete program!

    7. argita says:

      Si fillim le te largojme plehren Sali bashke me plehrat e tij ministra e me pas te anullojme importimin e plehrave nga italia e gjetke ne kete shqiperine tone te pleheruar per fat te keq!

    8. gjyshi says:

      Shpresoj shume ne realizimin e objektivave qe i ka vene vetes kjo parti partia socialiste!Ne te perfshihen interesat e secilit prej nesh aq me teper kur behet fjale per plehrat!

    9. gertjan says:

      Po pak e ndotur eshte Shqiperia sa edhe plehrat e perendimit te marrim e pastaj ketu le te emertohet vendi i plehrave!Duhet medoemos parandaluar kjo maskarade e Saliut!Do e parandalojme me 23 qershor!

  2. fatjon says:

    PS ka qene dhe do te mbetet kunder importit te plehrave. Ne duam ta pastrojme Shqiperine nga plehrat, sidomos plehra Sali jo te mbledhim ato te Europes qe do ta shnderronin vendin ne nje Sharre gjigande.

    1. ermonela says:

      Ps ka mbeshtetur protestat e shoqerise civile kunder importit te plehrave dhe kjo pa dyshimin me te vogel qe me ardhjen ne pushtet s’do te kete fare nevoje per referendum pasi do te ndalohet importi i plehrave dhe me kete rast do te debojme edhe plehren Sali njehere e mire nga qeveria.

  3. duka says:

    ok duket se u shtua dhe nje garanci qe do ndalohet importi i Plehrave ne Shqiperine e plehrave.

  4. Besnik says:

    PS ka qene qe ne fillim kunder importimin e plerave nga shtetet e huaja sepse kemi boll vete plera ne vendin tone. Por qeveria nuk e mori parasysh kete gje sepse ajo kete industri e do per vete, sepse njerezit qe i kane keto firma jane te lidhur me familjen e Berishes.

  5. leo says:

    importimi i plerave eshte nje nga ceshtjet qe PS do ta kete shume ne vemendje sepse ajo ka qene dhe eshte kunder kesaj nisme. Me pare te pastrojme vendin tone nga plerat pastaj te marrin plerat e te tjereve.

    1. Stop importit te plehrave says:

      Ketu nuk po riciklohen mbetjet e aq pak plehrave qe jane si popullsi e vogel qe jemi, imagjino se cfare do te behej nese Saliu do te sillte plehrat e Europes ketu. Stop importit te plehrave.

  6. Kundershtari says:

    Ne emer te PS deshirj ta kete ne program dhe ndalimin e plehrave qe me voten tone ti japim nje goditje te thelle dhe fund qeverise Berishjane.

  7. Horri i Bulevardit says:

    Plehrat kane afat deri me 22 qershor, mbas 23-qershorit, i bejme thirrje qe te ikin vete, pa ja filluar ne fshesen, me kryeplehren, edhe plehrat e zakonshme, sdo te mbjetojne dot.

  8. Mos me thoni qe me 24 Qershor do hiqni edhe Ilir kryeplehren? Jo mer jo, nuk e besoj.

  9. alban4eva says:

    po normale, cfare pret nga plehra S-halè..!! vetem plehra do presesh..!!

  10. ergi says:

    partia socialiste mendon se nuk ka nevoje per referendum dhe qeshtjen e pleherave do e zgjidh vete duke ngritur nje agjensi pikerisht per kete qeshtje

  11. eri says:

    duhet te ndalet me patjeter importi i plehrave ne shqiperi dhu duhet qe shqiperia te jete e paster se shqiptyaret meritojne te thithina jer te paster

  12. deni says:

    partia socialiste ka nje strategji te qarte sesi mjedisi duhet te mbahet i paster pasi ka vendosur nje grup pune per kete gje me ne krye zotin bare,ku perfshihet ne planin e rilindjes se mjedisit

  13. gersi says:

    kjo qeveri ka lene pas dore dhe trajtimin e ujrave te zeza duke treguar dhe nje here se premtimet e saj jane vetem per fushate dhe asgje tjeter konkrete

  14. drini says:

    nivelet e ndotjes se ajrit jane ne shifra alarmante dhe po i mbyt shqiptaret dhe kjo gje eshte e pa tolesrushme,ky eshte nje tjeter premtim i kryeministrit se do ta pergjysmoje ate

  15. besnik says:

    pyjeta na janen shkaterruar po pritetn dita dites dhe po digjen cdo vete dhe askush spo ve dore ne permisimin e ksaj gjeje pra te shtoje ca peme dhe te mbjelle peme sic ka pas bere zoti rama ne tirana

  16. eri says:

    nuk po ngrihet asnje landfill i madh qe te na mahnisi por dhe te vogla te ishin ndertuar do ishin te kenaqur pra prap premtime te pambajtura nga kjo qeveri

  17. ergi says:

    inertet po shfrytezohen perseri pa kriter dhe askush si ka ndalur deri tani pra perseri duhet ardhja e ps ne pushtet qe kjo gje te ndryshoje,ka shume premtime te pambjatura vetem ne lidhje me mjedisin

  18. eri says:

    eshte e turpshme te mendosh por shqiperia akoma nuk ka nje fond per mjedisin dhe kjo eshte gjeja me e patolerushme kundjrejt ksaj qevrie,vendi ka nevoje epr rilindje

  19. gjergji says:

    permbytjet e medha ne kete vend jane deshtimi me i madh i ksaj qeverie ne lidhje me cdo gje si nga ana humanitare ashtu dhe nga ana e tokave bujqesore apo pyjeve etj

  20. ridi says:

    eriozioni po shkaterron shqiperine dhe ky eshte nje fakt shume i vertete nderkohe qe ky kryeminister nuk ka ndjekur asnje politike per ta parandaluar ate

  21. ervin says:

    nuk eshte mbjelle asnje peme ne 8 vjete te kesaj qeverie nga kjo ministri dhe ca pyje qe jane mbjelle jane bere vullnetarisht nga qytetarer

  22. deni says:

    partia socialiste me ardhjen ne pushtet premton se ne shqiperi mjedisi do ndryshohet totalisht 100 % per mire dhe te krijoje nje mjedis te paster dhe plot gjerlberim per qytetaret

  23. besi says:

    partia socialiste premtoj se do mbjelle 1 milion peme ne 100 ditet e para dhe ky eshte nje zotim shume i madh per nje shtet te vogel si shqiperia

  24. shqiptari says:

    E ke nga vetja kete apo ke folur me kryetarin? Se 2K ja nderron mendjen fet e fet atij

  25. dritani says:

    Po Likja cfare mendon?
    I ka futur firmat e tija tek marreveshja e “rotacionit”?

  26. Fisniku Sk says:

    Plehrat duhen ndaluar, nuk mund ta bejme Shqiperine kosh plehrash per italine, e pse vetem sepse duan te marrin leke qeveritaret dhe ndjekesit e saliut

  27. Fisniku Sk says:

    Jo ne 100 ditet e para, por ne diten e pare duhet te ndalohet kjo nisme e kesaj qeverie qe na ka servirur sali berisha

  28. Fisniku Sk says:

    Por pervec ndalimit te plehrave, PS-ja duhet te pastroje edhe plehrat qeveritare qe do lere saliu kur te iki nga pushteti

  29. Fisniku Sk says:

    Te gjithe duhet te punojme dhe ta mbajme paster vendin tone, jo ti themi europes hajdeni ketu sillini plehrat tuaja ne Shqiperi se ka vend sa te doni

  30. Fisniku Sk says:

    Ne 23 qeshor fiton PS, dhe ne 24 qeshoru duhet filluar puna per pastrimin e qeverise nga mbetjet dhe plehrat e sales. RILINDJE

  31. Z.Baraj nuk ka kuptuar thelbin e nje referendumi. Mund te gjenden 60 mije veta qe te nenshkruajne per mbajtjen e nje referendumi e ndoshta dhe 100 mije, por kjo nuk do te thote se te gjithe zgjedhesit do te votojne pro tij. Edhe po te fitoje koalicioni i z.Baraj ne zgjedhje dhe te rrezoje ligjin per mbetjet, referendumi do te mbahet dhe dhe nuk eshte cudi qe te mbetet ligji per mbetjet. Kete kuptim te referendumit nuk e kishte kuptuar edhe ministri Mehdiu qe u deklarua kunder tij. Po te ishte i bindur z.Mehdiu ne drejtesine e ligjit per mbetjet duhet te ishte nga te paret per nenshkrimin e e kerkeses per mbajtjen e referendumit. Tjeter gje eshte te theresesh nje referendum dhe tjeter gje eshte te thuash se permbejtja e referendumit u miratua nga elektorati.
    Ju faleminderit !

  32. Manjola says:

    Z. Bardhyl ke te drejte ti po puna eshte se eshte e sigurte qe 80% e shqiptareve nuk duan import plehrash. Vetem ata qe jane te ngjashem me plehrat dhe ndihen familjar midis tyre jane pro importit te plehrave.

    1. Bardhyl Qirjaku says:

      E nderuara znj. Manjola. Une besoj se me teper se 80 perqind e shqiptareve besojne ne demokraci dhe kane respekt per cfardo referendumi sepse ata mund te shprehin me vote mendimin e tyre dhe per me teper e respektojne rezultatin e tij. Ne respekt te demokracise ata nuk thone se sa perqind do te votojne pro ose kundra por presin me qetesi rezultatin. Ne komentin tim kam folur pikerisht per kete gje dhe mendoj se z.Barraj ka gabuar ashtu si edhe me keq z.Mehdiu.
      Ju faleminderit

  33. bujar haznedari says:

    jam plotesisht dakort me arsyetimin e z.bardhyl qirjaku.personalisht jam kunder importit te plehrave dhe jam nenshkrues i peticionit perkates.por nuk jemi keq qe nje qeveri ,po themi jo demokratike ta zevendesojme me nje tjeter te tille

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje