TemA TV/ Topi: Në lokale bëhen koalicione jo në bazë programi, por në numra komisionerësh (VIDEO)

9 Prill 2013, 18:37Sociale TEMA

Fryma e Re Demokratike ka prezantuar programin për rininë në qytetin e Pogradecit.

Kryetari i FRD, Bamir Topi, u tha të rinjve se janë vetë ata që kanë në dorë fatin e politikanëve dhe vendit të tyre dhe jo politikanët fatin e të rinjve.

“FRD nuk i trajton të rinjtë si dekor elektoral, por si pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes. Sot orientimi drejt profesioneve është totalisht jo profesional, madje ky orientim nuk krahasohet as me perceptimin që kishte Shqipëria e viteve 30 për to,” tha kryetari i FRD.

“Sot lokaleve të Tiranës hidhen tendera koalicionesh të çastit, të cilat nuk bazohen në program, por në numra komisionerësh. Është demoralizuese për qytetarët dhe pjesëmarrjen e tyre në votime fakti që diskutohet ende ruajtja e votës,” theksoi Topi.

“FRD premton që hapësirat për të rinjtë të jenë natyrale dhe të ndershme dhe të injektojnë kudo frymën e re”, përfundoi Topi.

Programi i FRD për rininë

-Në çdo akt politik të FRD-së, rinia do të jetë pjesëmarrëse direkte për ta bërë kuotën rinore të përfaqësimit sa më reale në parlament e qeverisje.

-Paketë reformash arsimore e sociale që synojnë dyfishimin e buxhetit për rininë.

-Ndjekjen e politikave specifike në punësimin e të rinjve.

-Stimulimin e vetëpunësimit të të rinjve nëpërmjet kredive të vogla e lehtësuese.

-Shtrirjen në çdo qytet universitar të Kartës së Studentit.

-Një politikë të qartë nxitëse e mbështetëse për rikthimin e të rinjve nga jashtë vendit./ep

9 komente në “TemA TV/ Topi: Në lokale bëhen koalicione jo në bazë programi, por në numra komisionerësh (VIDEO)”

  1. Ben Chicago says:

    ky ba miri tani nuk flet me heshtjen e tij

  2. Vlora says:

    o z. topi mos ta kishe ngrene ate luge corbe per president, tani do te kishe shum elektorat me vete.

    te hoqi qafe berisha me lezet(se te shifte te forte breda pd) dhe ti si femije i lumturuar e pranove ate pisllek me vota te vjedhura pa problem.

    tani do shum pune per te mbijetuar.

  3. nastradini says:

    E DJATHTA SHQYPTARE KERKON ME TEPER ENERGJI SE KA BAMIR TOPI.

    Pa te DJATHTE te mirefillte antikomuniste Shqyperia do te kthehet ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes. Sali Komunisti jo vetem qe shkaterroi idene per nje te DJATHTE properendimore, por e ktheu PD-ne e tij ne nje Parti Mafioze duke izoluar totalisht vendin nga Bota. Koalicioni Rama-Meta me jehone kaq te madhe negative ne popull, ka vetem nje fajtor kryesor dhe ai eshte Sali Berisha qe jo vetem qe nuk po e kupton derexhene ku e ka cuar vendin, por do ta mbaje pushtetin me cdo kusht, njesoj si Enver Hoxha vite me pare. Ne kete situate forcat progresive me bindje te DJATHTA duhet te bashkohen per t’ju kundervene koalicioneve komuniste te HAJNISE dhe PABESISE, te cilat mund ta marrin perkohesisht pushtetin me indulgjenca makiaveliste dhe me kamuflime ligji, por do te detyrohen ta leshojne shume shpejt ate, sepse koalicioni i tyre eshte plot me kontradikta PROGRAMORE nuk ka baze MORALE, qe eshte pikenisja cdo koalicioni parazgjedhor per te fituar besimin e elektoratit. Do te vije shume shpejt koha kur bile edhe elektorati i majte do te flakin koalicionin Rama-Meta si nje LETER BYTHE. Dhe atehere Edi Rama nuk do te kete arsye me te deklaroje ne media kaq serbes si tani: “Kush eshte ARMIKU i Ilir Metes eshte ARMIKU i Shqypnise!” sepse do te kete ARMIK elektoratin e tij te zhgenjyer. Ne kete situate forcat e DJATHTA duhen te pergatiten te marrin pergjegjesine e nxjerrjes se Vatanit nga mocali komunist dhe pa premtime populiste te fillojne t’i spjegojne miletit se Kriza ekonomike nuk mund te kalohet me shkop magjik. Aq me shume kur koalicionet e HURRIT dhe LITARIT e kane zhavtur Memedheun si ASKUSH ne histori. E djathta shqyptare duhet te marre e para pergjegjesine historike per te shpetuar vendin dhe per t’i hapur shqyptareve perspektivat per t’u bere te barabarte me vendet e tjera te rajonit pa formula bombastike integrimi dhe pa votime ligjesh me qellim mashtrimi. Bamir Topi deklaron gjithnje se ka qellimet qe rendit ne TEMA nastradini, por i mungon energjia e LIDERIT dhe duket i kenaqur me poziten e vezhguesit pasiv, sic ishte mesuar ne Presidence duke pritur qe Saliu te bjere vete nga fiku. Koha kerkon nje te DJATHTE te re qe te zevendesoje PD-ne komuniste te Saliut dhe masa GRI e popullates te gjejene Paertine e re aspirimet e saj, por dhe MORALIN e mohuar nga politika aktuale, si nje kundervenie e HAJNISE dhe PABESISE majtiste dhe duke perkrahur parimet e familjes konservative, baza e shoqerise kapitaliste dhe e Biznesit te Ndershem kudo ne Bote. Si do te behet e mundur kjo gje, ne kete derexhe ku ndodhet dhe qe po perjeton e DJATHTA e mashtruar shqyptare? Koha do ta tregoje.

  4. Moza says:

    Po,po Bamir Topi lider i madh qe ha tere diten pace dhe qan KLD nga ku i buronin eurot per emerimet e gjyqtareve.

  5. mergimtari fv says:

    E djathta e vertete patriotike shqiptare mori fund me eleminimine ekzekutimin e grupit e deputeteve pas zgjedhjeve te 2 DHjetorit 1945 duke shkaterruar pluralizmin e vertete dhe sundimin deri sot te te majtes ekstremiste , centriste e anarshiste , e djathta ne terenin shqiptar sot eshte iluzion .

    1. nastradini says:

      Kane mbetur pinjollet e atyre qe u vrane, u prene dhe u masakruan nga Enver Hoxha dhe regjimi i tij gjakatar. Nje nga ta eshte edhe nastradini, prandaj ben apele te vazhdueshme papushim per nje front te DJATHTE kunder lukuniste komuniste dhe koalicioneve te HAJNISE dhe PABESISE me makiazhe ligji dhe indulgjenca fitoresh kunder te KEQES me te vogel. Nderkohe qe e KEQJA me e madhe eshte fara e komunizmit qe mbolli Enver Hoxha ne trojet shqyptare ne vitin 1945 kur likuidoi inteligjencen dhe implementoi regjimin me gjakatar ne Bote. Eshte obligim imperial i pinjolleve te ketyre prinderve te masakruar, qe tani te marrin fatet e Vatanit ne dore per te shpetuar Shqypnine nga Kulcedra Komuniste.

      1. mergimtari fv says:

        Nastradin une qe te shkruaj e njoh mire hipokrizine komuniste sepse miltova plot 6 vjet deri pas hapjes se ambasadave ne Korrik 1990 ne gjirin e hipokriteve dhe te pabeseve , per ju si pinjoll kam rezerva sepse dhe ju u rritet ne epoken e ideollogjise komuniste dhe jeni infektuar pa deshiren tuaj , liria e demokracia e vertete nuk duhet ti ndaje njerezit por ti bashkoje per nje qellim te mire te perbashket te shoqerise njerezore , SHqiperia etnike ka nevoje per nje MUKJE te dyte por te realizuar atehere shqiptaret do jene te qete dhe shohin njeri-tjetrin ne sy si vella vertete , deri sot nuk ka pendese e as denim te krimeve te komunizmit me ligj .

  6. nastradin ju komentoni mire,
    por kur flet per komunista , ballista e ku ta di une ketu o ” shoku” nuk jam me ty.
    sepse nuk egziston me ideologjia,
    por njerzit puntore, njerzit me moral e jo hajduta,
    dhe per keta duhet te votojme.Ajo parti qe respekton ligjet dhe drejtesine.Per mua çdo ideologji tjeter behet me qellime elektorale.

  7. semi says:

    Bamke leri keto do e reformosh te djathten apo jo reformoje o burre ate parti familjare se nje e djathte e qyteteruar i duhet vendit mor burre reformoje kete te djathte te shpifur qe kemi se ketij vendi i duhet dhe nje opozite e fuqishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje