Dhunoi seksualisht tre të mitur shqiptarë, 25 vjet burg për amerikanin Kaminski

16 Prill 2013, 15:25Kronika TEMA

Gjykata e Durrësit ka vendosur që të dënojë me 25 vjet burg amerikanin Carl Stephan Kaminski, i cili akuzohej për abuzim seksual me tre djem të mitur nga fshati Rrashbull.

Kaminski u gjet fajtor për veprën penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

70 vjeçari kishte mbërritur në Durrës si turist dhe i kishte vënë vetes emrin David Goldenstein dhe mbante pasaportë belge të falsifikuar. Sipas hetuesve të çështjes, Kaminski është arrestuar në Gjermani për falsifikim dokumentesh pasi është larguar nga Shqipëria dhe pas kryerjes së dënimit në këtë vend  u është dorëzuar autoriteteve amerikane, të cilët pedofilin e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Aktualisht ai ndodhet në burg në SHBA, ku dhe atje akuzohet për abuzime seksuale me të miturit, ndërsa rezulton se në moshën 30-vjeçare ka qenë i dënuar në Masaçusets po për pedofili./b.l

4 komente në “Dhunoi seksualisht tre të mitur shqiptarë, 25 vjet burg për amerikanin Kaminski”

  1. anonimi says:

    Eshte denuar kaq shume vetem se ka qene i huaj. Po te kish qene shqiptar, do kish paguar ndonje lek e do ishte i lire.

  2. prandaj says:

    Prandaj spo komenton torkofagos. Ja paskan rras mrena ne burg

  3. ganiu says:

    Terroristi Anmerikan shifeni .Ja vllezrit e ktij jane ata qe kan vu bombat ne boston ,kjo rrace e qelbet kriminelesh .
    Kushedi se ci bojn atje ku eshte tani ja kan shqyer gurrmazin kermes njerezore.

  4. NIAZI says:

    NUK E DI ,PO ME SYRIN E MAJTE ,MEDUKET SI SHABAN NORJA,ME TE DJATHTIN SI AI PEDOFILI I PRENJASIT,TANI NUK PO KUPTOJ S’JANE SYTE E MI NE REGULL APO…… KETA JANE TE NJEJTET MOSTRA?!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje