Xhon Withers:Duhet të jeni krenar, shqiptarët mbrojtën hebrenjtë

19 Prill 2013, 11:06Kulturë TEMA

Në intervistën e  e zhvilluar në librin “Papafingo” ish ambasadori amerikan në Shqipëri Xhon Withers është shprehur se adoleshenca e tij i përngjan ngjyrave të ylberit.

“Unë kam lindur në Karolinën e veriut  dhe pas disa vitesh babai hyri në forcat  që shërbenin jashtë vendit dhe ai u nis  të punonte përtej oqeanit, ashtu sikurse dhe unë  po punoj përtej oqeanit. Për këtë arsye unë  kam kaluar  pjesën më të madhe  të adoleshencës në Azi. Kam jetuar në  laos, tajlandë , Burma, Kore dhe vetëm kur isha 17 vjeç, u ktheva në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur studimet e larta”, tregon Withers.

Edhe pse ka jetur në shumë vende , në Seul, Vientianë në Laos, Boston Masachusetts, ai vendos të tregojë  për Vientianë në  Laos.

“Më lini t’ju tregoj për Vientiaanë në Laos, sepse ju mund të keni dëgjuar më pak për të. Kam jetuar atje në vitin 1958. Dhe kur arrita atje për herë të parë, ishte vend shumë i këndshëm për të jetuar. Nuk kishte shumë nga gjërat që jhanë kaq të zakonshme sot.Sistemi i ndriçimit elektrik pothuajse  nuk ekzistonte fare.Nuk kishte absolutisht  asnjë televizor në atë vend. E di që të rinjtë sot mund të mendojnë: “O Zot  si paske mbijtuar pa televizor!”, por po ju them që është e mundur  të jetosh pa televizor. Lexonim, tregonim histori dhe këmbenim eksperienca  dhe ishte kohë e mrekullueshme”-shprehet Withers.

Ai tregon se vlerat që ka mësiuar nga prindërit  është respekti për të gjithë njerëzit, pavarsishtë kombësisë që i përkasin.Për sa i’u përket mësimeve ai rrëfen se: “Po, ka qenë i mirë  në mësime.Që të jem i sinqertë, unë kam qenë lloji i nxënësit që interesohesha shumë në gjëra të veçanta, më pëlqente letërisa , poezia , historia, kisha më shumë problem me shkencat dhe matematikën, kurse im vëlla ishte  shumë i talentuar në shkenca dhe matematikë.”

Ndërsa për muzikën ai shprehet se : “Nëse nëna vendoste diskun e saj, ne dëgjonim Frank Sinatrën. Nëse babai vendoste diskun e tij, dëgjonim Bethovenin. Nëse vendosnim disqet  e mia  dhe të vëllait dëgjonim  “Beatles” “Rolling Stones”, të gjitha grupet e famshme të asaj kohe.”

Withers pohon se personit të tij i përshatatet  fjalia e filozofit Diogjen  i cili ka thënë “Unë jam qytetar i botës”, pasi kudo që ndodhet merr diçka nga ai vend për ta ndarë diku tjetër.

Se me cilët yje të kinemasë ka qenë i dashuruar në adoleshncën e  tij, Withers përgjigjet me  Gary Cooper dhe aktoren Grace Kelly, dhe u lënduan kur mësuean se kjo e fundit ishte e martuar.

Ai tregon se libri që ka lëxuar në adoleshncë është “To kill a mocking bird’’ , i cili është i përkthyer në shqip dhe pranon se një zakon që e ka trashëguar nga adoleshenca është të hedhë rrobat vend e pavend, duke mërzitur në adoleshencë nënën dhe tashmë gruan.

Për gjuhën shqipe withers shprehet: “Kam dy vjet e gjysmë që jam këtu, e dëgjoj dhe më duket muzikale,ekspresive, thotë shumë me  intonacionin që ka.Kam dëgjuar për një grup që quhen “Kripmjaltëzat” dëgjojeni sa bukur e ka tingullin kjo fjalë! Është  një gjuhë shumë e bukur dhe do të doja të kisha pasur kohë ta mësoja’’.

Withers përgjigjet se  i pëlqen frutit mango, të luajë tenis dhe të shikojë bejsboll, është person i mëngjesit, i klafes, i muzikës,kursimtar, e ofendojnë njerëzit e  pasjellshëm, nëse kokteili do të mbante emrin e tij do të ishte përzierje e ujit me coca-cola.

Withers shpreht se i pëlqen filmi “Lista e Shindlerit’’,pasi i bën një qasje me Shipërinë teksa nënvizon se : “Gjyshërit dhe baballarët tuaj, shpëtuan mijëra hebrenj nga kampet e përqëndrimit. Shqipëria dhe shqiptarët duhet të mbajnë gjallë  këtë histori, sepse kombe më të mëdhenj dhe më të vjetër në Europë, bashkëpunuan me gjermanët, fshiheshin dhe nuk bënin gjë, ndërkohë që shqiptarët i mbrojtën ata njerëz. Çdo shqiptar  duhet ta shohë filmin  “Lista e  Shindlerit” dhe kur ta shihni atë film, mbajeni mend se ju keni bërë më shumë sesa  Shindleri!”

Ndër të tjera Withers përsa i’u përket shprehjeve të lëna nga politikanë  në temullin e  diplomacisë, ai përzgjedh  shprehjen e  heroit amerkan  David  Crockett i cili thoshte: “Sigurohu që ke të drejtë dhe më pas vazhdo përpra!”/A.XH

 

16 komente në “Xhon Withers:Duhet të jeni krenar, shqiptarët mbrojtën hebrenjtë”

  1. Aldo says:

    Ej po cna i botoni kot intervistat e ketij. Kujt po i plas te ky copa mishit.

    1. tefta says:

      LEXO DHE MESO DHE PYET E PLOTESO ORE KUKGULL

  2. Kruja says:

    Aldo, ne mungese te kultures ti nuk e kupton Withers dhe rrjedhimisht nuk te pelqen. Ke te drejte: si mund te pelqesh dicka te cilen nuk e kupton?!

    Kultura fillon te kultivohet ne femijerine e hereshme nga familja ashti sikurse jepet ushqimi.

    Nuk je i vetmi Aldo, ka shume njerez si ti qe vuajne nga anoreksia per kulturen.

    1. mikel says:

      o kruja ato llave qe thu ti per aldon ti morim vesh ne tjeret se ai ste ka kuptu akoma dhe eshte duke vra menjen me e perkthy, mshiv tashi mu si do mari vesh ai O ALDO IK MORE DREQ ME VRAP SE TKA HY LOPA KE JONXHA , veni men tashi kruja kur te permendet.

    2. Aleksander says:

      Falemnderit Kruja i je pergjigjur dhe per mua ketij siper.Falemnderit z.Withers ,sinqeriteti juaj tingellon si muzike kur flet per virtytet e fjetura te shqiptareve qe dikur do te rizgjohen e shkelqejne .

  3. mirel says:

    Eshte krenari te jeni qytetar nderi i Vlores
    Respekt per ju zoti Withers.

  4. edi says:

    po pse kjo eshte arritja e shqiptareve ish-ambasadori Withers, se kane shpetuar cifutet?
    c’ju lidh ju me Shqiperine, nderkohe qe ne kete vend keni patur nje mision shteteror e me pas u larguat, dhe tani leshoni deklarata te shkeputura?

  5. Zigur Qarri says:

    Shqiptaret jan populli me fisnik ne Bote.
    Mbi 30.000 ushtare italjane(megjithese pushtues)u strehuan ne Luften e dyte Botrore nga shqiptaret,per ti shpetuar gjermaneve(kujtoni rastin e Babait te kengetarit te njohur italian Albano Carrisi).
    Për shkak të luftës civile ne Greqi, 1946-1949, erdhën në Shqipëri një numër i madh grekësh.Ku kanë ardhur 980 ushtarë demokratë, 6780 civilë refugjatë, 289 ushtarë monarkistë të sjellë prej ushtarëve demokratë dhe 75 ushtarë monarkistë të zënë rob me armë në dorë brenda territorit shqiptar. Në vitin 1950 Shqipëria strehon akoma edhe 856 refugjatë demokratë grekë, prej të cilëve 615 ishin me bagëti, ndërsa diferenca ishin vendosur nëpër kampe dhe ferma të ndryshme pune, riatdhesimi i tyre u bë nga vitet 1955 deri në vitin 1963.
    Ne Luften eDyte Botrore shqiptaret i mbrojten te gjith hebrejt qe ndodheshin ne Shqiperi,por strehuan dhe mbrojten me mijra te tjere qe erdhen nga vendet e Ballkani kun perndiqeshin vetem nga Nazistet gjermane por edhe popullsia vendase.
    Para Luftes se dyte Botrore ne Greqi jetonin mbi 80000 Hebrej ne 31 Komuna.87% te tyre u vrane nga gjermanet(ne Selanik 96% e tyre) ne bashkpunim me kolaboracionistet grek dhe Kisha greke.Ne Danimarke qe esht fqinje me Gjermanine jan vrare vetem 2% e Hebrejve nga gjermanet.
    Popullsia civile greke,jo qe nuk i ndihmoi Hebrejt,por i ndihmoi gjermanet dhe direkt mbas deportimit te tyre ne kampet naziste te shfarosjes u sulen si hienat dhe i grabiten pasurin qe tashme kishte mbetur pa zot.
    Afro 260 Hebrej jan shfarosur ne Kreta,ne Selanik nga afro 60.000 Hebrej gati 55.000 mije u shfarosen,ne Athine nga 3500 Hebrej vetem 1800 i shpetuan shfarosjes,ne Rodos nga 2200 Hebrej vetem 200 munden ti shpetojn shfarosjes,kurse ne Janine nga 1950 Hebrej,1860 u shfarosen.Keshtu qe ekzistenca Hebrejve ne Greqi u shua pothuaj e gjitha.Ne Serbi Hebrejt u zhduken te gith 100%,ne Maqedoni u vrane mbi 7000 Hebrej,ne Kroaci,Bosnje,Slloveni afro 25.000 mije Hebrej.Ne Shqiperi asnje Hebre i vrare,rasti i vetem ne Bote ku Hebrejt paten mbeshtetjen e gjith popullsise te nje vendi.Tjeter vend ne Ballkan mbas Shqiperise ku u ndihmuan Hebrejt ka qene edhe Bullgaria.
    Ne Korfuz grabitja e pasurive te Hebrejve nga greket ishte aq e perbindeshme sa nazistet gjerman nxorren dekret duke kerrcenuar me denim me vdekje popullsine hajdute greke qe ne menyre masive u sul ne banesat e Hebrejve duke i grabitur.Kjo skene e pabesueshme e vjedhjeve ne menyre masive ishte e njejte si ne Janine,Rodos,Selanik apo ne zonat e medha te banuara nga Hebrejt.
    Ne Selanik gjermanet,per te afruar sa me shume bashkpunetore nga popullsia greke i lan te lire qe te grabisnin varrezen Hebreje,me e madhja ne Europe,me afro 300.000-500.000 varre.Ne nje jave e lene lire per grabitje nga gjermanet u sulen greket ortodoks te grabisnin gjithshka ne Varrezen e Hebrejve ne Selanik.
    Edhe sot e kesaj dite gjenden kudo ne Selanik gjurmet e kesaj grabitje te pashebullt ne Historine Botrore,ku mund ti gjesh si material ndertimi jo vetem ne shkalle,taraca,mure,por edhe ne Kisha.Kisha e shejte Dimitrios esht ndertuar pothuaj me materialet nga varret e Hebrejve.550.000 metra katror material ndertimi,(shumica mermer)jan vjedhur nga greket ne varrezen e Hebrejve.Universiteti Aristotelis nje nga me te medhejt ne Europe eshte ngritur mbi Varrezen Hebreje qe greket e konfiskuan me ndihmen e nazisteve dhe esht ne fuqi ligjore edhe sot ne Demokracine greke.
    1/3 e banoreve te Selanikut perfituan nga pasuria e Hebrejve duke i zene shtepite ne menyre te paligjshme.
    Te mbijetuarit mbas nje maratone te gjate gjygjesh per kthimin e pronave,por pa sukses,arrijn te marrin vetem 5% te pronave te grabitura nga greket.Nga 12.000 pasuri imobiliesh,vetem 300 u jan kthyer te zoterve,por nga keta banesa vetem 30 ishin te paprekura,sepse greket kishin shkatrruar shumicene bodrumeve dhe mureve per te gjetur florijt e fshehur nga Hebrejt.
    Nga 2300 dyqane dhe punishte vetem 50 jan marre nga pronaret e tyre te ligjshem.
    Njeriu apo nje komunitet njihet vetem atehere kur vihet ne prove.
    Shqiptaret ne keto prova historike kan treguar qe jan nje nga popujt me dashamires dhe fisnike ne Bote.Qendrimi negativ kolektiv i grekeve mund te shihet edhe sot ndaj problemit Çam.Faktori politik i minoritareve greke(partia per te drejtat e njeriut) ne vend qe te ndihmoi dhe te ndermjetsoi me Qeverin greke per zgjidhjen e problemit Çam,ben te kunderten.Kjo tregon se morali i popullit grek esht ai qe e stimulon kete te e keqe kolektive,ku Kisha greke ka pjesen me te madhe.

    1. Kopenhagen says:

      Zike,
      mire ben qe sjell fakte historike (sheno edhe burimin).
      Ne Danimarke, ebrenjte shpetuan sepse ishin shume te pasur, dhe danezet i ndihmuan kundrejt pageses per ne Suedine fqinje e cila ishte neutrale (lexo aleate) e Gjermanise.
      Ti po ben krahasimin midis vjedhjes se pasurise qe u bene greket ebrenjve dhe cameve.
      Ndoshta nuk ke nevoje te kthehesh pas, thjesht bej krahasimin midis vjedhjes se tokave te Bathores nga turmat e verioreve te uritur.
      Kjo eshte vjedhje e hapur ne kohe moderne.
      Para se te shohim te tjeret, te fillojme nga vetja.

      1. Zigur Qarri says:

        Burimi i materialeve esht i shumte,mjafton vetem te kerkosh per hebrejt e Selanikut dhe gjen ne te gjitha gjuhet,por un po te jap vetem nje nga ata dhjetra qe kam perdorur un,nga Andreas Kristinidis(Andreas Christinidis),ne gjermanisht dhe greqisht.
        Offener Brief an die Konkret-Redaktion
        Griechische Mythologie
        von Terminal 119
        http://www.trend.infopartisan.net/trd7809/t877809.html

        Ελληνική μυθολογία | αρχειο terminal119
        http://terminal119archive.wordpress.com/2009/08/09/%CE%B5%CE%BB%CE%BB%CE%B7%CE%BD%CE%B9%CE%BA%CE%AE-%CE%BC%CF%85%CE%B8%CE%BF%CE%BB%CE%BF%CE%B3%CE%AF%CE%B1/
        E keqja dhe e mira jan relative.Kerkimi i gabimeve tek vetvetja ka si pozitive ecjen perpara,dhe kjo esht pozitive tek shqiptaret,qe megjithese kan shum me shum te mira se fqinjet e tyre shikojn shum te kqia tek vetvetja.Por nese fqinjet tane shohin vetem pozitivitet tek vetvetja atehere ngrihet nje pikpyetje per sinqeritetin tone qe duket me shume si naivitet.
        Morali,morali i popullit shqiptar ne raport me fqinjet ishte perfundimi i shkrimit tim.Shqiptaret kan nje dashamiresi(mikpritje) qe nuk e ka askush tek fqinjet tane.Pastaj un nuk permenda shifra per vjedhjen e çameve nga greket.Problemi greko-çam esht nje problem tjeter qe rendon akoma me shume ne ndergjegjen greke,sepse shqiptaret ndryshe nga hebrejt jan vendas ne Greqi dhe kan kontribuar per ate vend me shume se vete greket,prandaj ky problem esht ne nderin e te dy popujve te zgjidhet miqesisht si problem ndermjet dy fqinjeve.
        Pastaj Bathorja.Un per vete ose familia ime ka humbur nga 7501 toka me vlere astronomike,por reoforma(agrare) te tilla ka njohur edhe me pare Bota.Abrogimi i Ligjit 7501 do ti linte minoritaret me gisht ne goje,sepse Sali Brishstani i dha tokat e pronareve shqiptar(kur shqiptareve Greqia nuk i jep as te vetat)
        dhe u tha i gzofshi.Shqiptaret megjithese luftuan dhe derdhen gjak ne Kroaci kundra serbeve shumicen e dyqaneve jua moren.
        Ndarja e tokave,dyqaneve ne fillim te viteve 90-te nuk mori parasysh perkatesine etnike si shqiptar,vlleh,grek,jevgjit,
        maqedonas,malazez apo serb,por pozicionin shoqeror ku te gjith perfituan si te barabarte.E pra,kjo ndodh vetem ne Shqiperi!

        1. mirel says:

          Zigur kjo pergjigje eshte mjaftueshem qe tju mbushet mendja atyre qe nuk besojne qe jemi me fisniket, por eshte si historia e gramit me vreshtin.
          I leshoi vreshti pak vend gramit, dhe shiko cte bejne, nuk eshte vendi jot thone, eshte i gramit.
          Kot nuk i thone barishte te keqia

          1. Zigur Qarri says:

            mirel — 19 Prill, 2013 në 7:57 pm
            I leshoi vreshti pak vend gramit, dhe shiko cte bejne, nuk eshte vendi jot thone, eshte i gramit.
            Kot nuk i thone barishte te keqia

            Ashtu esht,ke plotsisht te drejte.Mikpritja,besa dhe dashamirsia jon esht shperdoruar shpesh ne demin e popullit tone,por kto jan virtute gjenetike te trasheguara dhe esht veshtire te ndryshojn.
            Kot nuk themi ne se,qenit ti japesh doren,te merr krahun.Prandaj brezat qe vijn duhet te dijn se ku dhe kujt tja bejn nderin.

            Me ka pelqyer nje perkufizim nga Rikard Ljarja per karakterin e popullit tone ku thote:
            “Duke qenë një popullsi e vogël, që është shtypur për mijëra vjet dhe nëpërkëmbur për shekuj të tërë, në shumë gjëra kemi ndërruar karakter, por thelbin për famën që kemi, e kemi ruajtur diku thellë. Kur jemi të besës, jemi deri në fund – sepse na kanë besuar. Kur jemi të pabesë, jemi deri në fund – sepse na kanë pabesuar. Racë e veçantë, pa miq, e futur si në një sandviç, e shtypur, e shtrydhur, por herë pas here ajo bërthama shpërthen dhe del ai i vërteti, i pastri. Ai që s’pranon të përdoret, ai që s’shitet e s’blihet sigurisht që e ka të vështirë. Shpesh bëhet i tepërt për zagarët që e rrethojnë dhe ndoshta edhe eliminohet, bëhet theror.
            Rrethanat e përbotshme na kanë zhytur, na kanë bërë t’i hamë kokën njëri –tjetrit, shpesh herë. Kurse sot, për fat, jetojmë të lirë, në një shoqëri që po përpiqet të kapë kohën e humbur, që nuk është e pakët. Në një shoqëri që po përpiqet të mbyllë plagët e shumëvjeçarëve, që po kërkon të emancipohet. Jemi pak, por po fryn një erë e mirë. Po na ndihmojnë. Nga ana tjetër, të tjerë prapë përpiqen të na futin stërkëmbësha. E ndjej fort që po bashkohemi, në të gjithë kuptimet, po bëhemi më me dinjitet, si individë dhe si komb. Sepse, siç duket, nuk paskemi qenë pak”.
            Gjith te mirat.

    2. Zigur Qorri says:

      Me falni te nderuar komentues qe u shpreha ashtu ,por edhe sot nuk rezistova te mos permendja greqine ,ilacet qe po marr me ndihmene mjekut nuk me bejne derman kunder kesaj semundjeje ,dhe me ate qe po shoh nuk do me bejne derman asnjehere

  6. Kazini says:

    Se mos vetem cifutet u ‘shpetuan’ prej shqiptarve!
    Shqiptart ‘shpetuan’ edhe ushtaret e Duces pasi fashizmi Italian kapitulloi. I strehuan neper shpija…
    Shqiptart ‘mikpriten’ edhe gjermant hitlerjan,Sepse ata ishin ‘tranzit’ dhe jo pushtues.Aq me teper qe ata na bashkuan me kosoven.Se na donin aq shum saqe luftonin e vriteshin per ne.
    E kush tjeter nuk esht mikprit e ‘pshtu’ prej shqiptarve!
    Qysh ne lashtsis romaket,
    Erdhen turqit dhe ne I pritem mir,I pshtun edhe prej krishtnimit Sepse ju morem edhe fe e kultur.duke u adoptu.
    More me rus shkije e kinez jan ‘pshtu’ Ne shqipni.
    Shqiptaret shpetimtaret.

  7. tefta says:

    HAJDUTI NUK E NJEH KRENARINE , POR NDERON POSHTERSINE , NONE KA LIGESINE dhe ATDHE KRIMINOLLOGJINE

  8. Bujar says:

    Edhe Amerika ka bere shume per shqiperin kjo video tregon me qarte http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje