Kujtohemi në përvjetore për Ibrahim Kodrën, por nuk kemi asnjë monografi kushtuar piktorit

23 Prill 2013, 09:55Kulturë TEMA

Çdo përvjetor lindjeje  dhe vdekjeve  dhe vdekje flitet për  Ibrahim Kodrën se sa i madh ishte dhe  sa e donte  Shqipërinë, për miqësinë me Pikason e emra të mëdhenj botërorë. Megjithatë, nuk kemi asnjë monografi apo libër studimor  kushtuar veprës së piktorit me origjinë shqiptare.

“Unë mendoj se kodra njihet si emër, por jo në tërësinë e tij si fenomen artistik, që u krijua në tali për  60 vite. Ai studioi ,u formua si  piktor atje  dhe gjithë krijimtarinë e  tij e shfaqi pikërisht në Itali. Për gjithë jetën e tij marrim referime nga tekste të shkruara nga kritikë italianë të kohës që ai jetoi, nga ku marrim fakte shumë interesante , megjithatë mbeten thjesht të tilla. Mendoj se ka ardhur koha  që Kodrës dhe ndonjë piktori tjetër shqiptar që ka jetuar jashtë apo edhe brenda, t’u kushtojmë monografi, libra studimorë, sepse kemi  një mangësi të jshtëzakonshme”, shprehet studiuesja Suzana Varvarica.

Sipas saj, “Kodra është një personalitet kombëtar për Italinë dhe ndërkombëtar, pasi ka marrë pjesë  në ekspozita  të rëndësishme në vitet ’50-’60, që konsiderohen edhe si vitet legjendare të tij, ka pasur kontakt me Pikason , Modilianin, Shagalin, Mironë etj… dhe meqë kemi  gjithë këtë material që na e referon  kultura italiane , le ta shfrytëzojmë në një monografi që ai të mund të njihet edhe më mirë’’, nënvizon ajo.

Varvarinica thekson se ndryshimi duhet të nisë nga Akademia e Shkencave, e cila ka një bërthamë  që përgjigjet për artin pamor.

“Akademia e Shkencave  duhet të fillojë të mundësojë në këto drejtime. T’i shohë studiuesit dhe historianët e artit  si të rëndësishëm dhe të  organizojnë simpoziume ku të marrin pjesë historianët, studiues e kritikë. Për këta të fundit themi gjimonë që mungojnë, por më parë mungojnë historianët dhe studiuesit”, pohon Varvarica për gazetën “Panorama”.

Ajo  shprehet se  koleksionistët kanë një rritje interesi për  Kodrën për shkak të potencialit që ai ka./A.XH

3 komente në “Kujtohemi në përvjetore për Ibrahim Kodrën, por nuk kemi asnjë monografi kushtuar piktorit”

  1. safeti 1 says:

    Pse ja fusni kot!!!!!!

    A nuk doli maloku dhe foli ne varrin e te madhit Ibrahim Kodra?

    Kjo eshte monografia qe mund te bejme ne. Me shume skemi çte shkruajme.

  2. gjini says:

    Ibrahim Kodra ishte mik i madh i Papa Pavlit te VI-e, qysh ne kohen kur Ai ishte Kardinal i Milanos dhe qe at’here Ibrahim Kodra u pagezue si katolik,tue u kthye ne fene e te pareve te Tij.
    Ai perpara vdekje la porosi qi ti bahen te gjitha sherbimet fetare si nji katolik i devotshem.
    Te gjitha sherbimet funerale ne Itali iu bane sipas porosise se Tij,por ne ceremonine e rivarrimit ne Kavaje,Behgjet Pacolli doli haptas si nji fondamentalist islamik, tue shkele premtimet dhe porosine e Tij dhe tue i krye ritet fetare si musliman ,jashta deshires se te Ndjerit.

  3. Zef says:

    Admiroj piktoret e skulptoret realiste te vendit tim.Ata e ndoqen hap pas hapi popullin ne rrugetimin e tij te veshtire ne histori,duke i dhene ketij vendi art,kulture e civilizim.Keta duhen vleresuar e bere monografi etj.Ndersa Ibrahimi udhetonete ne xhunglat e kota te Pikasose e pikturonte getat e Papes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje