Berisha takon drejtuesit e partisë së minoritetit grek, MEGA: Pazari Meta- Rama rrezikon votën tuaj

25 Prill 2013, 18:17Politika TEMA

Tanimë dihet se një parti e minoritetit grek, MEGA, është rreshtuar në krahun e Partisë Demokratike për këto zgjedhje.

Kryetari i tyre, Kristo Kiço, ka takuar kryeministrin Sali Berisha, prej të cilit ka marrë premtimin se do të kenë përqindjen e tyre të komisionerëve, për të garantuar që vota e tyre të mos preket.

Berisha sulmoi edhe aleancën mes Metës dhe Ramës, duke thënë se ajo vuri në rrezik votën e minoritarëve.

“Veçanërisht dua të theksoj se kjo parti merr një rëndësi të veçantë, në një kohë kur partia tradicionale, do ta quaja, e minoritetit u dëmtua në mënyrë të pariparueshme nga aleanca e pazareve, në rastin konkret. Aleancë, në të cilën, edhe para firmosje së saj, viktimë e parë ishte përfaqësuesi i votës së minoritarëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Unë dua të informoj qytetarët se nuk kisha ndërmend të angazhohesha dhe të mobilizoja votën për shkarkimin  tij. Sikur zoti Dule të kalonte në anën tjetër, ne do ta zëvendësonim një nga përfaqësuesit tanë, por jo përfaqësuesin e minoriteteve. Nuk ka gjë më pa moral në qëndrimin ndaj minoriteteve, që edhe atë përfaqësues të vetëm t’ia bësh plaçkë tregu. Minoritetet nuk kanë nevojë për pazare, por për standarde të lirive dhe të drejtave njerëzore. Kështu që unë e përgëzoj zotin Kiço dhe të gjithë udhëheqjen e M.E.G.A-s, për vendosmërinë e përkushtimin e tyre në mbrojtje të interesave, të të drejtave njerëzore, lirive të minoriteteve. E garantoj gjithashtu se në këtë proces do të kenë përqindjen e vet në komisionerë e në çdo gjë, për të garantuar numërimin e votave, pasi kurrë ndonjëherë vota e minoritarëve nuk ka qenë më në rrezik se në këtë periudhë, nga aleanca e pazareve. Edhe vota e tyre mund të tregtohet tani, po të mos ishte M.E.G.A, e cila do ta administrojë me përfaqësuesin më serioz të minoritetit, çdo votë që ata do të hedhin në kutinë e votimit për cilindo subjekt elektoral, me ndershmërinë më të madhe,” tha Berisha./ep

15 komente në “Berisha takon drejtuesit e partisë së minoritetit grek, MEGA: Pazari Meta- Rama rrezikon votën tuaj”

  1. dada says:

    E Ilir Meta nanen qe e mbajte 4 vjete ne pushtetr.

    1. Veqse nji qen bir qeni mund me bashkpunue me greket e Megas. Nuk e besjsha qi Doktori t’ishte keq per 5 vota. Ja kisha mush une n’kuti aq vota – 1 ore pune ma shume naten do baja

      1. Ramy says:

        Paska dhe MEGA Greke lollll , po ti Lym ortodhijaksi , je simpatizant i PBDNJ-s apo i kesaj MEGA-Ortodhijake ???

        1. E din Doktori at pune. Une veqse atij i besoj. Po ju jeni denmokrata si puna Ben Imamait kena me ju fshi pri partie

        2. igli says:

          ramy hajde na e mer 1 here me goje provimin e akullores neve ortodokse se qeke gojorexhi i papare …

    2. Vlora says:

      i ka bere planet berisha qe sipas tij votat e dules tja vjedhe dhe tja jape grekut ksera.

      por nuk ka per ti ecur.

  2. monitor says:

    Kur takohet rama me dulen per patriotet gjysem opinge edi eshte grek ,po kur takohet berisha ?

    1. BERISHA LARGOHU. KURSE PD I KA TE HUMBURA ZGJIDHJET, PRANDAJ PUSHTAT E PD-SE TE DORZOHEN PER TE EVITUAR REVOLTEN POPULLORE.. says:

      minotor,kur Rama takohet me minoritaret Rama eshte grek ndersa kur minortaret takohjne Berishn atehere sigurisht ata behen islamista turq.

  3. Shtegtari says:

    Komisioneret e MEGAS-do te vjedhin votat e Dules, do ti numurojne per vete duke thene se si minoritare qe jane minoriteti votoi per ta dhe do te hyjne ne qeveri me Berishen qe mund tu hedhe ndonje kocke me te madhe se ajo qe i hodhi Dules.
    Dulja pak e ka, mire ti behet, po kusuret i paguajne minoritaret te cileve u vidhet e drejta te shprehin preferencen e tyre siç e gjykojne ata te arsyeshme, me te drejten e ligjit e te Zotit.

  4. EDI says:

    Ku jane PD-istat qe zhurmonin kur PBDNJ-ja hyri ne kualicion me PS-ne ?

  5. xeni says:

    Hajde pazare te ndyra e per to diskutohet per ke per popullin jooo asnjehere ..keta njerez jane kanceri i Shqiperise keta jane ngatrestaret e vendit e jo populli mjer ne qe rime me duar ne bythe e cfar po durojme kur shiokjme se si i perpunojne gjerat kaq hapur ptuu e madhe ketyre legenave iu ardhe fundi i koleres

  6. Sume Gruda says:

    Kaq ka merrijtur Doktari qe te dali rruges me nje kamion “autobus”
    me i mbledhe keta flliqesira nese me botohet, e kisha thirrur Jozefinen per te mbushur nje “autobus” ne Shkoder.

  7. Ertp says:

    Po ne fakt nuk ka faj kryeministri jone.zaten k…a kure nuk ka se cfar humb i prish pune te tjerve.edhe saliu jone u ka bere si ato k….t e keqija.

  8. BAY ARE Ca. says:

    Z. Sali Bisha ku dreqin i gjen keto parti, besa burre i forte je. Sot me M.E.G.A.,dje krijove aleance me LBGT, bravo te qofte buka e kallamoqit qe ke hongur. Thone qe eshte krijuar edhe Partia e K……ve, mos humb kohe por thirri per koalicin se per ket parti do te votjne te gjithe hamshoret e Majte e fitoren e ke te garantume.

  9. brace says:

    Tani e ke te kote o plaku,poshtersia jote e pa skrupullte mori funde,tani mblidhe mendjen,njerzite per poshtersite tuaja c/njerzore,qe ju ke bere,po presin me pa durim largimin tende nga pushteti,do ta kthejne reston,skane thene kote ktu mkyte jete do paguhen borxhet.Per ne ate boten tjeter jane prradha,se ka provuar kushe,eshte e vrtete apo jo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje