Dibër,Muzeu i Kastriotëve, vendi ku objektet humbasin pa u vënë re

6 Maj 2013, 10:11Kulturë TEMA

Anisa Xhani

“Muzeu i Kastriotëve”, në fshatin Sinë  të rrethit Dibër ndodhet  vetëm 20 kilometra larg qytetit të Peshkopisë. Në vitin 1985 kjo zonë është përcaktuar nga historianët si qendra e Principatës së Kastriotëve dhe vendlindja e heroit kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeut. Për këtë në fshatin Sinë e Poshtme u ndërtua po në këtë vit muzeu.

Ekzistenca e “Kepit të Skënderbeut”, “Gurëve të Gjinit”,  si dhe gjetja e një mbishkrimi në gur, gjatë gërmimeve  për plita,çuan në ndërtimin e muzeut, i cili në përbërje të tij ka patur në një sërë objektesh te luftëtarëve të mbledhura ndër vite.

Gjatë viteve ’90 edhe ky muze u plaçkit,dhe duket se kjo gjë nuk po përfundon ende. Në maj të vitit 2011 u bë i mundur rikonstruksioni i muzeut, pasi ishte njoftuar që do të mbërrinte nga Italia  Giorgo Marino Skënderbe, dhe fatmirësisht punimet ishin mbyllur një ditë më parë.

Banorët e kujtonin ardhjen e tij me nënqeshje, pasi ai kish besuar, se muzeu i rrënuar një ditë më parë, kishte patur një fasadë të bukur siç i’a kishin zënë sytë atë ditë.

Tashmë “Muzeu i Kastriotëve” është në rregull jashtë dhe thuajse asgjë brenda.

Krahas rrugës së shkatërruarr,e cila  pengon së tepërmi ardhjen e vizitorve, me keqardhje konstatohet edhe “humbja” e objekteve.

Pra disa vitesh në një vizitë me shkollën,i’a kisha vënë mirë syrin përkrenares dhe pozuam me të në kokë dhe me shpata në duar. Por, sot ajo nuk ishte më aty.

-Ku është përkrenarja?-pyeta një banor të zonës i cili më shoqëroi aty.

-Nuk është aty?-më pyet ai mua.

-Jo, nuk është më?-pyes sërish.

Më pas ai telefonon një banor të zonës që të bindet edhe me të degjuar se përkrenarja nuk ishte aty.Edhe pse ai i konfirmon atë që po na shihnin sytë, sërish përpëlitej duke lëvizur disa tavolina të cilat ishin transparente me sy të lirë që nuk kishin asgjë pas tyre.

Më pas i gjori njeri fillon të ankohet:”Komuna duhet të japë 50 mijë lekë (të vjetra), për personin që do ta mirmbajë dhe do të luaj rolin e cicëronit,por ato nuk më japin asnjë lek,se m’a lanë mua si detyrë”.

Kështu qënka i shkruar fati i monumenteve tona, fat i pështirë mes plaçkitjeve dhe grabitjeve.

Sot dibranët festojnë festën e “Shën Gjergjit”, në kujtim të ditëlindjes së Skënderbeut në datën 6 maj, duke shtruar darka në shtëpitë e tyre, ndërsa muzeu qëndron ndër vite me barkun bosh.

 

13 komente në “Dibër,Muzeu i Kastriotëve, vendi ku objektet humbasin pa u vënë re”

  1. Askushi says:

    Muzeu i ‘fantazmave’ thuaj!

  2. Albanistan says:

    Kur nje shtet mysliman me identitet te huaj Turk,te nje pushtuesi qe te ka pushtuar,vrare,perdhunuar dhe marre pengje per peseqind vjet dhe ty nuk e urren,por perpiqesh te sjellesh prape xhamite,ndryshon historine ne favor te tij,kjo i thote te gjitha se cfare mentaliteti dhe karakter kemi.
    Mos me thote dikush qe besimet nuk jane identitet se ne emer te saj ndryshon veten emrin,besimin,kulturen dhe nuk je ai i stergjysheve te tu.
    Ceshte me interesante urrejme armiqte e turqise Greqine!
    Se kemi nostagji per krimet qe na kane bere Osmanllinjte,se kemi ndjere kenaqesine e te shkerdhy…….erit te Sulltaneve,Pashallareve,Bej-lereve Aga-llareve etj.
    Ceshte ky emer Giorgo Marino Skenderbe?
    Skenderbe eshte titull,qe turqisht eshte Lord Aleksander.
    Edhe ky ka titullin Skenderbe,sikur ka luftuar me turqit?
    Cjane keto idiotesira qe na serviren nga pseudohistoriane nacionalista?
    Erdhi Demokracia dhe mesuam shume,qe Jeorgios Kastriotis ishte Orthodoks vellai i Kostandinit Prijesi Epirot,qe qellimisht e kemi quajtur Gjergj!
    Me mire quajeni Xhorxh,se mund te marrim ndihma apo dollare.
    Ne vend qe pseudohistoriani Xhufi me kompani te denohen per fallsifikimet qe bejne kur thote qe Skenderbeu ishte Orthodoks pastaj u be myslimane dhe me vone perqafoj besimin Katolike!
    Ku i ka lexuar ky keto?
    Kaq karagjoz ishte Heroi yne,qe edhe zoti Xhufi nuk e ben per para te ndroj besen?
    Mund te ndodhe ajo qe thote zoti Xhufi qe Skenderbeu meqenese kishte marredhenie te mira me venedikun u be Katolike,po banoret e tjere nuk e beren?
    E tregon fakti qe edhe sot jane me shume Orthodoks 25% kur ne vitet 1920 ishin 2% Katolike?
    Pse shkruajne ci do mender by….tha?

  3. Bujar says:

    Shkrim i dobet. Na perpiqet te na krijoje nje pershkim te muzeut, por nuk na thote asgje te sakte. Dhe si per ta na treguar histori, i fut edhe mufken ne fund se gjasme dibranet festuakan sot Shengjergjin, si kujtim ndaj Skenderbeut. Keshtu skrimesh ku ngaterrohet historia, realiteti, gazetaria dhe paganizmi, eshte me mire te mos botohen se po i bejme aq dem te madh historise, sa nuk ia ka bere as pushtuesi…

  4. Agimi says:

    Me nje qeveri anti shqiptare qe kerkon ti rrenoj c’do gje ktij kombi, c’far nuk pret.
    Shqiptaret duhet te marin sa me shpejt ne dor fatet e veta, e te mos e ler ne dor te agjenteve serbe e ”greke”.

  5. afrimi zvicer. says:

    ALBANISTAN-keni dhen nje komente shume te FUQISHEM e TIPIK KOMENTE SHQIPTARI bravo or TRIME.po te reflektojm pakez nuk eshte veshtir te gjindet SEKRETI pse shume armiq e anti-shqiptare tentojn e provojn gjdoher ta VORROSIN HISTORIN KULTUREN e FEN KATOLIKE 2000 VJEQARE te NE.pra si ne kosove ashtu edhe shqipri TURQIT OSMANLI lane edhe nje pjes te osmanlive dhe pjellat e tyre,si turq,qerkez,bektashi,dervish e shume shqiptar te SHORTUAR ne TURQ dhe dihet kfjellt-paster se kto pjella turke ju ka perguar e urrejtur emri i GJERGJ KASTRIOTIT luftrat ev tije me shume trima shqiptar,ju ka perguar e urrejtur BRYTALISHT FLAMURI SHQIPTAR,ABETARJA,GJUHA SHQIPE,por-por sekreti eshte se kto mbeturina otomano-kokaze jane paraqitur RREJSHUM si SHQIPTAR,sepse jane FRIGUAR se SHQIPTARET do te HAKMERREN ne TA per GJENOCIDIN qe kane ber baballaret e tyre nbi shqiptar,qka edhe SOT shumica mbeshefin MASKOJN KOMBESIN e TYRE dhe eshte ber tradit te ta,por edhe mbeshefin kombesin e tyre vetem qe te VAZHDOJN ASIMILIMIN kunder shqiptarve me ane te FES ISLAME TURKE,se po te deklarohen qe jane turq me nuk ju besojn shqiptaret dhe STOPOHET ASIMILIMI i shqiptarve nga ta,por edhe qe ma LEHTE te bejn MARTESA me SHQIPTARE pa e ditur qe jane te BIJET e TURKO-OTOMANVE,por edhe te HAPIN PARTI POLITIKE dhe ta SAKATOSIN e SHKATRROJN SHQIPRIN edhe me politik.pytja ska shqiptar qe kishte organizuar si ngjarjet e 97 tes sa shqiptar jane vrar,pra turko-greko-serbet i GATUAJN nto gjellra per shqiptaret.a sa i perket figures se GJERGJ KASTRIOTIT hiqmos u merakos se e NJEF EVROPA e NJE PJES E BOTES.ka permedoren ne NJUJORK.ROME.GJENEVE,BRUXEL,PRISHTIN,SHKUP,TIRAN etj,dhe ter BOTA e dine bukur se ka qen nje SHQIPTAR KATOLIK dhe do jet.por te huajt si serbo-greket ashtu turqit mundohen ta TRASNFOMOJN-MODIFIKOJE e me fund ZHDUKUN GJERGJ KASTRIOTIN e SHQIPTARET.nje filozof ka THEN se kur te VDES EMRI I GJERGJ KASTRIOTIT kane me VDEK edhe te gjith SHQIPTARET.ALBASTAN po te kisha sante ne zvicer kishim biseduar gjer e gjate.te gjitha te mirat per ju e gazeten TEMA.

  6. mazllem says:

    Kush eshte i interesuar per historira te sakta per njerez,ngjarje etj.t’i drejtohet shkrimeve e kujtimeve te xhaxhit.

  7. veriori says:

    Ndoshta ,kjo qe ka ndodhe me muzeun e Kastrioteve ne Sinje te Peshkopise , mundet qe dikush nga ata .. ta kete kuptuar me ne fund se origjina e kastrioteve ishte nga fshati Mazrrek i Hasit ne anen e Prizerenit . Kete e thot dhe Marin Barleti ne vepren e tij “Historia e Skenderbeut”. Tani qe Kristo Frasheri eshte rrezbitur dhe truri i tij nuk mund e ndertoj genjeshtra , njerezit qe u kane besuar atyre , tani edhe mundet qe te jene tede motivuar per ti ruajtur ato .

  8. Nikua says:

    Ata qe i fryin zjarrit te fese nuk jan shqiptare dhe me qellim te keq e bejn kte propogande. Feja e shqiptarit eshte shqiptaria. Me masakra se serbi e ”greku” nuk na ka be as turku.

  9. vlonjati40 says:

    serbin me grekun nuk na shkaterruan per 500 vjet si turku .

  10. nacionalisti says:

    veriori ti a sala ta tha qe fisi kastrioteve qenka nga hasi apo ai barlati qe ja ka fut kot .kastriot vec ne diber ka e ne sine eshte vendlindja e skenderbeut ajo eshte ditur me breza e jo emarr vesht nga historianet prandaj o tropojan a ca je ti dibra i ka nxjerr do burra ske cte bejm ene se u vjen ktyre tropoleshave

  11. studenti says:

    Ky Skenderbeu qe thoni ju duhet te jete nga Korca , ka thene ministri i Financave Bode se vetem Korca ka nje ekip futbolli me emrin Skenderbeu. Mjafton kjo???
    Ore njerez. Skenderbeu eshte nga ajo zone qe ka argumente e fakte me te shumta e bindese. Keta fakte i sjellin studiuesit, historianet e jo njerzit qe luajne lojen “telefon i prishur”
    Sot per sot argumentet , faktet e cojne ne Sine te Dibres.
    Ajo qe duhet te ndodhe eshte te ruhet e pasurohet muzeu, te kete nje rruge nepermjet te ciles te behet i vizitueshem dhe te mos merreni me fjale fjale deri sa ta bejne dhe kete Hero te bezdisshem , ne vend te prodhoje krenari do na sjell telashe eshte – s eshte.

  12. vezhguesi says:

    “nacionalisti” Ne konferencen kombetare me rastin e 500vjetorit te vdekjes se Skenderbeut , viti 1968 , eshte debatuar problemi i origjines se Gjergj Kastriotit , ku pikerisht Kristo Frasheri ka mbrojtur ate ide , qe mbroni dhe ju . ndersa ish kryetari i Akademise se Shkencave per ate kohe Stefanaq Pollo ka ndjekur linjen tjeter , ate qe eshte nga fshati Mazrrek i Hasit te Perzerenit , duke ju referuar edhe Marin Barletit . Persa i perket Sali Berishes nuk dij te jete prononcuar ndonjehere per kete problem , pasi dhe atyre qe thot e qirret , berisha, asnjehere nuk ju kam besuar . Dij se i biri i ish kryetarit te akademise se shkencave te atereshme qe quhet Genc Pollo eshte bythelepires i Saliut .Keto gjera s’kan lidhje me kete qe i kundershtoni komentit tim . Ne fund te konferences , pra te 1968,si zakonisht ne keso rastesh , ka qene i asistuar edhe ish i plot pushteteshmi dhe i madhi ENVER Hoxha , ku per debatin ne fjale , e vlerson si me afer te vertetes idene e Marin Barletit qe edhe ishte mbrojtur nga STFANAQ POLLO . Edhe njehere K.Frasheri ka qene nje ish servil i ish ministres se nderuar Tefta Cami , pra per ti bere qefin si lokaliste qe ishte ajo dhe per te rregulluar poziten e tij , ky Kristua ,i ka hedhe ato mendime te genjeshterta qe ju u besoni . Toponime emrash e gjera si ato per fshatin Kastriot te Peshkopise , gjene edhe ne anen e Hasit te gurit , ne anen e Prizerenit ku nga pikpamja gjeografike jane te baras larguara sa nga Vicidoli i Sali Tropojes dhe nga fshati Kastriot i Peshkopise ……..mund te vazhdoja me gjate , por per aresye kohe me kaq ….per tani ..
    .

  13. Agron Luka says:

    Komenti im: Shkrimi realisht eshte tepër i dobët dhe hipokrit! Mbi prejardhjen e mbiemrit (patronimit) dhe lidhjen me origjinën me një qendër Mazarrak-Mazrrek dhe mbiemrin tjetër Kastrioti, ndër të tjerë gjërësisht e ka trajtuar Fan Noli te botimi i vitit 1921. Noli shprehu idenë se në territoret e Epir -Albanisë, kishte disa fshatra si Mazarrak/Mazrrek dhe pranë tyre edhe disa Kastriotë. Më preferencë kishin ato në territoret afër Peshkopisë dhe ato të Hasit. (shih edhe shkrimet e Dilaver urtit dhe Shqfqet Hoxhës, K. Frashërit etj.)Në burimet mejetare kishte shkruar edhe Andrea Flav Komneni Ëngjëlli, ku shkruante edhe për një të gjakut(consaguinei, pra jodirekt si gjysh sië arbitrarisht e kanë interpretuar A.L) e farefisnisë si Konstandin Mazerreku Kastrioti, nga Mazrreku i Shkodrës, afër Malit Cukal, si princ i Albanisë e Epirit. Kjo lidhje gjaku e farefisnore mbase ishte edhe e adoptuar, për t’i marrë trashigiminë e titullaturëe territoreve, etj, por gjithsesi duhej shënuar. Unë kam shkruar disa studime mbi këtë temë, ku mendoj se toponimet Mazarrak/Mazrrek, si një tipologji e përhapur mbarë mesjetare në territoret tona nga Kosova e deri në Çamëri lidhen me tpologjinë dhe vazhdimësinë ilire të fiseve Mazej/Maizianoi te Ptolemeu e Plini, si fise që rrisnin maza-kuaj etj. Vetë prof. Çabej shihte lidhje te etimologjia maz/mëz-minz me rumanishten dhe me Jupiter Menzana të mesapishtes etj. K. Luka, Dh. S. Shuteriqi, R. Mulaku etj, mbronin etimonin Maz. Në Mazrrek, unë kam zbuluar një skalitje me një kalë Maz, në një gur cikllopik, në hyrjen e një Porte. Këtu duhej shënuar se Gjon Kastrioti e kishte një djalë me emrin Konstandin.Paradoksi dhe injoranca jo aq e pafajshme dhe e padijshme qëndron te historianët shqiptarë e memorizuar me dogmat vataniste dhe enveriste… [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje