Pas publikimit të deklaratës së deputetit Auron Tare , ku citohet se ekspozita në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë ka kushtuar 160 mijë euro, ka reaguar Ministria e Kulturës nëpërmjet një njoftimi për mediat.
“Kostoja për një aktivitet të tillë madhor në Romë e Torino, jo vetëm është e justifikuar, por nëse do të ishte ndërmarrë nga ndonjë shtet tjetër, do të kishte qënë më e madhe. Falë përkushtimit dhe punës së ekspertëve më të mirë të diplomuar në fushën e trashëgimisë dhe me një eksperiencë të gjërë mbi 250 objekte arkeologjike dhe ikonografike u ekspozuan fillimisht nga Palazzo Vittoriano, vendi më prestigjioz i ekspozimeve, në qendër të Romës dhe pastaj, po kështu në Palazzo Madama në Torino. Presidenti Italian Napoletano, nën patronazhin e të cilit ishte ekspozita, dhe Presidenti Nishani, Ministri Italian i Kulturës, Ornaggi dhe Ministri Bumçi si dhe shumë personalitete të rangut më të lartë, e vizituan në ceremoninë e hapjes krahas dhjetra mijrave vizitorëve nga Italia dhe e gjithë bota”.
Sipas MTKRS, “Buja i kaloi parashikimet, vizitorët ishin më të shumtë se në stadiumet më të mëdha të Italisë, sipas medias vendase” dhe theksohet se vende të tjera të botës presin me vite që të mund të hapin një ekspozitë të tillë në qendrën e metropolit të “Qytetit të Përjetshëm”, Romës”.
MTKRS shton se : “Nëse përpjekjet e “sinqerta” të zotit Tare, një mik i vetëshpallur i Trashëgimisë, nuk do të kishin të bënin me datën 6 Maj apo me ndonjë listë apo pjesë dokumentare të këtyre ditëve, ne do të kishim marrë për bazë këtë shqetësim. Për t’i kursyer kohë gërmuesve të këtij lloji dhe për të shpjeguar detajet e pazbuluar ende të shpenzimeve të shumta që ai aludon, i bëjmë me dije se këto fonde dolën nga fondi i veçantë për 100- vjetorin dhe jo nga buxheti ministror, i cili falë thithjes së investimeve të huaja, vetëm vjet në masën 3.5 milionë euro vetëm nga fondet IPA, jo vetëm që ka shtuar investimet në menaxhimin e monumenteve të kultures, por gjithashtu ka ulur barrën ndaj taksapaguesve shqiptarë pa i dëmtuar trashëgiminë dhe xhepat e tyre”, shkruhet në njoftimin Drejtorisë së Trashëgimisë.
Gjithashtu rinjoftohet se “Shumë shpejt po kjo ekspozitë madhore do të hapet dhe në Prishtinë, në Republikën e Kosovës, si shpalosje e thesareve të trashëgimisë së përbashkët kombëtare. Nuk janë llogaritur fitimet, por nuk do të ketë shpenzime të tjera, mjafton që vlerat të shkojnë në të gjitha trevat, që ta duam më shumë vendin dhe historinë tone”. /A.XH
Natyrisht qe Tare Pordha nje cope kapterr zbori eshte, dhe don qe te behet minister kulture duke shpifur e sajuar ?
S’do mend u prish dynjaja.