Nga Prof. Dr. Dr. Basil Schader
Përshkrime të Shqipërisw nga autorët e huaj ekzistojnë që prej shekullit të XIII-të (mos të flasim për rrëfimet antike mbi Ilirinë), dhe në mënyrë të dendur prej shekullit të XIX-të. Spektri përkatës zgjat prej margaritarëve si “High Albania” të Edith Durham-it deri në vepra më shumë triviale si bestselleri “Nëpër vendin e Shqiptarëve” i autorit gjerman Karl May (1892), ku shqiptarët dhe Shqipëria keqpërdorën si prapaskenë dhe sfond i klishuar për historira fiktive aventurash.
Shumë më të rralla janë përshkrime të vendeve të huaja nga autorët shqiptarë. Mund të përmenden këtu disa ndarje a krerë në veprat e autorëve dhe udhëtarëve të njohur si Faik Konica, si dhe, natyrisht, lloji letrar i veçantë i këngëve të shumta të mërgimtarëve, në të cilat përshkruhet me mall jeta në kurbet. Pak si vazhdim i kësaj letërsie emigrantësh (me fokusin mbi vuajtjet jashtë atdheut) janë botuar në vitet e fundit ca romane dhe tregime, ndër të cilat llogaritet p.sh. romani “Yjet nuk vishen kështu” i Elvira Dones-it (2001).
Disa botime të tjera – prozë dhe poezi – ose lavdërojnë në mënyrë gati euforike një vend të huaj (të njohur prej udhëtimeve ose të bërë atdheu i dytë pas emigrimit), ose e vëzhgojnë atë në mënyrë më shumë kritike (shembuj: Hysen Çobani: Arkipelagu i diasporave shqiptare i parë nga Zvicra, 1997; Miradie Maliqi: Kthimi i mërgimtares së tradhtuar, 1995; Agim Shehu: Loti alpin. Lirika nga Zvicra, 2002, etj.).
Pse ky ekskurs në historinë e letërsisë? Qëllimi i tij është që e shohim në mënyrë më të qartë vendin e veçantë dhe unik të cilin e zënë reportazhet (apo “shënimet udhëtimi”, siç i quan me modesti autori) e Gjovalin Gjeloshit në kontekstin letrar. Si agronom me kompetencë dhe përvojë, si politikan i angazhuar, si gazetar kritik që prej shumë vitesh dhe si vëzhgues dhe udhëtar nëpër krejt botën ai bashkon perspektiva të ndryshme, të cilat kontribuojnë në veçantinë dhe karakteristikën e publicistikës udhëtimi të tij. Gjovalin Gjeloshi as nuk shkruan nga perspektiva e thjeshtë e një adhuruesi naiv i vendeve të huaja, as nga perspektiva nostalgjike e emigrantit, i cili gjithçka e sheh vetëm në dritën e shndritur të atdheut, as nga perspektiva e ftohtë të etnologut shkencor. Në veçantitë e reportazheve të Gjovalin Gjeloshit llogaritet, si tipar kryesor, multiperspektiviteti i tyre, i cili, njëkohësisht, i bën aq tërheqëse dhe interesante në pikëpamje të ndryshme. Le të vëzhgojmë ca aspekte të këtij multiperspektiviteti pak më nga afër!
Gjovalin Gjeloshi si shkrimtar udhëtimesh në kuptimin e ngushtë apo ‘tradicional’: Gjatë udhëtimeve të tij të shumta, Gjovalini ka vizituar shumë vende në shumë kontinente. Përshtypjet dhe përshkrimet e tij të vendeve dhe qyteteve të shumta ai na i paraqet në mënyrë të larmishme, konkrete dhe tërheqëse, duke i thelluar me informacione historike, gjeografike etj., si p.sh. në reportazhet e tij për Hungarinë (“Mungon deti, por jo mbreti”, 2002), për Strasburg-un (“Qyteti me statusin e qendrës së Europës”, 2005) ose për Kroacinë (“Adriatiku – shtëpia jonë e përbashkët”, 2006). Në ndarjet dhe nënkrerët përkatës të rrëfimeve të tij, autori u jep mundësi lexues/eve që të marrin pjesë në përshtypjet dhe njohuritë e tij për kulturën, historinë dhe gjeografinë e vendeve të ndryshme. Kështu ai ua mundëson edhe atyre që nuk kanë shans të udhëtojnë aq shumë, të fitojnë pamje autentike të bukurive dhe veçantive të vendeve të huaja; gjë në të cilën kontribuojnë edhe fotografitë shoqëruese.
Gjovalin Gjeloshi si vëzhgues i vëmendshëm i fenomeneve dhe problemeve sociologjike, ekonomike, politike e të tjera në vende të ndryshme: Asnjëherë Gjovalini, në reportazhet e tij, nuk kufizohet vetëm në përshkrime tradicionale dhe konvencionale. Në secilin e rrëfimeve të tij, ai tematizon një ose disa aspekte përkatësisht problematike që janë tipike për vendin ose kontekstin në fjalë. Kështu, në raportin për një qëndrim në Çeki në vitin 2004, ai që në titullin e fokuson temën “Projektet rajonale dhe lobingu”, kurse një udhëtim pune në Majorkë i bëhet arsye që të sillet në mënyrë të thelluar me çështje dhe probleme të turizmit (“Magjia e Balearëve”, 2006). Çështje të ruajtjes apo humbjes së gjuhës shqipe në mërgim tematizohen në lidhje me përvojat autentike të bëra në ShBA (2003), kurse për mërgimin dhe mërgimtarë shqiptarë ai flet edhe në shumë tekste të tjera.
Gjovalin Gjeloshi si specialist për çështje në lidhje me agronomi dhe me ambientin: Që në reportazhin e tij nga Strasburgu (2005), Gjovalini ua kushton prodhimeve “bio”, tani shumë të famshme dhe të përhapura në Europën perëndimore, si dhe tematikës së biosferës, një nënkrye të veçantë; dhe po ashtu edhe në shumë reportazhe të tjera ai trajton tema nga lëndët agronomi dhe ruajtja e ambientit, për të cilat ai është specialist dhe ekspert. Në ndarjet përkatëse dalin në pah kompetenca dhe përvoja e tij të larta në ato fusha, me të cilat merret intensivisht në atdheun e tij. Me këtë, po kalojmë në një tipar tjetër të rëndësishëm të multiperspektivitetit të autorit:
Gjovalin Gjeloshi si qytetar dhe politikan shqiptar me etikë dhe ndenje përgjegjësie të lartë: Në pothuajse çdo reportazh, Gjovalin Gjeloshi i lidh ato që i ka parë dhe përjetuar në udhëtimet e tij, me Shqipërinë si vendlindjen e tij. Këtë e bën duke krahasuar, duke i reflektuar mundësitë dhe perspektivat e një risie apo inovacioni për vendin e tij, duke vënë në kandar të mirat e të këqijat që do të lidheshin me adaptimin e inovacioneve ose procedurave përkatëse etj. Lidhur me këtë faqe të multiperspektivitetit të Gjovalinit, duhen përmendur, ndër të tjera, reportazhet nga vendet fqinje Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Greqia ose Mali i Zi, ku autori vëzhgon dhe përshkruan çështje të kulturës politike dhe i diskuton ato në lidhje me Shqipërinë. Një vend të rëndësishëm zënë, në këtë kuptim, edhe raportet e autorit të lidhura me perspektivat e Shqipërisë në fushën e agronomisë (p.sh. “Sa na shqetëson zhvillimi i zonave rurale”, tekst i shkruar pas një qëndrim pune në Itali në vitin 2004), si dhe tema tepër aktuale e turizmit, për të cilën ai flet p.sh. në lidhje me përvojat nga Majorka (2006) dhe Finlanda (2008).
Gjovalin Gjeloshi si gazetar dhe autor shumë i zoti i gjuhës shqipe: Si pikë me rëndësi të veçantë mund dhe duhet përmendur edhe stili i qartë, i bukur dhe i kujdesshëm i cili e karakterizon prozën e Gjovalin Gjeloshit edhe në botimet e tij të tjera. Në një kohë ku gabime dhe prishje normash gjuhësore në shqipen e shkruar shtohen gati prej ditës në ditë, ky tipar i autorit duhet theksuar në mënyrë të veçantë. Nuk ka dyshim që në sjelljen e tij të kultivuar ndaj gjuhës të pasqyrohet edhe përvoja e tij 30-vjeçare si gazetar i angazhuar dhe guximtar (shih për pikën e fundit pasthënien e prof. Hamit Boriçi në vëllimin “Afër dhe larg” të Gjovalin Gjeloshit).
I mbyllim fjalët tona të pakta për këtë autor të veçantë duke e përgëzuar atë për veprimtarinë e tij të deritanishme dhe duke i uruar sukses dhe gjithë të mirat për krijimtarinë e tij të ardhshme. Paçim dhe pafshim edhe shumë libra dhe reportazhe nga pena e tij të angazhuar, interesante dhe tërheqëse për lexuesit dhe lexueset e tij!
Hagenbuh/Cyrih, maj 2013
? Nuk po kuptoj; kete artikull e ka shkruar Gjovalini apo Prof. Dr. Dr. Basil Schader ?!
Dr. Basel aka Gj. Gjeloshi. Doni me per Belulin?
Gjovalin Gjeloshi eshte nga ata gazetar dhe specialist bujqesie qe ka punuar shume me vehten e vet gjate ketyre viteve. Perveçse nje administrator i mire, ka botuar libra me vlera dhe gjithashtu ka punuar me perkushtim nje doktorature per kulturen e kivit.
E pergezoj.
He left me speechless ?
E lexova librin e zotit Gjeloshi “Afër dhe larg”. Do te ishte shume mire ne se ai do te ece ne kete rruge; ate te kronisteve te medhenj. Ne keto kohe moderne, nuk hasim pothuajse fare shenime te tilla udhetimi. Ndoshta se atyre qe kane aftesine per te shkruaj, ju duket nje gje e tepert, per shkak te internetit, televizionit etj. Por ne fakt leximi i “Afër dhe larg” te bind per te kunderten. ?
Te falenderoj i dashur Llesh jo per ato cka thoni per mua, por per shenime te tilla qe nuk i bejne ata qe e kane mundesine.
Gjovalinin une dija vetem per demokrat, s’e dija edhe per shkronjes.
te lumte pena!
udhetimet i ka ba me paret e veta apo te shtetit?!
Po sigurisht qe i ka bere udhetimet me paret e shtetit…..me paret e shtetit ka ndertuar dhe vilen qe ka ne fhsatin e lindjes, ka blere shtepine ne Lezhe, makinat e shume gjera te tjera, pasi kushdo qe punon ne Shqiperi e din shume mire se me nje rroge shteti apo dy nuk behet gje…po kjo eshte shume normale per cilindo qe eshte politikan apo ka nje post qeveritar ne Shqiperi.
Zotni Blerim, nuk e njihke Gjovalin Gjeloshin
Pershendetje!! Ju blerim deda, jeni nje egoist dhe xheloz!! Si guxoni te pergojoni z gjeloshu?? Atehere nuk e njihni dhe do ta njihni kurre nese vazhdoni te vidhni vrer!! Gjovalin gjeloshi eshte me te vertete nje person sh i edukuar, intelektual, dhe cdo gje e ka arritur me punen e tij te palodhur!!une e njoh sh mir kemi mbaruar shkollen e mesme ne golem, ciltersia dhe zgjuarsia e tij, ka korrur fitore ok?”!! Pervec kesaj, gjovalini eshte nje gazetar modesto, politikan sh i pregatitur, dhe ka nje familje te mrekullueshme!!suksese gjovalin!!!
Bravo Laureta, dita e mire duket qysh ne mengjes. Njeriu i shfaq cilesite e veta qysh ne bangot e shkolles, ashtu si thoni ju, ne shkolle te mesme. Sa blerima qe nuk çelin, ka. Qente lehin…
Pershendetje gjovalin!!
A është ky autori që ka shkrujt ‘Brezni të Këlmëndit'( Hasanajt e Selcës)