Blerta Zhegu, sopranoja lirike , e cila intepreton në Univeristein e Arteve një koncert me repertor imprsionist francez shprehet se italishtja është një gjuhë melodioze e këshilluar jo më kot nga pedagogët e kantos.
“Mua personalisht më pelqejnë gjuhët e huaja dhe mendoj që një vepër që është në një gjuhë tjetër përcjell jo vetëm gjuhën, por edhe një kulturë tjetër. Mundohem dhe se përveç të punoj mbi shqiptimin të kuptoj edhe këtë botë që ajo gjë u sjell”, shprehet Zhegu.
Për sa i’u përkët këngëve lirike shqiptare ajo shprehet : “ Unë e adhuroj muzikën e kultivuar, muzikëne mirë shqiptare. E këndoj me kënaqësi dhe shpresoj të mos zhduket, përkundrazi të vijë gjithmonë e më shumë duke kërkuar nga ne të gjithë, e të mos lejojmë që kjo pasuri të na ikë nga duart. Është një kohë pak e vështirë dhe nuk kuptohet se cila është muzika e mirë dhe cila është muzika komerciale”, pohon ajo.
Blerta tregon për gazetën “Shekulli” se moment të vështira ka gjithmonë, por jo sa për t’i thënë “STOP” karrierës.
“Po përgatitem për të shkuar vitin tjetër në Francë, për të ndjeku një stash lirik një vjeçar, audicionin e të cilit e kam kaluar me sukses. Ndërkohë kam një projekt në qershor të këtij viti , me Teatrin e Operës”.Do të këndoj në shfaqejen “Ëndrra e një nate vere” e S.Mendelssohn”, tregon ajo./A.XH
Eshte shume e lehte per ta kuptuar,muzike e mire eshte ajo qe behet nga ato qe kane b…te mire.
Me shume kemi plehra, por kemi edhe Talente fantastike si Elhaida Dani qe po shkelqen ne The Voice of Italy (ETJ…)
http://fashionalba.blogspot.com/2013/05/elhaida-dani.html
Buke thate dhe tallava 24/7