Negociatat mes kompanisë “Kurum” dhe Ministrisë së Ekonomisë për vendosjen e kushteve në kontratë për blerjen e 4 HEC-eve, kanë edhe katër javë afat. Në një intervistë për Vizion Plus, zv.ministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, sqaron se deri tani kompania fituese e tenderit të privatizimit të këtyre hidrocentraleve nuk është tërhequr dhe se brenda pak ditësh do të ndodhë transaksioni i shumës 110 milion euro në arkën e shtetit, që është edhe vlera totale që këto HEC-e janë shitur.
Sipas zv.ministrit Bozdo, gjatë zhvillimit të negociatave mes komisionit të vlerësimit të ofertave dhe kompanisë “Kurum”, nuk është vënë asnjëherë në diskutim pjesa nëse firma i disponon apo jo paratë për blerjen e HEC-eve. Sipas tij, pjesa më e madhe e kompanive nuk i mbajnë paratë në formën e kesh-it, por kjo nuk duhet të lerë vend për abuzime.
Sipas Ministrisë së Ekonomisë, pjesa e rimbursimit të TVSH-së së prapambetur së kompanisë “Kurum” nuk ka të bëjë me procesin e privatizimit. Tenderi për privatizimin e HEC-eve të Ulzës, Shkopetit dhe Bistrica 1 dhe 2 është diskutuar gjatë për sa i përket gjetjes së mjeteve financiare nga kompania “Kurum”. Ndërkohë paratë që financat parashikojnë të marrin nga ky proces, janë marrë hua nga qeveria disa javë më parë në formën e bonove të thesarit, para që do të shlyhen më vonë pasi “Kurum” të bëjë derdhjen e shumës./b.l
Peshku ne det, tigani ne zjarr…. Qeveria mer borxh parate dhe i shpenzon dhe as qe ka verifikuar se Kurum zoteron shumen e duhur per te blere HEC et! Po si mund te maresh pjese ne nje tender te tille pa furnizuar me pare nje garanci bankare!!
Kur hapeet fushata zgjedhore qdo shtet demokratik ne europ as nuk miraton ligje as nuk ben privatizime,d.m.th nuk i lejohet qeveris te merret me gjera te tilla se ne boten demokratike kuptohet, se po ben diq vetum per ti perfituar votat,e ver qeverin ne pozit favorizuese ne fushat,kareshi opozites,keto gjera duhet qe edhe ne shqiperi te funksionojn.
pune hajnash, gjelle qensh