Ju flet Berisha, shkatërrues i sindikalizmit dhe votës së lirë

18 Maj 2013, 18:54Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Kryeministri Sali Berisha, në fuqi edhe për 35 ditë, i njohur si mbytës dhe shkatërrues i lëvizjes sindikale në Shqipëri gjatë gjithë kohës që ka qenë President e tani si kryeministër, mori pjesë në një aktivitet për të evokuar 22 vjetorin e Grevës së Përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë të zhvilluar në maj 1991, që rrëzoi qeverinë komuniste të dalë nga zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit.

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha i konsideroi ato zgjedhje të manipuluara. Por realiteti është që ato zgjedhje, së bashku me zgjedhjet e 22 marsit 1992, shënojnë deri më sot zgjedhjet më të lira e të ndershme. Në vitin 1991, Partia Demokratike arriti të fitojë pothuajse në të gjitha qytetet e mëdha, por humbi në zonat rurale ku fryma e demokracisë s’mundi të vinte për vetëm 3 muaj qysh kur ishte shpallur pluralizmi politik.

Berisha u rikujtoi shqiptarëve sesi një bashkim sindikatash, të krijuara vetëm 11 ditë përpara zgjedhjeve të para pluraliste, detyruan qeverinë e kohës të japë dorëheqjen. Greva e urisë e minatorëve të Valiasit, ndonëse nuk mund të quhej një grevë e mirëfilltë urie, mjaftoi për ta ndërgjegjësuar qeverinë Nano, se nuk mund të vijonte më tej. Ndonëse ajo qeveri, e sapo dalë nga zgjedhje të rregullta, kishte gjithë ligjshmërinë të vijonte punën, u dorëhoq për t’ia lënë vendin qeverisë së Stabilitetit të drejtuar nga Ylli Bufi. Edhe kjo qeveri, meqenëse situata politike nuk ishte e qëndrueshme dhe Shqipëria e kërkonte me domosdoshmëri rrotacionin e plotë politik dhe ndarjen me të kaluarën komuniste, dha dorëheqjen për t’ia lënë vendit qeverisë teknike të Vilson Ahmetit e cila do e çonte Shqipërinë në zgjedhjet e parakohshme të 22 marsit 1992, nga ku doli fituese opozita e drejtuar nga Partia Demokratike.

E bëra këtë historik për të treguar se sa defiçitare është Partia Demokratike dhe vet Sali Berisha në raport me Partinë e Punës përsa i përket organizimit të zgjedhjeve dhe lëshimit të pushtetit.

Sot, pas 22 vitesh, në prag të zgjedhjeve parlamentare, Shqipëria jo vetëm që nuk ka më lëvizje sindikale, por ende diskuton vjedhjen dhe manipulimin e votës. Sali Berisha, ai që ngre lart grevat që dikur rrëzuan qeveri të ligjshme, ai që erdhi në pushtet nga zgjedhje të ndershme, sot del në foltoren e sindikatave të shitura dhe akuzon opozitën. Pikërisht, atë opozitë të cilës ia tallte grevën e urisë të vitit 2009. Atë opozitë të cilës ia vodhi zgjedhjet e po atij viti dhe që i grabiti mandatin e Tiranës 2 vjet më vonë. Atë opozitë të cilën ka bërë çmos ta vërë nën kontrollin e vet, por s’ia ka dalë dot.

Këtu e 22 vjet më parë Shqipëria ziente. Një popull i tërë kërkonte ndryshim. Por fryma enveriste, e futur për 45 vjet në çdo qelizë, donte kohën e vet të pastrohej. E megjithatë, partia që la pas ish diktatori Hoxha, iu përshtat realitetit të kohës. Lejoi njerëzit t’i dilnin kundër, të flisnin lirshëm, të merrnin pjesë nëpër sindikata e parti politike. Të protestonin dhe të kërkonin më shumë të drejta dhe liri ekonomike. Kushdo shkoi në kutitë e votimit pa pasur presionin se do e hiqnin nga puna dhe pa i ofruar ndonjë të mirë materiale (sot këto po ndodhin, hapur fare, ditën për diell dhe asnjë sindikatë s’arrin të ngrejë zërin për ata mijëra punonjës të administratës që humbasin vendin e punës për shkak të bindjeve politike). E pra, Partia e Punës i kishte të gjitha mundësitë të bënte të kundërtën e asaj që bëri.

Keqardhja sot është se na duhet t’ia ngremë lart këto merita asaj partie që për 45 vjet shtypi me dhunë e brutalitet çdo shpirt dhe aspiratë lirie, duke e lënë këtë popull në mjerim. Dhe keqardhja më e madhe është se për këtë gjë, meritën kryesore e ka pikërisht ai, Sali Berisha, që sot e kësaj dite ua njeh meritën sindikatave, grevave apo që erdhi në pushtet me votën e lirë atëherë kur qe në opozitë. Por, sot, kur është vet në pushtet, kërkon ta mbajë dhe të abuzojë me atë, ashtu siç as Partia e Punës nuk guxoi ta bëjë pas vitin 1990. Sepse, Sali Berishës i ka mbetur ora përpara atij viti, atëherë kur fryma e Njësh-it i çonte shqiptarët përpara kutive të votimit për rezultatet 99 përqind, si plumb për armikun.

Ja përse 23 qershori është një moment historik. Një moment që do ta Rilindë këtë vend dhe do ta shkëpusë njëherë e përgjithmonë nga ajo trashëgimi që Sali Berisha me vendosmëri do që të mos e lëmë pas.

18 komente në “Ju flet Berisha, shkatërrues i sindikalizmit dhe votës së lirë”

  1. Ta tata titit says:

    I MDERUAR GAZETAR,ME DUKET SE JENI I RI DHE PER KETE TE UROJ SUKSESE NE KARIEREN TUAJ,POR SI DESHMITAR OKULAR DHE AKTIV NE KETO ZGJEDHJE,SE ME 22 MARS 1992 KA FILLUAR EDHE VJEDHJEA E VOTAVE,PER 16 ORE RRJESHT IFAT ME USHTARE KANE SHETITUR NE TE GJITHE TERITORIN DERE ME DERE ME FLETET E VOTIMIT NE DORE, NE QENDREN E VOTIMIT KU UNE KAM QENE, KANE ARDHUR 3 IFA ME NGA 24 USHTARE SEJCILA, NE ORET E VONA TE NATES TE NISURA NGA VAU IDEJES KU KANE KALUAR MBI 15 QENDRA TE NDRYSHME VOTIMI DUKE VOTUAR NE SEJCILEN. E SA KANE QENE TE TILLA NE TE GJITHE SHQIPERINE TE DREJTUARA NGA “OJQ..????” E ASAJ PERIUDHE,KESHTU QE PD ASNJEHERE NUK KA FITUAR ZGJEDHJE,ASHTU SIKURSE NE SHQIPERI KURRE NUK KA PATUR DERI ME SOT DEMOKRACI DHE VESHTIRE SE E ARRIJME. ME RESPEKT I LARGUARI NGA SHQIPERIA PREJ 2O VITESH.

    1. guarin says:

      Po flet Nje njeri qe e ka ber shqiperin qe te jet Nje nga shtett Me te varfera ne tok
      esht Koha te kemi Nje ndryshim dhe njer rilindje te vertet
      Nuk duam Nje njeri qe na kercenon me prezencen Ne miting.dhe ne Nota Nese Nuk votojm per pd

      1. pas 23 qershorit do clirohen edhe sindikatat says:

        Saliu ka harruar se ka qene indiferent ndaj cdo levizje sindikale, ndaj cdo grevisti dhe ai vetem ka ushtruar presion e dhune te pashembullt kunder te gjithe atyre qe kerkonin te drejtat e tyre legjitime, por kjo situate do ndryshoje, pas 23 qershorit do te clirohen sindikatat dhe ato nuk do ekzistojne me vetem si emra.

        1. eno says:

          vetem pas 23 qershorit e mbrapa do te vertetohet pafytyresia e ketij palo kryeministri ordiner qe sa vjen e me teper na con mbrapa me reformat e tij ne funksion te familjes e klienteve te tij

          1. Matrapapupa says:

            Ajo qe eshte me shume se e qarte eshte se Sali Berisha eshte njeriu me pa shtylle kurrizore ne Shqiperi. Ai nuk ka as guximin dhe as burrerrine te largohet pa zhurme. Po kete here e piu e zeza po beri gje. Te gjithe e kane marre ne shenje dhe presin vetem kercenimin e pare per tia prere te gjithe fijet qe e mbajne ne krye.

      2. taipi` says:

        Eshte e vertete se qeveria e Sali Berishes as qe mund te krahasohet me qeverine e Partise se Punes. Nga fundi edhe ata e kuptuan se nuk mund te mbahej me ne kembe nje sistem marionetash. Saliu nuk do ta kuptoje, se ja ka pare qarin vjedhjes masive, ndaj kerkon te vazhdoje me marifetlleqet e tij. Po nuk e leme me ne!

    2. La la ik sali says:

      kemi neovje per nje njeri qe te di te qeveris dhe Jo nje si saliu qe din vetem te vjedhe dhe te bej kercenime.
      KEMI nevoje per rilindje.
      esht koha te kemi te drejtat tona dhe te mos kemi frik te kerkojm te drejtat tona.
      Ku saliu Na kerceno Nese Nuk votojm per pD mUndet te humbasim 4 vjet mature..
      posht saliut dhe anijes se ti
      forcaaaaaaaaaaaaaaaaaa
      rilindje

  2. miri shkodra says:

    Kete te vertete qe thot komentuesi i mesiperm e vertetoi votimi mbas kater muajsh kur demokratikasit e Berishes e neglizhuan detyren te dehur nga vjedhja e pare.

    1. cambiaso says:

      EshT kY saliu qe ka 8 vjet ne pushtet dhe ka shtruar vetem 2 rruggica..
      Esht ky saliu i gerdecit dhe i 21 JANARIT
      ESHT koha per rilindejeeeeeeeeeeeeeeee

  3. andre says:

    Per zgjedhjet e 92-shit po shtoj fletet e votimit te prodhuara me shumice, manipulimi i pare i zgjedhjeve ku Perendimoret dhane kontributin “demokratik” per naivet shqiptare, qe as u kishte shkuar ndonjehere ne mendje per te hedhur me shume se nje vote, ndersa kete detyre e zbatoi “opozita”, eh edhe tani ‘opozitat’ fatlume gjejne mbeshtetje nga demokracite e perendimit, po shyqyr tek ne ‘opozita’ e asaj kohe u pajis me flete votimi dhe jo me arme, sic po behet ne Siri apo sic u be ne Libi, e gjetke.
    Eshte fakt qe manipulimi per ish’opoziten’, u be ves. Bile e ka sofistikuar. Ndersa ps-se i dha detyre te pranoje kete deformim per hir te ndryshimeve te mire-planifikuara prej perendimoreve dhe Ramiz Alise.
    Eshte teper e vertete, qe asnjehere pd nuk i ka fituar zgjedhjet. Tani demi eshte bere, viktima jane shumica e shqiptareve dhe SHQIPERIA. Ata e kane pesuar dhe po e pesojne.
    Ndersa sindikalizmi ka vdekur. Ai qe gjoja permbysi qeverine e pare te Tosit, tani bertet e uluret per qeverine e Berishes! Skandal i hipokriteve alla Berisha. ptuuu…. fare e keqe!

  4. lori says:

    z.Ketro ,qe te analizosh krijimin e shkatzrimin e sindikatave te (pa)varura duhet nje analize e thelle e kesaj skeme te importuar nga ata qe bene domosdoshmeri .ndryshimin e sistemit ne Shqiperi me te gjitha mjetet dukke perfshire edhe keto sindikata qe u bene pjese e lojes per shkaterimin e gjithçka qe ekzistonte ne kembe nga sistemi i kaluar.Fale kesaj maskarade te imponuar ne so nuk kemi as edhe nje dokument shteteror per te pare se kush ka qene potenciali ekonomik i ketij vendiJetojme perseri ne vitet 90 kur si atehere edhe tani Sali Berisha kerkon te rinjohe keto sindikata e ti riaktivizoje perseri pas 23 Qershorit.Ati nuk i duhen ne puntoret e Valiasit pasi ka plot ushtare qe i ka s’jelle nga malet por i duhet te rizgjoje perseri kreret e ketyre sindikatave per ti rivene perseri nen komande pas 23 Qershorit.Ky dhe vetem ky este lajtmotivi i satrapit Sali per te rikujtuar levizjet sindikaliste ne shqiperi.Pas humbjes se pushtetit ne 23 Qershor ai tashme i mesuar nga miqt e tij kerkon qe bandat e tij ti inkuadroje nen siglen sindikate per te vazhduar gjemat e pafundta kundrejt ketij vendi qe tashme perfundimisht i eshte bere plaçke e shtepise se tij e qe mund te beje ç’fare te doje me te duke e shitur,falur,djegur e copetuar si e drejte legjitime vetem e familjes se tij.Ndaj dhe skicofrenia e tij simulohet nga badakçinje pertzj Atlantikut e ketej tij . Shqiperia do te renkoje deti sa ne skenen e jetes politike e drejtuese te saj te drejtohet nga trikoleshe qe ne boten e tyre te brendeshme ekziston vetem “ç’ka drejtoj une eshte vetem e imja e kurr e tjeterkujt”,kushdo qe me kercenon kete te drejte toke te djegur ka pas!

  5. besniku says:

    Ajo qe duhet tethem se artikullshkruesi dhe komentuesit, i kane marre me lehtesi zgjedhjet e 23 qershorit. Dua t’ju kujtoj se edhe sot e kesaj dite vazhdojne te qarkullojne “IFA-t” e qeverise nga njeri vend ne tjetrin, por kete radhe jo “Ifa! te vertete, por X5, apo X6 mexhama te zinj dhe pa targa fare. Edhe sot e kesaj dite ka ende forca te erreta, te fshehta qe punojne per Sali Berishen dhe te gatshem te shkaterrojne dhe te djegin cdo qender zgjedhore te opozites, deri edhe ne vrasjen e njerezve, ka ende paramilitare dhe mercenare kosovare dhe serbe te gatshem per te ndermarre cdo veprimtari kunder opozites dhe popullit. Ketu do te shtoja, se ka ende nga ata nderkombetaret, sic qe ambasadori Rajerson qe dilte ne tribune ne te gjitha fushatat e Sali Berishes, per pak do te thosha se kete deri dje e ka bere edhe ambasadori i tanishem amerikan (nuk jam i sigurt nese do te vazhdoje ta beje perseri), pe permendur qoftengrenesin dhe birrapiresin e OSBE, mender Z. Wollfarth. Pervec dublimeve te zgjedhesve, kosovareve me banim ne Shqiperi, pjesa me e madhe e tyre spiune te UDB, qe mezi presin te votojne per “Bacen” e tyre te dashur. Ja perse une mendoj se fitorja e opozites dhe e popullit opozitar, me duket teper e veshtire. Nuk ka nisur ende mirefushata, kur te filloje terrori i qeverise ndaj opozites dhe deri duke vrare ndonje te opozites (fenomeni Xhindi) per t’i futur opozites friken dhe tmerrin! Shkurt, Saliu duhet te vleresohet jo per ato qe ka thene dhe ka bere deri tani, por per ato qe pritet te thote dhe te beje ne prag te zgjedhjeve te 23 qershorit. Per Saliun, pa keto te gjitha, eshte fitimprurese qe te fuse shqiptaret ne lufte me njeri-tjetrin, ashtu sic bei ne vitin 1997. Mos e harroni kete date!

  6. shiaksi says:

    me zor po presim sa te largohet ky njeri ,i pa deshiruar per shqiptaret

  7. artiles says:

    Nuk eshte e vertete qe qeveria e Ylli Bufit u rrezua se duhej qe ti hapte rruge rotacionit te plote. Vete Sali berisha ne nje interviste me rastin e 5 – vjetorit te themelimit te PD ka thene pak a shume se: “Situata ne vend po permiresohej ne te gjitha aspektet, por kjo per ne si PD qe deshem te vinim ne pushtet nuk ishte nje zhvillim i mire, prandaj u terhoqem nga qeveria qe vendi te kalonte ne zgjedhje te parakohshme”!

    Pra qeveria u rezua vetem se Sala desh te vinte ne pushtet!

  8. joni says:

    ky saliu , njeriu me i padeshiruar per shqiptaret , eshte njeriu mei degjeneruar dhe njeriu me i pafytyre i shqiperise , do largohet me23 qershor me voten e popullit ?

  9. REI says:

    Hahahaha kur lexoj titullim me kujtohet slogani ju flet Tirana…atje i ka mbetur koha edhe Berishes.

  10. cam says:

    ne jemi me te miret dhe do fitojme patjeter

  11. danja says:

    Ky eshte shkaterruesi i sindikatave dhe flet per sindikalistet. Asnjehere nuk e ka njohur dhe vleresuar punen e sindikalisteve ky sharlatan i mjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje