Bulqizë/ Humb jetën minatori në minierë

16 Qershor 2013, 10:28Kronika TEMA

 Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në minierën e Bulqizës. Minatori i identifikuar si Bujar Suroqi ka humbur jetën brenda ambienteve të kësaj miniere.

Paraprakisht bëhet me dije se vdekja e 50-vjecarit ka qënë aksidentale, pasi ai dyshohet të ketë rënë nga ashensori i minierës.

Polica e Bulqizës ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për rrethat e aksidentit, pasi deri më tani nuk ka shumë të dhëna për ngjarjen.
Ngjarje të tilla të aksidenteve me pasojë humbjen e jetës së minatorëve janë të shpeshta në Bulqizë. Shpeshherë shkaku kryesor mbeten kushtet e punës ku punojnë këta minatorë./A.XH

16 komente në “Bulqizë/ Humb jetën minatori në minierë”

  1. Besnik says:

    Me vjen shume keq per kete jete te humbur dhe i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes.
    Por ajo qe ve re eshte qe jane shtuar shume aksidentet neper miniera qekur keto u dhane me koncesione. Nuk jane kryer asnje investim per te permiresuar kushtet e pune per keta minatore.

    1. lini says:

      Eshte normale qe do te ndodh kjo se si te japesh koncensionet e ti lesh ne dore te lire nuk kane per te zbatuar asnjeher rregullat por do ti ulin kostot sa me shume qoft dhe me heqjen e kaskave, po shteti duhet te nderhyj, shteti pas 23 qershorit se ky qe eshte tani e ka treguar qe nuk eshte per popullin po per xhepin e tij.

    2. herta says:

      Po nga nje njeri qe nuk kujtohet per vendlindjen e tij e per motrat e vellezerit e tij nuk kujtohet per prinderit e tij cfare prisni, nje njeri qe ka guximin e del e thot dhe un kam respekt per familjen.

    3. poli says:

      Kjo eshte hera e 7 apo e 8 qe po ndodh kjo ne shqiperi, dhe shteti duhet te kishte marre masa qe ne heren e pare qe ndodhi dhe jo ta linte situaten deri ne kete pike, kjo eshte anormale dhe per kete duhet ta denojm me vote saliun.

    4. pjeshka says:

      Ja pra pse duhet denuar me vote saliu, ja pse me 23 qershor duhet te gjithe te cohemi e te dalim per te votuar rilindjen e per te cliruar shqiperine nga pushtimi i saliut.
      Arsye me te fort nuk ka, te cohemi te votojm per te ruajtur jeten qe saliu e ka kthyer ne send pa kuptim.

    5. buffon says:

      Punojne ne kushte mizerabel,shfrytezohen si skllever,kjo eshte ajo cka ndodh me minatoret.Aferat e medha korruptive te kesaj qeverie te super-korruptuar ndodhin pikerisht ne kete sektor.

    6. fino alla fine says:

      Ndodhia,tragjedia e radhes shkaktare e se ciles eshte edhe keqqeverisja e Saliut.Ka ardhur koha te flakim tej kete qeveri njerez,nuk mund te durojme me Salin ne krye.Ketu ka marre fund gjithcka populli nuk po gjen dot rrugedalje nga kjo situate e nderë,duhet patjeter rotacion.

  2. Alban says:

    Gjithe keto jete te humbura jane nje deshmi e mungeses se investimeve tek minierat nga firmat koncesionare. Ne kete mes ka shume faj dhe qeveria sepse nuk e kontrollon firmen per zbatimin e kontrates sepse ata kane bere marreveshje te fshehta.

  3. Maksi says:

    e sa do humbin jeten dhe sa e kan humbur qe skan te numerta rastet qe dhe jan aksidentuar dhe kan shpetuar kot !! Sepse aty eshte si te jesh brenda ne ferr dhe cdo moment cdo hap qe nje person ben eshte thjeshte me fat qe po jeton !! dhe shteti jon eshte aq pa shpirt sa si intereso fare as per ti bere kushtet minimale per te punuar

  4. joana says:

    Vetem tragjedi mbjell bulqiza ne kete gjendjee qe e kane katandisur
    Eshte tmerrshme,pervecse e turpshme eshte nje fatkeqesi kombetare te kesh ne vend nje miniere kromi dhe ta shnderrosh ne kete menyre ne makineri qe vret punetore dhe femije

    Bulqiza ka nevoje per nderhyrje urgjente,ka nevoje qe te mos behen miliardere firmat e huaja dhe qeveria duke punuar ne kurrizin e ayre qe rrezikojne jetet ku njihen kaq shume raste qe sia kane dale dot

    Eshte koha qe te gjithee te ngrejme zerin,vetem 7 dite na ndajne nga zgjedhjet.Ti themi JO me vote Sali berishes,voto nr 29 voto rilindje

  5. Dankan says:

    Kompania ACR nuk ka respektuar shume nga kushtet e kontrates sepse qe ne momentin e pare qe eshte bere marreveshja, ka qene nje korrupsion i gjalle. Qeveria e ka toleruar kompanine ne kembin te rryshfetet qe ajo i jep asaj.
    Shume padrejtesi i jane bere ketyre njerezeve qe punojne per te nxjerre buken e gojes.

  6. Ilir says:

    Po normale kur nuk investon asnje lek per te permiresuar kushtet e punes do te ndodhin aksidente dhe madje shumica me pasoja shume te renda per minatoret. Te drejtat e ketyre njerezeve qe punojne me rrezikun e jetes cdo dite nuk u jane njohur dhe qeveria nuk i ka marre asnjehere parasysh kerkesat e tyre.

    Duhet transparence ne lidhje me kontraten e ketyre koncesioneve.

  7. jaku says:

    e shikoni o njerez ku ka vajtur kriza ne shqiperi?
    per nje cope kromi qe i sherben per te nxjerre leket e dites shume bulqizake te pafajshem e te varfer po vdesin, e bilanci i vdekjeve eshte si bilanc lufte
    LAJME TE TILLA NUK MUND TI SHOH ME ME SY!
    SALIU DUHET TE IKE, TE PAFAJSHEM PO VDESIN!
    DUAM RILINDJE!

  8. gjyshja says:

    Nuk eshte rasti i pare,minatoret jane cdo dite te riskuar,luajne me vdekjen.Kushtet mizerabel qe egzistojne neper minierat tona ja bejne edhe me te mundshme vdekjen minatorëve.Punojne per kafshaten e gojes,rropaten per nje thes miell ne pamundesi per tu marre me ndonje pune tjeter.Shteti hesht perballe ketij realiteti.

  9. ibrahim brahja says:

    Me vjen shume keq qe degjoj lajme te tilla.
    Me vjen shumekeq qe ne shqiptaret nuk e kemi fare qejf zbatimin e rregullave te sigurise por shkojme tek me e thjeshta.
    Me vjen shume keq qe ka humbur jeten nje person vetem se nuk merr ashensorin e punonjesve por ate te mjeteve se gjoja i bie me shkurt. duhet te kuptojme qe pune si miniera duan shume disipline per rregullat teknik.

  10. Naim Frakulli says:

    gjinaf… donte te kthehej me shpejte ne shtepi duke marre ashensorin e gabuar e tani nuk kthehet me dot kurre…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje