Gazmend Oketa
Unë i përkas brezit të studentëve të vitit ’90, që ishte dëshmitar aktiv i ndryshimeve të mëdha politike në Shqipëri, por edhe dëshmitar i faktit se në ato vite një numër i madh qytetarësh, miqsh, kolegësh, bashkëmoshatarësh dhe të afërm e bashkë me ta dhe im vëlla, emigruan në kërkim të një jete më të mirë dhe më të sigurt.
Përgjatë 22 viteve ju punuat shumë, krijuat familje dhe miq të rinj, siguruat mbështetje financiare e morale për familjet tuaja këtu, u bëtë burimi kryesor i të ardhurave ekonomike për vendin, u integruat në shoqërinë përkatëse dhe u bëtë pjesë e tyre. Shumë prej jush morën profesione të reja, ia dolën të jenë të suksesshëm, u bënë shembull i modelit që duhet ndjekur, krijuat emër dhe respekt në biznesin e sipërmarrjen private, në art e sport, në kulturë dhe politikë, u bëtë mjekë, specialistë e teknikë të kërkuar, mësues dhe zëdhënës të një imazhi tjetër pozitiv për Shqipërinë e shqiptarët në botë.
Ju sot e keni përvojën, njohurinë, pavarësinë, edukatën, informacionin dhe gjithçka tjetër për të qenë qytetarë të lirë, qytetarët më të lirë të botës shqiptare. Në mënyrë paradoksale ky status i ri ju ka bërë juve të padëshiruar nga klasa e vjetër politike shqiptare. Ata nuk ju manipulojnë dot, nuk ju kontrollojnë dot, nuk ju shantazhojnë dot me vendin e punës, ndaj edhe kanë vendosur me konsensus t’ju lënë përsëri pa të drejtë votimi në zgjedhjet parlamentare në atdheun tuaj. Ata mund t’i ofrojnë sot disave prej jush ndonjë biletë falas në shkëmbim të votës politike, por pas zgjedhjeve ata do t’i rifitojnë paratë e dhuruara të udhëtimit përmes sistemit korruptiv e denigrues ndaj familjeve dhe të afërmve tuaj.
Sepse jeni të lirë, të pavarur, – pushteti dhe ndikimi juaj është sot dyfish më i madh. Këshilla juaj për familjet dhe të afërmit këtu është shumë e rëndësishme, për ti ndryshuar gjërat pozitivisht. Ndoshta ju sot dëshironi të ktheheni përsëri në atdhe, të keni garanci për investimet, kursimet, pronën, banesën, fëmijët, shkollën, shëndetin, udhëtimin. Sot kjo dëshirë vjen në kundërshtim me realitetin brenda politikës tonë vendimmarrëse. Sot institucionet shqiptare janë në pak duar të cilat kontrollojnë, komandojnë, sundojnë, dhe kështu, përbëjnë rrezik serioz për të ardhmen tonë të përbashkët, për vizionin e dëshirën tonë për një Shqipëri të zhvilluar, të integruar dhe evropiane.
Në këto rrethana, si qytetar, si politikan, si prind dhe si një prej jush, ju ftoj me përzemërsi të bëheni pjesë aktive e politikës shqiptare, – në pamundësi udhëtimi në vendlindje, – duke ndikuar direkt përmes bisedës dhe këshillës me të afërmit tuaj këtu. Thojuni ato që ju dini: çfarë është demokracia atje, si funksionon, çfarë dëshironi të ndryshoni në Shqipëri, thojuni pse korrupsioni është kërcënim, pse duhet që drejtësia të jetë e pavarur, pse kriza ekonomike mund të na dëmtojë shumëfish, pse nuk kemi më kohë për të humbur, cili është vizioni juaj për të ardhmen – sepse kam bindjen se të gjitha këto janë të pamundura të realizohen në kushtet e sundimit nga një ose disa parti klienteliste, nga partitë e vjetra të tranzicionit shqiptar.
Historia na mëson se njerëzimi nuk vuan nga dhuna apo keqqeverisja e disa të këqijve sesa vuan nga heshtja e të tjerëve që vështrojnë dhe nuk bëjnë asgjë. Sot një përqindje e konsiderueshme e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri janë të pavendosur për të votuar. Ata mendojnë se zhgënjimi dhe bojkoti e ndihmon demokracinë. Në fakt, mospjesëmarrja vetëm sa forcon ata që janë në pushtet, e cenon dhe e kufizon demokracinë, na bën të gjithëve më të varur prej atyre që përfaqësojnë pakicën qytetare.
Mjafton një telefonatë, një letër, një shkrim, një mesazh drejtuar të afërmve tuaj, që tu kërkoni të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit, ta peshojnë votën e tyre, të mos votojnë në mënyrë militante por qytetare, të lexojnë programet dhe të kërkojnë politikanët më qytetarë, më të ndershëm, më të pakurruptuar dhe ata që mbajnë premtimet! Kaq mjafton që 23 qershori të jetë dhe të bëhet një ditë e shans i ri për ne, për ju dhe për gjithë Shqipërinë!
Unë përfaqësoj Frymën e Re Demokratike, partinë e re të krijuar nga njerëz që besojnë tek ju, që do mundësojnë votimin tuaj të ardhshëm aty ku jeni, në çdo shtet ku ndodheni, dhe që në vite kanë dhënë një kontribut sado modest për vendin dhe komunitetin ku jetojnë edhe të afërmit tuaj.
Në këto zgjedhje ne kemi një program, jemi numri 66 në fletën e votimit dhe slogan ynë është t’i japim fund tranzicionit, një politikë për shtetin dhe qytetarin.
Duke pasur besim tek mirëkuptimi juaj, duke ju respektuar për gjithçka keni bërë dhe duke ju parë si partnerë prioritare sot dhe në vitet e ardhshme, ju ftoj ta konsideroni me seriozitet dhe përgjegjësi këtë letër – mesazh, dhe ta lexoni ashtu siç është: një mesazh qytetar, një ftesë për të mirën e përbashkët, për familjet tuaja dhe për vendin, atdheun, shtetin dhe demokracinë tonë!
mos keni bere gje per emigrantet po votat ia doni
Emigrantet ne vendet ku jetojne kane mesuar se çfare eshte demokracia dhe shteti i se drejtes.Un personalisht i bashkohem thirrjes se Oketes.Me 23 Qershor do shkoj ne Shqiperi te votoj.Ja kemi per detyre atdheut dhe familjeve tona per te mos i lene ne dore te katilit dhe hajdutit,shkaterruesit te cdo vlere qytetare.
Po te isha ne ndonje vend evropian edhe une do te shkoja ( me bileten e blere vete, jo nga bell air). Ne pamundesi per te shkuar vete kam bere shume telefonata njerezve te mij per ti bindur te votojne. Me keqardhje them se nuk kam arritur te bind njeri pervec gjyshes time 81 vjecare, qe edhe po shkoi voten do ia hedhi dikush tjeter se vete e ben corbe. Te tjeret jane kercenuar me vendin e punes. Pensionistet qe nuk jane ne pune jane kercenuar me jete nga njerez te PD qe te mos dalin nga shtepia ne 23 qershor. Megjithate, nga kjo faqe e gazetes i bashkohem mesazhit te Z. Oketa: NJEREZ DILNI DHE VOTONI. NUK DO KENI TE DREJTE TI KERKONI LLOGARI ASNJE POLITIKANI NESER NESE NUK BEN PJESEN TENDE VOTIMIN.
Je nder ata persona qe nuk hiqesh per hunde,nuk perdoresh si shume lolo te tjere te PD.RESPEKT.
Vetem se shefi i tije Bamka eshte shpifaraku i koheve moderne.Sikur Berisha per nje fjale goje nga komunist i poshter u be “demokrat” i sterposhter,Bamka pas 22 vjetesh martese te pernateshme me prostituten Sali,hodhi nje puder,e u kthye ne fryme te re.Oketa mund te jete i sinqerte,por shprehja thote
;Rri me qen ngrihesh me pleshta.Oketa po te doje te sqaroje pozicionin e tije te shkundet nje qike,ka bere shume kohe mes qensh.
Politika shqiptare duhet te pastrohet nga dhjeramani i historise.Eshte turp te perfaqesohet e djathta nga nje delirant i çmendur si Sali Birishi.Turp njemije here turp.Sa deme i ka bere ky njeri Shqiperise nuk i ka bere asnje armik.
i nderuar oketa, respekt per ty teper vone -e pa tolerueshme- 1,5 miljon emigrante pas 23 vjetesh prape te varfer ,-
Emigrandet s#te dhjesin ne koke ty qurrash muti .Kujt emigranti i drejtohesh ti bashkpuntor i antishqiptarit berisha ?!
Hik mer shkerdhate ,koha juaj mbaroj .
JU FLM.QE U KUJTUAT,PEREKZISTENE TONE!
AKOMA ZHGENJIM NDJEJME KUR ASKUSH ATYDHE JU ,NUK KUJTOHENI TE KORGIJONI NJI GABIM FATAL:MOS VOTIMIN TONE PRANE TRUPAVE DIPLOMATIK NE BOTE!VENDET ME SHTET ME SERIOZ JU AFROJNE DHE TURISTEVE TE TYRE KETE MUDESI EJT.NE DT.E VOTIMEVE..
NE 23 VJET PAVOTU,MBI 50DEPUTET NA KANE VJEDH CDO HERE,BIE DHE KETE RADHE..
VETEM TE QE KY MOTIV.KETOZGJEDHJE DUHET TE ANULLOHEN!!!!!!!
BENI EVERI TEKNIE ME RININE KETEJ..DERISA SHETI LIGJOR TE FUNKSIONOJ VERTET!
NE DUAM TE VOTOJME,NE DUAM PERFAQESIN TONE,NE DUAM ATDHEUN TA SHPETOJME,NGA NGERCI SKENAR I TIRANISE ATY!
OK,DAKORT JEMI TE AFERMIT TANE E EMIGANTET E KTHY TI SENSIBIZOJME ,QE PER FORCAT E REJA TE VOTOJNE..
VIJA INTERNET NE DUHET TE KISHIVOTU SIVJET!
E PAFALSHME,E PAJUSTIFIKUAR SHMANGJA E JONE ATY!
SUKSESE RINISE,KU BENI PJESE DHE JU!
ku ishe z oketa kur emigranteve i ben zbor greku ne dogane
Pershendetje zoti Oketa dhe faleminderit per fjalet dashamirese qe keni rezervuar per bashkeatdhetaret tuaj, te cilet edhe pse ne kontakt te vazhdueshem me vendlindjen e tyre asnjehere nuk gjeten perkrahjen e duhur te politikes. Eshte e pafalshme lenia me vetedije ne harrese e ketyre shqiptareve te ndershem dhe punetore nga pseudo-politikanet e djeshem dhe te sotem, nga keta “perfaqesues te popullit” qe kurre nuk u vune ne sherbim te interesave te atyre qe i zgjodhen.
Jemi mjaft te shqetesuar per zhvillimet aktuale ne vend dhe lutemi e shpresojne qe te qetesohet sa me shpejt situata teper e tensionuar, ku fatkeqesisht vazhdojne te kryen akte te perseritura te dhunes, presione psikologjike te punonjesve te administrates, shantazhe, kompromentime me forma nga me te ndryshmet te njerezve te varfer e te pavendosur, etj.
Eshte me se e drejte se sa me shume emigrante te ndikojne ne kthjellimin dhe ndergjegjesimin e te njohurve dhe te afermve te tyre, aq me me turp do te zbresin nga froni keqperdoruesit e pushtetit dhe aq me rende do te ndeshkohen ata nga vota e lire e popullit.
Me nismat dhe programin e saj politik Fryma e Re Demokratike po behet gjithnje e me shpresedhenese, ajo eshte kthyer ne partine e vetme alternative, e cila po te jete e kujdesshme ne perzgjedhjen dhe vleresimin e te kandidateve te saj do te behej konkurentja me e denje e Partise Demokratike, qe sic shihet fare mire ka degraduar ne nje gjendje te mjerueshme, shkaktar i se ciles eshte pa dyshim kokeqelbja.
Po te na jepej mundesia per te dhene voten tone me rruge postale prej ketej ku jetojme, te jeni mese i sigurte se shancet qe vendi yne ne te ardhmen te udhehiqet nga forca politike qe i njohin dhe i zbatojne me se miri parimet e demokracise do te jene shume here me te larta se sa sot.
Nuk eshte e veshtire te kuptojme se cilet persona dhe cfare shkaqesh e kane penguar deri me sot kete te drejte minimale qe mund t’u ofrohet emigranteve shqiptare, njelloj sic u ofrohet gati te gjithe qytetareve te vendeve perendimore me demokraci te konsoliduar.
Deshirojme qe ju te nderuar zoti Oketa se bashku zotin Topi te ndikoni pozitivisht per te zgjidhur kete ceshtje kaq te rendesishme per zhvillimet demokratike ne vend.