Aleanca Popullore kërkon që të mos hidhet baltë me ditën e përkujtimit të genocidit çam për interesa politike. Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të Aleancës Popullore në Tiranë, Arjan Hamiti, i ftuar në “Intervistën e mbrëmjes” tek TV “Ora News”, deklaroi se 27 qershori është një ditë historike, e cila nuk mund të zëvendësohet me asnjë ditë tjetër.
“Çdo tentativë e çdo lloj force politike që ka në programin e saj çështjen kombëtare çame dhe më konkretisht e PDIU, për ta superuar ose për ta afruar brenda periudhës së fushatës elektorale tregon qartë që kjo është thjesht për interesat e ngushta meskine dhe elektorale. Ne kemi qenë dhe do jemi prezent në Kllogjer në datën 27 qershor të gjithë së bashku, sepse Çamëria është një dhe nuk mund të tjetërsohet ndryshe. Nuk do lejojmë cilindo që kërkon të hedhi baltë dhe të cenoj këtë datë historike, e cila është një ditë e dhimbjes së komunitetit çam, ditë në të cilën ne përkujtojmë me shumë dhimbje atë genocid famëkeq ku bandat shoviniste greke të Napolon Zerbës vranë e masakruan me qindra njerëz të pafajshëm nga komuniteti ynë çam”, u shpreh kandidati për deputet i AP në Tiranë.
Hamiti ka kundërshtuar idenë se komuniteti çam është i përçarë, për faktin se këtë herë garojnë dy parti çame në zgjedhje. “Komuniteti çam nuk është i përçarë. Aleanca Popullore është një emergjencë dhe domosdoshmëri masive e komunitetit tonë çam për t’u përfaqësuar ndryshe në kauzën tonë çame. Ne i jemi përgjigjur thirrjes së komunitetit çam për të zëvendësuar këto matrapazllëqe politike me një përfaqësim dinjitoz, real të kauzës sonë çame. Për fatin e keq, përfaqësimi i deritanishëm tregon qartë dështimin spektakolar dhe të turpshëm që ka prekur këtë nivel të komunitetit çam”, deklaroi më tej Hamiti.
Gjatë intervistës në “Ora News”, kandidati për deputet i AP në Tiranë, Arjan Hamiti foli edhe për rolin e kësaj partie pas 23 qershorit. “Aleanca jonë me PS është programore për kauzën çame dhe për qeverisjen, sepse që çështja çame që të jetë prezente duhet të jetë në qeverisje. Pika e parë e programit të Aleancës Popullore është legalizimi i çështjes çame në nivel politik. Aleanca Popullore nuk është një format i ri në skenën politike, sepse në përmbajtjen e saj janë figura që kanë investuar për Çamërinë që në krijimet e saj. Aleanca Popullore do jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve. Ne do përfaqësohemi në kuvendin e ardhshëm me 4 deputet. Roli ynë kryesor do të jetë transparenca dhe zgjidhja e çështjes kombëtare çame, nuk kanë vlerë as portofolet as nivelet e qeverisjes”, tha Hamiti.
Ndër të tjera, ai bëri të ditura edhe disa nga pikat e programit të Aleancës Popullore për shëndetësinë që përkon edhe me atë të PS. Hamiti tha se Aleanca Popullore, në programin e saj një nga pikat më të rëndësishme e ka për shëndetësinë. Në këtë kuadër, Hamiti bëri të ditur se një grup ekspertësh brenda Aleancës Popullore ka hartuar një projektligj për sistemin shëndetësor, ku prioritet i jepet zhvillimit të shërbimit shëndetësor në bazë komunale dhe rolit të mjekut të familjes.
23 Qershor o daku, jo 27.
Nuk i heq asnjeb shkronjeb srkihmit, por kebrkohet njeb puneb meb cilebsore, jo vetebm pebr teb bllokuar ligjin e plehrave, po pebr teb larguar plehun qeb kemi neb krye teb Qeveriseb, Qeveri e cila nuk e meriton qeb edhe emrin t’ia shkruajmeb me shkronjeb teb madhe neb fillim, sie7 e kebrkon drejtshkrimi i Gjuhebs Shqipe.
E lexova kloempt shkrimin nuk duan koment se jane te teperta,por ajo brenga qe na eshte krijuar na ben te komentojme,une jam nje banore i rrethit krujes ku per ato qe shkruani i besojne te gjithe po une do bej vetem nje krahasim te thjeshte,ne zonen ku banoj une kalon lumi Ishem po miqte e mi para 90 me thonin je me fat se ke kete lume afer,se dikur eshte pire dhe uji po une vete kam bere plazh te themi ose lare ne kete lume,por sot te gjithe banoret thone se sa te pa fat qe paskemi qene se lumi eshte qelbur e nuk guxon as ti afrohesh per ta pare,po ishalla do dale nje njeri qe te mendoje per ti larguar keto plehera.
INAGURIM I VARREZAVE NE KLLOGJER ,,MESA DI UNE NGA PRINDERIT E MI DUHET TE JETE ME 27.QESHOR.2013 NE ATE DITE KUR ESHTE SHPALLUR DITA E GENOCIDIT ÇAM ,,,DHE JO SIPAS DISA DREJTUESVE TE “PDIU” PER SHKAK FUSHATE ………….. DHE UNE JAM ÇAM 24 KARATSH POR ESHTE TURP PER NE QE PER SHKAK FUSHATE TE NDERROJME DATAT SIPAS QEJFIT TONE ……………….. PSE SE BEJME NE DITEWN E PAVARESIS PERPARA DATES 28 NENTORE ,,POR E BEJME NE DITEN E SHENUAR ???????????????????????
E lexova me veejdnme shkrimin tuaj! Fjalet e e teperta jane fukarallek, prandaj nuk do i heq asnje presje ketij shkrimi, vetem do them ne si popull duhet ti bashkangjitemi opozites dhe te ngrejme zerin lart qe ky ligj te bllokohet me cdo kusht qe shqiperia mos te vuaj nga plehrat e qeverise.
Z.Rama Pershendetje! Fuqia per t’ju pergjigjur ndiemhrsyve,negativisht apo pozitivisht,gjendet ne duart e njerezve qe ndikohen nga ato(ndryshimet).Pra zgjidhja eshte ne duart tona.Duhet te behen te gjitha perpjekjet qe njerezit te besojne se PS eshte e afte te krijoje vlere per popullin dhe ka potenciale per te vazhduar keshtu ne te ardhmen,atehere ne mund te besojme se keto jane kohe te mira.Sekreti qendron ne krijimin e nje vizioni mbi te cilin te mbeshtetemi dhe te levizim perpara. Krijimi i nje vizioni nuk eshte nje detyre e lehte,nderkohe qe eshte hapi i pare esencial qe perkufizon te ardhmen e vendit tone. Nje vizion nuk eshte nje harte rruge.Ai eshte nje pershkrim i destinacionit ku ne synojme te shkojme.Pa te,harta e rruges nuk ka vlere.Une besoj qe ju e keni hartuar vizionin,dhe po perdorni rruget per te arritur atje. D: