Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Kukës ku një djalë vetëm 10 vjeç ka mbërritur i vdekur në spital.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës bëjnë me dije se i mituri E.Isufi ka mbërritur rreth orës 16:10 të pasdites së djeshme në Spitalin Rajonal pa shenja jete.
Pasi mjekët kanë marrë në dorë trupin e 10-vjeçarit, kanë konstatuar se ai kishte një plagë plumbi hyrëse në shpatull dhe një dalëse në kraharor, çka ka konfirmuar se mbi të është qëlluar me armë zjarri.
Menjëherë për ngjarjen është njoftuar policia, e cila ka shoqëruar prindërit e të miturit ku janë marrë në pyetje deri në orët e vona të mbrëmjes për të zbardhur ngjarjen.
Megjithëse ata fillimisht kanë deklaruar se djali ka qenë vetëm, sipas policisë duke parë edhe goditjen në shpatull, është e pamundur që 10-vjeçari të ketë qëlluar vetë.
Kështu, grupi hetimor ka përjashtuar pistën e vetëvrasjes, por sipas bluve vrasja e të miturit është aksidentale nga familjarët që kanë qenë pranë tij.
Policia e Kukësit në bashkëpunim edhe me prokurorinë e këtij rrethi po heton intensivisht për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë./A.Xh
Ne nje vend ku demokracia funnoioksn opozita do te fitonte qe ne 2007 ne zgjedhjet e parakoheshme por fatkeqesisht me taborin e politikaneve te korruptuar qe ekziston dhe qe lehtesisht kontrollohet nga Saliu, edhe ne 2013 eshte pothuajse e pamundur megjithe besimin qe juve keni ne fitoren. Neglizhimi qe i behet AK dhe afrimit afer saj te shume te rinjve qe nuk kane votuar me pare dhe potenciali qe kjo force mund ti coje votat tek Saliu e rrezikon pa mase fitoren e opozites. Fatkeqesisht ne te gjithe e dime qe Saliu nuk do ta lere kurre pushtetin ne menyre demokratike dhe ne vitin qe vjen jam me se i sigurt se do gjendemi perpara nenshtrimit ose revolucionit dhe ne qofte kjo e dyta potenciali per te qene nje revolucion i pergjakshem eshte deshperimisht i madh. Meqenese ne shume blogje shprehet shqetesimi dhe zhgenjimi qe opozita nuk po i ngren njerezit te protestojne, si lider i opozites ju takon juve te orientoni shqipetaret drejt nje revolucioni demokratik dhe arsyet pse kjo qeveri nuk duhet te rrije me as edhe nje minute ne pushtet jane te shumta. Duke nisur nga faji i qeverise qe na ka larguar nga Europa e bashkuar, korrupsioni, vrasjet ne bulevard, rrenimi i drejtesise, etj. ju duhet sa me shpejt te filloni nje levizje ku te kerkoni largimin e kesaj bande dhe qeveri teknike per zgjedhje te parakoheshme. Njerezit jane te deshperuar dhe do t’ju mbeshtesin. Le te dalim te gjithe ne bulevard dhe te mos ikim derisa te ike qeveria ashtu si ne Egjipt e kudo tjeter, le ti tregojme Saliut dhe eunukeve te tij forcen e popullit, eshte e vetmja rruge.