Një aksident automobilistik me pasojë një të vdekur dhe tre të plagosur ka ndodhur rreth orës 10:30 minuta në Manëz të Durrësit.
Policia bëri të ditur se një automjet me 4 persona në të është aksidentuar rëndë tek ura e Shkafanës në Manez, segmenti rrugor Maminas – Gjiri i Lalëzit, ku si pasojë ka humbur jetën Orjan Avdia, rreth 20 vjeç, dhe janë plagosur Enea Kllogjeri, 18 vjeç, Rejan Dervishaj 19 vjeç dhe Kristjan Karapanxha 20 vjeç.
Tre të plagosurit janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat, në të cilat ka ndodhur aksidenti i rëndë./A.XH
oh ca shkrimi…
Të paktën 3 të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar rëndë në spitalin e Durrësit.
e si jane derguar rende…i peshojne rruges a si ?
ikni mesoni te shkruani pastaj behuni gazetare…
99% e aksidentit eshte faj i njeriut. rip