Legjenda e Barcelonës, Johan Krujf, mendon se mungesa e eksperiencës në Europë të trajnerit të ri të Barcelonës, Xherardo Martino, nuk do të ndikojë në sukseset e këtij të fundit.
Krujf ka kujtuar se edhe Rajkard dhe Guardiola, nuk kishin ndonjë eksperiencë të madhe para se të emëroheshin trajnerë të Barcelonës, e megjithatë arritën të kenë suksese të jashtëzakonshme.
“Në të vërtetë nuk e njoh ‘Tatan’. Pak gjëra di për të. Megjithatë, as Rajkard dhe Guardiola nuk kishin fituar asgjë para se të fillojnë te Barcelona dhe përfunduan duke qenë shumë të suksesshëm. Nuk kam dyshime se Martino mund të ndjekë të njëjtën rrugë”, ka thënë Krujf./b.l
Barcelona ka bere zgjedhjen e duhur !
Futbolli qe luan kjo skuader eshte me ofer atij brazilijan,nuk do ti duhet te beje modifikime taktike,dhe do pershtatet shume shpejt me ekipin.