TemA TV/ Arvizu takon Sajmir Tahirin: Jemi të shqetësuar nga krimi dhe trafiqet. Presim shumë nga qeveria e re (VIDEO)

14 Gusht 2013, 16:24Sociale TEMA

Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës siguria publike në Shqipëri dhe lufta kundër krimit e trafiqeve ilegale mbeten prioritete që tërheqin vëmendjen maksimale.

Këtë mesazh ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ia përcolli të mërkurën njeriut që është propozuar të drejtoje në qeverine e re, Ministrinë e Brendshme, zotit Saimir Tahiri.

Ambasadori amerikan, i shoqëruar nga një ekip drejtuesish të lartë të Ambasadës Amerikane, bisedoi për më shumë se 80 minuta me zotin Tahiri në selinë e Partisë Socialiste për çështje që lidhen ngushtësisht me rendin publik, luftën kundër krimit dhe trafiqeve ilegale.

Ambasadori Arvizu pohoi pas takimit se pritshmëritë për qeverinë e re janë të larta, dhe në betejën për rend e siguri, kabineti i Edi Ramës do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve.

“Ne po vazhdojmë të kemi konsultime me njerëzit që do të jenë pjesë e qeverisë. Natyrisht që Ministria e Brendshme është një aktor kyç. Siç e shihni kemi një staf shumë të madh të ambasadës këtu. Ne folëm për përparësitë programatike, në përpjekje për të përforcuar sukseset që janë arritur, por gjithashtu qeveria e re ka një mandat të fortë, të mbështetur masivisht nga populli. Ka disa pritshmëri në fushën e reformave. Ne duam të jemi plotësisht mbështetës për axhendën e integrimit europian të Shqipërisë. Ka disa aspekte strategjike por edhe çështje operacionale të ditës. Natyrisht varet nga qeveria e re, ata janë të ngarkuar, ne jemi këtu për të qenë një partnere shumë bashkëpunues. Kjo është ajo që po bëjmë, po këshillojmë”, tha Arvizu.

I pyetur nga Top Channel nëse është folur për çështje specifike që lidhen me trafiqet ilegale apo me aspekte të rendit publik, te evidentuara edhe ne raportet e Departamentit të Shtetit, zoti Arvizu dha këtë përgjigje: “Kemi biseduar për disa çështje specifike, sepse natyrisht në çdo demokraci ka disa çështje që prekin qytetarët, siç janë nivelet e krimit, korrupsioni. Kemi biseduar për mënyra se si mund të shkëmbejmë eksperiencat dhe ajo që është më e efektshme është parandalimi i krimit. Krimi është një çështje shumë e vështirë. Ne ndeshemi me të, gjatë gjithë kohës në Shtetet e Bashkuara. Nuk ka një formulë magjike, por gjëja më e rëndësishme është që zoti Tahiri dhe qeveria e re ta kuptojnë që kjo është një çështje që shqetëson qytetarët shqiptarë, është një çështje për ne, sepse ne duam ta ndihmojmë Qeverinë dhe qytetarët shqiptarë në axhendën e integrimin europian. Pra, për këtë jemi këtu, për të ndihmuar”./TCH

27 komente në “TemA TV/ Arvizu takon Sajmir Tahirin: Jemi të shqetësuar nga krimi dhe trafiqet. Presim shumë nga qeveria e re (VIDEO)”

  1. Mira says:

    Të njëjtën mbështetje nuk i dha ky dhe Sali piramidës….!?

  2. Salamëhamut Bollëku - New York says:

    Na mbeshtesni te plasim brenda ne burg shpellarin.
    Te tjeret i sistemojme vete sipas fajeve e krimeve!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/e-kane-zgjedhur-vete.html

  3. enea says:

    Aahahahaha, mbeshtetjen tuaj kishte edhe kabineti Berisha dhe krimi lulezoi si kurre ndonjehere me perpara.

    Deklarata te tilla vetem amerikanet naive mund ti hane. Neve sna duhen hipokrizira te tilla.

  4. akil says:

    I tha dhe bravo per baben du me e bo shoke se ai mer vesh nga kondrabanda.

  5. Vlora says:

    me ne fund ne shqiperi do te kemi nje shtet,,,,,,

    dhe ju z. arvizu duhet ti jepni nje mbeshtetje te forte ketij shteti,,,per te denuar fillimisht fajtoret e krimit te ketyre 8 vjeteve,,,ndryshe nuk mund te quhet shtet.

    1. albi says:

      Uroj te kemi shtet por nuk shpresoj. Per te futur fajtore ne burg nuk mjaftojne gjithe burgjet e vendit, jo te 8 viteve por te 23 viteve. Se nuk mund te fusesh ne burg Berishen e te lesh jashte Meten me banden e tij. As ata qe kane shkaterruar bregdetin (ne Vlore njihen), as ata qe kane betonizuar Tiranen (11 vjet Rama). Rama nuk e ben dot kete. Ta harroje. Kjo behet vetem me shtet, por shtet nuk do te kete te pakten edhe per nja dy breza.

  6. albatros says:

    ik ore majmun ziatiko afrikan i shpifur HOMOSEKSUAL KANALESH, IK SHKO NE AMERIKE DHE MERRU ME PROBLEMET E KRIZES AKONOMIKE, POLITIKE DHE SOCIALE ATJE, KA IK DEMOKRACIA PER LESH NE AMERIKE SA DHE KUR DHJESIN NJEREZIT I SPIUNONI ME NSA TUAJ DHE ARRESTONI KEDO QE JU DEL NE RRUGE, SA MIRE JA U BERI PUTINI QE JA U DHJEU JU PLEHRA, TI DHE QEVERIA AMERIKANE VETEM PER ROMET DHE PEDERASTET INTERSOHENI NE SHQIPERI,KRIMBA TE NDYRE

  7. TOTILA number one , numero uno ,direkton prenost ,vsjo igre . says:

    Natyrisht qe ARVIZU i ka dhene drejtimet ku duhet qe te punoje TAHIRI ,POR EDHE CILAT FUSHA NUK DUHET TE PREKE sidomos ato qe kane qene dhe fusha bashkepunuese me qeverine e SALI BERISHES .
    Pa dyshim qe U.S.A eshte selektive ,sidomos kur behet fjale per qeveri kukulla ,edhe si kjo e PS. se edhe kjo nje pordhe nuk e ben dot po nuk pyeti DAJ SAMIN.
    Pa dyshim qe ARVIZU ,JA ka rikujtuar SAIMIRIT qe me SALIUN nuk keni pune sepse AMERIKA SALIUN e mban dhe e ka qenin ne zinxhir dhe agjentin POTENCIAL ,qe sa here ti duhet ta leshoje nga zinxhiri .
    Dhe ne pastaj presim qe te behet shtet ne Shqiperi .

    1. kapo says:

      ke te drejte shoku .

    2. panajoti says:

      Pse po nxitoni per te nxjere perfundime, per qeverine e re ende pa filluar nga puna? Duket qe jini mesuar te flisni shume dhe te mos pelqeni asgje.

  8. Video nga shoqja klases Sajmir Tahirit :) says:

    kush ka kuriozitet te shof Ministrin e ardhshem te Rendit Sajmir Tahiri, por edhe Erion Veline, gjimanzista 18 vjec ne Sami Frasheri ne 98 le te shofi videon me tillull Klasa Julka ne youtube

    https://www.youtube.com/watch?v=ZZ-GJvtwTwA

    eshte super gallate, Saimire ne min e 4.30, 3 vijim, ndersa , Veliaj mbas te 9tes!

    super gallate, Dont miss it !!!

    1. Karaman Aliu says:

      We won’t. …
      E cdomethene kjo ? Nje dite nga shkolla si te gjithe ne. Ku me shume gallate e ku me pak.

    2. @ Shoqja e klases says:

      Jam kurioz te di nese Miri e martoje ate shoqen e klases?

  9. studenti says:

    Po iken Sali Berisha.
    Si po iken? Ashtu sic dine te ikin pushtuesit. Vidh e shkaterro. Kudo shkaterro mos lej asgje pas.
    Vete Saliu ne ditet e fundit te tij , sikur s kishte qene 8 vjet ne pushtet rrembeu nje Godine mu ne qender te Tiranes per seli te partise se tij.
    E kur i zoti i shtepise vjedh shtepine e ti atehere c behet me te tjeret.
    Kudo po vidhet keto dite. Shkoni ne dogana e shihni si vidhet, sa vidhet me e pa letra.
    Shkoni neper zura ku dhe letren e shkrimit po e transferojne ne per dyqane e shtepi.
    Shihni si vidhen vendet e punes me emrime nga me te cuditcmet. Ngrihen hajdutet ne pergjegjesi qe qeveria e re ti gjeje ne pozita me paga te larta, ti gjeje sa me pak te mundshem per tu hequr. shihni si rregullohen miqte, shihni si militantet e familjaret.
    Shihi baterdine ne tregun e sigurimeve dhe pastaj do thoni ketu eshte xhungel. Grumbullo c te mundesh dhe neser ik.
    Ku jane ruajtesit e demokracise ?
    Dhe ata po shijojne plazhet edhe pse ky vend vidhet vidhet vidhet.
    Kur te ktheheni nga pushimet LESHTE do gjeni.

  10. ali says:

    Z. Arvizu , kot keni humbur kohe me Tahirin ! Vetem nje minut mjaftonte per t’i dhene mb4shtetjen Tahirit
    per ta drejtuar Berishen dhe familjen e tij para drejtesise shqiptare . Vetem kaq asgje me teper ! Per kete
    mjaftone vete 45 sekonda ne formulimin e kesaj fjalie !!!!

  11. nozi says:

    Filloj ameika te fusi hundet kudo,

  12. radikalisti says:

    Arvizu tha keshtu…..Arvizu tha ashtu….Po mir ky ministri yne rrugaç nuk tha asgje?! Po ç’te thote ky, ç’mund te thote ky, perveçse broçkulla, shih e shkruaj. Njeri qe nuk ka punuar ndonjehere ne jeten e tij, dhe hop si me katapulte…..direkt minister. Eshte paradoks i madh, te presesh qe ky alabak te vendosi rendin ne vend. Huazoj nje shprehje nga nje komentues:
    Nqs prinderit e tij deri sot e kane bere kontrabanden e ilaçeve me çanta,
    tani e tutje do e bejne me maune.

  13. vitori says:

    Pembledhje e nje takimi te gabuar, ne vendin e gabuar, e njerezve te gabuar, me njeriun e gabuar,
    Në vendin tonë
    kudo valojnë
    flamujt e një melankolie
    të trishtueshme…

    … dhe askush s’mund të thotë
    se këtu rron
    një popull që ndërton
    diçka të re.

    Aty këtu në hijet
    e flamujve
    mund të shifet
    një mund, një përpjekje
    e madhe përmbi vdekje
    për të pjellë diçka të madhe,

    për të qitë në dritë një xhind!

    Por, (o ironi)
    nga ajo përpjekje lind
    vetëm një mi.

    Dhe kështu kjo komedi
    na plas dellin e gazit,
    nsa prej marazit
    pëlcasim.

    Në prakun e çdo banese
    ku ka ndoj shenj jetese
    valon nga një flamur
    melankolie të trishtueshme.

    dhe hyn pak diell,
    aty ku hija ka ba fole,
    lodhje e kote,
    e njerezve te vegjel,
    me…..hijegjate,,,,,,,,,,,,

  14. roland says:

    arvizu, ambasadori me interesant amerikan ne vendin tone, e ka kuptuar c’budallallik ka bo duke i thene nje halldupi halabaks, “burr shteti”…..duket qe po ben c’esht e mundur ta heqe kete njolle turpi ne karrieren e tij diplomatike. mendoj qe duhet ta falim dhe ta perfshijme edhe arvizun e obames ne programin e rilindjes! esht amerikan, dhe ne amerikanet i duam sido qe te jene, se jan te vetmit miq qe kemi!

  15. gjergj paluca says:

    keta toqat e salihit kur fliste mire zoti dhe amerika thonin nuk ka tjeter, ndersa tani arvizuja na del i keq. iknni tani dhe ruani dhite se ate zanate keni…. dhe shikoni , dhe mesoni se si behet shteti. po jo si ai shteti i patatinave qe na instaluat ju…

  16. SalHajdarDemokratia says:

    Pse tash u kujtuat ju me u shqetsue per krimin dhe trafiqet made in shqiptari?!
    Ju keni 22 vjet qe po kendoni me buri ate kengen “o sa ne rrug te mir qe esht shqipnija”,e tash pa u gdhi ala qeverija e re, po na dalkan ndjenjat e shqetsimit te perndimit.
    Po ju me krim dhe trafiqe ndertuat “shqipnin e re demokratike”,me njers te lir,qe bejn cu do qejfi, e tash po na u shqetsokeni
    As mos t ju rrej mendja se do shtypi krimin.
    Se krimi esht forca levizese ne demokraci
    Pa krim s ka zhvillim
    Ju e dini,por e fshihni kte gje
    Se ju doni qe krimin ta bejne nji pakic, ata qe jan ne pushtet si puna juj, kurse masst te shkojn te punojn si delet per me mbush barkun.
    Po djallin qe e nxorrt prej shishes para dy dekadash nuk mujtni me e mbyll me
    Iku ajo koh
    Hasta la vista…mm

  17. Zef Kallami says:

    Ceshtja e krimit qe asht e pashmangshme kudo ne bote.Te merret eksperienca e Monizmit Hoxhishtes,ku per 50 vjet jo vetem nuk kishte zog nanet po as bire kurvet qe te kryente sa do krimin ma te vogel.Po iu kalbi te gjitha armet qe i dispononin te mshehura.Fal demokratit Berisha,ne vitin 1997 qe shgatrroi sigurim,ushtri dhe mbushi cdo shtepi me armatime te nivelit bashkohor nga arma ma e sigurt ne bota “Kallashnikov”.
    Sot nuk ka dite qe te mos kete krime demokratike shqiptare ne demokracin po Shqiptare.

  18. Arber says:

    PSE NUK SHQETESOHESH TI AMBASADOR PER BANKAT ME TE MEDHAJA NE AMERIKE QE PUNOJNE ME LEKET E DROGES SE KARTELEVE MAFIOZE MEKSIKANE? PSE NUK SHQETESOHESH QE NATO ME USHTRINE AMERIKANE NE AFGANISTAN MBROJNE FUSHAT E OPIUMIT ME TANKE DHE TREGETIA E OPIUMIT ESHTE RRIT 100 HERE ME SHUME? Pse NUK SHQETESOHESH TI AMBASADOR PER KRIMET DHE LAGJET E AMERIKES KUR NUK HYB DOT AS POLICIA ATJE? MOS U SHQETESONI PER NE AMBASADOR ARMIK AMERIKAN, KENI FRIKE SE PO JU HYJME NE PJESE DHE PO JU MARRIM TREGUN? USHTRIA AMERIKANE DHE CIA JANE KONTRABANDISTET ME TE MEDHENJ TE DROGES DHE KRIMIT NE BOTE

  19. poliku says:

    Se njoh fare po nuk di pse kam besim qe vetm ky tahiri mund ta bej pa kriminel ate vend banditesh

  20. shuli topit says:

    zoti tahiri, kujdes nga modeli i Nikoll VATNIKES, te tjerat jane kollaj.

  21. albi says:

    Sa pa dinjitet jemi! Nuk marrin fryme politikanet e ministrat pa lejen e diplomateve te huaj. Dhe kjo sepse te gjithe politikanet tane jane te piste dhe te huajt jua dine dhe i terheqin per hunde. Kemi rene me poshte se ne 91-92 po te pakten atehere ishte fillimi. Ambasadori amerikan iken per pak dite dhe ministri i ardhshem ngujohet me te per 90 minuta dhe media i ben jehone sikur ka ndodhur mrekullia. Edhe per te vene njerezit para drejtesise duhet leje nga te huajt. Politikanet tane nuk kane moral prandaj nuk jane te pavarur ne mendimet e veprimet e tyre. Ilir Meten e denoncoi PS si hajdut dhe beri kryengritje per aferat e tij korruptive. Ish ambasadori amerikan zyrtarisht e cilesonte si “i korruptuar ne menyre spektakulare”. Befas na u be hero dhe Rama e futi ne koalicion dhe ne qeverine e tij. edhe Arvizu eshte dakord. Pra keto jane pordhe me rigon qe populli duhet t’u shijoje eren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje